Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve

Automatizimi i ndërtesave

Zgjidhje inteligjente për automatizimin e ndërtesave

Asgjë nuk ndryshon më shpejt dhe nuk është më e paparashikueshme sesa teknologjia e informacionit. Ajo që sot është një teknologji bashkëkohore, ndoshta nesër zëvendësohet nga një standard i ri. Përveç kësaj, ekziston një shumëllojshmëri skemash të ndryshme të sistemeve të mbyllura. Kështu që në automatizimin e ndërtesave përdoren sisteme të ndryshme komunikimi.

Fleksibilitet falë konceptit modular

Me qëllim që realizimi i lidhjes në automatizimin e ndërtesës të kryhet gjithmonë në mënyrën më të mirë sipas kërkesave aktuale dhe të së ardhmes, Wilo ofron module ndërfaqeje për t‘u lidhur me pompën, pothuajse për çdo lloj pompe. Në këtë mënyrë pompat mund të integrohen direkt në sistemin ekzistues të ndërtesës. Edhe në rastin e përmirësimit dhe të shtimit të pajisjeve në automatizimin e ndërtesës, investimi juaj mbrohet në mënyrën më të mirë të mundshme: Për ndërrimin e sistemit të komunikimit mjafton ndërrimi i modulit-IF, gjë e cila bëhet me disa lëvizje të dorës.

Epërsi përmes komandimit të pompave dyshe

Shumë seri të pompave Wilo për qëllime qarkullimi janë përgatitur ose madje janë të pajisura si standard për funksionim si pompa dyshe. Komandimi i pompave dyshe Wilo bën të mundur jo vetëm një shkëmbim ose aktivizim të pompave në pikun e ngarkesës, por gjithashtu mund të kontribuojë edhe në kursimin e energjisë në disa seksione. Përdorimi i pompave dyshe nuk është më i ndërlikuar, por përkundrazi më i sigurt dhe më komod.

Aparatet komanduese dhe kontrolluese për funksionet komplekse

Wilo ofron teknologjinë e duhur për sistemet e pompimit dhe funksionet më komplekse. Edhe në këtë rast, komponentët përgatiten për t‘u integruar në automatizimin e ndërtesës.

Përmbledhje

Ndërfaqet e ndërtimit


WILO SE - Main entrance of the Headquarters in Dortmund, Germany

Sistemi i komunikimit LON


WILO SE - Main entrance of the Headquarters in Dortmund, Germany

Protokolli PLR Wilo

WILO SE - Main entrance of the Headquarters in Dortmund, Germany

Funksioni i komandimit dhe sinjalizimit


WILO SE - Main entrance of the Headquarters in Dortmund, Germany

Komandimi i pompave dyshe

WILO SE - Main entrance of the Headquarters in Dortmund, Germany

Çelësi IR Wilo