Si ofrues parësor për shërbimet e mirëmbajtjes së ndërtesës dhe të menaxhimit të burimeve ujore, ne përveç zgjidhjeve të produkteve dhe të shërbimeve, ju ofrojmë edhe modele aktuale BIM për t'ju mbështetur gjatë planifikimit të projektit.
Sepse me modelet tona BIM ju rrisni sigurinë e projektimit dhe keni një kontroll dhe analizë gabimesh paraprake - nga shtëpia me një familje deri në projektin e madh.
Modelet tona BIM ju ndihmojnë për të paraqitur të gjithë ciklin e jetës së një ndërtese ose të një infrasktrukture dhe nga kjo mbështetet çdo fazë:
Nga hartimi i projektit dhe planifikimi i zbatimit përmes procesit të dhënies, planifikimit dhe mbikëqyrjes së zbatimit të ndërtimit deri te mirëmbajtja e vazhdueshme e objektit.
Përfitoni si zakonisht nga shërbimet tona Wilo dhe vendosni në të gjitha fazat e projektit tuaj modelet tona BIM.
Wilo ofron modelet BIM të klasifikuara me ETIM nëpërmjet Cadenas
Që nga mesi i vitit 2020 Wilo ofron një portal të ri për të dhënat BIM. Si partnerin tonë strategjik ne kemi zgjedhur konstruksionet, zhvillimin e softuerëve dhe shitjet me shumicë nga CADENAS GmbH, ndër të tjera një prodhues kryesor i softuerit për katalogët elektronikë të produktit CAD (eCATALOGsolutions).
Shikoni këtu si funksionon zgjidhja: Video Youtube
Wilo në këtë platformë të planifikuesve ofron tani mbështetjen më të mirë të mundshme dhe modelet BIM për pompat e ujërave të ndotura, ujërat e pastra, pompat normale dhe pompat me trup të ndarë sipas akseve. Edhe përzierësit janë të disponueshëm. Modelet BIM kanë përkatësisht në gjuhën e vendit të të gjitha vendeve anëtare ETIM kompletin e të dhënave meta të kategorisë përkatëse ETIM (EC) dhe në rastin e një ETIM ekzistues të Modeling Class (MC) janë të standardizuara edhe nga ana gjeometrike.
Pompa e dëshiruar mund të zgjidhet direkt sipas veçorive (ETIM) dhe mund të shkarkohet si format Revit, STEP ose DWG dhe të integrohet në modelin e ndërtesës BIM. Me një Plugin të vënë në dispozicion nëpërmjet Cadenas mundësohet zgjedhja e shërbimit më të përshtatshëm direkt në mjedisin e banuar CAD dhe në këtë mënyrë është edhe më i thjeshtë dhe më eficient. Përveç kësaj nëpërmjet klasifikimit ETIM mund të shmangen interpretimet teknike dhe gjuhësore të munguara dhe i mundëson planifikuesit një krahasueshmëri neutrale me konkurrencën.
Wilo ofron modelet e pompave në zgjidhjet LOD 200 (Bounding Box), LOD 300 (Precise Geometry) dhe LOD 350 me pika të vendosura shtesë.
Portali BIM po zhvillohet më tej në muajt e ardhshëm dhe për të shtuar seri të tjera të produktit nga teknika profesionale e ndërtesave. Për këto produkte ne ju ofrojmë për momentin edhe zgjidhjen për Wilo-Revit-Plugin tonë.
Përgatitja më e shpejtë e ndërtimeve profesionale CAD: Me katalogun praktik CAD të Wilo, planifikuesit dhe teknikët e impianteve kanë një akses të shpejtë në të dhënat 2D, dhe 3D CAD të pompave dhe sistemeve të pompimit Wilo.
Mjaftojnë pak klikime për të zgjedhur vizatimin e dëshiruar me formatin e nevojshëm Format (DWG 2D ose 3D dhe STEP) dhe për të nisur shkarkimin.
Katalogu CAD nga Wilo ju jep vizatime sipas përmasave gjatë gjithë kohës pa bërë kërkime të gjata.
http://wilo.cadprofi.comÇfarë është Building Information Modeling (BIM)?
Building Information Modeling (BIM) është një metodë planifikimi në sektorin e ndërtimit, e cila paraqet veçoritë teknike dhe funksionale të një vepre ndërtimi në një model virtual 3D. Të gjitha të dhënat përkatëse bashkohen përpara fillimit të ndërtimit në një të ashtuquajtur kopje dixhitale e veprës së ndërtimit. Më pas gjatë fazës së ndërtimit, të gjithë pjesëmarrësit kanë akses te kopja dhe në këtë mënyrë në planin aktual të ndërtimit.
BIM është një proces optimizimi që ka si qëllim përfundimin e shpejtë dhe me kosto të volitshme të projektit. Lejohet për të gjitha përmasat e projektit dhe në shumë vende, puna me BIM është tashmë e detyrueshme për arkitektët dhe projektuesit në kuadrin e tenderëve publikë.
Koha dhe kostot e reduktuara të ndërtimit si qëllim mund të arrihen nga ndërtuesit nëpërmjet këtyre avantazheve në vend të mënyrës së zakonshme të ndërtimit:
- Shmangia e gabimeve ende në fazën e projektimit – për shembull përplasjet e tubave në kopjen dixhitale dallohen dhe korrigjohen lehtë
- Rritje e produktivitetit përmes aksesit të përhershëm të të gjithë pjesëmarrësve në të dhënat / planet e përditësuar
- Ofruesit e gjeometrive CAD me informacione teknike
BIM shoqëron të gjithë ciklin e jetës së ndërtesës
Pas fazës së ndërtimit, kopja dixhitale kalon nën zotërimin e ndërtuesit, i cili me ndihmën e informacioneve mund të operojë administrimin e objekteve në mënyrën më të përshtatshme. Edhe pas shembjes së ndërtesës, informacionet e kopjes dixhitale mund të ndihmojnë në asgjësimin dhe rifitimin e lëndëve të para. Në këtë mënyrë përfitojnë në fund të fundit të gjithë pjesëmarrësit e BIM.
Standardizimi në BIM në përparim
Raportet e përvojës nga përdoruesit e BIM në projekte tregojnë se kjo metodë sjell me vete vetëm avantazhe. Në një krahasim në nivel ndërkombëtar shumë vende e kanë njohur, e kanë përhapur këtë metodë dhe/ose madje e kanë bërë të detyrueshme për projektet e ndërtimit të financuara nga qeveria.
Edhe Gjermania e nxit këtë temë në mënyrë aktive. Në fund të vitit 2015, Ministria Federale për Transportin dhe Infrastrukturën dixhitale ka krijuar një komision për reformën "Ndërtimi i projekteve të mëdha" dhe ka nisur projektet politike. Gjithashtu, që nga mesi i vitit 2017 janë kryer gjithnjë e më tepër projekte për infrastrukturën e transportit me ndihmën e BIM. Qëllimi është që nga viti 2020 të përdoret në parim BIM për projektet e infrastrukturës së transportit federal.
Pyetjet e shpeshta për BIM
Çfarë e dallon BIM nga modelet e zakonshme CAD?
Përveç një modeli 3D-CAD, BIM përmban të dhëna të tjera meta, si numri i artikullit, emërtimi i artikullit, përmasat e lidhjes së flanxhës / rekordeve bashkuese të filetuara, informacionet e lidhjes për lidhjet elektrike si dhe të gjitha përmasat përkatëse të instalimit. Në të ardhmen modelet BIM mund të zgjerohen me të dhëna të tjera për pompat, siç janë: Kapaciteti hidraulik, vlerat e eficiencës, mënyrat e kontrollit (dp-v, dp-c, kontroll i varur nga numri i rrotullimeve). Standardizimi nuk ka përfunduar ende, por me sa duket duhen shtuar të dhëna të tjera si depot, informacionet e riciklimit dhe algoritmet e softuerit në muajt dhe vitet e ardhshme.
Në rastin e BIM shpeshherë bëhet fjalë për modelet 4D ose edhe modelet 7D. Çfarë kuptohet me modele 4D deri në 7D?
Modelet 4D ose 7D i referohen numrit të nivelit të informacionit, të cilat përfshijnë modelet BIM. Pikënisja janë modelet 3D, të cilat mundësojnë nga ana matematikore raportin e hapësirës dhe mbivendosjen e objekteve. Dimensioni i katërt (4D) i plotëson dimensionet e hapësirës me një komponent kohor (informacionet duke iu referuar kohës dhe datës), dimensioni i pestë (5D) përfshin informacionet duke iu referuar kostove. Përveç kësaj, për një model 7D shtohen edhe informacionet për qëndrueshmërinë dhe eficiencën (6D), si dhe informacionet për administrimin e objekteve (7D).
A është e detyrueshme puna me metodikën BIM për projektin tim?
Aktualisht BIM gjen përdorim tashmë në shumë vende ose është i detyrueshëm për projekte publike të shpallura, duke qenë se avantazhet për të gjithë ecurinë e projektit kanë më shumë rëndësi. Në rastin e projekteve të ndërtimit, të cilat financohen nga sektori privat, BIM nuk është i detyrueshëm, por përdoret gjithnjë e më shumë dhe është indikator i vërtetë i metodikës. Vetëm në projektimin e banesave individuale dhe dyshe për shkak të pjesëve së pakta të TGA (pajisje teknike të ndërtesës) dhe aspekteve të munguara në administrimin e objekteve nuk parashikohet BIM për momentin.
Çfarë do të thotë standardizim ETIM?
ETIM është një iniciativë për standardizimin e shkëmbimit elektronik të të dhënave të produktit në fushën e teknologji elektronike (produkte për instalimin elektronik, pajisje shtëpiake dhe elektronika e konsumatorit) dhe degët e afërta (ndërkohë ndër të tjera HVAC/teknika sanitare) për mundësimin e tregtisë elektronike të këtyre produkteve. Niveli standard është drejtuar në mënyrë të veçantë në kërkesat e këtyre degëve të zgjedhura dhe lejon përshkrimin teknik, të njëjtë të mallrave si dhe renditjen në një kategori të produktit. Produktet renditen pa hierarki në kategoritë e artikujve. Më pas në kategorinë e artikullit renditen produkte të krahasueshme. Emri i kategorisë së artikullit gjendet edhe nëpërmjet sinonimeve të caktuara, të cilat i referohen kategorisë. Çdo kategori rendit nga specialistët e produktit veçoritë teknike, të cilat përshkruajnë produktin. Kështu krijohet klasifikimi ETIM.
Standardizimi mundëson gjetjen sërish të produkteve teknike në bazë të kategorisë ose veçorive teknike, pavarësisht se kush është furnizuesi. ETIM gjen përdorim në transmetimin e të dhënave teknike të produktit - p.sh. për katalogët online. ETIM në parim është një standard i lirë, d.m.th. që modeli i të dhënave mund të përdoret nga çdokush pa tarifa licence. Që nga versioni ETIM 7.0 (2017) është integruar edhe sektori SHK (sanitar/ngrohja/klima).
Open/closed BIM
Closed BIM përshkruan një shkëmbim të dhënash i varur nga softueri i modeleve dixhitale të veprës së ndërtimit me anë të formateve të mbyllura, pronësore të skedarit p.sh. Revit, Allplan, Archicad etj.
Open BIM nga ana tjetër do të thotë se për modelet e veprave të ndërtimit mundësohet shkëmbimi i të dhënave të pavarura nga softueri. Këtu përdoret formati i hapur, jo origjinal i skedarit p.sh. IFC (Industri Foundation Classes). Shkëmbimi i modeleve gjeometrike mundësohet në mënyrë të pakufizuar, ndërsa shkëmbimi i modeleve të të dhënave është vetëm i kufizuar.
Level of Development (LoD)
Në metodikën e BIM përdoret koncepti Level of Information (LoI), Level of Geometry (LoG) dhe Level of Coordination (LoC), të cilat përdoren në shkallët 100 – 500: 100 = conceptual; 200 = approx. geometry; 300 = precise geometry; 400 = fabrication; 500 = as-built. Koncepti Level of Development (LoD) përbëhet nga indikatorët e pjesës LoI, LoC dhe LoG dhe përcakton shkallën e maturimit të përgjithshëm të një komponenti virtual.