Wilo-Rexa SOLID
Wilo-Rexa SOLID-Q me Nexos-Intelligence – Zgjidhja inteligjente e sistemit për një stacion pompe për ujërat e zeza
Wilo-Rexa SOLID-Q me Nexos-Intelligence – Zgjidhja inteligjente e sistemit për një stacion pompe për ujërat e zeza
Pompimi i ujërave të papastra është gjithnjë e më i vështirë për shkak të materialeve të shfaqura, të shtuara me lëndë të ngurta dhe me fibra, kështu që kjo çon në kosto të larta operative. Wilo-Rexa SOLID-Q e re me inteligjencën Nexos dallohet nëpërmjet sigurisë së funksionimit, efektivitetit energjetik dhe një mundësisë maksimale të lidhjes në rrjetin dixhital. Kombinimi i zgjuar për rentabilitet të lartë me më shumë rehati në punën e përditshme.
Shërbimet e rekomanduara
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Siguri maksimale pune dhe mirëmbajtje e reduktuar, veçanërisht gjatë pompimit të ujërave të zeza të papërpunuara, dalë veçorisë së saj vetëpastruese
- Ulje e kostove të energjisë falë efektivitetit të lartë hidraulik dhe teknologjisë së motorit deri në IE5 në montim në të thatë ose brenda në ujë (bazuar në IEC TS 60034-30-2)
- Mbrojtje kundër korrozionit përmes veshjes Ceram për jetëgjatësi më të madhe në lëngje agresive
- Ndërfaqja e të dhënave dixhitale Digital Data Interface (DDI) me monitorim të lëkundjeve, regjistrues të dhënash, server uebi dhe pllakë dixhitale e të dhënave për një mbikëqyrje dhe lidhje komode me sistemin
- Sistem Nexos Intelligence i integrueshëm për optimalizimin e pompimit dhe të sistemit
Karakteristikat miqësore me mjedisin
- Sistem pompimi me efektivitet të lartë me teknologjinë e motorit IE5 (bazuar në IEC TS 60034-30-2) me efektivitet të lartë hidraulik
- Mbrojtje kundër korrozionit përmes veshjes Ceram për jetëgjatësi më të madhe
- Sistem Nexos Intelligence i integrueshëm për optimalizimin e pompimit dhe të sistemit
- Prodhim dhe procese të qëndrueshme dhe neutrale ndaj CO2 në fabrikat tona evropiane
Konstruksioni
Pompë me motor të zhytur për montim stacionar dhe montimi i transportueshëm në të thatë. Motorët janë të përshtatshëm për funksion të përhershëm. Me Nexos Intelligence, nga komandimi i thjeshtë i pompave e deri tek komandimi inteligjent i pompave.
Lëngje
Për pompim në zonat tregtare të:
- Ujëra të zeza
- Ujëra të zeza me fekale
- Uji i procesit të punës
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
- Konstruksion i fortë në realizim nga hekur i derdhur.
- Foleja e permistopit për kapjen e rrjedhjes në anën e lëngut te bllokuesi mekanik.
- Foleja e humbjeve për kapjen e rrjedhjeve në anën e motorit te bllokuesi mekanik (vetëm në madhësinë e motorit 20).
- Mbikëqyrja e motorit me Digital Data Interface të intergruar:
- Matja dhe temperatura e pështjellës me sensorë PTC dhe Pt100.
- Kontrolluesi i rrjedhjeve për folenë e permistopit dhe folenë e humbjeve me sensor kapacitiv.
- Sensori i dridhjeve
- Regjistruesi i të dhënave
- Serveri ueb
- Ndërfaqja Ethernet
- Me Nexos Intelligence, nga monitorimi i thjeshtë i pompave e deri tek sistemi i komandimit inteligjent i pompave me deri në katër pompa:
- Modaliteti i sistemit LPI: Mënyra e kontrollit për pompat dhe ndryshuesin e jashtëm të frekuencës (e komanduar nga pompa) me identifikim të bllokimit.
- Modaliteti i sistemit LSI: Komandimi i plotë i një stacioni të tërë pompimi me deri në katër pompa, duke përfshirë identifikimin e bllokimit. Të gjitha pompat vihen në punë nga një ndryshues i frekuencës. Një nga pompat punon si pompë e qarkut primar. Pompa e qarkut primar komandon të gjitha pompat e tjera në varësi të parametrave të sistemit.
- Për modalitetin e sistemit sipas standardit LPI nuk ka kosto shtesë. Modaliteti i sistemit LSI mund të aktivizohet me një çelës licence.
Çelësi tip
Shembull: | Wilo-Rexa SOLID-Q15-52A + FKT 20.2M-4/32GEx-P4 |
Sistemi hidraulik: | Wilo-Rexa SOLID-Q15-52A |
Rexa | Pompë zhytëse për ujërat e zeza |
SOLID | Seri me Nexos Intelligence |
Q | Lloji i helikës: Helikë me dy kanale gjysmë e hapur |
15 | Diametri nominal i lidhjes së presionit, p.sh. DN 150 |
52 | Indeksi i fuqisë |
A | Identifikuesi i dizajnit të materialit dhe veshjes |
Motori: | FKT 20.2M-4/32GEx-P4 |
FKT | Dizajni i motorit:
|
20 | Madhësia e konstruksionit |
2 | Kodi i brendshëm i modelit |
M | Versioni i boshteve
|
4 | Numri i poleve |
32 | x10 = gjatësia e paketës në mm |
G | Versioni guranicion:
|
Ex | Me autorizim të sigurisë ndaj shpërthimit sipas ATEX ose FM |
P | Dizajni i motorit: Motor me magnet të përhershëm |
4 | Klasa e efiçencës së energjisë së motorit (në mbështetje të IEC 60034-30)
|
Të dhënat teknike
- Linja ushqyese: 3~400 V, 50 Hz
- Mënyra e punës, në statusin e zhytur: Punë e përhershme (S1)
- Mënyra e punës, jo e zhytur:
- Motor T: 15 Minuta punim për kohë të shkurtër (S2-15)" ose "30 minuta punim për kohë të shkurtër (S2-30)
- Motor FKT: Punë e përhershme (S1)
- Klasa e mbrojtjes: IP68 (vazhdimisht i zhytur)
- Klasa e izolimit: H
- Temperatura e lëngjeve: 3 ... 40 °C (37 ... 104 °F)
- Thellësia maks. e zhytjes: 20 m (66 ft)
Materiale
- Pjesët e trupit: EN-GJL-250 ose EN-GJS-500-7
- Helika: EN-GJL-250 ose EN-GJS-500-7
- Guarnicione statike: FPM
- Permistopi në anën e pompës: SiC/SiC
- Permistopi në krahun e motorit: FPM, karbon/qeramikë ose SiC/SiC
- Boshti: Çelik inoks 1.4021
Konstruksioni
Sistemi hidraulik
Bashkues me presion me lidhje me flanxhë horizontale. Përmbajtja maksimale e lëndës së ngurtë është në 8%. Lloji i helikës është një helikë me dy kanale gjysmë e hapur.
Motor T
Motor me magnet të përhershëm me efikasitet të lartë, me ftohje sipërfaqësore, i zhytur pa sistem ftohës për montim brenda në ujë. Nxehtësia e motorit transmetohet direkt në lëngun përreth nëpërmjet pjesëve të trupit. Edhe motori vetë është i thatë. Si kushineta motori përdoren kushinetat sferike me lubrifikim të përhershëm. Kablloja e lidhjes është e derdhur në anën gjatësore hermetike ndaj ujit dhe ka skaje të lira kablloje. Në varësi të madhësisë së konstruksionit dhe fuqisë së motorit motorët mund të montohen në të thatë në punim për kohë të shkurtër.
Motor FKT
Motor me magnet të përhershëm me vetëftohje, me efikasitet të lartë, i zhytur, me sistem ftohës aktiv, për montim në të thatë dhe montim brenda në ujë. Edhe sistemi ftohës është pa presion. Lëngu i ftohjes është një përzierje e ujit dhe glikolit. Një helikë në boshtin e motorit mund të qarkullojë vazhdimisht lëngun ftohës. Sistemi i ftohjes nuk është nën presion kur është në gjendje të ftohtë. Një mbipresion kufizon presionin në sistemin ftohës gjatë funksionimit në bar 3 (43 psi). Flanxha e ftohjes e transmeton nxehtësinë te lëngu. Si kushineta motori përdoren kushinetat sferike me lubrifikim të përhershëm. Kablloja e lidhjes është e derdhur në anën gjatësore hermetike ndaj ujit dhe ka skaje të lira kablloje.
Permistopi
Guarnicionet në anën e lëngut dhe në krahun e motorit janë të disponueshme në versionet e listuara më poshtë:
- Versioni G: Dy bllokues mekanikë
- Versioni K: Kasetë hermetike bllokuese me dy bllokues mekanikë të pavarur
Mjete pune
Të gjitha mjetet e punës, nga ana biologjike mund të shpërbëhen potencialisht dhe nuk e dëmtojnë mjedisin:
- Vaj i bardhë mjekësor
- Përzierje ujë-glikol (35% Glikol dhe 65% Ujë)
Ndryshuesi i frekuencës Wilo-EFC
Motori me magnet të përhershëm me efektivitet të lartë vihet në punë nga një ndryshues frekuence e tipit Wilo-EFC. Pas miratimit nga Wilo mund të përdoren edhe ndryshuesit e tjerë të frekuencës.
Klasat e efiçencës së energjisë së motorit (në mbështetje të IEC 60034-30)
Motorët i përkasin klasës së efiçencës së energjisë IE4 (Super efikasitet Premium).
Dorëzim
- Pompë me motor me magnet të përhershëm
- Ndryshuesi i jashtëm i frekuencës Wilo-EFC (porositet në mënyrë të veçantë)
- Aksesorët sipas porosisë
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Opsione
- Tensione të veçanta
- Për lëngjet deri 60°C (140°F)
- Monitorimi i temperaturës kushinetë motori
- Veshje Cerami për lëngje gërryese dhe korrozive
- Motorët me klasën e efiçencës së energjisë IE5 (Ultra efikasitet Premium)
- Autorizimi Ex sipas
- ATEX
- FM
- IECEx
Aksesorë
- Pajisje varëse për montim stacionar brenda në ujë
- Bërryl mbështetës për montim stacionar në të thatë
- Kontrolle të nivelit
- Modulet I/O për zgjerimin e hyrjeve dhe daljeve dixhitale dhe analoge
- Fiksim me prixhioner shtrëngues
- Pajisje ngritëse

