Mungesa e burimeve dhe kërkesa në rritje e sipër për ujëra të ëmbla bëjnë thirrje për pastrime efikase dhe të besueshme të ujit. Wilo shfrytëzon mundësitë e ofruara nga dixhitalizimi dhe automatizimi për të optimizuar funksionimin e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza. Nëse detyra është të rinovojë një fabrikë ekzistuese ose të projektojë një impiant të ri për trajtimin e ujërave të ndotura, zgjidhjet tona ofrojnë efikasitet të jashtëzakonshëm dhe lehtësojnë punën tuaj të përditshme.
Paneli komandimit Wilo-TP Control- rrit automatikisht sigurinë dhe efikasitetin gjatë trajtimit biologjik të ujërave të zeza
Sistemi i ri i kontrollit të impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura siguron optimizimin e procesit përmes kontrollit inteligjent, rregullimit dhe monitorimit. Programi kontrollon pothuajse të gjitha procedurat përkatëse të procesit dhe kombinon automatizimin, sigurinë dhe dokumentacionin e të gjitha proceseve.
- Lehtësi e shtuar gjatë punës tuaj të përditshme falë sistemit të ri të kontrollit të impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura Wilo-TP Control
- Grumbullimi i qëndrueshëm i të dhënave dhe analiza e vazhdueshme si bazë për funksionim optimal dhe të sigurt
Sistemet e ajrosjes, përzjersit dhe teknologjia e precipitimit - Zgjidhje inovative të sistemit
Pavarësisht nëse planifikoni një sistem të ri apo do rinovoni një sistem ekzistues, e gjithë teknologjia e paisjeve përshtatet individualisht me projektin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura dhe procesin përkatës të përdorur. Portofoli i produkteve të Wilo mbulon të gjithë përbërësit individualë të nevojshëm për funksionimin optimal të sistemit.
- Konfigurimi dhe planifikimi individual duke përdorur simulimet moderne të rrjedhës dixhitale
- Funksionimi optimal i sistemit dhe rritja e efikasitetit të të gjithë impiantit duke përdorur sisteme inovative të ajrimit, miksera dhe teknologji dekantimi
Perzjersit Wilo me motor të zhytur ose mikserët vertikalë, për shembull, sigurojnë rrjedhën e nevojshme të basenit në shtytje me induksion të lartë, ndërsa funksionojnë normalisht në çdo kohë - edhe në kushte të pafavorshme. Sistemet e ajrosjes Wilo gjithmonë garantojnë furnizim optimal të oksigjenit në rezervuarët e llumit të aktivizuar falë versioneve të ndryshme dhe materialeve me diafragmë