BACnet

BACnet kujdeset për inxhiniering optimal

BACnet (Building Automation and Control networks) është një protokoll i lidhjes në rrjet për automatizimin e ndërtesave. Me lidhjen në BACnet nëpërmjet protokollit MS/TP, komunikimi i integruar midis pajisjeve në terren dhe inxhinierisë së kontrollit do të jetë i mundshëm për herë të parë me një standard lehtësisht të përdorshëm. Avantazhet e BACnet janë standardizimi i tij në mbarë botën si një protokoll i hapur dhe i pavarur nga prodhuesi, vetë-dokumentimi dhe në këtë mënyrë edhe fortësia dhe besueshmëria në fazën e projektimit dhe të funksionimit.

Lehtësim i lidhjes në rrjet i pajisjeve në terren

Me anë të mënyrës MS/TP RS485, Wilo ofron një mundësi të lehtë për të lidhur në rrjet pajisjet në terren me BACnet. Për këtë qëllim, Wilo mbështet shpejtësinë maksimale të mundshme prej 76800 Baud. Për kalimin në mënyra të tjera, si p.sh. BACnet/IP ose BACnet Ethernet në përputhje me ISO8802-3, mund të përdoret rrugëzues (router).