Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
Wilo-DrainLift SANI-M | Wilo

Wilo-DrainLift SANI-M

Impianti i madh i pompimit me pompë teke për banesat me një dhe dy familje.

Avantazhet tuaja

Impianti i madh i pompimit me pompë teke për banesat me një dhe dy familje.

Në sajë të vëllimit të tij veçanërisht të madh të pompave dhe mundësisë së zgjedhjes së mënyrave të funksionimit të motorit, funksionimit të vazhdueshëm dhe funksionimit periodik, impianti tek për pompimin e fekaleve Wilo-DrainLift SANI-M është zgjidhja ideale për një funksionim me pak zhurmë në banesat me një dhe dy familje me marrje të pakontrolluar të ujërave të zeza. Me kalimin e lirë sferik 44 mm ose 65 mm, me hyrjet me zgjedhje të lirë dhe versionin opsional për lëngje veçanërisht agresive, ajo është fleksibël në përdorim dhe është e lehtë për t’u instaluar. Një valvul moskthimi me sustë minimizon nivelin e zhurmës në fund të çdo cikli të pompës. Konstruksioni i lehtë për përdorim e bën mirëmbajtjen veçanërisht të thjeshtë.

Shërbimet e rekomanduara


Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Montim dhe transport më i thjeshtë në sajë të konstruksionit kompakt dhe peshës së vogël
  • Siguri funksionimi në sajë të numrit të madh të takim-stakimeve, mbrojtjes termike të motorit dhe alarmit të pavarur nga rrjeti
  • Dizajni që nuk përson korrozion me plastika teknologjike dhe inoks ofron besueshmëri të lartë
  • Lidhje me zgjedhje të lirë për fleksibilitet maksimal në montim
  • Mundësi përdorimi universal në sajë të disa varianteve me dy dimensione kalimi të lirë sferik (44/65 mm), mënyrës së punës për funksionim të vazhdueshëm ose funksionim periodik, si dhe të versionit për lëngje agresive
  • Mirëmbajtje dhe pastrim i thjeshtë në sajë të kapakut transparent të depozitës dhe të vrimës së pastrimit të valvulës së moskthimit
  • Valvul moskthimi me sustë me pak zhurmë të kapakut në përfundim të një cikli të pompës për një funksionim me zhurmë të ulët

Karakteristikat miqësore me mjedisin

  • Materiale të zgjedhura për të siguruar një jetëgjatësi të gjatë dhe të besueshme të produktit, me plastikë të ricikluar, të cilat janë madje pjesërisht të biodegradueshme
  • Konstruksion modular me një shumëllojshmëri të reduktuar të përbërësve lehtësisht të zëvendësueshëm për një jetëgjatësi edhe më të gjatë të produktit
  • Prodhim dhe procese të qëndrueshme dhe neutrale ndaj CO2 në fabrikat tona evropiane
Përshkrimi i serive
Wilo-DrainLift SANI-M

Konstruksioni

Pajisje shkarkuese gati për lidhje dhe tërësisht e zhytur me pompë teke për pompimin e ujërave të zeza me përmbajtje fekalesh.

Përdorimi

Pajisje shkarkuese për installim ballor ose përpara muri në ndërtesa, ose instalim i fshehur në dysheme në rezervuarët e pompave:

  • Kur ujërat e zeza nuk mund të drejtohen drejtpërdrejt në rënie natyrale përmes një sistemi të ujërave të zeza
  • Për drenazhim të sigurt kundër kthimit të lëngut, kur vendi i shkarkimit ndodhet poshtë nivelit të lëngut kthyes

Lëngje

Për grumbullimin dhe pompimin e këtyre lëngjeve në zona industriale:

  • Ujëra të zeza me fekale
  • Ujra të ndotura pa fekale

CVersioni për lëngjet agresive është parashikuar për pompimin e lëngjeve agresive:

  • Pus pompe prej plastike
  • Ujit të liqenit dhe ujit të detit
    Përqindja maksimale e NaCl (ujë me kripë): 30 g/l deri në 20°C
  • Ujit të pishinës, përmbajtja maks. e klorit: 400 mg/l
  • Ujë i ndotur, acidi i lehtë me një vlerë pH >3,5
  • Ujë i demineralizuar/i pastruar

Pompimi i ujërave të zeza sipas 12050

Pajisje shkarkuese sipas normës DIN EN 12050-1.

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

  • Panel komandimi me alarm të pavarur nga rrjeti dhe sinjalizim kolektiv të defekteve
  • Gati për lidhje
  • Depozitë me dritare kontrolli dhe mbulesë transparente
  • Sensor niveli 4 – 20 mA për matjen e nivelit të mbushjes
  • Valvul moskthimi me dritare kontrolli
  • Monitorim termik i motorit me sensor bimetalik

Çelësi tip

Shembull:

DrainLift SANI-M.13/T540/4C-CEE

DrainLift

Familja e produktit

SANI

Sistem ngritës i ujërave të zeza

M

Madhësia

13

Lartësia maksimale e ngritjes në m kur Q = 0

T

Linja ushqyese:

  • M = 1~
  • T = 3~

540

Parametrat elektrikë:

  • 5 = 50 Hz
  • 6 = 60 Hz
  • 23 = 230 V
  • 38 = 380 V
  • 40 = 400 V

4

Versioni i motorit dhe panelit të komandimit:

  • 1 = Mënyra e punës: S3, Paneli i komandimit: Control MS-L
  • 4 = Mënyra e punës: S1, Paneli i komandimit: Control EC-L

C

Versioni për lëngjet agresive

CEE

Spinë:

  • P = Spinë elektrike shuko (CEE 7/7)
  • G = Lloji G (MB)
  • I = Lloji I (AU, NZ, ZH)
  • CEE = Lloje të ndryshme prizash CEE (16 A/32 A, 3-polik; 32 A, 1-polik)
  • O = pa spinë

Të dhënat teknike

  • Linja ushqyese: 1~230 V, 50 Hz; 3~400 V, 50 Hz
  • Mënyra e punës: S3 10%/S1
  • Temperatura e lëngjeve: 3 ... 40°C (37 ... 104°F), maks. 65°C (149°F), 5 minuta
  • Temperatura maks. e mjedisit: 3 ... 40 °C (37 ... 104 °F)
  • Vëllimi i depozitës: 99 l (26 galona të lëngshme amerikane)
  • Vëllimi maksimal i përdorshëm në enë në përputhje me lartësinë e hyrjes: 50 l (13 US.liq.gal.) (180 mm*)/63 l (16,5 US.liq.gal.) (250 mm*)/74 l (19,5 US.liq.gal.) (315 mm*)
  • Bashkuesi me presion: DN 80, PN 10
  • Lidhja në hyrje: DN/OD 110; DN/OD 160
  • Lidhje ajrimi: DN/OD 75
  • Klasa e mbrojtjes, pajisje shkarkuese: IP68 (2 mWs/7 d)
  • Klasa e mbrojtjes, paneli i komandimit: IP54
  • Niveli zhurmave: 70 dB(A)

Materiale

  • Karkasa e motorit: 1.4404 (AISI 316L)
  • Sistemi hidraulik: PP-GF30
  • Helika: PP-GF30 ose 1.4408 (AISI 316)
  • Depozita: PE
  • Valvul moskthimi: PPS

Konstruksioni

Rezervuari mbledhës bllokues-izolues nga uji dhe gazi:

  • Toka e përkulur
  • Hapja e kontrollit me mbulesë transparente
  • Hyrje të lira për t'u zgjedhur
  • Matja e nivelit me sensor niveli 4 – 20 mA

Pompë e ujërave të zeza:

  • Instalim direkt tek rezervuari mbledhës
  • Motor me ftohje sipërfaqësore (ftohje ajri) ose vetëftohës (këmishë për ftohje të detyruar) dhe mbikëqyrje termike të motorit
  • Bashkues me presion me valvul moskthimi të rrjedhës dhe dritare kontrolli të vendosur

Panel komandimi e paraprakisht e kablluar në mënyrë automatike:

Wilo-Control MS-L

  • Kolektori i sinjaleve të difekteve me kontakt pa tension
  • Alarm i integruar dhe në mënyrë të pavarur nga rrjeti
  • Koha e duhur për veprim, e rregullueshme
  • Kabllo lidhjeje 1,5 m me spinë montuar paraprakisht (Versioni 'O' ofrohet pa prizë!)

Wilo-Control EC-L

  • Operim nëpërmjet ekranit dhe menysë alfanumerike të bazuar në simbole
  • Kolektori i sinjaleve të difekteve me kontakt pa tension
  • Sinjal i veçantë bllokues me kontakt pa tension
  • Ndërfaqja ModBus
  • Alarm i integruar dhe në mënyrë të pavarur nga rrjeti
  • Koha e duhur për veprim, e rregullueshme
  • Kabllo lidhjeje 1,5 m me spinë montuar paraprakisht (Versioni 'O' ofrohet pa prizë!)

Dorëzim

  • Pajisje shkarkuese me panel komandimi dhe kabllo lidhjeje me spinë (Versioni 'O' ofrohet pa prizë!)
  • Rakord fllanxhë nga DN 80, PN 10 deri DN/OD 110
  • Fasheta fleksible metalike DN/OD 110 për tubin shkarkues
  • Manikotë dyshe HT DN/OD 75 për lidhjen e ajrimit
  • Manikotë dyshe HT DN/OD 50 për lidhjen e shkarkimit
  • Kit hyrjeje me sharrë rrethore për hapje vrimash 124 mm (5 in) dhe guarnicion për diametër tubi DN/OD 110
  • Kit fiksim në dysheme
  • Mbrojtje nga zhurma
  • Bateri 9 V
  • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Opsione

  • Versioni për lëngjet agresive me lidhje ModBus
  • Përgatitje për funksionim S1 (funksion i përhershëm) me lidhje ModBus
Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-DrainLift SANI-M

Numri i artikullit 2552853
Botim 2024-12
Numri i faqeve 28
Language en
PDF (5 MB)

Wilo-Control MS-L

Numri i artikullit 2552612
Botim 2023-08
Numri i faqeve 40
Language en
PDF (7 MB)

Wilo-Control EC-L

Numri i artikullit 2543252
Botim 2022-09
Numri i faqeve 64
Language en
PDF (8 MB)

Broshura e certifikimit

Wilo-DrainLift SANI-S#Wilo-DrainLift SANI-M#Wilo-DrainLift SANI-L#Wilo-DrainLift SANI-XL

Numri i artikullit 6088777
Botim 2020-06
Numri i faqeve 40
Language gjuhë neutrale
PDF (2 MB)

Group Statement

Rregullorja REACH

Botim 2021-05
Numri i faqeve 5
Language gjuhë neutrale
PDF (271 KB)