Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
Wilo-Extract FIRST | Wilo

Wilo-Extract FIRST

Përdorim i thjeshtë dhe i besueshëm i ujit të shiut për funizimin me ujë privat për kopshtin ose shtëpinë.

Avantazhet tuaja
Wilo-Extract FIRST (hyrja anësore)

Përdorim i thjeshtë dhe i besueshëm i ujit të shiut për funizimin me ujë privat për kopshtin ose shtëpinë.

Wilo-Extract FIRST është një pompë zhytëse me disa shkallë. Ajo shërben për përdorimin e besueshëm të ujit të shiut nga cisternat ose depozitat në banesat me një dhe dy familje. Uji i shiut mund të përdoret për furnizimin me ujë të shtëpisë në tualete, për lavatriçet ose edhe për vaditjen e kopshtit. Në sajë të konstruksionit kompakt, pompa me përdorim fleksibël është e përdorshme edhe për depozitat me korridore të ngushta aksesi. Ajo është e instaluar thjesht pa aksesorë të tjerë dhe vihet shpejt në funksionim në sajë të komandimit të integruar. Funksionet mbrojtëse të integruara si identifikimi i punimit në të thatë kujdesen për një siguri të lartë në operim. Materialet rezistente ndaj korrozionit ofrojnë një besueshmëri të lartë.


Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Instalim i thjeshtë në sajë të komandimit të integruar të pompave me funksion me ndezje/fikje automatike​
  • Version i gatshëm për përdorim për një vënie të shpejtë në punë ​
  • Siguri e lartë funksionimi në sajë të funksioneve mbrojtëse të integruara, si identifikimi i punimit në të thatë​
  • Në sajë të dizajnit kompakt është e përdorshme edhe në rastin e korridoreve të ngushta të aksesit të depozitave dhe cisternave​
  • Versioni i fortë me materiale rezistente ndaj korrozionit ofron besueshmëri të lartë​
  • Përdorim fleksibël për montim brenda në ujë ose në versionin SE edhe për montim në të thatë në zonën e jashtme
Përshkrimi i serive

Konstruksioni

Pompë për çisternat, e zhytur, vetajruese, me shumë helika

Përdorimi

Për pompimin e ujit të shiut me një përmbajtje maks. të rërës prej 50 g/m³ nga puse dhe çisterna për vaditje, spërkatje në formë shiu dhe furnizim me ujë.

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

Extract FIRST .. EM:

  • Për montim brenda në ujë në depozita dhe çisterna
  • Me rrjetë filtruese mbrojtëse
  • Motor me rrymë alternative njëfazore me mbrojtje termike motori, mbrojtje kundër punës pa ujë dhe sistem automatik për ndezjen/fikjen
  • Funksion Kickoff pas 24 orësh për parandalimin e bllokimeve
  • Kabllo lidhjeje elektrike 10 m me spinë CEE7/7

Extract FIRST SE .. EM:

  • Për montim brenda në ujë në depozita dhe çisterna si dhe për montim në të thatë jashtë depozitave dhe çisternave
  • Me hyrje anësore (SE) për lidhjen e një filtri notues
  • Motor me rrymë alternative njëfazore me mbrojtje termike motori, mbrojtje kundër punës pa ujë dhe sistem automatik për ndezjen/fikjen
  • Funksion Kickoff pas 24 orësh për parandalimin e bllokimeve
  • Kabllo lidhjeje elektrike 10 m me spinë CEE7/7

Çelësi tip

Shembull:

Extract FIRST SE 304 EM/A

Extract

Familja e produktit

FIRST

Pompë e zhytur për çisternat

SE

Version me bashkuesit anësorë në thithje

3

Vëllimi nominal i prurjes në m³/h

04

Numri i shkallëve

EM

Motor me rrymë alternative njëfazore

A

Versioni standard

Të dhënat teknike

  • Linja ushqyese: 1~230 V, 50 Hz
  • Temperatura maks. e lëngjeve: 40 °C
  • Presioni maks. i funksionimit: 5 bar
  • Përmbajtja maks. e rërës: 50 g/m3
  • Thellësia maks. e zhytjes: 5 m
  • Klasa e mbrojtjes: IP68
  • Lidhja në anën e presionit: G1
  • Lidhja në anën e thithjes (versioni SE): G1

Materiale

  • Trupi:
    • Pjesa e poshtme/e sipërme: PPO GF20
    • Këmisha ftohëse: AISI 304
    • Karkasa e motorit: Alumin
    • Sistemi hidraulik: PPO GF30
  • Helika: PPO GF30
  • Boshti: AISI 304
  • Permistopi:
    • Në anën e lëngut: Karbon/qeramik
    • Në anën e motorit: Karbon/qeramik
    • Statike: NBR

Konstruksioni

Pompë për çisternat në konstruksion monobllok me helika radiale si sistem hidraulik me shumë helika.

Motor me rrymë alternative njëfazore me këmishë për ftohje të detyruar. Ftohja e motorit kryhet nëpërmjet lëngut të pompuar. Për mbrojtjen e motorit është montuar një mbrojtje termike motori me vetëveprim.

Edhe motori vetë është i thatë. Izolimi kryhet nëpërmjet dy bllokuesve mekanikë në anën e motorit dhe të lëngut. Ndërmjet dy bllokuesve mekanikë është një fole ndarëse e vajit. Foleja ndarëse e vajit është e mbushur me vaj të bardhë dhe regjistron një rrjedhje nëpërmjet permistopit në anën e lëngut.

Kabllo e fortë e lidhjes së tipit H07RN-F me spinë të montuar. Kablloja e lidhjes është e qëndrueshme kundrejt rrezeve UV, ozonit dhe vajit.

Dorëzim

  • Pompë me kabllo të lidhjes dhe spinë
  • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Aksesorë

  • Valvul kryesore në hyrje
  • Filtër e thithjes me galexhant mekanik:
    • Filtër i trashë
    • Filtër i imët
Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-Extract FIRST

Numri i artikullit 6094303
Botim 2022-10
Numri i faqeve 18
Language en
PDF (996 KB)

Group Statement

Rregullorja REACH

Botim 2021-05
Numri i faqeve 5
Language gjuhë neutrale
PDF (271 KB)
Përzgjedhja e produktit
Number of results: 4
Fuqia nominale e motorit P2