Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Wilo-TP Control | Wilo

Wilo-TP Control

Automatikisht më shumë siguri dhe efektshmëri në trajtimin biologjik të ujërave të zeza.

Avantazhet tuaja
Sewage treatment control Wilo-TP Control

Automatikisht më shumë siguri dhe efektshmëri në trajtimin biologjik të ujërave të zeza.

Gjatë funksionimit të përditshëm të impianeve, asnjë ditë nuk i ngjan tjetrës. Krijohen luhatje sezonale në hyrje, nga aktivizimet dhe çaktivizimet si dhe nga situatat e veçanta, siç janë rastet e defekteve. Këto luhatje janë një sfidë për çdo përdorues të impiantit për pastrimin e ujit. Me komandimin e ri të impiantit për pastrimin e ujit Wilo-TP Control, përdoruesit e impiantit përfitojnë një drejtim logjik të besueshëm, të bazuar në disa rregulla, çka ua lehtësoh punën e përditshme.


Veçoritë/avantazhet e produktit

• Komandim inovativ me konfigurim individual në çdo impiant për pastrimin e ujit - vizualizim skematik për një vështrim të përgjithshëm të përsosur

• Lehtësi në punën e përditshme dhe më shumë komoditet për përdoruesin e impiantit

• Mbikëqyrje e qëndrueshme e karakteristikave të ujërave të ndotura dhe fazave të përpunimit - protokollim i përditshëm i ngjarjeve dhe komandim afatgjatë i të dhënave të procesit

• Rritje e sigurisë së funksionimit përmes identifikimit të parakohshëm të faktorëve ndikues të brendshëm dhe të jashtëm

• Paraqitje e thjeshtë dhe e qartë e gjithë të dhënave të rëndësishme të procesit

• Protokollimi i përditshëm i ngjarjeve dhe sigurimi i të dhënave të procesit për një kohë të gjatë

• Përshtatje automatike e gjendjeve të punës së teknikës së makinerisë gjatë luhatjeve të furnizimit dhe si rrjedhojë teknikat e makinerisë të koordinuara me njëra-tjetrën në mënyrë optimale

• Parandalim i momenteve të pikut dhe rregullim i diferencave të ngarkesës pa ndërhyrje manuale

• Mbikëqyrje e vazhdueshme dhe lokalizim i shpejtë i defekteve

• Përdorim proporcional i energjisë për arritjen e rezultateve optimale të pastrimit dhe veçorive më të mira të llumit

• Mundësia e pasqyrimit të të dhënave në një Cloud

• Transferim i sigurt të dhënash dhe mbikëqyrje në distancë me Ethernet ose Profinet, sisteme të tjera opsionale magjistrali sipas kërkesës

Përshkrimi i serive

Konstruksioni

Komandim i plotë dhe i automatizuar i impiantit për pastrimin e ujit

Përdorimi

Komandimi i ri i impiantit për pastrimin e ujit Wilo-TP Control mbikëqyr dhe rregullon thuajse gjithë proceset e rëndësishme në impiantet komunale dhe industriale për pastrimin e ujit. Si rrjedhojë, ky komandim i bazuar në disa rregulla, ndërthuer tre aspektet e rëndësishme të një impianti për pastrimin e ujit, në një zbatim të vetëm: Automatizimi i procesit, siguria e procesit dhe dokumentacioni i procesit. Në këtë mënyrë, përdoruesit e impiantit përfitojnë një komandim të impiantit, të bazuar në disa rregulla, çka ua lehtëson punën e përditshme.

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

Në varësi të teknikës së zgjedhur të procesit, komandimi rregullohet në mënyrë individuale për secilin rast zbatimi. Si pikënisje, cilësia e ujërave të ndotura në aspektin e parametrave të oksigjenit, potencialit të reduktimit të oksigjenit, temperaturës, vlerës pH, përçueshmërisë dhe turbullirës, transmetohet tek komandimi përmes disa sensorësh dhe sinkronizohet me të dhënat e parametruara më parë. Në rast devijimesh, sistemi ndërhyn automatikisht, në mënyrë që fazat e ndryshme të trajtimit të përputhen me njëra-tjetrën gjatë trajtimit biologjik të ujërave të zeza, siç janë nitrifizimi dhe dentrifikimi, proceset e ngarkimit, pompimi i rikthimit të llumrave, proceset e dekantimit, nxjerrja e tepricës së llumit si dhe shtimi i agjentëve precipitues dhe lëndëve ndihmëse.

Komandimi i impiantit për pastrimin e ujit Wilo-TP Control rregullon ndërveprimin kompleks të komponentëve biologjikë, kimikë, hidraulikë si dhe atyre të makinerisë dhe kontrollit, gjithmonë për kushte optimale të procesit. Kjo garanton një funksionim shumë të mirë të impiantit dhe lehtëson punën e përditshme në impiantin për pastrimin e ujit.

Komandimi inovativ i impiantit për pastrimin e ujit dorëzohet i plotë dhe instalohet bashkë me komponentët e softuerit dhe të harduerit nga ekspertët e Wilo. Vënia në punë, testi i funksionimit dhe optimalizimi i impiantit plotësojnë spektrin e shërbimeve të Wilo. Veç kësaj, komandimi mund të integrohet edhe në sistemet ekzistuese të kontrollit.

Konstruksioni

Wilo-TP Control është një sistem-SCADA kompakt për komandimin e impianteve për pastrimin e ujit, të madhësive dhe konstruksioneve të ndryshme. Ndërlidh një siguri të lartë të të dhënave dhe të procesit me komoditetin e automatizimit të impiantit dhe një vështrim të përgjithshëm maksimal të të dhënave të gjendjes së impiantit. Sistemi përbëhet nga komponentët e mëposhtëm:

  • Komandimi Miras
  • Touch Panel ose PC-Client për operim
  • Komandimi SPS
  • Baza e të dhënave Aquadat

Komandimi Miras

Sistemi Miras është një komandim i bazuar në disa rregulla për zbatimin në gjithë fazat e procesit të impianteve për pastrimin e ujit. Rregullon proceset e rëndësishme, si p.sh. ciklet e ajrimit, pompimin e rikthimit të llumrave, nxjerrjen e tepricës së llumit, shtimin e agjentëve precipitues dhe lëndëve ndihmëse, si dhe një trajtim të veçuar qendror të ujit, në varësi të parametrave të impiantit dhe të procesit specifik. Në impiantet për pastrimin e ujit me procese-SBR, Miras përcakton gjithë fazat e procesit të një cikli dhe është në gjendje të reagojë në mënyrë fleksibël ndaj gjendjes së procesit të impiantit. Këtu merren parasysh edhe situata të veçanta, si për shembull shi ose mbingarkesë. Kështu mbikëqyren dhe optimizohen rezultatet e shkarkimit.

Gjithashtu, sistemi Miras mund të llogarisë edhe vlera analoge shtesë si „vlera mesatare të luhatshme“ ose „vlera të parashikuara“. Kështu gjendjet e procesit mund të veprojnë si vlera analoge në komandim. Të gjithë parametrat regjistrohen dhe qëndrojnë në komandimin e procesit specifik të impiantit si dhe për një vlerësim të mëtejshëm të gjendjeve të procesit në dispozicion. Memorizimi bëhet në intervale 30 sekondëshe, mund të bëhet edhe në intervale më të shkurtra. Vlerat analoge regjistrohen me një saktësi prej 15 Bit. Disa ngjarje individuale mund të përjashtohen nga regjistrim ose të ruhen në një interval tjetër. Përmes regjistrimit gjithëpërfshirës, proceset e komandimit mund të mbikëqyren në thellësi të ndryshme. Kjo e bën të kuptueshme arsyen se pse ka ndodhur një ndërhyrje në komandim.

Sistemi Miras mundëson gjithashtu edhe përllogaritjen e parametrave virtualë të gjendjes. Në këtë mënyrë, dështimet e kufizuara në kohë të sensorëve do të kompensohen. Përmes përparësive të përcaktuara, sistemi përllogarit një rrugë të mesme për sigurimin e procesit. Gjithashtu, mund të realizohen fasha kontrolli jashtëzakonisht të mëdha dhe fleksibël. Kjo mundëson rregullimin e diferencave të ngarkesës deri në 100 000 banorë popullsie ekuivalente pa ndërhyrje manuale.

Përveç kësaj, sistemi Miras mundëson një funksionim të impiantit për pastrimin e ujit, me optimizim të energjisë. Për të parandaluar nivelet e pikut të korrentit dhe për të uniformizuar vlerat në dalje, mund të vihen në punë, për shembull, më shumë aktivizime të llucës ose reaktorë-SBR në mënyrë të pasinkronizuar, qoftë edhe për kohë të kufizuar.

Vizualizimi kryhet përmes sipërfaqes MIRVIS. Ajo kombinon një pamje të proceseve në një paraqitje grafike koherente të vlerave analoge me ngjarjet dixhitale me kalimin e kohës.

Sistemi Miras është një sistem i bazuar në disa rregulla, në bazë të një konfigurimi. Nuk është një sistem me mësim automatik. Sipas nevojës, duhet të konfigurohen algoritmet e kontrollit.

Instalimi i softuerit bëhet në një server Linux. Për një siguri mundësisht të lartë, softueri përbëhet nga disa programe të vogla, të cilat punojnë në sfond. Të gjithë programet duhet të komunikojnë rregullisht me programin kryesor (kontrolluesi). Nëse komunikimi i një programi nuk realizohet, atëherë programi do të rindizet. Programi kryesor duhet të komunikojë me një monitorues hardueri. Nëse ky komunikim nuk realizohet, serveri do të rindizet. Për optimizimin e sigurisë së vetë serverit, temperatura e procesorit dhe shpejtësia e ventilatorit të serverëve do të shfaqet tek vizualizimi. Për fushat kritike, mund të jepen paraprakisht masat ose alarmet.

Touch Panel ose PC-Client për operim

Për ta bërë operimin sa më të thjeshtë për përdoruesin, mund të zgjidhni ndër dy mundësi:

  • Në rastin më të thjeshtë, mund të përdorni një Siemens TP1500 Comfort si HMI. Paneli është i pajisur me WinCC TIA Portal. Programimi bëhet me Step 7 TIA Portal. Në këtë mënyrë, Wilo-TP Control kombinon në hapësirën më të vogël, një komandim procesi efikas me një ndërfaqje të thjeshtë komandimi.
  • Instalimi i WinCC ose WinCC Open Architecture në një server me vende pune klienti shtesë, për ndërfaqje komandimi gjithëpërfshirëse.

Komandimi SPS

Komandimi i brendshëm bëhet përmes një Siemens SPS CPU 1513_1 PN me programim Step 7 TIA Portal. Të gjithë komponentët e lidhur (sensorë, përzierës, ventilatorë ...) bashkohen si periferike të decentralizuara me ET200SP, përmes Profinet. Gjithashtu mund të bashkohen edhe tipe të tjera Feldbus (p.sh. ProfiBus, ModBus ...). Kështu do të ruhet edhe struktura e brendshme. Për kabllot duhet të përdoret vetëm rrjeti.

Aquadat

Softueri Aquadat është një bazë të dhënash për regjistrimin e të dhënave të funksionimit dhe vlerave të punës. Në këtë mënyrë, të dhënat përpunohen nga SPS, nga ndërfaqja e përdoruesit dhe nga sistemi Miras. Veç kësaj, të dhënat mund të vendosen në bazën e të dhënave edhe me dorë, të regjistrohen dhe të transferohen te sistemi Miras. Programi punon në sfond. Të dhënat përkatëse me dorë dhe raportet vendosen përmes editorit Aquadat në sistemin Windows ose Linux.

Aquadat bazohet në bankën e të dhënave SQL „Firebird“, një softuer me shumë platforma, i cili mund të përdoret në shumë sisteme, si Windows, Linux ose Mac. Konfigurimi kryhet përmes bazës së të dhënave SQL dhe përshtatet përkatësisht me zbatimin e dëshiruar të klientit. Veç kësaj, Aquadat mund t'i eksportojë në format Excel të gjitha të dhënat nga baza e të dhënave SQL, për gjenerimin e raporteve përkatëse ditore, javore ose mujore.

Dorëzim

  • Panel elektrik prej inoksi me çelës kryesor, siguresat mbrojtëse, Comfort Touch Panel dhe server Linux me Linux Mint Debian 2.0
  • Softuer me ndërfaqe grafike përdoruesi
  • Kalibrimi dhe optimizimi i impiantit për pastrimin e ujit

Instrumentet matëse dhe sensorët nuk janë pjesë e ambalazhit të TP-Control

Dokumente

Certifikata REACH

Rregullorja REACH

Botim 2021-05
Formati i faqeve 209.9 x 297.0 mm
Numri i faqeve 4
PDF (212 KB)