Wilo-Yonos PICO
Më shumë komoditet, më pak harxhim energjie.
Më shumë komoditet, më pak harxhim energjie.
Shenja e dukshme e gjeneratës së re të pompave me efektivitet të lartë për impiantet e ngrohjes, të ajrit të kondicionuar dhe të ftohjes për shtëpitë me një ose dy familje, është butoni komandues, i cili së bashku me funksionet e reja, siguron një komoditet maksimal për vënien në punë dhe mirëmbajtjen. Rregullimet paraprake për radiatorët ose ngrohjen nga dyshemeja, e simbolizuar përmes piktogramit, kursejnë kohë gjatë vënies në punë. Efektiviteti i energjisë u përmirësua edhe më shumë, duke mundësuar kështu një harxhim të energjisë edhe më të ulët, çka është në çdo kohë në fokusin tonë. Dhe përmes konstruksionit kompakt, shkëmbimi i pompave është edhe më i lehtë tani.
Shërbimet e rekomanduara
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Komfort maksimal operimi falë teknologjisë së butonit të gjelbër me rregullime të reja dhe inteligjente, panel intuitiv përdoruesi dhe funksione të reja
- Efiçencë energjie e optimizuar falë teknologjisë së motorit EC, rregullimeve me saktësi 0,1 m, tregimit të konsumit aktual të energjisë dhe të prurjes
- Instalim i shpejtë dhe i thjeshtë dhe zëvendësim pa probleme falë konstruksionit të ri dhe të optimizuar
- Mirëmbajtje e thjeshtë dhe siguri më e lartë funksionimi ri rrjedhojë e rinisjes automatike dhe me aktivizim manual, ose funksioni i ajrimit
- Siguri maksimale funksionimi dhe operimi falë një teknologjie të provuar
Konstruksioni
Pompë qarkullimi me rotor të lagur me bashkues të filetuar, motor EC me rrymë elektrike vetëmbrojtëse dhe rregullues elektronik fuqie.
Përdorimi
Sisteme ngrohëse me ujë të nxehtë të të gjitha sistemeve, zbatimet e ajrit të kondicionuar, impiante industriale të qarkullimit.
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
Mënyrat e punës
- Diferenca e presionit konstante
- Diferenca e presionit e ndryshueshme
- Numër konstant i rrotullimeve (3 kurba karakteristike të kontrollit)
Funksionet manuale
- Rregullimi i mënyrës së punës sipas zbatimit
- Rregullimi i rendimentit të pompës (lartësia e dërgimit)
- Rregullim i numrit konstant të rrotullimeve
- Funksioni i ajrimit
- Rinisje manuale
Funksionet automatike
- Përshtatje e vazhdueshme e rendimentit në varësi të mënyrës së punës
- Rinisje automatike
- Identifikim automatik i punimit në të thatë
Funksione sinjalizimi dhe paraqitjeje
- Paraqitje e fuqisë aktuale të instaluar në W
- Paraqitje e prurjes aktuale në m³/h
- Paraqitje e lartësisë së dërgimit gjatë rregullimit
- Paraqitje e sinjalizimeve të defekteve (kodet e gabimit)
- Paraqitje e rinisjes manuale të aktivizuar ose funksionit të ajrimit
Tërësia e pajisjeve
- Pika e çelësit shtrëngues në trupin e pompës
- Lidhje e shpejtë elektrike me Wilo-Connector
- Funksioni i ajrimit
- Rinisje manuale
- Motor me rrymë elektrike vetëmbrojtëse
- Filtër grimcash
Çelësi tip
Shembull: | Wilo-Yonos PICO 30/1-4 |
Yonos PICO | Pompë me efektivitet të lartë (pompë me bashkues të filetuar), e rregulluar elektronikisht |
30/ | Diametri nominal i lidhjes |
1-4 | Diapazoni i lartësive nominale të dërgimit [m] |
130 | Gjatësia e instalimeve |
Të dhënat teknike
- Temperatura e lëngjeve -10 °C deri +95 °C
- Linja ushqyese 1~230 V, 50 Hz
- Klasa e mbrojtjes IPX4D
- Bashkues i filetuar G1, G1½, G2
- Presioni maks. i funksionimit 10 bar
Materiale
- Trupi i pompës: Gizë e hirtë (EN-GJL-200)
- Helika: Plastikë (PP - 40 % GF)
- Boshti i pompës: Çelik inoks
- Kushineta: Karbon, me metal të ngopur
Dorëzim
- Pompë
- Wilo-Connector
- Guarnicionet te bashkuesi i filetuar
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Opsione
- Versionet Yonos PICO ...-130 me gjatësi më të shkurtër instalimi 130 mm
Aksesorë
- Bashkuesit e filetuar
- Pjesë përshtatëse
- Izolim termik