Zgjidhje inteligjente në epokat e tendencave të mëdha globale
Wilo është një ofrues kryesor për shërbimet e mirëmbajtjes së ndërtesës, menaxhimin e ujërave dhe industrinë. Ne i bëjmë teknologjitë komplekse të lehta për përdoruesin, të thjeshta në zbatim, me efektivitet energjetik dhe të afta për perfomancë. Prandaj, në qendër të tregtisë sonë qëndrojnë njerëzit. Ne ju ofrojmë produkte të jashtëzakonshme, zgjidhje sistemi dhe shërbime. Që nga viti 1872, kur u themelua fabrika e bakrit dhe tunxhit në Dortmund, gjatë historisë së saj të gjatë dhe të suksesshme, Wilo është zhvilluar nga prodhues lokal në prodhues ndërkombëtar.
Ne i dimë pyetjet që karakterizojnë të ardhmen dhe zhvillojmë teknologji në përgjigje të tyre. Për këtë arsye, ne përqëndrohemi tek prirjet dhe tendencat e mëdha botërore, të cilat e ndryshojnë jetën tonë në mënyrë të qëndrueshme dhe rrënjësisht. Një vëmendje të veçantë i kushtojmë tendencave të globaliziit, urbanizimit, ndryshimit të klimës, mungesës së energjisë, mungesës së ujit, progresit teknologjik si dhe dixhitalizimit, të cilat kanë një rëndësi të madhe në rutinën tuaj të përditshme të punës. Dhe gjithashtu për ne.
Mëso më shumëShanset e dixhitalizimit
Një vend të veçantë në mesin e tendencave të mëdha të sotshme zënë progresi teknologjik dhe dixhitalizimi. Dixhitalizimi ndryshon rrënjësisht nevojat e klientëve, teknikat e përgatitjes, proceset e punës dhe rrugët e prodhimit. Ai ofron mundësi të reja funksionimi dhe përdorimi, të cilat vetëm para pak vitesh nuk mund të imagjinoheshin. Ne i njohim shanset e dixhitalizimit dhe i shfrytëzojmë për ta bërë të ardhmen më të mirë dhe më të vlefshme për të jetuar. Dhe zhvillohemi si pionierë dixhitalë të sektorit. Big Data është lënda e parë e çmueshme e dixhitalizimit, të cilat i përgatisim për të na sjellë dobi. Për ta përfshirë në mënyrë optimale potencialin e jashtëzakonshëm të të dhënave që rriten me shpejtësi të përditshme, proceset tona i transformojmë në botën dixhitale: parashikues, të lidhur në rrjet, të larmishëm. Ne i analizojmë të dhënat përkatëse dhe i vlerësojmë në mënyrë të fokusuar. Nga vlerësimi sistematik i të dhënave ekzistuese, ne zhvillojmë modele të reja biznesi si dhe veçori dixhitale produkti sipas përmasës për pompat, përdorimet dhe shërbimet tona.
Motoja jonë – e formuluar qartë
Nëpërmjet lidhjes inteligjente të njerëzve, produkteve, shërbimeve, fabrikave dhe makinerive, ne e shfrytëzojmë në mënyrë efikase dixhitalizimin për të krijuar zgjidhje inteligjente. Për këtë, në të gjithë botën punojnë rreth 7,400 punonjës. Në 16 vende prodhimi në mbi 60 filiale në 60 shtete. Kështu lindin produkte, sisteme dhe shërbime të reja që i paraprijnë kohës. Në këtë mënyrë, ne e bëjmë jetën e klientëve tanë më të lehtë dhe të ardhmen më të mirë