Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve

Wilo-OEM Solutions

Të mendojmë së bashku paraprakisht – për suksesin tuaj

Me OEM Solutions, ide vizionare bëhen të kapshme. Si prodhues kryesor i pajisjeve origjinale, e shohim veten si pjesë të biznesit tuaj dhe e dimë shumë mirë se sa të rëndësishme janë proceset tuaja. Ne punojmë së bashku me ju për të zhvilluar zgjidhje specifike për klientin dhe inovative, me të cilat ju bëheni pionierë në treg. Ne i prodhojmë këto zgjidhje në mënyrë të qëndrueshme dhe me cilësinë më të lartë në momentin që keni zgjedhur ju. Prej tyre përfiton e gjithë kompania juaj. Që nga drejtimi i kompanisë deri te blerja. Që nga logjistika deri të kërkimi dhe zhvillimi. Falë bashkëpunimit me angazhim të lartë për suksesin tuaj.

Mendoni sikur keni një ortak, i cili e kupton në mënyrë perfekte rrjedhën tuaj të punës.

Bashkëpunim partneriteti – kjo për ne do të thotë për t'ju kuptuar ju dhe biznesin tuaj aq mirë, në mënyrë që ne të mund të jemi për ju udhërrëfyesit më të mirë të mundshëm në drejtim të suksesit. Duam të flasim saktësisht gjuhën tuaj. Duam të njohim çdo detaj të proceseve tuaja. Në këtë mënyrë ne disponojmë ekspertizën perfekte për të qenë në gjendje që, së bashku me ju, të zhvillojmë zgjidhje sipas përmasës.

Me këtë pasion për biznesit tuaj dhe me përvojën tonë disavjeçare, si dhe me një gamë të gjerë asortimentesh, ua bëjmë të lehtë që të bindni në treg. Një kuptueshmëri nga e cila përfiton secili prej jush. Suksesi i klientëve tanë bazohet mbi faktin që secili të arrijë lehtësisht kërkesat dhe qëllimet e tij të veçanta në fushat e tij të detyrave. Pikërisht në këtë pikë drejtohet mënyra jonë e punës në skuadër. Kjo bën që mundur që drejtuesit tuaj të lartë të ndjekin qëllime vizionare. Drejtuesi i uzinës mund të besojë në procese pa probleme. Në kërkim dhe zhvillim mund të zbatohen zgjidhje inovative që janë më modernet. Blerja juaj mund të llogaritet me çmime të sakta dhe kështu ka një siguri kostosh. Inxhinierët tuaj kënaqen për zgjidhje tepër efikase. Dhe departamenti juaj i cilësisë ka një garanci të besueshme procesi.

Ju përdorni ekspertizë të klasës së parë. Që nga produkti deri te përdorimet.

Te ne mobilizohen gati 500 punonjës me përvojë dhe kompetentë për zgjidhje të shkëlqyera. Ata mendojnë me dhe për klientët tanë jashtë normales. Këtu bëjnë pjesë ekipet tona të kërkimit dhe zhvillimit, specialistët tanë për elektronikën dhe teknologjinë e motorëve, por edhe laboratori ynë i shumanshëm i provave dhe asortimenti i pasur në blloqet ekzistuese të sistemit, si dhe blloqet integrale të sistemit të zhvilluara individualisht. Kjo është baza për ekspertizën tonë, nga e cila përfitoni në bashkëpunimin e përditshëm. Një cilësi që mund ta garantojmë, pasi ne përqendrohemi në fusha të veçanta dhe përfitojmë një njohuri të veçantë detajesh. Kjo e mpreh pamjen e zgjidhjeve më të mira të mundshme: Në fushat ngrohje dhe ftohje, ngrohje me panele diellore, energji gjeotermike dhe sanitare.

Mendoni sikur të jeni në gjendje që ta zgjidhni çdo përdorim sipas përmasës.

Motoja jonë është që të mund t'ju ofrojmë për çdo lloji përdorimi produktin origjinal sipas përmasës. Njohuria jonë e veçantë për tregjet na e bën të mundur të ofrojmë një asortiment të larmishëm me seri pompash. Ajo përputhet me pothuajse çdo kërkesë. Përveç kësaj, ne ofrojmë produkte integrale të zhvilluara në mënyrë individuale. Për çdo larmi dhe pika të forta, krahas efikasitetit maksimal, të gjitha seritë kanë të përbashkët: cilësi me kërkesat më të larta, teknologjinë më moderne dhe të gjithë ekspertizën e markës Wilo. Të lidhura me sigurinë, të cilën e përfitoni nga gama e gjerë e shërbimeve.

Wilo-Para STG

Wilo-Para SC

Wilo-Para

Wilo-Para – pompa OEM e besueshme

Wilo-Para, një brez i ri pompash qarkullimi për prodhuesit e pjesëve origjinale, karakterizohet nga komforti maksimal gjatë instalimit dhe vënies në punë, gjë të bëhet e mundur nëpërmjet llojit të saj të ndërtimit kompakt dhe instalimit të thjeshtë me cilësime standard të paracaktuara. Për kërkesat individuale të klientëve tanë të prodhimit të pjesëve origjinale ne ofrojmë një asortiment me gamë të gjerë pompa të vetërregullueshme (dp-v, dp-c, n-constant), si dhe pompa të rregullueshme nga jashtë nëpërmjet ndërfaqeve IPWM ose LIN-Bus. Falë teknologjisë me buton të gjelbër dhe një ndërfaqeje unike LED të përdoruesit, disponohet një sërë funksionesh inteligjente.

Veçoritë e produktit:

  • Integrim i thjeshtë nëpërmjet pajtueshmërisë vertikale dhe llojit kompakt të ndërtimit
  • Fleksibilitet maksimal për prodhuesit e pjesëve origjinale nëpërmjet përshtatshmërisë, specifike sipas klientit, të cilësimet të paracaktuara
  • Operim dhe vënie në punë në mënyrë të thjeshtë nëpërmjet teknologjisë me buton të gjelbër
  • Ndërfaqe përdoruesi LED
  • Funksionim i sigurt falë funksioneve inteligjente, të tilla si ajrimi manual, funksioni manual i rinisjes ose funksioni për rivendosjen në cilësimet e fabrikës
  • zëvendësim i thjeshtë falë aksesit direkt në lidhësit e sinjalit, të dhënat e pompave dhe vidave të shtrëngimit të motorit
  • Akses online në informacionet e produktit nëpërmjet kodit QR