Wilo-Yonos PICO1.0
Kurseni kohë të vlefshme në instalim dhe vënie në punë.
Kurseni kohë të vlefshme në instalim dhe vënie në punë.
Shenja e dukshme e gjeneratës së re e pompave me efektivitet të lartë për ajrin e kondicionuar në shtëpitë me një dhe dy familje është butoni i përdorimit, i cili mundëson komoditet maksimal në instalim dhe mirëmbajtje. Parametrat standardë për radiatorin dhe ngrohjen nën dysheme – ilustruar simbolikisht nga piktogramet – kursejnë kohë gjatë vënies në punë. Efektiviteti energjetik i përmirësuar edhe njëherë ul harxhimin e energjisë, e cila gjithashtu mbahet gjithmonë në vështrim dhe nën kontroll me ekran LED. Falë konstruksionit kompakt, shkëmbimi i pompave tani është edhe më i thjeshtë.
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Komoditet maksimal i përdorimit falë teknologjisë së butonit të gjelbër me sipërfaqe intuitive të përdoruesit
- Efektivitet optimal energjetik falë teknologjisë së motorit EC, parametrave me një saktësi prej 0,1 m dhe treguesve të harxhimit aktual të energjisë
- Instalim i thjeshtë dhe i lehtë si dhe zëvendësim pa problem falë konstruksionit të ri, të optimizuar
- Mirëmbajtje e thjeshtë dhe siguri e punës falë funksioneve mbrojtëse si ri-ndezja automatike ose funksioni manual i ajrimit
- Siguri maksimale e funksionimit falë teknologjisë së provuar
Konstruksioni
Pompë qarkullimi me rotor të lagur me bashkues të filetuar, motor EC me rrymë elektrike vetëmbrojtëse dhe rregullues elektronik fuqie.
Përdorimi
Sisteme ngrohëse me ujë të nxehtë të të gjitha sistemeve, zbatimet e ajrit të kondicionuar, impiante industriale të qarkullimit.
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
Llojet e rregullatorëve
- Δ p-c për diferencë konstante të presionit
- Δ p-v për diferencë të ndryshueshme të presionit
Funksionet manuale
- Rregullimi i llojit të rregullatorit
- Rregullimi i rendimentit të pompës (lartësia e dërgimit)
- Funksioni i ajrimit
Funksionet automatike
- Përshtatje e fuqisë me kontroll të vazhdueshëm në varësi të llojit të rregullatorit
- Funksion zhbllokues automatik
Funksione sinjalizimi dhe paraqitjeje
- Paraqitje e fuqisë së instaluar në W
- Paraqitje e lartësisë aktuale të dërgimit gjatë rregullimit
- Paraqitje e sinjalizimeve të defekteve (kodet e gabimit)
- Tregues i funksionit të aktivizuar të ajrimit
Tërësia e pajisjeve
- Pika e çelësit shtrëngues në trupin e pompës
- Lidhje e shpejtë elektrike me Wilo-Connector
- Motor me rrymë elektrike vetëmbrojtëse
- Filtër grimcash
Çelësi tip
Shembull: | Wilo-Yonos PICO1.0 25/1-4-130 |
Yonos PICO1.0 | Pompë me efektivitet të lartë (pompë me bashkues të filetuar), e rregulluar elektronikisht |
25/ | Diametri nominal i lidhjes |
1-4 | Diapazoni i lartësive nominale të dërgimit [m] |
130 | Gjatësia e instalimeve |
Të dhënat teknike
- Temperatura e lëngjeve -10 °C deri +95 °C
- Linja ushqyese 1~230 V, 50 Hz
- Klasa e mbrojtjes IP X4 D
- Bashkues i filetuar G1, G1½, G2
- Presioni maks. i funksionimit 10 bar
Materiale
- Trupi i pompës: Gizë e hirtë (EN-GJL-200)
- Helika: Plastikë (PP - 40 % GF)
- Boshti i pompës: Çelik inoks
- Kushineta: Karbon, me metal të ngopur
Dorëzim
- Pompë
- Wilo-Connector
- Guarnicionet te bashkuesi i filetuar
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Opsione
- Versionet Yonos PICO1.0...130 me gjatësinë më të shkurtër të instalimeve 130 mm
Aksesorë
- Bashkuesit e filetuar
- Pjesë përshtatëse
- Izolimi termik
- Wilo-Connector me 2 m kabllo lidhjeje dhe spinë Schuko
- Spinë këndore me 2 m kabllo lidhjeje