Fire fighting

Mbrojtja kundër zjarrit dhe uji i pijshëm

Impiantet zjarrfikëse dhe për mbrojtjen kundër zjarrit vihen në përdorim vetëm në rast zjarri. Nëse ato janë të mbushura me ujë dhe uji nuk qarkullon, ekziston rreziku që uji të jetë shqetësues nga ana higjienike. Nëse këto impiante janë të lidhura me instalimin e ujit të pijshëm, ato përbëjnë një rrezik për ujin e pijshëm. Si rregull, në impiantet e ujit për përdorim MKZ formohet uji i ndenjur. Uji i ndenjur mund të çojë në formimin e mikrobeve që shkaktojnë sëmundje. Sipas DIN 1988 dhe DIN EN 1717, kërkohet që impiantet e ujit industrial, të tilla si impiantet e ujit për përdorim MKZ, të veçohen nga rrjeti publik i ujit të pijshëm p.sh. nëpërmjet saraçineskave të sigurisë me shkarkim të lirë (tip: AA, AB). Sipas ligjit duhet të mënjanohet rreziku potencial i një rindotjeje bakteriologjike me mikrobe në rrjetin e ujit të pijshëm shtëpiak dhe publik. Në stacionin e veçimit të ujit të pijshëm të WILO IndustriSysteme është integruar tubi me rrjedhje të lirë tip: AB.

Gati për përdorim në çdo rast

Situatat e ndryshme në ndërtesa, të lidhura me rregullat e ndryshme lokale, kërkojnë zgjidhje specifike. Me ndihmën e pjesëve me cilësi të lartë nga Wilo mund të instalohen në mënyrë individuale sisteme për mbrojtjen kundër zjarrit. Përfitoni nga ekspertiza dhe nga teknologjia jonë e pompave me efektivitet të lartë. Për shembull, nëpërmjet impianteve të furnizimit me ujë në një sistem të fortë prej pompash centrifugale të presionit të lartë dhe motorëve standardë normalë.

Pompat Wilo me efektivitet të lartë për furnizimin me ujë për përdorim MKZ ofrojnë zgjidhje specifike për këtë sferë dhe garantojnë respektimin e rregullave lokale. Me qëllim mbrojtjen më të madhe të mundshme të njerëzve, materialeve dhe ndërtesave, zgjidhjet tona përmbushin kërkesat e DIN 14462. Po aq e rëndësishme është edhe siguria absolute e funksionimit në rast zjarri.

Wilo ofron sisteme të plota me cilësi të lartë për përdorimin e besueshëm dhe të sigurt të ujit për përdorim MKZ. Sistemet e furnizimit të ujit për përdorim MKZ nga Wilo përshtaten veçanërisht

  • për hidrantët e murit dhe të jashtëm
  • për sisteme të spërkatjes MKZ shtesë me hidrantët e murit dhe të jashtëm
  • për ndërtesa të larta dhe pasuri të patundshme