Solar and geothermal

Shfrytëzoni energjinë e diellit dhe tokës

Ne të gjithë qëndrojmë para sfidës për ta harmonizuar nevojën gjithnjë e në rritje për energji të botës me domosdoshmërinë e një mbrojtje të përgjithshme të mjedisit. Prandaj, Wilo ndjek zhvillimin e pompave me komponentë inovativë, me afat të gjatë shërbimi dhe efikas, të cilët mund të shfrytëzojnë edhe energji të rinovueshme, gjeotermia, nxehtësia nga brendësia e Tokës sonë, po fiton një vëmendje gjithnjë e në rritje në mbarë botën si një mundësi mjaft premtuese midis burimeve të energjisë së rinovueshme. Edhe energjia diellore është falas dhe mjaft efektive edhe në gjerësitë tona gjeografike, kur përbërësit e sistemit përcaktohen harmonizohen me njëri-tjetrin. Pompat Wilo me sistem hidraulik të veçantë ju garantojnë një rendiment të lartë në përdorimin e impianteve për ngrohjen me panele diellore.

A e keni menduar ndonjëherë shfrytëzimin e energjive alternative? Kërkimet e reja kanë treguar që impiantet e energjisë diellore me sipërfaqe të madhe janë veçanërisht ekonomikë. Në kombinim me pompat Wilo me efektivitet të lartë, ju siguroni një furnizim të qëndrueshëm me energji.

Pompat me energji diellore nga Wilo ofrojnë një spektër të gjerë mundësish zbatimi nëpërmjet fleksibilitetit të lartë dhe efektivitet energjetik. Konsekuenca logjike: Mbi 75 për qind e impianteve termike diellore në Gjermani janë të pajisura me pompa Wilo.