Wastewater collection

Zgjidhje të besueshme dhe të qëndrueshme për mbledhje e ujërave të zeza

Produktet dhe sistemet nga Wilo vendosin standarde në pikën e kapacitetit të rendimentit dhe efikasitetit. Përveç kësaj, ne ju mbështesim që nga planifikimi, vënia në punë deri te mirëmbajtja e impiantit tuaj. Te Wilo, çdo gjë e merrni nga një dorë e vetme: duke filluar me drenazhimin e ujit shtëpiak, duke vazhduar me stacionin e pompave të pusit dhe sistemet e pompave të ndërmjetme dhe të grumbullimit dhe deri te drenazhimi nën presion.

Zgjidhje sistemi për objekte me kushte tepër kërkuese

Kudo ku nuk ekziston sistemi i ujërave të zeza dhe ku ndërtimi i një sistemi të tillë nuk është i mundur ose është jo ekonomik rekomandohet drenazhimi nën presion nëpërmjet tubacioneve me diametra të vegjël. Pompat e reja të puseve Wilo-Port 600 dhe Wilo-Port 800 janë zhvilluar pikërisht për këto zbatime. Trupat e puseve prej polietileni të fortë dhe kundër ndryshkut janë të sigurta ndaj pluskimit deri në qoshen e sipërme të truallit. Përveç kësaj, ata kanë afat të gjatë shërbimi dhe janë të sigurt për punë.

Kompetencë gjatë ndarjes së mbeturinave

Për drenazhimin e komplekseve të ndërtesave tregtare dhe industriale nevojitet një zgjidhje e besueshme që është tërheqëse nga ana financiare. Sistemet ndarëse të mbeturinave Wilo-EMUport janë një inovacion i vërtetë në tretjen e ujërave të zeza. Ata punojnë me efikasitet të lartë, shkaktojnë vetëm kosto të ulëta operative dhe janë të thjeshtë për t'u mirëmbajtur. Meqë ujërat e zeza të trajtuara paraprakisht kalojnë sistemin hidraulik të pompave, evitohen bllokimet dhe rritet siguria e funksionimit.