Water purification

Teknika me efikasitet të lartë mbron burimet dhe kostot e funksionimit

Pastrim i ujit të pijshëm ose përgatitje e ujit të procesit të punës, kondicionim i ujit të ftohjes, si dhe optimizim i sistemeve të larjes dhe shpëlarjes. Këto janë vetëm disa nga shembujt ku përgatitet uji për përdorime të veçanta. Sfidat e vazhdueshme, si p.sh. rritja e përmbajtjes së lëndëve të ngurta në ujërat e zeza, gjë e cila përkeqëson kushtet e punës për impiantet përpunuese dhe pajisjet, kanë nevojë për mënyra të reja dhe novatore për të përmirësuar proceset dhe produktet që lidhen me to. Këtu futet edhe çështja e energjisë.

Për sa i përket temës së ndryshimeve klimatike, konsumi i vogël i energjisë, dhe për rrjedhojë edhe kostot e kohëzgjatjes së punës, janë aktualisht dhe do të jenë edhe në të ardhmen tema më e debatuar e tregut. Teknika me efikasitet të lartë e zhvilluar nga Wilo zotëron në këtë fushë një potencial të jashtëzakonshëm për të mbrojtur burimet ujore dhe për të zvogëluar kostot. Prandaj, në përdorime të tilla vendosen në të gjithë botën pompa Wilo.

Që nga përdorimet komunale, deri te zgjidhjet industriale

Në impiantet për pastrimin e ujit, ujërat e zeza nga industria pastrohen nga përbërësit e tyre të dëmshëm. Në mënyrë që ujërat e zeza të pastrohen deri në atë nivel që të përdoren sërish pa problem për furnizimin me ujë, kërkohet një proces i gjatë dhe i kushtueshëm. Personat përgjegjës për këtë fushë janë gjithmonë nën presionin e vazhdueshëm për uljen e kostove dhe njëkohësisht u nënshtrohen shumë ligjeve dhe rregulloreve specifike sipas shtetit. Me teknologjinë me efikasitet të lartë të zhvilluar nga Wilo, kjo e fundit ju ofron një potencial të jashtëzakonshëm për të mbrojtur burimet ujore dhe për të zvogëluar kostot.

Edhe në fushën e trajtimit të ujit të pijshëm, Wilo tregon kompetencën e tij. Fabrika e impianteve Wilo-EMU, si ndërtues i impianteve për zgjidhje të plota ofron përvojë disavjeçare në fushën e trajtimit të ujit të pijshëm për planifikimin dhe projektimin, si dhe për zbatimin e plotë të teknikës së procesit dhe komandimit.

Në spektrin e shërbimeve Wilo në trajtimin e ujit të pijshëm futen, ndër të tjera,

  • heqja e hekurit dhe magnezit
  • heqja e aciditetit (me metodë fizike dhe kimike)
  • filtrimi me membranë (ultrafiltrimi)
  • dezinfektimi UV
  • filtrimi i karbonit aktiv