Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
W-CTRL-CC-WP-1x43,0A-T4-SD-FC-BM-PKG | Wilo
I ngjashëm me figurën

W-CTRL-CC-WP-1x43,0A-T4-SD-FC-BM-PKG

Numri i artikullit: 2540306
Të dhënat teknike
Të dhënat teknike
Rryma nominale minimale I 37,6 A
Rryma nominale maks. për pompë I 43 A
Sinjali i daljes 0-10V
fuqia nominale maks. P2 për çdo motor pompe P2 22 kW
Klasa e mbrojtjes IP54
Mënyra e ndezjes Yll-trekëndësh (SD)
Numri maks. i pompave që mund të kontrollohen 1
Komandimi Me ndryshues të frekuencës
Instalim Instalimi i kornizës bazë
Materiale
Materiali i trupi Çelik
Materiali Çelik
Të dhënat e produktit
Marka Wilo
Emërtimi i produktit W-CTRL-CC-WP-1x43,0A-T4-SD-FC-BM-PKG
Numri i artikullit 2540306
Numri EAN 4048482706962
Ngjyra gri
Sasia minimale e porostijes 1
Disponueshmëria e tregut 2016-09-01
Paketimi
Lloji i paketimit Europaleta
Tipi i paketimit Paketim për shitje
Numri për paletë 1
Sasia për shtresë 1
Përmasat dhe peshat
Masa e gjatësisë me ambalazhin 800 mm
Gjatësia L 500 mm
Masa e lartëtesisë me ambalazhin 2100 mm
Lartësia H 1900 mm
Masa e gjerësisë me ambalazhin 1200 mm
Gjerësia W 800 mm
Pesha bruto afërisht m 247 kg
Pesha neto afërisht m 213 kg
Përshkrimi tekstit

Wilo-Comfort Controller për lidhjen e pompave për furnizim me ujë nga puse dhe depozita.

Comfort-Controller (CC) plotësisht elektronik me trup me llamarinë çeliku si pajisje e pavarur ose për montim në mur, RAL 7035 (struktura), klasa e mbrojtjes IP54, me instalime të kompletuara.

Panel komandimi i përshtatshëm për lidhje në rrjetet me rrymë trefazore 3/PE 400 V/50 Hz sipas IEC 60038 (tensionet e tjera me kërkesë) i përcaktuar në mënyrë të veçantë për pompat për puse, nga katalogu Wilo.

Comfort Controller CC përbëhet nga:

  • Ushqimi i brendshëm i rrjetit
  • CPU (+ bateri rezervë)
  • Module analoge/dixhitale
  • Njësi fuqie me siguresa, lëshues magnetikë dhe pajisje për mbrojtjen e motorit, si dhe ndryshues frekuence dhe filtër sinusoidale
  • Touchdisplay grafike me ndriçim 3-ngjyrësh nga mbrapa për sinjalizimin e gjendjeve funksionimit në punë/defekt/defekt i konfirmuar dhe për shfletimin e menysë me tekst dhe simbole të qarta deri në 27 gjuhë, me karaktere evropiane dhe aziatike
  • 3 nivele përdoruesish, shfaqja ose rregullimi i menysë së gjuhës, fjalëkalimeve, parametrave të funksionimit, numëruesit e orëve të punës (orë pune individuale dhe totale), memorie historie për mesazhet e funksionimit dhe të gabimeve me vulë kohe nëpërmjet orës me kohë të saktë, tregues i vlerave aktuale të statusit të pompave dhe të parametrave të kontrollit, funksioni i diagramit
  • Çelës përzgjedhës, çelës i kontrollit të brendshëm Manual-0-Automatik për çdo pompë
  • Zgjedhje e mënyrës së punës Manual-Fikur-Automatik për çdo pompë nëpërmjet Touchdisplay-t
  • Kontakte pa tension (kontakte komutimi) për kolektorin e sinjaleve të punës dhe kolektorin e sinjaleve të defekteve (SBM/SSM), kolektori i sinjaleve të punës dhe të sinjaleve të defekteve (EBM/ESM) dhe njoftimi i punimit në të thatë për çdo pompë
  • Rele vlerësuese (për çdo pompë) për lidhjen e elektrodave të zhytura të kontrollit për pajisjen mbrojtëse nga ulja e nivelit të ujit (që mund të ndahet për çdo pompë në puse të ndara)
  • Hyrje dixhitale për ndezjen e jashtme të impianteve NDEZUR/FIKUR*, për sinjalet e alarmit të mbrojtjes kundër ngricës*, ndërrimin e vlerës së caktuar**
  • Hyrje analoge 0/4 – 20 mA për rregullimin e jashtëm të vlerës së caktuar ose të punës së kontrolluesit të numrit të rrotullimeve (e mundur vetëm në versionin CC...FC dhe regjimin e punës me pompë tek)
  • Mbrojtja nga mbingarkesa nëpërmjet WSK, mbrojtja e motorit nëpërmjet relesë mbrojtëse të motorit/në nisjen yll-trekëndësh nga 5,5 kW nëpërmjet relese termike për mbingarkesën (opsionale: mund të furnizohet trigeri PTC/PT100)
  • Komandues PID, shkëmbim automatik i pompave dhe optimizim i kohës së punës te sistemet me disa pompa
  • Në mënyrë standarde, mund të rregullohen tri vlera të caktuara
  • Shkëmbim automatik i pompave gjatë defektit në pompën e ndaluar
  • Lëvizje e shkurtër prove e pompës (n) gjatë gjendjes së qetësisë, funksioni i pompave pilot
  • Shtimi automatik në punë i pompës që mban pikun e ngarkesës, në varësi të ngarkesës dhe në varësi të parametrave të programueshëm

Parametra të programueshëm:

  • Presioni - konstant, p-c
  • Diferenca e presionit - konstante, dp-c
  • Diferenca e presionit - e ndryshueshme, dp-v
  • Kontrollues temperature, n=f(T)
  • Kontrollues i numrit të rrotullimeve, n=f(analog In)
  • Rregullimi i temperaturës, T-c
  • Diferenca e temperaturës - konstante, dT
  • Diferenca e temperaturës - e ndryshueshme, dT-v
  • lloje të tjera rregullimi, me kërkesë

Mundësi për vlerësimin Live-Zero për kontrollin e ndërprerje së linjës (hyrja e sensorit/vlerës së caktuar), në mënyrë opsionale:

  • Sinjal dhe të gjitha transmisionet me ngarkesë të plotë
  • Sinjal dhe çaktivizim i sistemit
  • Sinjal dhe një pompë e ndezur në numrin e rrotullimeve që mund të rregullohet në ndryshuesin e frekuencave

Kosto shtesë për module opsionale (instalimi që në fabrikë ose më pas, pas sqarimit teknik):

  • Modul i temperaturës
  • për lidhje në sisteme BMS sipas VDI 3814, nëpërmjet modemit analog/GSM, serverit ueb
  • për lidhje në sisteme magjistrale: Modbus RTU, Profibus, LON-Bus, CAN-Bus, Ethernet, të tjera, me kërkesë.
  • Konvertues sinjali për rregullimin nga jashtë nga distanca të vlerës së caktuar ose të punës së kontrolluesit të numrit të rrotullimeve nëpërmjet sinjaleve 0/2 – 10 V.
  • Rele vlerësuese për PTC/PT100.
  • Rrjet ushqyes i mbrojtur
  • Regjistrimi i parametrave elektrikë, të tillë si tensioni, rryma, fuqia reale, koeficienti i fuqisë, etj.

* stakues pa tension në vendin e montimit

** takues pa tension në vendin e montimit

Shembull porositjeje: W-CTRL-CC-WP-2x20,0A-T4-DOL-FC-BM-PKG

Panel komandimi për 2 pompa me rrymë nominale maks. të pompës 20,0 A

WP = version për zbatime të pompave të pusit (well pump), përmban tërësinë e pajisjeve të përshkruara më lart

T4 = linja ushqyese 3~400 V

DOL = mënyra e ndezjes së pompës: direkt

FC = me ndryshues frekuence & filtër sinusoidale

BM = i vendosur si panel elektrik - pajisje për dysheme

PKG = me paketim

Dorëzimi

  • Panel komandimi
  • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
  • Skema e lidhjeve elektrike
Të dhënat teknike
Numri maks. i pompave që mund të kontrollohen 1
Fazë 3
Tensioni i matur U 400 V
Rryma nominale minimale I 37,6 A
Rryma nominale maks. për pompë I 43 A
Mënyra e ndezjes Yll-trekëndësh (SD)
Klasa e mbrojtjes IP54
Temperatura e mjedisit min. 0 °C
Temperatura e mjedisit maks. 40 °C
Komandimi Me ndryshues të frekuencës
Instalim Instalimi i kornizës bazë
Materiali i trupi Çelik
Gjatësia L 500 mm
Gjerësia W 800 mm
Lartësia H 1900 mm
Pesha 213 kg
Modeli Wilo
Nr. i art. 2540306
Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo CC-WP, supplement manual - special software for borehol pumps

Numri i artikullit
Botim 2020-11
Numri i faqeve 8
Language de, en
PDF (195 KB)

Certifikata

Përmbledhje e testit të baterisë me litium/UN38.3

Numri i faqeve 1
Language gjuhë neutrale
PDF (179 KB)
Services

Bashkëpunimi i partneritetit me instaluesit dhe montuesit e impianteve është një traditë e gjatë te Wilo. Një pjesë e rëndësishme e filozofisë sonë të partneritetit është shërbimi për klientin pas shitjes i Wilo. Së bashku ne zhvillojmë një koncept shërbimi që përshtatet me kërkesat tuaja individuale – dhe me ekspertizën tonë dhe këshillimin personal ne kujdesemi që sistemet tuaja të punojnë me efikasitet energjetik, me siguri funksionimi dhe me kosto sa më të volitshme që të jetë e mundur. Për këtë qëllim, teknikët tanë kompetentë të Wilo-Service ju mbështesin në mënyrë të shpejtë, të besueshme dhe të përpiktë në afate.

Mëso më shumë

Shërbimet e rekomanduara

Vënia në punë
Vënia në punë e paneleve të komandimit të ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar
    
2219392

Për një funksionim optimal të pompës(ave)/impiantit(eve) këshillohet që vënia në punë të realizohet nga vetë nga shërbimi për klientët i Wilo. Në këtë mënyrë garantohet një rregullim optimal dhe një funksionim efikas i sistemit. Vënia në punë përfshin pikat e mëposhtme:

  • Vënia në punë e impiantit(eve) sipas listës së kontrollit
  • Parametrizimi dhe konfigurimi i panelit të komandimit
  • Kontroll dhe përshtatje e presionit fillestar të enëve nën presion (duke përfshirë mbushjen deri në 80 litra)
  • Kontrolli i funksionit të sistemeve të montuara
  • Manuali i përdorimit i orientuar në praktikë
  • Protokoll Wilo për vënien në punë

Çmimi për vënien në punë vlen vetëm për impiante, të cilët janë instaluar në përputhje me manualin e instalimit dhe të përdorimit, si dhe në përputhje me standardet aktuale të teknologjisë. Nuk do të ketë kosto për materialet që mund të nevojiten eventualisht.

Mirëmbajtje
Mirëmbajtja BASIC për panelet e komandimit të ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar
    
2219532

Për të garantuar sigurinë e funksionimit të pompave/sistemeve, këshillohet që të kryeni inspektime dhe punime të mirëmbajtjes të rregullta në përputhje me DIN nga shërbimi për klientët i servisit Wilo. Detyrat zbatohen në përputhje me DIN 31051 / DIN EN 13306. Detyrat përfshijnë pikat e mëposhtme:

  • Kontrolli vizual i pompave/sistemeve
  • Kontrolli mekanik
  • Kontrolli elektrik
  • Kontroll i enëve nën presion, të cilat ndodhen në dispozicion
  • Kontroll dhe përshtatje e mundshme e parametrave të sistemit
  • Krijimi i një protokolli mirëmbajtje
  • Projektimi dhe organizimi kryhen nga Wilo. Oferta të tjera individuale për mirëmbajtjen janë të mundura nëse kërkohen
Mirëmbajtja COMFORT për panelet e komandimit të ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar
    
2219494

Për të garantuar sigurinë e funksionimit të pompave/sistemeve, këshillohet që të kryeni inspektime dhe punime të mirëmbajtjes të rregullta në përputhje me DIN nga shërbimi për klientët i servisit Wilo. Detyrat zbatohen në përputhje me DIN 31051 / DIN EN 13306. Detyrat përfshijnë pikat e mëposhtme:

  • Kontrolli vizual i pompave/sistemeve
  • Kontrolli mekanik
  • Kontrolli elektrik
  • Kontrolli ose mbushja e mundshme e enëve nën presion që ndodhen në dispozicion
  • Kontrolli dhe, nëse kërkohet, përshtatja e parametrave të sistemit
  • Krijimi i një protokolli mirëmbajtje
  • Materialet e konsumit përfshihen në çmimin e kontratës
  • Nuk ka shpenzime pune dhe udhëtimi për misionet ndërmjet intervaleve të mirëmbajtjes (gjatë orarit normal të shërbimit)
  • Projektimi dhe organizimi kryhen nga WILO. Oferta të tjera individuale për mirëmbajtjen janë të mundura nëse kërkohen
Mirëmbajtja PREMIUM për panelet e komandimit të ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar
    
2219547

Për të garantuar sigurinë e funksionimit të pompave/sistemeve, këshillohet që të kryeni inspektime dhe punime të mirëmbajtjes të rregullta në përputhje me DIN nga shërbimi për klientët i servisit Wilo. Detyrat zbatohen në përputhje me DIN 31051 / DIN EN 13306. Detyrat përfshijnë pikat e mëposhtme:

  • Kontrolli vizual i pompave/sistemeve
  • Kontrolli mekanik
  • Kontrolli elektrik
  • Kontrolli ose mbushja e mundshme e enëve nën presion që ndodhen në dispozicion
  • Kontrolli i parametrave të sistemit
  • Krijimi i një protokolli mirëmbajtje
  • Materialet e konsumit përfshihen në çmimin e kontratës
  • Nuk ka shpenzime pune dhe udhëtimi për misionet ndërmjet intervaleve të mirëmbajtjes (gjatë dhe jashtë orarit normal të shërbimit)
  • Aktualizimi i softuerit
  • Duke përfshirë pjesët e konsumit
  • Projektimi dhe organizimi kryhen nga WILO. Oferta të tjera individuale për mirëmbajtjen janë të mundura nëse kërkohen

Shërbime të tjera

Paketat e shërbimit
Paketa e shërbimit L për panelet e komandimit të ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar
    
2219700

Wilo-Service ofron paketa të paracaktuara shërbimi në tre madhësi, për të lehtësuar kombinimin e shërbimeve të veçanta.

Paketa L e Wilo-Service përfshin:

  • Kontrolli i instalimit
  • Mbështetje për projektin
  • Vënia në punë
  • Mirëmbajtje
  • Energy Solutions
  • WiloCare Premium
  • Wilo-Live Assistant

Shërbimet opsionale shtesë:

  • Optimizim i impianteve
  • Riparimi
  • Garanci e zgjatur
Paketa e shërbimit M për panelet e komandimit të ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar
    
2219671

Wilo-Service ofron paketa të paracaktuara shërbimi në tre madhësi, për të lehtësuar kombinimin e shërbimeve të veçanta.

Paketa M e Wilo-Service përfshin:

  • Kontrolli i instalimit
  • Mbështetje për projektin
  • Vënia në punë
  • Mirëmbajtje
  • WiloCare Comfort
  • Wilo-Live Assistant

Shërbimet opsionale shtesë:

  • Optimizim i impianteve
  • Energy Solutions
  • Riparimi
  • Garanci e zgjatur
Asistenti direkt i Wilo
Shërbimi Wilo-Live Assistant
    
2216415

Wilo-Live Assistant ndodhet në dispozicionin tuaj gjatë shërbimit të pompës si këshillues teknik. Me Wilo-Live Assistant ju i mbështetni këshilluesit tanë të specializuar në sferën e kaldajave ose impianteve me anë të transmetimit video – direkt dhe në kohë reale. Ju tregoni me smartfonin tuaj konfigurimin e instalimit, ndërkohë që eksperti i Wilo ndjek çdo gjë në ekran. Ju mund të shihni si komponentët, ashtu edhe detajet e tjera dhe kështu ju përcaktoni se ku krijohet gabimi ose defekti. Ne parandalojmë kohët e defektit dhe kujdesemi për sigurinë e funksionimit të pompave dhe sistemeve tuaja!

Wilo-Live Assistant përfshin:

  • Mbështetje live interaktive përmes video-bisedës
  • Kontakt të drejtpërdrejtë me një ekspert
  • Zgjidhje në kohën e duhur, për të garantuar një siguri funksionimi maksimale për pompat dhe sistemet tuaja
Garanci e zgjatur
Garanci e zgjatur Panele komandimi H&AC
    
2219593

Në kombinim me një pompë të re ose me një sistem të ri, Wilo ofron një garanci të zgjeruar deri në pesë vjet në rastin e vënies në punë dhe mirëmbajtjen nga shërbimi i Wilo.

Garancia e zgjeruar përfshin:

  • Mbrojte e plotë dhe siguri e parashikueshme e shpenzimeve
  • Punime të rregullta mirëmbajtje nga shërbimi i Wilo
Mbështetje për projektin
Mbështetje për projektin për panelet e komandimit të ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar
    
2219324

Wilo ju mbështet gjatë fazës së projektimit, për të garantuar cilësinë dhe kosto-efektivitetin. Shërbimi ynë profesional dhe i kualifikuar Wilo-Service ju mbështet me rekomandime dhe këshillim teknik gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit.

Mbështetja për projektin përfshin shërbimet e mëposhtme:

  • Vizita të rregullta në terren, për të siguruar cilësinë e informacioneve dhe të këshillimit
  • Këshillim teknik, i disponueshëm në terren
  • Raport për statusin me rekomandimet pas vizitës
  • Mbështetje e gjithanshme në projektim nëpërmjet ekspertëve të Wilo
Instalim
Instalimi i paneleve të komandimit të ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar
    
2219359

Wilo-Service ofron instalimin e pompave ose të sistemeve tona të pompimit. Ne ofrojmë një proces të plotë nga fillimi deri në fund, duke filluar nga mbledhja e informacioneve në terren deri në instalimin e produktit tonë në të gjithë fabrikën. Konfigurimi optimal i instalimit dhe bashkëveprimi i faktorëve të veçantë përbëjnë gurin themelor për një siguri funksionimi afatgjatë.

Instalimi përfshin:

  • Inspektimi profesional
  • Vënie në dispozicion e komponentëve/materialeve nga Wilo dhe palë të treta
  • Instalimi i tubacioneve dhe sistemit elektronik
  • Funksione prove
Optimizim i impianteve
Optimizim i paneleve të komandimit të ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar
    
2219254

Wilo-Service ofron një optimizim proaktiv të sistemeve nëpërmjet optimizimit të rregullimeve dhe realizimit të përshtatjeve të vogla, për të garantuar sigurinë e funksionimit. Optimizimi i impianteve përfshin ndër të tjera:

  • Shërbimin e plotë të pompave/impianteve, për të rivendosur rendimentin e plotë
  • Modernizim i sistemeve të vjetra me teknologji ose me funksione të reja, për kursim të shpenzimeve kapitale (plotësim)
Energy Solutions
Energy Solutions për panelet e komandimit të ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar
    
2219289

Wilo-Service ofron një mbështetje proaktive në projektim, për të përcaktuar kursimet e mundshme të energjisë. Shërbimi ynë krijon një panoramë të pompave ose të sistemeve të instaluara, për t'ju treguar sesi mund zvogëlohet konsumi i energjisë. Ne ofrojmë një këshillim të posaçëm sipas qëllimit dhe analizën, duke përfshirë edhe integrimin e mjeteve dhe mbështetjen e gjithanshme në planifikim, për kalimin në teknologjitë me efiçencë të lartë. Wilo-Energy Solutions përmbajnë shërbimet e mëposhtme:

  • Vlerësim i detajuar i kostove të ciklit të jetëgjatësisë (analiza LCC)
  • Auditim energjetik, përfshirë informacionet për potencialin e kursimit të energjisë
  • Këshillim proaktiv i opsioneve të zëvendësimit
  • Përmirësim i bilancit ekologjik të impiantit tuaj
  • Mbështetje në projektimin për kalimin në pompat Wilo me efektivitet të lartë
Riparimi
Riparimi i paneleve të komandimit të ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar
    
2219613

Gjatë verifikimit në terren, shërbimi kompetent dhe me përvojë Wilo-Service vendos nëse pompa mund të riparohet në vend apo nëse ajo duhet çuar në ofiçinë për riparim. Wilo vendos gjithashtu në dispozicion edhe pjesë këmbimi ose një pompë zëvendësuese për të rivendosur sigurinë e funksionimit të sistemit.

Riparimi përfshin:

  • Verifikim dhe eliminim të shkaqeve të defekteve nga ekspertët me përvojë të Wilo
  • Propozim jo të detyrueshëm të kostove për riparimet
  • Provë funksionimi elektrik dhe hidraulik, për të siguruar të dhënat e sakta në lidhje me funksionalitetin, cilësinë dhe rendimentin e pompës ose impiantit
  • Veshje mbrojtëse të pjesëve të ndryshme të pompave ose të impiantit për optimizim të koeficientit të efiçencës
  • Përdorim vetëm të pjesëve origjinale të këmbimit
  • Dokumentim të riparimit në raportin e shërbimit