Një temperaturë e këndshme e ambientit rrit cilësinë e jetesës dhe kontribuon për çlodhjen. Këtu Wilo ofron pompa efikase për teknologjinë e ftohjes si dhe për ajrin e kondicionuar në shtëpitë me një dhe dy familje, të cilat mund të përdoren thjeshtë. Përveç kësaj, minimizojnë zgjidhjet tona të pompave falë mundësive inteligjente të rregullimit të harxhimit të energjisë, kështu që ato kursejnë edhe para dhe mbrojnë mjedisin.
Si pronar i shtëpisë shijoni komoditetin dhe cilësinë e jetesës
Temperatura e duhur e ambientit është një kusht paraprak vendimtar për atë, që ju të ndjeheni mirë në shtëpinë tuaj. Përshtatja sipas nevojës e temperaturës së ambientit për nevojat tuaja paraqet kërkesa të larta për pompat qarkulluese në lidhje me efektivitetin energjetik dhe ruajtjen e burimeve. Me sistemet moderne të pompimit të Wilo ju si pronar shtëpie merrni zgjidhje të besueshme dhe komode për impiantet e ftohjes dhe të ajrit të kondicionuar.
Klimatizimi – ndjesia e mirë në çdo ambient
Klimatizimi është një temë e rëndësishme jo vetëm në rajonet e ngrohta. Sepse në ditët e sotme ne kalojmë rreth 90 për qind të jetës në ndërtesa. Prandaj klimatizimi ka gjithnjë e më shumë rëndësi. Ai kujdeset për një temperaturë të këndshme dhe siguron në përgjithësi komoditet termik në ambientet tuaja të banimit. Për më tepër, ajri i kondicionuar përmirëson cilësinë e ajrit, në të cilin mund të neutralizohen nëpërmjet filtrit mikrobet dhe bakteret e dëmshme. Në shtëpitë me një dhe dy familje shpesh për këtë përdoren kondicionerët, që thithin ajrin, e freskojnë dhe më pas e kthejnë përsëri në dhomë.
Përfitoni si specialist nga pompat tona qarkulluese
Temperatura e ambientit duhet përshtatur nëpërmjet përcaktimit të saktë të temperaturës, lagështisë së ajrit dhe qarkullimit të tij sipas përdorimit të ndryshëm të ambienteve. Furnizimi i nevojshëm për këtë sipas nevojës paraqet kërkesa të larta për pompat qarkulluese në lidhje me efektivitetin energjetik dhe ruajtjen e burimeve.
Vendosni si specialist për pompat tona jetëgjate të Wilo me efektivitet të lartë. Sistemet tona të reja harxhojnë më pak energji sesa instalimet e vjetra falë efektivitetit maksimal. Ato i plotësojnë ose i tejkalojnë ngandonjëherë kërkesat e direktivave evropiane ErP për pompat qarkulluese me efektivitet energjetik.
Përdorni ngrohjen sipërfaqësore ose ngrohjen nën dysheme për ftohje
Një alternativë për klimatizimin e ambientit të banimit nëpërmjet sistemeve të ajrit të kondicionuar e ofron teknologjia e ftohjes. Këtu si rregull qarkullon uji i ftohtë në një ngrohje ekzistuese sipërfaqësore ose ngrohje nën dysheme që e ftoh ambientin në mënyrë të njëjtë dhe në sipërfaqe të madhe. Energjia e ftohjes e përdorur për këtë si rregull sigurohet nëpërmjet një pompe nxehtësie.
Këshillim dhe instalim në mënyrë profesionale
Se cila pompë është e duhura për nevojat tuaja, mund t'ju përgjigjet më mirë një specialist. Ai i këshillon ata për produktet tona dhe merr përsipër instalimin dhe mirëmbajtjen në mënyrë profesionale. Kështu ju merrni një zgjidhje tërësore, vazhdimisht të besueshme dhe para së gjithash të qëndrueshme për klimatizimin e shtëpisë suaj.