Wilo-RAIN3
Shfrytëzimi i ujit të shiut përmes ekranit me prekje.
Shfrytëzimi i ujit të shiut përmes ekranit me prekje.
Wilo-RAIN3 është një impiant për shfrytëzimin e ujit të shiut sipas standardeve EN 1717 dhe DIN 1989. Kompaktësia e tij dhe mundësitë e shumta të lidhjeve hidraulike mundësojnë një instalim të parë ose zëvendësim të thjeshtë dhe të shpejtë.
Përveç kësaj, ndërfaqja intuitive e përdoruesit e ekranit LCD me prekje në kombinim me funksionet e shumta inteligjente, si p.sh. rutina e vetëmbrojtjes, është shumë komode dhe ofron një besueshmëri të lartë.
Shërbimet e rekomanduara
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Instalim i thjeshtë falë sistemit të gatshëm për përdorim dhe konstruksionit kompakt me mundësi të ndryshme të lidhjes hidraulike
- Komoditet i lartë operimi dhe mundësi të thjeshta rregullimi nëpërmjet
- një kombinimi unik nga operimi me intuitë përmes ekranit me prekje dhe funksionet e shumta
- Besueshmëri e lartë falë rutinës së integruar të vetëmbrojtjes
- Siguri higjienike nëpërmjet valvulës së moskthimit dhe rezervuarit të rimbushjes sipas DIN 1989 dhe EN 1717
- Funksionim më i qetë në instalimin pranë ambienteve të banimit
- Niveli i lartë i komoditetit të zbatimit falë kontrollit të përditësuar nëpërmjet Wifi për shërbimin Wilo
Konstruksioni
Impiant i gatshëm për përdorim me pompë teke për përdorimin e ujit të shiut
Përdorimi
Impianti i shfrytëzimit të ujit të shiut është konceptuar për zbatime që nuk kërkojnë furnizim me ujë të pijshëm, si:
- Depozitë e tualetit
- Makinat larëse
- Vaditje e kopshtit
(Ju lutemi verifikoni nëse përdorimi përkon me rregulloret lokale)
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
Modul gati për lidhje në konstruksion kompakt, i përbërë nga:
- Pompë centrifugale vetëthithëse HiMulti 3 P, e montuar mbi një kornizë bazë me zbutës të vibrimeve
- Rezervuari i rimbushjes 11 l për sahat matës uji, me valvul me galexhant
- Valvulë me tre rrugë
- Mbulesë me kapak përpara dhe pas
- lidhja në anën e presionit, zorrë G 1”
- lidhja në anën e thithjes, zorrë G 1”
- Lidhja për sistemin e ujësjellësit komunal për furnizim me ujë G ¾”
- Linja ushqyese 3 m dhe spinë
- Sensor niveli 4 ... 20 mA me kabllo 20 m për monitorimin e nivelit të ujit të shiut në depozitën e ujit
- Tregues presioni 4 … 20 mA
- Sensor tejmbushjeje i instaluar në rezervuarin e rimbushjes
- Alarm akustik
- Disponohet kontakt pa tension për alarmin e jashtëm opsional ose sinjalizim defekti
- Rele për pompë të zhytur opsionale (pompë për cisternat)
- Pajisje e komandimit elektronik
- Ekran LCD me prekje, me ngjyra
Funksionet kryesore:
- Përdorim i plotë automatik i ujit të shiut
- Sinjalizime pune dhe defektesh
- Regjistrim të 10 gabimeve më të fundit
- Mbrojtje kundër punës pa ujë të pompave
- Mbështetje me vetëthithje
- Rezervuari i rimbushjes me rimbushje automatike
- Ekran tregues i përhershëm për nivelin e mbushjes së cisternës, matje presioni të sistemit në anën e presionit, gjendje pune të panelit komandues
Çelësi tip
Shembull: | Wilo-RAIN3-25 EM |
Wilo | Emri i markës |
RAIN | Impiant për përdorimin e ujit të shiut |
3 | Niveli i produktit |
2 | Vëllimi nominal i rrjedhës Q në m³/h |
5 | Numri i helikave |
EM | Njëfazor |
Të dhënat teknike
- Linja ushqyese: 1~230 V, 50 Hz.
- Kablloja e linjës ushqyese: Gjatësia 3 m
- Klasa e mbrojtjes: IPX4
- Motor me sondë për mbrojtje termike të motorit të integruar
- Presioni maks. i funksionimit: 8 bar
- Presioni i veprimit: 1,5 bar
- Lartësia maks. e thithjes: 8 m
- Temperatura maks. e lëngut: +5°C deri +30°C
- Temperatura e mjedisit: +5°C deri +40°C
- Rezervuari i rimbushjes - 11 Litra
- Diametrat nominalë të lidhjes:
- Bashkues me presion G 1” Dado bashkuese e filetuar
- Bashkuesit në thithje G 1” Dado bashkuese e filetuar
- Lidhje për rrjetin komunal të furnizimit me ujë në valvul me galexhant G ¾” (fileto e jashtme)
Materiale
HiMulti 3 P:
- Trupi i pompës prej polimeri teknologjik
- Helikat dhe këmisha e helikave Noryl 30% GF
- Mbulesa e pompës dhe boshti prej inoksi
- Bllokues mekanik qeramikë/karbon
Konstruksioni
Impiant i furnizimit me ujë shiu me një pompë teke, i gatshëm për përdorim, si modul kompakt për shtëpi për një familje dhe ndërtesa të vogla tregtare.
Impianti përmbush kriteret e DIN 1989 dhe EN 1717.
Të gjitha pjesët në kontakt me lëngun e pompuar janë rezistente ndaj korrozionit.
Dorëzim
- Impiant i shfrytëzimit të ujit të shiut, gati për lidhje, me material fiksimi
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
- Sensor për nivelin e mbushjes 4..20 mA
- Ngjitës "Mbrojeni nga ngrica"
- Ngjitës "Jo ujë i pijshëm"
Opsione
- Pompë për cisternat
- Për kalimin e humbjeve të presionit për shkak të një distance të lartë të thithjes (në varësi të instalimit) mund të vihet në përdorim një pompë me motor të zhytur në ruajtësin e ujit të shiut.
- Alarmi i jashtëm
- Sensor për zbulimin e tejmbushjes ose të prapakthimit
Emërtimi i produktit | Linja ushqyese | Fuqia nominale e motorit P2 | Pesha bruto afërisht m | Numri i artikullit | |
---|---|---|---|---|---|
RAIN3-24 EM | 1~230 V, 50 Hz | 0,4 kW | 28,5 kg | 2551471 | |
RAIN3-25 EM | 1~230 V, 50 Hz | 0,5 kW | 28,9 kg | 2551472 | |
RAIN3-45 EM | 1~230 V, 50 Hz | 0,8 kW | 30,9 kg | 2551473 |