Furnizimi i besueshëm me ngrohje nga kaldaja dhe me ujë të ngrohtë sanitar në banesat me një dhe dy familje shikohet shpesh si i vetëkuptueshëm. Por në mënyrë që ai të punojë vazhdimisht, është e nevojshme teknologjia moderne. Wilo ofron pompa me efektivitet të lartë dhe jetëgjata, të cilat ofrojnë një komoditet të lartë dhe në krahasim me pompat jo të rregullueshme kursejnë edhe energji.
Si pronar i shtëpisë shijoni komoditetin dhe cilësinë e jetesës
Temperatura e duhur e dhomës, drejtpërdrejtë e ujit të ngrohtë gjatë hapjes së rubinetit të çezmës – këto të gjitha janë kushte paraprake vendimtare për atë, që ju të ndjeheni mirë në shtëpinë tuaj. Furnizimi sipas nevojës me ngrohtësi dhe ujë të ngrohtë sanitar i vendos pompat qarkulluese përballë kërkesave të larta në lidhje me efektivitetin energjetik dhe ruajtjen e burimeve. Me sistemet moderne të pompimit të Wilo ju si pronar shtëpie merrni zgjidhje të besueshme dhe komode për ngrohje dhe ujin e ngrohtë sanitar.
Kështu çdo dhomë e juaja bëhet zonë e ndjesisë së mirë dhe ju mbroni klimën
Ngrohja është zemra e një shtëpie – qoftë për kaloriferë klasikë, ose për ngrohje nën dysheme, nëse furnizohet nëpërmjet ngrohjes me panele diellore ose me energji gjeotermike, pompat tona me efektivitet të lartë e kthejnë çdo dhomë tuajën në një zonë të ndjesisë së mirë. Këtu vlen të theksohet që pompat tona për ngrohje shquhen për konsumin e ulët të energjisë edhe gjatë punës së përhershme në stinët e ftohta dhe kështu që ju ulni konsumin tuaj të CO2 dhe në këtë mënyrë kontribuoni për mbrojtjen e klimës.
Prandaj specialistët rekomandojnë pompat tona qarkulluese për sistemet e ngrohjes
Vendosni si specialist për pompat tona jetëgjate të Wilo me efektivitet të lartë. Sistemet tona të reja harxhojnë më pak energji sesa instalimet e vjetra falë efektivitetit maksimal. Ato i plotësojnë ose i tejkalojnë ngandonjëherë kërkesat e direktivave evropiane ErP për pompat qarkulluese me efektivitet energjetik.
Gëzohuni për ujin e ngrohtë të disponueshëm në mënyrë të menjëhershme dhe kurseni ujin e pijshëm të kushtueshëm
Një qarkullim që mungon ose një distancë e gjatë e tubacionit ndërmjet ruajtësit të ujit të ngrohtë dhe tapës mund të çojë atje që së pari të vijë ujë i ftohtë nga rubineti i çezmës suaj ose i dushit tuaj dhe me vonesë temperatura e dëshiruar. Gjatë kësaj kohe në shkarkim rrjedhin disa litra ujë i pijshëm. Kjo jo vetëm që nuk është komode në përdorim, por edhe një shpërdorim i ujit të pijshëm të kushtueshëm. Prandaj për shtëpinë tuaj ia vlen instalimi i një pompe qarkullues.
Me pompat qarkulluese të Wilo ju si specialist jeni në anën e sigurt
Pompat tona qarkulluese të Wilo janë krijuar në atë mënyrë, duke respektuar përcaktimet e vlefshme për ujin e pijshëm, që ato të furnizojnë gjithmonë me ujë të ngrohtë sanitar, që është i përshtatshëm në shije, veçanërisht higjienik dhe pa të meta. Μe teknologjinë tonë inteligjente dhe materialet e përdorura ju si specialist kujdeseni për një furnizim të drejtpërdrejtë, higjienik dhe pa ngurrim me ujë të ngrohtë. Në këtë mënyrë nuk kursehet vetëm energjia, por nuk shpërdorohen më tej në mënyrë të panevojshme burimet e pakta me ujë të pijshëm. Produktet tona të ofruara duhet të instalohen, duhet të përdoren lehtë nga ju dhe gjatë funksionimit të tyre të gjatë pa mirëmbajtje.
Këshillim dhe instalim në mënyrë profesionale
Se cila pompë është e duhura për nevojat tuaja, mund t'ju përgjigjet më mirë një specialist. Ne bashkëpunojmë vetëm me specialistë. Ai i këshillon ata për produktet tona dhe merr përsipër instalimin dhe mirëmbajtjen në mënyrë profesionale.