Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Wilo-Isar BOOST5 | Wilo

Wilo-Isar BOOST5

Zgjidhja jonë për presionin optimal të ujit. Në çdo kohë dhe kudo.

Avantazhet tuaja
Wilo-Isar BOOST5

Zgjidhja jonë për presionin optimal të ujit. Në çdo kohë dhe kudo.

Wilo-Isar BOOST5 është e përdorshme në mënyrë universale për furnizimin me ujë të shtëpisë dhe ofron në çdo kohë një presion uji konstant në të gjitha pikat e marrjes. Falë sistemit hidraulik efikas dhe mbulesave mbrojtëse kundër zhurmave, impianti punon i qetë dhe me pak zhurmë. Për shkak të konstruksionit modern dhe kompakt, ai integrohet në mënyrë të përkryer në mjedisin e banesës. Falë sistemit hidraulik me efektivitet dhe gatishmërisë sipas kërkesave, impianti është gjithashtu efikas në kursimin e energjisë dhe kostove. Wilo-Isar BOOST5 ofron edhe më shumë komoditet për përdoruesin: Instalohet pa probleme dhe është e gatshme për përdorim. Nëpërmjet ekranit LED dhe butonave të shtypjes mund të përdoret shumë thjeshtë. Funksionet e shumta mbrojtëse kujdesen për një përdorim të sigurt. Njësia e pompës e prodhuar me plastikë të cilësisë së lartë ofron një jetëgjatësi të madhe.

Shërbimet e rekomanduara


Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Instalim i thjeshtë falë versionit gati për t'u futur në prizë
  • Integrim perfekt në mjedisin e klientit falë konstruksionin modern dhe kompakt
  • Operim i lehtë për përdoruesin falë ekranit LCD dhe butonave me shtypje
  • Funksionim me më pak zhurmë në sajë të mbulesave mbrojtëse kundër zhurmës
  • Ndryshues frekuence i integruar për rregullim konstant të presionit në mënyrë komode dhe për nisje të ngadaltë
  • Konsum i ulët energjie falë ushqimit sipas kërkesave
  • Operim i sigurt falë funksioneve gjithëpërfshirëse dhe të integruara
Përshkrimi i serive
Wilo-Isar BOOST5

Konstruksioni

Impiante për rritjen e presionit, me disa helika, vetëthithëse Plug & Pump për shtëpi banimi

Përdorimi

  • Furnizimi me ujë
  • Vaditje
  • Përdorim i ujit të shiut
  • Marrje e ujit të papërpunuar

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

  • Direkt në motorin me flanxhë
  • Rele mbrojtëse termike e motorit
  • Shpejtësi e ndryshueshme, e integruar
  • Funksione të integruara mbrojtëse (kundër punimit në të thatë, identifikim i mbipresionit dhe mbitemperaturës, tejkalim i rrymës së caktuar, tension mbi dhe nën vlerën e caktuar)

Çelësi tip

Shembull

Wilo-Isar BOOST5-E-3

Isar

Emri i produktit të impiantit të rritjes së presionit

BOOST

Rritës presioni për përdorim shtëpiak

5

Version i sistemit me njësi të integruar të komandimit të pompave

E

Rregulluar elektronikisht

3

Vëllimi nominal i prurjes në m³/h

Të dhënat teknike

  • Linja ushqyese: 1~230 V, 50/60 Hz
  • Temperatura e lejuar e lëngut: 0 °C deri +40 °C
  • Temperatura e lejuar e mjedisit: 0 °C deri +40 °C
  • Presioni maks. i lejuar i punës: 10 bar
  • Thellësia maks. e thithjes: 8 m
  • Klasa e mbrojtjes: IPX4
  • lidhja në anën e thithjes: G 1"
  • lidhja në anën e presionit: G 1"

Dorëzim

  • Pompë
  • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
  • Set i guarnicioneve rrethore rezervë
  • Veglat e punës për instalimin e thjeshtë
Dokumente

Broshura e certifikimit

Wilo-Isar BOOST5

Numri i artikullit 4251855
Botim 2022-04
Formati i faqeve 209.9 x 297.0 mm
Numri i faqeve 20
PDF (10 MB)

Certifikata REACH

Rregullorja REACH

Botim 2021-05
Formati i faqeve 209.9 x 297.0 mm
Numri i faqeve 4
PDF (212 KB)
Lista e produkteve
Emërtimi i produktitNumri i artikullit
Isar BOOST5-E-3
4243583
Isar BOOST5-E-5
4243584