Ngrohja dhe uji i ngrohtë sanitar: si pronar shtëpie, ju ulni konsumin tuaj të energjisë
Meqë funksionimi i pompave ka nevojë të lartë për energji si në qarkullimin e ngrohjes, ashtu edhe në furnizimin me ujë të ngrohtë sanitar, efektiviteti energjetik është çelësi thelbësor për uljen e konsumit tuaj të energjisë. Kjo ndihmon jo vetëm për minimizimin e kostove tuaja, por redukton ndjeshëm edhe shkarkimin e CO2.
Edhe nëse kërkesat ligjore dallojnë shumë në lidhje me efektivitetin energjetik të kërkuar ndërkombëtarisht në varësi të vendit, në zhvillimin e produktit ne orientohemi gjithmonë nga standardet më të rrepta në fuqi. Nga përgjegjësia për mjedisin tonë dhe për brezat e ardhshëm.
Furnizimi me ujë: merrni një pjesë të furnizimit në duart tuaja
Rritja në të gjithë botën e popullatës me urbanizimin në rritje, si dhe kushtet ekstreme të motit me periudha të gjata pa reshje të mjaftueshme e bëjnë ujin e pastër një pasuri të pakët.
Me zgjidhjet tona të besueshme ne ju mundësojmë juve si pronar i shtëpisë suaj, të merrni në duart tuaja një pjesë të furnizimit me ujë. Përdorni mundësinë për mbrojtjen tuaj aktive të klimës. Ne ju ofrojmë pompa dhe sisteme pompimi për përdorimin e ujit të shiut, për heqjen e ujit të papërpunuar, për shpërndarjen e ujit, si dhe impiante për rritjen e presionit, për të garantuar një presion të mjaftueshëm të ujit edhe në pikat më të largëta të marrjes së ujit.
Ujërat e ndotura dhe drenazhimi: zgjidhje inteligjente për pronarët e shtëpive dhe instalimin
Për shkak të rritjes së popullsisë dhe nevojës së saj në rritje për ujë nga njëra anë dhe për shkak të ndryshimeve klimatike me kushte ekstreme të motit dhe reshjet e dendura të papritura nga ana tjetër, shpesh duhet eliminuar shumë ujë në një kohë të shkurtër. Në veçanti në pozicionet gjeografike të pafavorshme kërkohen zgjidhje inteligjente për grumbullimin dhe transportin e ujërave të ndotura dhe të zeza. Edhe për raste të tilla ekstreme ne ju ofrojmë zgjidhje të veçanta, si për shembull pajisjet tona shkarkuese jashtëzakonisht të efektshme.
Inovacione përcaktuese të së ardhmes nga Wilo: shfrytëzoni si instalues epërsinë e teknologjisë
Për ju si instalues ne përdorim të gjithë përvojën tonë dhe forcën e inovacionit. Si shpikës të përshpejtuesit të parë të qarkullimit, të pompës së parë me efektivitet të lartë dhe të pompave të para smart*, ne kemi një traditë të gjatë si prodhues të pompave për ngrohje. Qëllimi ynë është të vendosim gjithmonë standarde të reja – dhe t'ju lehtësojmë juve punën.
Me pompat tona me efektivitet të lartë ne kemi arritur pothuajse maksimumin e efektivitetit energjetik nga ana teknologjike. Por megjithatë ne duam më shumë: prandaj funksionet dhe ndërfaqet tona inteligjente shtesë ju ofrojnë juve si instalues mundësinë të përshtatni shumë më mirë konsumin e energjisë sipas nevojave reale të klientëve tuaj.
Dhe falë konceptit tonë të përparuar ''Plug & Pump'' vënia në punë është shumë komode dhe e realizueshme me shpenzim të pakët kohe. Për këtë ju mbështeteni në mënyrë optimale nga njësitë tona inteligjente të komandimit nëpërmjet pajisjeve fundore dixhitale.
Pompat Smart nga Wilo
Me pompa Smart ne nënkuptojmë një kategori krejtësisht të re pompash, e cila shkon përtej pompave tona me efektivitet të lartë ose pompave tona inteligjente. Është kombinimi i teknologjive inovative që e kthejnë një pompë të tillë në pompë Smart nga Wilo. Këtu futen ndër të tjera sistemi më i ri i sensorëve dhe funksionet inovative të kontrollit (p.sh. Dynamic Adapt plus dhe Multi-Flow Adaptation), lidhja me dy drejtime (p.sh. Bluetooth, hyrjet e integruara analoge, hyrjet dhe daljet dyshe, ndërfaqja për Wilo Net), aktualizimi nëpërmjet përditësimeve të softuerit, si dhe lehtësia e shkëlqyer për përdoruesin (p.sh. falë asistentëve të rregullimit, parimit të shikimit paraprak për navigimin parashikues dhe teknologjisë së provuar të butonit të gjelbër).