Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
SiBoost2.0 Smart 2HELIX VE1603/4kW | Wilo

SiBoost2.0 Smart 2HELIX VE1603/4kW

Numri i artikullit: 4258005
Të dhënat teknike
Të dhëna hidraulike
Presioni maks. i funksionimit p 16 bar
Lidhja e tubit në anën e presionit DNd R 3
Lidhja e tubit në pjesën thithëse DNs R 3
Numri i pompave rezervë 1
Numri i pompave në punë 1
Sasia e prurjes Q 16 m³/h
Temperatura min. e lëngjeve Tmin 3 °C
Temperatura maks. e lëngjeve Tmax 50 °C
Temperatura min. e mjedisit Tmin 5 °C
Temperatura maks. e mjedisit Tmax 40 °C
Të dhënat e motorit
Linja ushqyese 3~380 V, 50/60 Hz
Toleranca e tensionit 400/50:+/-10%, 380/60:+/-10%, 440/60:+/-10%
Klasa e izolimit F
Klasa e mbrojtjes IP55
Fuqia nominale e motorit P2 4 kW
Rryma nominale IN 6,9 A
Efiçenca e motorit ηm 100 % ηM 100% 94,1 %
Materiale
Trupi i pompës Çelik inoks
Helika Çelik inoks
Boshti Çelik inoks
Bllokuesi mekanik BQ1EGG
Materiali i guarnicionit EPDM

Wilo-SiBoost2 2 10

3~ 380 V...440 V, 50/60 Hz

Të dhënat e produktit
Marka Wilo
Emërtimi i produktit SiBoost2.0 Smart 2HELIX VE1603/4kW
Numri i artikullit 4258005
Numri EAN 4062679279930
Ngjyra jeshile/i/e zezë/argjend
Sasia minimale e porostijes 1
Disponueshmëria e tregut 2023-10-27
Paketimi
Lloji i paketimit Paleta njëpërdorimshe
Tipi i paketimit Paketim transporti
Numri për paletë 1
Sasia për shtresë 1
Përmasat dhe peshat
Masa e gjatësisë me ambalazhin 1100 mm
Gjatësia L 850 mm
Masa e lartëtesisë me ambalazhin 1250 mm
Lartësia H 1055 mm
Masa e gjerësisë me ambalazhin 1050 mm
Gjerësia W 890 mm
Pesha bruto afërisht m 197 kg
Pesha neto afërisht m 161 kg
Përshkrimi tekstit

Impiant kompakt i rritjes së presionit sipas DIN 1988 dhe DIN EN 806, për lidhje direkte ose indirekte. Përbëhet nga pompa centrifugale prej inoksi me presion të lartë, jo vetëthithëse, montim paralel dhe vertikalisht, në versioni me motor me ftohje me ajër, ku çdo pompë disponon një ndryshues frekuence. Gati për lidhje me tub kryesor përmbledhës prej inoksi, i montuar në bazament, duke përfshirë pajisjen e kontrollit me pajisjen e nevojshme të matjes dhe të rregullimit.

  • Për furnizimin me ujë dhe rritjen e presionit në mënyrë plotësisht automatike në objektet e banimit, në objekte tregtare dhe administrative, hotele, spitale, supermarkete si dhe në furnizimin me ujë komunal dhe sisteme industriale.

Pompim i

  • Ujë i pijshëm
  • Ujë industrial
  • Uji i ftohtë
  • Për pompimin e ujit të pijshëm, ujit industrial, ujit të freskët, ujit për përdorim MKZ (përveç sistemeve për mbrojtjen kundra zjarrit sipas DIN 14462 dhe me autorizim të autoriteteve lokale për mbrojtjen kundër zjarrit) ose të ujërave të tjera të përdorura ku lëngjet e lejuara janë ujëra, të cilat nuk i sulmojnë as kimikisht, as mekanikisht materialet e përdorura dhe që nuk përmbajnë përbërës gërryes ose me fibra të gjata.

Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Sistem i fortë që plotëson të gjitha kërkesat e DIN 1988 (EN 806)
  • Miratim WRAS/KTW/ACS i pompave për të gjitha pjesët në kontakt me lëngun e pompuar (versioni EPDM)
  • Sistem hidraulik i pompës me efektivitet të lartë i serisë Helix2.0 VE, bashkë me motorin shtytës IE5 EC, i pajisur me ndryshues frekuence të integruar me ftohje me ajër
  • Rregullim optimal i ngarkesës së pompës me anë të mënyrës së ndryshueshme të kontrollit të presionit (pv), dhe rregullimit paralel të sinkronizuar të shpejtësisë për kursime të larta të energjisë
  • E kursyer në energji falë diapazonit jashtëzakonisht të madh të rregullimit të ndryshuesit të frekuencës, nga 25 Hz deri në maksimumi 60 Hz
  • Identifikim i integruar i punimit në të thatë me çaktivizim automatik në rastin e mungesës së ujit nëpërmjet fushës së dallimit të fuqisë të elektronikës kontrolluese të motorit
  • Bllokues mekanikë në pompë, të cilët nuk varen nga kahu i rrotullimit, për një mirëmbajtje të thjeshtë
  • Dizajni fleksibël i lanternave bën të mundur një lidhje direkte me bllokuesin mekanik
  • Sistemi hidraulik i optimizuar kundër humbjeve të presionit për të gjithë impiantin
  • Të gjitha pjesët që janë në kontakt me lëngun janë rezistuese ndaj korrozionit
  • Pajisje komandimi/pajisje kontrolli SCe2.0, saktësi maksimale rregullimi me ekran grafik, navigim i lehtë me meny të qartë dhe teknologjinë e butonit të gjelbër për rregullimin e parametrave, për nisjen e pompave elektronike me ndryshues frekuence
  • Gati për lidhje në automatizimin e ndërtesave me panelin e komandimit SCe2.0 nëpërmjet Modbus TCP sipas standardit dhe BACnet IP (jo origjinal), Modbus RTU dhe BACnet MS/TP nëpërmjet përshtatësit opsional të USB në RS485
  • Kontroll dhe rregullim paraprak që në fabrikë në diapazonin optimal të punës

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

  • Pompë centrifugale e presionit të lartë prej inoksi e serive Helix2.0 VE2 deri Helix2.0 VE52
  • Skeleti bazë prej çelikut të galvanizuar në mënyrë elektrolitike me zbutës të vibrimeve me lartësi të rregullueshme për veshje izoluese kundër zhurmave

Në anën e presionit:

  • Saraçineskë bllokimi në çdo pompë
  • Valvul moskthimi në çdo pompë
  • Enë zgjerimi me membranë 8 l, PN 16
  • 2 sensorë presioni 4 – 20 mA
  • Manometër
  • Kapak i filetur ose flanxhë fundore në varësi të diametrit të dhënë të tubit kolektor

në anën e thithjes:

  • Saraçineskë bllokimi në çdo pompë
  • 2 sensorë presioni 4 – 20 mA
  • Manometër
  • Kapak i filetur ose flanxhë fundore në varësi të diametrit të dhënë të tubit kolektor

Komandim automatik i pompave nëpërmjet Smart Controller (SCe2.0) plotësisht elektronik, me trup prej llamarine çeliku, klasa e mbrojtjes IP54, që përbëhet nga blloku i brendshëm i ushqimit të tensionit të komandimit, mikroprocesori me Soft SPS, hyrje dhe dalje analoge dhe dixhitale, për komandimin e pompave elektronike me ndryshues të frekuencave.

Për të lehtësuar mirëmbajtjen, rekomandohet të lihet e lirë një zonë pune rreth 1 m përreth impiantit.

Operimi/ekrani

  • Ekran grafik me ngjyra për të treguar të dhënat e punës, parametrat e rregulluesit, gjendjet e punës së pompave, të dhënat për gabimet dhe memorien e historisë
  • Shfletimi i menysë me tregues të tekstit të qartë dhe vizualizim
  • Parametra të paracaktuar nga fabrika për vënie në punë/nisje të thjeshtë
  • Rregullim i parametrave të funksionimit dhe konfirmim i mesazheve të defekteve nëpërmjet butonit rrotullues
  • Çelës kryesor që mund të fiksohet
  • Funksionim me/pa pompë rezervë që zgjidhet
  • Numëruesi i orëve të punës për çdo pompë dhe për të gjithë impiantin
  • Numëruesi i ciklit të takim-stakimeve për çdo pompë dhe për të gjithë impiantin
  • Memorie e gabimeve për 13 defektet e fundit

Rregullimi

  • Rregullim plotësisht automatik i 2 deri në 4 pompave të rregullueshme përmes frekuencës nëpërmjet krahasimit të vlerës së caktuar dhe vlerës aktuale
  • Ndërrimi i vlerës së caktuar: Vlera e dytë e caktuar mund të aktivizohet sipas kontaktit
  • Shtimi automatik në punë i pompës tjetër në varësi të ngarkesës, i 1 deri në n pompave të pikut të ngarkesës (n), në varësi të variablit të kontrolluar të presionit konstant, p-c ose presionit të ndryshueshëm, p-v
  • disa nivele operimi me krahë të ndryshme dhe shkallë të menysë
  • Mënyra e punës e pompave, e lirë për t'u zgjedhur (manuale, fikur, automatik)
  • Shkëmbim automatik i pompave, i rregullueshëm
    • Rregullimi standard: Impuls – për çdo kërkesë të re, pompa që mban ngarkesën kryesore shkëmbehet pa marrë parasysh orët e punës
    • Si alternativë: shkëmbimi ciklik i pompave që mbajnë ngarkesën kryesore pas orëve të punës që mund të rregullohen
  • Provë funksionimi automatike e pompës, e rregullueshme (kundërveprim i pompës)
    • E aktivizueshme/çaktivizueshme
    • Koha midis dy lëvizjeve të provës, e lirë për t'u programuar
    • Kohët e bllokimit, të lira për t'u programuar
    • Numri i rrotullimeve i lirë për t'u rregulluar

Mbikëqyrja

  • Paraqitje e vlerës aktuale të sistemit nëpërmjet sinjalit analog 0 – 10 volt për mundësi të jashtme matjeje/paraqitjeje, 10 volt në përputhje me vlerën fundore të sensorit
  • Sinjal sensori 4 – 20 mA (kontroll i përçueshmërisë së rrugës së transmetuesit) për vlerën aktuale si variabël rregullimi
  • Siguresat mbrojtëse të linjave të rrjetit të pompave nëpërmjet relesë diferenciale me mbrojtje
  • Ndërrim automatik në rast defekti të një pompe në punë te pompa rezervë
  • Mbikëqyrje e vlerave maks. dhe min. të sistemit me kohë vonese dhe kufij të rregullueshëm
  • Testimi me prurje zero për çaktivizimin e sistemit, nëse nuk bëhet thithje uji (parametri mund të rregullohet)
  • Funksion i mbushjes së tubacionit për mbushjen e tubave bosh (mbushja për herë të parë e rrjetit të konsumatorit)
  • Mbrojtje ndaj mungesës së ujit nëpërmjet kontaktit, p.sh. për galexhant elektrik ose çelës presioni/presostat
  • Ndalim automatik i pompave në rast defekti ose në rast funksionimi me shpejtësi funksionimi emergjence të përcaktuar më parë

Ndërfaqet

  • Kontakte pa tension për sinjalizimin kolektiv të defekteve dhe sinjalizimin kolektiv të punës (SBM/SSM)
  • Memorie logjike SBM dhe SSM, e mundur
  • Kontakte për ndezje/fikje nga jashtë, për mungesën e ujit dhe vlerën e dytë të caktuar
  • Ndezje/fikje nga jashtë nëpërmjet kontaktit për çaktivizimin e mënyrës automatike të impiantit

Aksesorë opsionalë (që në fabrikë ose më pas, pas sqarimit teknik)

  • Sinjal i veçantë funksionimi dhe sinjal defekti
  • Shndërrues sinjali për 0/2 – 10 V në 0/4 – 20 mA
  • Çelës i presionit për mbrojtje nga ulja e nivelit të ujit

Aksesorë opsionalë (në vendin e montimit)

  • Çelës i presionit për mbrojtje redundante nga ulja e nivelit të ujit

Aksesorë të rekomanduar (porositen veç)

  • Linjë me lidhje fleksibël ose kompensatorë
  • Enë presioni me membranë në anën e presionit fundor ose ballor, në përputhje me kushtet ose kërkesat

Sistemet magjistrale (opsionale)

  • Modbus RTU, BACnet MSTP

Standardet e përmbushura

  • Rregullat teknike për instalimet e ujit të pijshëm DIN 1988 (EN 806)
  • Enë presioni me membranë/enë zgjerimi me membranë DIN 4807
  • Tërësia e pajisjeve e impianteve të tensionit të lartë me pajisje elektronike EN 50178
  • Pajisja elektrike e makinerive EN 60204-1
  • Siguria e pajisjeve elektrike për përdorim shtëpiak dhe qëllime të ngjashme EN 60335-1
  • Kombinimet e paneleve të komandimit të tensionit të ulët EN 60439-1/61439-1
  • EMC – Interferenca e emetuar për sektorin e banimit, të biznesit dhe tregtisë dhe ndërmarrjeve të vogla (EN 61000-6-3)
Të dhënat e funksionimit
Numri i pompave 2
temperatura e lëngut T 3 °C
temperatura e mjedisit T 5 °C
Presioni maksimal i funksionimit PN 16 bar
Presioni i hyrjes 10 bar
Të dhënat e motorit
Linja ushqyese
  • 3~380 V, 50/60 Hz
  • 3~400 V, 50/60 Hz
  • 3~440 V, 50/60 Hz
Fuqia nominale e motorit P2 4 kW
Rryma nominale IN 6,9 A
Klasa e izolimit F
Mënyra e mbrojtjes Motori IP55
Mënyra e mbrojtjes paneli i komandimit IP54
Materiale
Trupi i pompës Çelik inoks
Helika Çelik inoks
Boshti Çelik inoks
Bllokuesi mekanik BQ1EGG
Materiali i guarnicionit EPDM
Materiali i tubit kryesor përmbledhës Çelik inoks
Përmasa e instalimit
Lidhja e tubit në pjesën thithëse DNs R 3
Lidhja e tubit në anën e presionit DNd R 3
Informacione për bërjen e porosisë
Marka Wilo
Emërtimi i produktit SiBoost2.0 Smart 2HELIX VE1603/4kW
Pesha neto afërisht m 161 kg
Numri i artikullit 4258005
Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-SiBoost Smart..., Wilo-SiBoost2.0 Smart...

Numri i artikullit 2535457
Botim 2023-09
Numri i faqeve 64
Language en
PDF (25 MB)

Wilo-Helix V, .. FIRST V, ..2.0-VE 2-4-6-10-16

Numri i artikullit 4143727
Botim 2023-03
Numri i faqeve 24
Language en
PDF (5 MB)

Wilo-Control SC2.0-Booster

Numri i artikullit 4255846
Botim 2023-09
Numri i faqeve 64
Language en
PDF (6 MB)
BIM/CAD
Aksesor

Lidhja direkte me shumë pompa e rregullueshme (7)

Lidhja indirekte me shumë pompa e rregullueshme (8)

Depozitë që sigurohet në vendin e montimit (4)

Depozitë uji/aksesor (7)

Montim i tubit (2)

Rregullimi i presionit (6)

Kontrolli i nivelit (9)

Galexhanti WA
Galexhanti WA
Galexhant elektrik WA65 me kabllo 5 m
    

Si dhënës sinjali për panelin e komandimit të sistemeve në varësi të nivelit të një depozite të hapur apo të një cisterne.

Pikat e ndezjes: lart ndezur, poshtë fikur

Galexhant elektrik WA65 me kabllo 10 m
    

Si dhënës sinjali për panelin e komandimit të sistemeve në varësi të nivelit të një depozite të hapur apo të një cisterne.

Pikat e ndezjes: lart ndezur, poshtë fikur

Galexhant elektrik WA65 me kabllo 20 m
    

Si dhënës sinjali për panelin e komandimit të sistemeve në varësi të nivelit të një depozite të hapur apo të një cisterne.

Pikat e ndezjes: lart ndezur, poshtë fikur

Galexhant elektrik WA65 me kabllo 30 m
    

Si dhënës sinjali për panelin e komandimit të sistemeve në varësi të nivelit të një depozite të hapur apo të një cisterne.

Pikat e ndezjes: lart ndezur, poshtë fikur

Galexhant elektrik WA KR1 S me kabllo 5 m
    

Si dhënës sinjali për panelin e komandimit të sistemeve në varësi të nivelit të një depozite të hapur apo të një cisterne.

Pikat e ndezjes: lart ndezur, poshtë fikur

Galexhant elektrik WA KR1 S me kabllo 10 m
    

Si dhënës sinjali për panelin e komandimit të sistemeve në varësi të nivelit të një depozite të hapur apo të një cisterne.

Pikat e ndezjes: lart ndezur, poshtë fikur

Galexhant elektrik WA65 (PSN-X) me 20 m kabllo
    

Si dhënës sinjali për aktivizimin e impianteve, në varësi të nivelit të mbushjes së një depozite të hapur apo të një cisterne.

Pikat e kalimit: Sipër ndezur/poshtë fikur me kontakte ndërrimi NO/COM/NC

Galexhant elektrik WA65 (PSN-X) me 10 m kabllo
    

Si dhënës sinjali për aktivizimin e impianteve, në varësi të nivelit të mbushjes së një depozite të hapur apo të një cisterne.

Pikat e kalimit: Sipër ndezur/poshtë fikur me kontakte ndërrimi NO/COM/NC

Galexhant elektrik WA65 (PSN-X) me 5 m kabllo
    

Si dhënës sinjali për aktivizimin e impianteve, në varësi të nivelit të mbushjes së një depozite të hapur apo të një cisterne.

Pikat e kalimit: Sipër ndezur/poshtë fikur me kontakte ndërrimi NO/COM/NC

Services

Bashkëpunimi i partneritetit me instaluesit dhe montuesit e impianteve është një traditë e gjatë te Wilo. Një pjesë e rëndësishme e filozofisë sonë të partneritetit është shërbimi për klientin pas shitjes i Wilo. Së bashku ne zhvillojmë një koncept shërbimi që përshtatet me kërkesat tuaja individuale – dhe me ekspertizën tonë dhe këshillimin personal ne kujdesemi që sistemet tuaja të punojnë me efikasitet energjetik, me siguri funksionimi dhe me kosto sa më të volitshme që të jetë e mundur. Për këtë qëllim, teknikët tanë kompetentë të Wilo-Service ju mbështesin në mënyrë të shpejtë, të besueshme dhe të përpiktë në afate.

Mëso më shumë

Shërbimet e rekomanduara

Mirëmbajtje
Mirëmbajtja BASIC e impiantit të rritjes së presionit me 1-2 pompa
    
2160453

Për sigurimin dhe garantimin e sigurisë së funksionimit të pompave/impianteve, sugjerojmë që të bëhet një inspektim dhe mirëmbajtje konform DIN-së nga Shërbimi për Klientët i WILO SE. Punimet kryhen sipas DIN 31051/DIN EN 13306. Në punime përfshihen pikat e mëposhtme:

  • Kontrolli pamor i pompave/impianteve
  • Kontroll mekanik
  • Kontroll elektrik
  • Kontrolli i enëve ekzistuese të zgjerimit me membranë
  • Verifikimi dhe përshtatja e parametrave të impianteve
  • Mbajtja e procesverbalit të mirëmbajtjes

Programimi i datave dhe organizimi i mirëmbajtjes së parë (servisi i parë i mirëmbajtjes) kryhen nga WILO SE. Oferta të tjera individuale të mirëmbajtjes janë të mundshme pasi të jetë kryer mirëmbajtja e parë.

Mirëmbajtja COMFORT për impiantin e rritjes së presionit me 1-2 pompa
    
2160468

Për sigurimin dhe garantimin e sigurisë së funksionimit të pompave/impianteve, sugjerojmë që të bëhet një inspektim dhe mirëmbajtje konform DIN-së nga Shërbimi për Klientët i WILO SE. Punimet kryhen sipas DIN 31051/DIN EN 13306. Në punime përfshihen pikat e mëposhtme:

  • Kontrolli pamor i pompave/impianteve
  • Kontroll mekanik
  • Kontroll elektrik
  • Kontrolli dhe, nëse nevojitet, mbushja e enëve ekzistuese të zgjerimit me membranë
  • Verifikimi dhe përshtatja e parametrave të impianteve
  • Mbajtja e procesverbalit të mirëmbajtjes
  • Materialet e konsumit përfshihen në çmim
  • Riparimet e vogla të mirëmbajtjes përfshihen në çmim
  • Nuk përfshihen kostot e pagës dhe të udhëtimit gjatë ndërhyrjeve midis intervaleve të mirëmbajtjes (gjatë orarit normal të shërbimit)

Programimi i datave dhe organizimi i mirëmbajtjes së parë (servisi i parë i mirëmbajtjes) kryhen nga WILO SE. Oferta të tjera individuale të mirëmbajtjes janë të mundshme pasi të jetë kryer mirëmbajtja e parë. Çmimi i përcaktuar i referohet mirëmbajtjes fillestare të ofruar.

-NETO-

Mirëmbajtja PREMIUM për impiantin e rritjes së presionit me 1-2 pompa
    
2160483

Për sigurimin dhe garantimin e sigurisë së funksionimit të pompave/impianteve, sugjerojmë që të bëhet një inspektim dhe mirëmbajtje konform DIN-së nga Shërbimi për Klientët i WILO SE. Punimet kryhen sipas DIN 31051/DIN EN 13306. Në punime përfshihen pikat e mëposhtme:

  • Kontrolli pamor i pompave/impianteve
  • Kontroll mekanik
  • Kontroll elektrik
  • Kontrolli dhe, nëse nevojitet, mbushja e enëve ekzistuese të zgjerimit me membranë
  • Verifikimi i parametrave të impianteve
  • Mbajtja e procesverbalit të mirëmbajtjes
  • Çmimi i kontratës nuk përfshin materialet e konsumit
  • Kostot e pagës dhe të udhëtimit gjatë ndërhyrjeve midis intervaleve të mirëmbajtjes (gjatë dhe jashtë orarit normal të shërbimit) nuk përfshihen
  • Përditësime softuer
  • Pjesët e amortizuara, të përfshira

Programimi i datave dhe organizimi kryhen nga WILO SE. Oferta të tjera individuale për mirëmbajtje disponohen me kërkesë.

Vënia në punë
Vënia në punë e impiantit të rritjes së presionit me 1-2 pompa
    
2216414

Për funksionimin pa probleme të pompës (pompave) /impiantit (impianteve), sugjerojmë që vënia në punë të bëhet nga Shërbimi për Klientët i WILO SE. Në këtë mënyrë garantohet rregullimi optimal dhe një funksionim i leverdishëm i impiantit. Vënia në punë përfshin pikat e mëposhtme:

  • Vënia në punë e impiantit (impianteve) sipas listës së kontrollit
  • Vendosje e parametrave dhe rregullimi i panelit të komandimit
  • Kontrolli dhe përshtatje e presionit fillestar të enëve të zgjerimit me membranë (mbushja deri në dhe përfshirë 80 litra)
  • Kontrolli i funksionimit të impiantit të montuar (impianteve të montuara)
  • Instruksione të orientuara nga praktika për përdorimin
  • Protokoll Wilo për vënien në punë

Çmimi për vënien në punë zbatohet për impiantin (impiantet) që e instaluar në përputhje me manualin e mënyrës së punës dhe stadit të teknikës. Në të nuk përfshihen kosto për materiale që mund të nevojiten.

-NETO-

Shërbime të tjera

Paketat e shërbimit
Paketa e shërbimit L për impiantin e rritjes së presionit me 1-2 pompa
    
2216420

Wilo-Service ofron paketa të paracaktuara shërbimi në tre madhësi, për të lehtësuar kombinimin e shërbimeve të veçanta.

Paketa L e Wilo-Service përfshin:

  • Kontrolli i instalimit
  • Mbështetje për projektin
  • Vënia në punë
  • Mirëmbajtje
  • Energy Solutions
  • WiloCare Premium
  • Wilo-Live Assistant

Shërbimet opsionale shtesë:

  • Optimizim i impianteve
  • Riparimi
  • Garanci e zgjatur
Paketa e shërbimit M për impiantin e rritjes së presionit me 1-2 pompa
    
2216419

Wilo-Service ofron paketa të paracaktuara shërbimi në tre madhësi, për të lehtësuar kombinimin e shërbimeve të veçanta.

Paketa M e Wilo-Service përfshin:

  • Kontrolli i instalimit
  • Mbështetje për projektin
  • Vënia në punë
  • Mirëmbajtje
  • WiloCare Comfort
  • Wilo-Live Assistant

Shërbimet opsionale shtesë:

  • Optimizim i impianteve
  • Energy Solutions
  • Riparimi
  • Garanci e zgjatur
Garanci e zgjatur
Garanci e zgjatur Impianti i rritjes së presionit me 1-2 pompa
    
2216416

Në kombinim me një pompë të re ose me një sistem të ri, Wilo ofron një garanci të zgjeruar deri në pesë vjet në rastin e vënies në punë dhe mirëmbajtjen nga shërbimi i Wilo.

Garancia e zgjeruar përfshin:

  • Mbrojte e plotë dhe siguri e parashikueshme e shpenzimeve
  • Punime të rregullta mirëmbajtje nga shërbimi i Wilo
Mbështetje për projektin
Mbështetje për projektin e impiantit të rritjes së presionit me 1-2 pompa
    
2216412

Wilo ju mbështet gjatë fazës së projektimit, për të garantuar cilësinë dhe kosto-efektivitetin. Shërbimi ynë profesional dhe i kualifikuar Wilo-Service ju mbështet me rekomandime dhe këshillim teknik gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit.

Mbështetja për projektin përfshin shërbimet e mëposhtme:

  • Vizita të rregullta në terren, për të siguruar cilësinë e informacioneve dhe të këshillimit
  • Këshillim teknik, i disponueshëm në terren
  • Raport për statusin me rekomandimet pas vizitës
  • Mbështetje e gjithanshme në projektim nëpërmjet ekspertëve të Wilo
Instalim
Instalimi i impiantit të rritjes së presionit me 1-2 pompa
    
2216413

Wilo-Service ofron instalimin e pompave ose të sistemeve tona të pompimit. Ne ofrojmë një proces të plotë nga fillimi deri në fund, duke filluar nga mbledhja e informacioneve në terren deri në instalimin e produktit tonë në të gjithë fabrikën. Konfigurimi optimal i instalimit dhe bashkëveprimi i faktorëve të veçantë përbëjnë gurin themelor për një siguri funksionimi afatgjatë.

Instalimi përfshin:

  • Inspektimi profesional
  • Vënie në dispozicion e komponentëve/materialeve nga Wilo dhe palë të treta
  • Instalimi i tubacioneve dhe sistemit elektronik
  • Funksione prove
Optimizim i impianteve
Optimizim i impianteve të rritjes së presionit me 1-2 pompa
    
2216410

Wilo-Service ofron një optimizim proaktiv të sistemeve nëpërmjet optimizimit të rregullimeve dhe realizimit të përshtatjeve të vogla, për të garantuar sigurinë e funksionimit. Optimizimi i impianteve përfshin ndër të tjera:

  • Shërbimin e plotë të pompave/impianteve, për të rivendosur rendimentin e plotë
  • Modernizim i sistemeve të vjetra me teknologji ose me funksione të reja, për kursim të shpenzimeve kapitale (plotësim)
Energy Solutions
Energy Solutions për impiantin e rritjes së presionit me 1-2 pompa
    
2216411

Wilo-Service ofron një mbështetje proaktive në projektim, për të përcaktuar kursimet e mundshme të energjisë. Shërbimi ynë krijon një panoramë të pompave ose të sistemeve të instaluara, për t'ju treguar sesi mund zvogëlohet konsumi i energjisë. Ne ofrojmë një këshillim të posaçëm sipas qëllimit dhe analizën, duke përfshirë edhe integrimin e mjeteve dhe mbështetjen e gjithanshme në planifikim, për kalimin në teknologjitë me efiçencë të lartë. Wilo-Energy Solutions përmbajnë shërbimet e mëposhtme:

  • Vlerësim i detajuar i kostove të ciklit të jetëgjatësisë (analiza LCC)
  • Auditim energjetik, përfshirë informacionet për potencialin e kursimit të energjisë
  • Këshillim proaktiv i opsioneve të zëvendësimit
  • Përmirësim i bilancit ekologjik të impiantit tuaj
  • Mbështetje në projektimin për kalimin në pompat Wilo me efektivitet të lartë
Riparimi
Riparimi i impiantit të rritjes së presionit me 1-2 pompa
    
2216417

Gjatë verifikimit në terren, shërbimi kompetent dhe me përvojë Wilo-Service vendos nëse pompa mund të riparohet në vend apo nëse ajo duhet çuar në ofiçinë për riparim. Wilo vendos gjithashtu në dispozicion edhe pjesë këmbimi ose një pompë zëvendësuese për të rivendosur sigurinë e funksionimit të sistemit.

Riparimi përfshin:

  • Verifikim dhe eliminim të shkaqeve të defekteve nga ekspertët me përvojë të Wilo
  • Propozim jo të detyrueshëm të kostove për riparimet
  • Provë funksionimi elektrik dhe hidraulik, për të siguruar të dhënat e sakta në lidhje me funksionalitetin, cilësinë dhe rendimentin e pompës ose impiantit
  • Veshje mbrojtëse të pjesëve të ndryshme të pompave ose të impiantit për optimizim të koeficientit të efiçencës
  • Përdorim vetëm të pjesëve origjinale të këmbimit
  • Dokumentim të riparimit në raportin e shërbimit