Wilo-Rexa SOLID-Q
Wilo-Rexa SOLID-Q me Nexos-Intelligence – Zgjidhja inteligjente e sistemit për një stacion pompe për ujërat e zeza
Wilo-Rexa SOLID-Q me Nexos-Intelligence – Zgjidhja inteligjente e sistemit për një stacion pompe për ujërat e zeza
Pompimi i ujërave të papastra është gjithnjë e më i vështirë për shkak të materialeve të shfaqura, të shtuara me lëndë të ngurta dhe me fibra, kështu që kjo çon në kosto të larta operative. Wilo-Rexa SOLID-Q e re me inteligjencën Nexos dallohet nëpërmjet sigurisë së funksionimit, efektivitetit energjetik dhe një mundësisë maksimale të lidhjes në rrjetin dixhital. Kombinimi i zgjuar për rentabilitet të lartë me më shumë rehati në punën e përditshme.
Shërbimet e rekomanduara
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Siguri maksimale pune dhe mirëmbajtje e reduktuar, veçanërisht gjatë pompimit të ujërave të zeza të papërpunuara, dalë veçorisë së saj vetëpastruese
- Ulje e kostove të energjisë falë efektivitetit të lartë hidraulik dhe teknologjisë së motorit deri në IE5 në montim në të thatë ose brenda në ujë (bazuar në IEC TS 60034-30-2)
- Mbrojtje kundër korrozionit përmes veshjes Ceram për jetëgjatësi më të madhe në lëngje agresive
- Ndërfaqja e të dhënave dixhitale Digital Data Interface (DDI) me monitorim të lëkundjeve, regjistrues të dhënash, server uebi dhe pllakë dixhitale e të dhënave për një mbikëqyrje dhe lidhje komode me sistemin
- Sistem Nexos Intelligence i integrueshëm për optimalizimin e pompimit dhe të sistemit
Konstruksioni
Pompë zhytëse për ujra të zeza, pa dhe me sistem ftohës aktiv, për pompimin e ujërave të zeza të papërpunuara për funksion të përhershëm në montime stacionare dhe të transportueshme brenda në ujë dhe për montim në të thatë stacionar.
Përdorimi
Pompim i
- Ujëra të zeza të papërpunuara, me fekale dhe pjesë me fibra
- Ujëra të zeza me fekale
- Uji i procesit të punës
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
- Motor me ftohje sipërfaqësore ose me vetëftohje, me sistem ftohës aktiv
- Motorët asinkron deri në klasën e efektivitetit IE3
- Motorët me magnet të përhershëm deri në klasën e efektivitetit IE5
- Udhëzues kablloje hermetik për së gjati
Çelësi tip
Shembull: | Wilo-Rexa SOLID-Q15-98A + FKT 20.2M-4/32GX-P4 |
Sistemi hidraulik: | SOLID-Q15-98A |
SOLID | Pompë zhytëse për ujra të zeza me sistem hidraulik SOLID |
15 | x10 = diametri nominal i daljes së presionit p.sh. DN 150 |
98 | Kodi i fuqisë |
A | Versioni i materialit
|
T | Helikë-SOLID
|
Motori: | FKT 20.2M-4/32GX-P4 |
FKT | Lloji i motorit: T = Motor me ftohje sipërfaqësore pa sistem ftohës FK, FKT, HC = Motor me vetëftohje me sistem ftohës aktiv |
20 | Madhësia |
2 | Shifra dalluese |
M | Versioni i boshteve M = Versioni standard L = Versioni i përforcuar |
4 | Numri i poleve |
32 | x10 = gjatësia e paketës në mm |
G | Versioni i guarnicionit: G = dy bllokues mekanikë të ndarë K = kasetë hermetike bllokuese me dy bllokues mekanikë |
X | Me autorizim të sigurisë ndaj shpërthimit |
P4 | Lloji i motorit
|
Të dhënat teknike
- Linja ushqyese: 3~400 V, 50 Hz
- Mënyra e punës, e zhytur: S1
- Mënyra e punës, jo e zhytur: S1 (Motor FK, FKT, HC) ose S2 (Motor-T, në varësi të fuqisë)
- Klasa e mbrojtjes: IP68
- Temperatura e lëngjeve: 3…40 °C, temperatura më të larta me kërkesë
- Kalim i lirë sferik:
- Helika T: 78x105…150x150 mm
- Helika G: 80 ose 90 mm
- Helika Q: 78 mm
- Thellësia maks. e zhytjes: 20 m
Materiale
- Pjesët e trupit: EN-GJL-250 ose EN-GJS-500-7
- Helika: EN-GJL-250 ose EN-GJS-500-7
- Guarnicione statike: FPM
- Permistopi në anën e pompës: SiC/SiC
- Permistopi në krahun e motorit: FPM, karbon/qeramikë ose SiC/SiC
- Boshti: Çelik inoks 1.4021
Konstruksioni
Pompë zhytëse për ujra të zeza si monobllok i zhytur për montim stacionar ose të transportueshëm në ujë dhe në të thatë. Instalimi i transportueshëm është i mundur në varësi të tipit.
Sistemi hidraulik
Dalje në anën e presionit, e zbatuar si lidhje horizontale me fllanxhë. Substanca e thatë e mundshme maksimale është 8 %. Zbatohen format e mëposhtme të helikës:
- T = Helikë me dy kanale e mbyllur
- G = Helikë me një kanal gjysmë e hapur
- Q = Helikë me dy kanale gjysmë e hapur
Te helika SOLID-G dhe SOLID-Q hapësira midis portave thithëse dhe helikës mund të rregullohet. Kjo garanton një efiçencë konstante të sistemit hidraulik.
Motori
Për motorin shtytës përdoren motorë me zhytje me ftohje pasive dhe aktive:
- Motorët-T (motorë me ftohje sipërfaqësore) kanë një ftohje pasive. Ata e transmetojnë nxehtësinë e tyre direkt në lëngun përreth, nëpërmjet pjesëve të trupit. Kështu, motorët mund të përdoren të zhytur në funksion të përhershëm (S1) dhe jo të zhytur në punimin për kohë të shkurtër (S2), në varësi të fuqisë.
- Motorët FK, FKT dhe HC janë me vetëftohje dhe janë një sistem aktiv ftohjeje. Nxehtësia transmetohet përmes lëngut ftohës (vaj i bardhë ose përzierje uji-glikoli) në një këmbyes nxehtësie të integruar dhe ky e përcjell nxehtësinë në lëngun e pompuar. Kështu, këta motorë janë të përshtatshëm për funksion të përhershëm (S1) në gjendje të zhytur ose jo të zhytur.
Te të gjithë motorët ka një fole të premistopit, për ta mbrojtur motorin nga hyrja e lëngut. Ajo aksesohet nga jashtë dhe mund të mbikëqyret në mënyrë optimale me një elektrodë e dhomës së dendësisë. Të gjitha lëngjet mbushëse që përdoren, nga ana biologjike mund të shpërbëhet potencialisht dhe nuk dëmton mjedisin.
Veç kësaj, në varësi të fuqisë, ka edhe motorë me efektivitet të lartë:
- Motorët asinkron me klasën e efektivitetit IE3*
- Motorë me magnet të përhershëm me klasën e efektivitetit IE4/5*
* (IE3/4 = bazuar në IEC 60034-30, IE5 = bazuar në IEC TS 60034-30-2)
Hyrja e kabllove të motorëve është hermetike ndaj ujit për së gjati, gjatësitë e kabllit konfigurohen në mënyrë të personalizuar.
Permistopi
Në varësi të llojit të motorit, janë të mundura variantet e mëposhtme për izolimin në anën e lëngut dhe të motorit:
- Varianti G: dy bllokues mekanikë që veprojnë në mënyrë të pavarur
- Varianti K: Kasetat hermetike bllokuese me dy bllokues mekanikë që veprojnë në mënyrë të pavarur
Dorëzim
- Pompë zhytëse për ujërat e zeza
- Kablli lidhës me skaje kabllosh të lira
- Aksesor i montuar
- Manuali i punës dhe mirëmbajtjes
Opsione
- Tensione të veçanta
- Mekanizëm mbikëqyrës për
- Mbikëqyrja e pështjellës me sensor temperature PTC ose Pt100
- Foleja e permistopit
- Dhoma e motorit/kapëseve
- Temperatura e magazinimit
- Veshje Cerami C0 deri C3 për mjetet gërryese
- Me autorizim të sigurisë ndaj shpërthimit sipas ATEX ose FM
- Nexos Intelligence:
- Reduktim i kohëve të defektit dhe proceseve të mirëmbajtjes falë identifikimit automatik dhe zgjidhjes së bllokimeve
- Ulje e kostove të energjisë falë sistemit të integruar automatik të drejtimit për mënyrën optimale të punës sipas impiantit
- Komandim dhe lidhje e rehatshme me rrjetin e stacionit, përmes serverit të integruar të uebit dhe portës Ethernet, me protokollet standarde të rrjetit në pompë
- Siguri më e lartë pune në raste defektesh, falë komandimit të integruar redundant e të detajuar
- Zgjidhje sistemi me funksione dixhitale dhe fole të përshtatshme në varësi të përdorimit
Aksesorë
- Zinxhirë
- Pajisje varëse ose këmbë pompe
- Fiksim me prixhioner shtrëngues
- Panele komandimi, rele dhe spinë
Vënia në punë
Funksionim me montim brenda në ujë, me motor jo të zhytur:
Tek motorët me vetëftohje (motorët FK, FKT, HC) lejohet ndërrimi i motorit.
Te motorët me ftohje sipërfaqësore (motor T) ndërrimi i motorit është i mundur për një afat të shkurtër (funksionimi-S2), në varësi të fuqisë. Kohëzgjatja maksimale e punës me motor jo të zhytur, varet nga temperatura e lëngut dhe e mjedisit. Të dhënat e sakta për mënyrën dhe kohën e punës (p.sh. S2-15) i gjeni tek pllaka e të dhënave të pompës përkatëse!
Mbrojtje kundër punës pa ujë:
Foleja hidraulike duhet të qëndrojë gjithmonë i zhytur. Niveli luhatës duhet të shkaktojë një çaktivizim automatik në momentin që arrihet mbulimi minimal me ujë. Lutemi, t'i gjeni këto te skica e dimensioneve.
Instalimi horizontal:
Instalimi horizontal nuk është i mundur me këtë agregat!
Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Wilo Motor T 17.3, 20.2:#EMU FA, Rexa SUPRA, Rexa SOLID
Numri i artikullit | 6086016 |
Botim | 2019-10 |
Numri i faqeve | 104 |
Language | en, zh |
Wilo Motor T 17.3, 20.2:#EMU FA, Rexa SUPRA, Rexa SOLID
Numri i artikullit | 6086012 |
Botim | 2019-10 |
Numri i faqeve | 56 |
Language | en |
Wilo Motor FKT 20.2, 27.1, 27.2:#EMU FA, Rexa SUPRA, Rexa SOLID
Numri i artikullit | 6088784 |
Botim | 2019-10 |
Numri i faqeve | 108 |
Language | en, zh |
Wilo Motor FKT 20.2, 27.1, 27.2:#EMU FA, Rexa SUPRA, Rexa SOLID
Numri i artikullit | 6086014 |
Botim | 2019-10 |
Numri i faqeve | 60 |
Language | en |
Commissioning protocol Wilo DDI
Numri i artikullit | 6088797 |
Botim | 2021-01 |
Numri i faqeve | 2 |
Language | gjuhë neutrale |
Broshura e certifikimit
Wilo T motor + EMU FA#Wilo T motor + Rexa SUPRA#Wilo T motor + Rexa SOLID
Numri i artikullit | 6072704 |
Botim | 2021-07 |
Numri i faqeve | 116 |
Language | gjuhë neutrale |
Wilo FKT motor + EMU FA#Wilo FKT motor + Rexa SUPRA#Wilo FKT motor + Rexa SOLID
Numri i artikullit | 6074691 |
Botim | 2021-07 |
Numri i faqeve | 96 |
Language | gjuhë neutrale |