Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
Wilo-Rexa SUPRA | Wilo

Wilo-Rexa SUPRA

Transportoni ujërat e ndotura në mënyrë efikase dhe ekonomike. Me Wilo DDI gati për lidhjen me rrjetin në menaxhimin dixhital të ujërave të ndotura.

Avantazhet tuaja
I RI
Wilo-Rexa SUPRA-V

Transportoni ujërat e ndotura në mënyrë efikase dhe ekonomike. Me Wilo DDI gati për lidhjen me rrjetin në menaxhimin dixhital të ujërave të ndotura.

"Qofshin ujëra të zeza të papërpunuara ose ujëra të ndotura të pastruara paraprakisht – pompat me motor të zhytur të serisë Wilo-Rexa SUPRA janë zhvilluar që të plotësojnë kërkesat e ndryshme në pompimin e ujërave të ndotura.

Helikë disa kanalëshe, për rrymë të lirë ose me një kanal, Wilo-Rexa SUPRA ofron gjithmonë një kombinim prej sigurisë së bllokimit dhe efikasitetit energjetik. Në këtë mënyrë Rexa SUPRA është përshtatur më së miri për një transport të sigurt dhe ekonomik të ujërave të zeza.

Në kombinim me motorët IE3 që blihen sipas dëshirës si opsion (në zbatim të standardit IEC 60034-30-1) Wilo-Rexa SUPRA ul gjithashtu kostot operative.

Për të justifikuar kërkesat e lidhjes dixhitale me rrjetin, Wilo DDI mund të integrohet. Në këtë mënyrë Wilo-Rexa SUPRA ofron të gjitha mundësitë e lidhjes moderne të komunikimit dhe kështu një lehtësim të vërtetë të punës në jetën e përditshme."


Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Siguri e lartë pune falë dizajnit të pabllokueshëm dhe me pak dridhje
  • Kosto operative të ulëta në sajë të efektivitetit të lartë hidraulik dhe teknologjisë opsionale të motorëve IE3 (në zbatim të standardit IEC 60034-30-1)
  • Zgjidhje specifike sipas kërkesave të klientit në sajë të mundësive të shumta të konfigurimit
  • Jetëgjatësi e madhe në lëngjet gërryese dhe korrozive në sajë të veshjeve të ndryshme me Ceram
  • Lidhje e thjeshtë në komandimin e impiantit dhe në monitorimin e pompave me anë të modulit Wilo-DDI që ofrohet si opsion:
    • Rrjetëzim i thjeshtë nëpërmjet ndërfaqes Ethernet
    • Integrim i thjeshtë në teknikën drejtuese ekzistuese nëpërmjet përdorimit të protokollit të standardizuar
    • Kursen kohë dhe lehtësim në punën e përditshme nëpërmjet mbikëqyrjes komode nga larg të gjendjes së funksionimit dhe mjeteve dixhitale si etiketa e parametrave, libri i bordit të mirëmbajtjes dhe manuali i përdorimit
Përshkrimi i serive
Wilo-Rexa SUPRA-V

Konstruksioni

Pompë me motor të zhytur për montim brenda në ujë, stacionar dhe i transportueshëm si dhe montim në të thatë në funksion të përhershëm.

Lëngje

Për pompim në zonat tregtare të:

  • Ujëra të zeza
  • Ujëra të zeza me fekale
  • Uji i procesit të punës
  • Ujë i ndotur (me sasi të pakta rëre dhe zhavorri)

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

  • Version i fortë prej gize të hirtë
  • Foleja e permistopit për thithjen e rrjedhjeve nëpërmjet bllokuesit mekanik në anën e lëngut
  • Dhoma e humbjeve për thithjen e rrjedhjeve nëpërmjet bllokuesit mekanik në anën e motorit (në varësi të motorit)
  • Pajisjet e monitorimit në varësi të motorit:
    • Mbikëqyrje e temperaturës së pështjellës me sensor bimetalik ose me sensor PTC
    • Kontrolluesi i rrjedhjeve për folenë e guarnicionit dhe dhomën e rrjedhjeve si dhe dhomën e motorit/kapëseve

Çelësi tip

Shembull:

Wilo-Rexa SUPRA-M30-418A + T 34-6/50KEx-E3

Sistemi hidraulik:

Rexa SUPRA-M30-418A

Rexa

Pompë zhytëse për ujërat e zeza

SUPRA

Seria

M

Forma e helikës:

  • V = Helikë me shtjellë
  • C = Helikë me një kanal
  • M = Helikë disa-kanalëshe

30

Diametri nominal i lidhjes së presionit, p.sh. DN 300

41

Kodi i fuqisë

8

Numri i kurbave të pompës

A

Versioni i materialit: Versioni standard

Motori:

T 34-6/50KEx-E3

T

Dizajni i motorit:

  • T = Motor me ftohje sipërfaqësore
  • FK/FKT = Motor me vetëftohje me sistem ftohës aktiv

34

Madhësia e konstruksionit

6

Numri i poleve

50

x10 = gjatësia e paketës në mm

K

Versioni i permistopit:

  • H = unazë mbajtëse e premistopit/bllokues mekanik
  • G = dy bllokues mekanikë të ndarë
  • K = kasetë hermetike bllokuese me dy bllokues mekanikë

Ex

Me autorizim të sigurisë ndaj shpërthimit

E3

Klasa e efiçencës së energjisë së motorit (në mbështetje të IEC 60034-30)

  • E3 = IE3
  • E4 = IE4

Të dhënat teknike

  • Linja ushqyese: 3~400 V, 50 Hz
  • Mënyra e punës, e zhytur: S1
  • Mënyra e punës, jo e zhytur:
    • Motor T: S2
    • Motor FK: S1
    • Motor FKT: S1
  • Klasa e mbrojtjes: IP68
  • Klasa e izolimit: H
  • Temperatura e lëngjeve: 3 ... 40 °C (37 ... 104 °F)
  • Thellësia maks. e zhytjes: 20 m (66 ft)

Materiale

  • Karkasa e sistemit hidraulik dhe motorit: EN-GJL-250 (ASTM A48 Class 35/40B) ose EN-GJS-500-7 (ASTM A536 70-50-05)
  • Helika: EN-GJL-250 (ASTM A48 Class 35/40B) ose EN-GJS-500-7 (ASTM A536 70-50-05)
  • Permistope:
    • Statike: NBR (Nitril)
    • Në anën e lëngut: SiC/SiC
    • Në anën e motorit: SiC/SiC ose C/Cr
  • Boshti: 1.4021 (AISI 420)

Konstruksioni

Sistemi hidraulik

Dalje në anën e presionit, e zbatuar si lidhje horizontale me flanxhë. Substanca e thatë maksimale është 8 %. Janë në dispozicion format e mëposhtme të helikës:

  • Helikë me shtjellë
  • Helikë me një kanal
  • Helikë disa-kanaleshe

Motor T

Motor i zhytur me ftohje sipërfaqësore pa sistem ftohës për montim brenda në ujë. Nxehtësia e motorit transmetohet direkt në lëngun përreth nëpërmjet pjesëve të trupit. Edhe motori vetë është i thatë. Si kushineta motori përdoren kushinetat sferike me lubrifikim të përhershëm. Kablloja e lidhjes është e derdhur në anën gjatësore hermetikisht ndaj ujit dhe ka skaje të lira kablloje. Në varësi të madhësisë së konstruksionit dhe fuqisë së motorit motorët mund të montohen në të thatë në punim për kohë të shkurtër.

Motor FK

Motor i zhytur me vetëftohje me sistem ftohës aktiv për montim në të thatë dhe brenda në ujë. Për ftohjen motori është i mbushur me vaj të bardhë mjekësor. Një helikë në boshtin e motorit mund të qarkullojë vazhdimisht lëngun ftohës. Flanxha e ftohjes e transmeton nxehtësinë te lëngu. Edhe sistemi ftohës është pa presion. Si kushineta motori përdoren kushinetat sferike me lubrifikim të përhershëm. Kablloja e lidhjes është e derdhur në anën gjatësore hermetikisht ndaj ujit dhe ka skaje të lira kablloje.

Motor FKT

Motor i zhytur me vetëftohje me sistem ftohës aktiv për montim në të thatë dhe brenda në ujë. Sistemi i ndarë ftohës është i mbushur me një përzierje ujë-glikol. Një helikë mund të qarkullojë vazhdimisht lëngun ftohës. Flanxha e ftohjes e transmeton nxehtësinë te lëngu. Dhoma e motorit është e thatë, edhe sistemi ftohës vetë është pa presion. Si kushineta motori përdoren kushinetat sferike me lubrifikim të përhershëm. Kablloja e lidhjes është e derdhur në anën gjatësore hermetikisht ndaj ujit dhe ka skaje të lira kablloje.

Permistopi

Të gjithë motorët kanë një fole të permistopit për ta mbrojtur motorin nga hyrja e lëngut nëpërmjet permistopit në anën e lëngut. Foleja e permistopit ka akses nga jashtë. Sipas dëshirës, foleja e permistopit mund të mbikëqyret me një elektrodë të qëndrueshme. Në varësi të llojit të motorit, janë të mundura variantet e mëposhtme për izolimin në anën e lëngut dhe të motorit:

  • Varianti H: permistopi në anën e lëngut ka një bllokues mekanik, në anën e motorit një bllokues mekanik radial
  • Varianti G: dy bllokues mekanikë që veprojnë në mënyrë të pavarur
  • Varianti K: Kasetat hermetike bllokuese me dy bllokues mekanikë që veprojnë në mënyrë të pavarur

Mjete pune

Të gjitha mjetet e punës, nga ana biologjike mund të shpërbëhen potencialisht dhe nuk e dëmtojnë mjedisin:

  • Vaj i bardhë
  • Përzierje ujë-glikol (klasa e rrezikshmërisë së ujit 1 sipas VwVwS)

Klasat e efiçencës së energjisë së motorit (në mbështetje të IEC 60034-30)

Përveç motorëve standardë, disponohen gjithashtu edhe motorë IE3. Motorët bazohen në mënyrë konstruktive në të njëjtat të dhëna si motorët standardë. Në këtë mënyrë, motorët janë të njëjtë në tërësinë e pajisjeve dhe funksionimit.

Dorëzim

  • Pompë
  • Aksesor i montuar siç është porositur
  • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Opsione

  • Tensione standarde dhe tensione të veçanta
  • Funksionimi në lëng deri në 60 °C (140 °F)
  • Pajisjet e monitorimit në varësi të motorit:
    • Mbikëqyrje e pështjellës me sensor PTC
    • Foleja e permistopit
    • Dhoma e motorit/kapëseve
    • Temperatura e magazinimit të motorit
    • Sensor i dridhjeve
  • Veshje Cerami për lëngje gërryese dhe korrozive
  • Digital Data Interface për lidhje të thjeshtë në komandimet e impiantit dhe monitorimin e pompës:
    • Rrjetëzim i thjeshtë nëpërmjet ndërfaqes Ethernet
    • Integrim i thjeshtë në teknikën drejtuese ekzistuese nëpërmjet përdorimit të protokollit të standardizuar
    • Kursen kohë dhe lehtësim në punën e përditshme nëpërmjet mbikëqyrjes komode nga larg të gjendjes së funksionimit
  • Autorizimi Ex sipas
    • ATEX
    • FM
    • CSA-Ex
    • IECEx

Aksesorë

  • Pajisje e varjes për montim brenda në ujë
  • Këmbë pompe për instalim të transportueshëm
  • Bërryl mbështetës për montim në të thatë
  • Kontrolle të nivelit
  • Elektrodë e jashtme për mbikëqyrje të folesë së permistopit
  • Fiksim me prixhioner shtrëngues
  • Aksesorë fiksimi dhe zinxhir
  • Panele komandimi, rele dhe spinë
Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo Motor T 17.3, 20.2:#EMU FA, Rexa SUPRA, Rexa SOLID

Numri i artikullit 6086016
Botim 2019-10
Numri i faqeve 104
Language en, zh
PDF (4 MB)

Wilo Motor T 17.3, 20.2:#EMU FA, Rexa SUPRA, Rexa SOLID

Numri i artikullit 6086012
Botim 2019-10
Numri i faqeve 56
Language en
PDF (3 MB)

Wilo Motor HC 20.1 + EMU FA, Rexa SUPRA, Rexa SOLID

Numri i artikullit 6073324
Botim 2019-01
Numri i faqeve 52
Language en
PDF (3 MB)

Wilo Motor FKT 20.2, 27.1, 27.2:#EMU FA, Rexa SUPRA, Rexa SOLID

Numri i artikullit 6088784
Botim 2019-10
Numri i faqeve 108
Language en, zh
PDF (4 MB)

Wilo Motor FKT 20.2, 27.1, 27.2:#EMU FA, Rexa SUPRA, Rexa SOLID

Numri i artikullit 6086014
Botim 2019-10
Numri i faqeve 60
Language en
PDF (3 MB)

Wilo Motor FK 17.1, FK 202, FK 34, FK 42 + EMU FA, Rexa SUPRA, Rexa SOLID

Numri i artikullit 6074704
Botim 2019-01
Numri i faqeve 52
Language en
PDF (3 MB)

Wilo Motor T 12 ... 72 + EMU FA, Rexa SUPRA, Rexa SOLID

Numri i artikullit 6067561
Botim 2019-01
Numri i faqeve 64
Language en
PDF (5 MB)

Wilo DDI-I

Numri i artikullit 6086017
Botim 2023-06
Numri i faqeve 108
Language en
PDF (8 MB)

Broshura e certifikimit

Wilo FK motor + EMU FA#Wilo FK motor + Rexa SUPRA

Numri i artikullit 6074692
Botim 2021-07
Numri i faqeve 60
Language gjuhë neutrale
PDF (7 MB)

Wilo FKT motor + EMU FA#Wilo FKT motor + Rexa SUPRA#Wilo FKT motor + Rexa SOLID

Numri i artikullit 6074691
Botim 2021-07
Numri i faqeve 96
Language gjuhë neutrale
PDF (9 MB)

Wilo T motor + EMU FA#Wilo T motor + Rexa SUPRA#Wilo T motor + Rexa SOLID

Numri i artikullit 6072704
Botim 2021-07
Numri i faqeve 116
Language gjuhë neutrale
PDF (10 MB)

Broshura

Product information Wilo-EFC. Powerful, flexible, cost-efficient.

Numri i faqeve 8
Language en
PDF (8 MB)