Ndarësit e Voda Dirt
Separator i papastërtive për më shumë komoditet dhe fuqi më të lartë.
Separator i papastërtive për më shumë komoditet dhe fuqi më të lartë.
Wilo-Voda Dirt është zgjidhja ideale për heqjen e vazhdueshme të grimcave ndotëse nga sistemet e mbyllura qarkulluese të ngrohjes dhe të ujit ftohës në ndërtesat tregtare. Separatori i papastërtive mbron kaldajën, pompat dhe rakordet hidraulike të sistemeve të mëdha e të mbyllura të ngrohjes dhe të ujit të ftohjes nëpërmjet largimit të plotë të grimcave ndotëse, duke përfshirë edhe ato magnetike dhe duke zgjatur në këtë mënyrë jetëgjatësinë e pompave, të pajisjeve komanduese dhe aksesorëve të tjerë të sistemit. Wilo-Voda Dirt ofron gjithashtu avantazhe në përdorimin në sistemet e vjetra ose gjatë konvertimit të një sistemi të hapur në një sistem të mbyllur.
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Efektivitet i lartë i impianteve të ujit të ngrohjes dhe të ftohjes falë parimit inteligjent «Hapur - Mbyllur» të valvulës me galexhant
- Besueshmëri dhe më pak shpenzime për mirëmbajtjen për të gjithë komponentët e pompës dhe impiantit të kaldajës falë nxjerrjes jashtë nga impianti të grimcave ndotëse të çliruara
- Largim i thjeshtë dhe efikas i papastërtive, duke përfshirë edhe grimcat magnetike për variantet me flanxhë
Konstruksioni
Separatorët e papastërtive.
Përdorimi
- Sisteme ngrohjeje dhe ftohjeje të mbyllura.
Çelësi tip
Shembull | Voda Dirt 1" |
Voda Dirt | Emërtimi i produktit Separator i papastërtive |
1" | Lidhja |
Të dhënat teknike
- Presioni maksimal i punës: 10,0 bar
- Temperatura maksimale e punës: 120°C
- Shpejtësia maksimale e prurjes: 1,5 m/s
- E përshtatshme për shtimin deri në 50% të antifrizës me bazë glikoli
- Trup tunxhi, pjesë të brendshme rezistente ndaj korrozionit.