Pompim i ujit nëntokësor nga pusi: zgjidhje fitimprurëse për ju si operator i ndërtesave
Nëpërmjet pusit individual ose trungut të pusit ju si pronar ose operator i një pasurie tregtare të paluajtshme kurseni ujin e kushtueshëm të pijshëm. Përdorimi është një plotësim i arsyeshëm, nëse ju deri tani keni vendosur për përdorimin e ujit të shiut. Me hapjen dhe menaxhimin e një pusi individual ju në këtë mënyrë minimizoni një faktor të kostove në furnizimin tuaj me ujë. Në rastin e pompimit të ujit nëntokësor pompat tona me motor të zhytur janë zgjidhja juaj optimale. Ato karakterizohen nga besueshmëria maksimale dhe operimi i pa komplikuar.
Nxjerrja e besueshme e ujit nga trupat ujorë sipërfaqësor të hapur
Kudo ku nevojiten sasi të mëdha uji, njeriu ngandonjëherë është i varur te nxjerrja e ujit sipërfaqësor. Nëpërmjet puseve të sheshta në liqene ose lumenj, uji mund të pompohet dhe transportohet më tej. Përveç kësaj, si operator i objekteve tregtare ne ju ofrojmë pompa me efektivitet maksimal, në mënyrë që ju të projektoni marrjen tuaj nga ujërat sipërfaqësore në mënyrë ekonomike, të besueshme dhe me efikasitet energjetik.
Kështu planifikoni edhe ju efektivitetin energjetik
Kriteret e përzgjedhjes për zgjidhjen e pompave tuaj janë efektiviteti më mirë i mundshëm për minimizimin e kostove të energjisë si dhe për përdorimin e materialeve të përshtatshme për një punë të pompës afatgjatë dhe pa nevojë mirëmbajtjeje. Për më tepër, pompat tona janë të disponueshme me lejet për ujin e pijshëm (p.sh. ACS, WRAS, UBA, DVGW W270).
Pompat me motor të zhytur përdoren shpesh në thellësinë e pusit, prandaj ato emërtohen dhe si pompa pusi. Sistemet tona të pompimit ju ofrojnë juve si projektues mundësinë, për t'i dimensionuar ato me saktësi për kërkesat tuaja të projektit.
Thellësia e instalimit dhe rendimenti i puseve përcaktojnë se cila pompë duhet të vendoset.
Ne ju ofrojmë një asortiment të gjerë pompash që në varësi të përdorimit plotëson profile shumë të ndryshme kërkesash dhe në rastin e pompave me motor të zhytur plotëson edhe paketat shtesë të sigurisë.
Një shumëllojshmëri variantesh që ju bind juve si projektues teknik
Për hyrjen e ujit të papërpunuar në afërsi të sipërfaqes ne ju ofrojmë për projektimin tuaj p.sh. zhvillimin e projektit përveç pompave me motor të zhytur edhe pompat normale, pompat monobllok dhe pompat me trup të ndarë sipas akseve. Veshjet si me Duplex dhe Ceram ju sigurojnë një jetëgjatësi të madhe dhe kosto të ulëta mirëmbajtjeje.
Veshja novatore Ceram CP mbron nga bllokimet dhe me veshjen Ceram CP mund të krijohet një efektivitet më i lartë i pompës deri në 2 % dhe në këtë mënyrë mund të krijohen më pak humbje të energjisë. Gjithashtu, me motorët tanë me efektivitet të lartë dhe motorët shtytës me numër të ndryshëm të rrotullimeve ulni kostot e energjisë.
Si specialist me Wilo jeni përgatitur në mënyrë të përkryer për kërkesat e klientëve
Për instalimin dhe përdorimin e një pusi është kërkuar ekspertiza juaj si specialsit. Sepse të rëndësishme janë njohuri të plota në gjeohidrologji, nxjerrjen e ujit, variantet dhe materialet e ndërtimit, si dhe për sjelljet e rrymave në puse. Këshillimi juaj kompetent për klientët dhe zgjidhjet e Wilo sigurojnë për zgjidhje optimale të sistemit. Me sistemet e pompimit të Wilo ju e kryeni vënien në punë në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt. Ju mund t'i përshtatni produktet tona thjesht në nevojat përkatëse individuale të punës. Në këtë mënyrë është siguruar që pompa të punojë gjithmonë në pikën optimale të punës.
Një partner, të gjitha shërbimet: Wilo
Si projektues dhe operator përfitoni nga mbështetja jonë tërësore në të gjitha fazat e projektit – nga planifikimi dhe konfigurimi deri te vënia në punë dhe mirëmbajtja. Së bashku me Wilo ju siguroni furnizimin tuaj të qëndrueshëm me ujë me afat të gjatë për të ardhmen. Shfrytëzoni plotësisht të gjitha potencialet dhe mund të mbështeteni në projektim dhe konfigurim nëpërmjet analizës sonë të kostove të kohëzgjatjes së punës (analiza LCC). Në këtë bazë mbështetëse arrini kursime të ndjeshme në kostot tuaja operative dhe të energjisë. Ndërroni pompat e vjetra proaktive, për t'i ndërruar para kohe me një sistem me efektivitet në energji dhe kosto.