Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Wilo-Stratos PICO-Z | Wilo

Wilo-Stratos PICO-Z

Higjienë maksimale dhe efektivitet energjetik në qarkullimin e ujit të ngrohtë shtëpiak.

Avantazhet tuaja
NEW

Higjienë maksimale dhe efektivitet energjetik në qarkullimin e ujit të ngrohtë shtëpiak.

Wilo-Stratos PICO-Z është pompë qarkullimi ideale për furnizimin me ujë të ngrohtë sanitar në shtëpitë me një ose dy familje, si dhe ndërtesat më të vogla me një përzierje të objekteve të banimit dhe objekteve tregtare. Me trupin e pompës prej inoksi, identifikimin dhe mbështetjen e dezinfektimit termik, ajo ofron sigurinë higjienike më të madhe të mundshme për të gjithë sistemin e ujit të ngrohtë shtëpiak. Në sajë të Wilo-Connector ajo instalohet shpejt nga ana elektrike dhe mund të vihet në funksionim me një klikim te vendosja e vlerave të punës që në fabrikë. Pompa me efektivitet të lartë e pajisur me motor EC së bashku me mënyrën manuale të punës ose komandimin me anë të temperaturës ofron të gjitha mundësitë për reduktimin e harxhimit individual të energjisë. Ekrani i madh me ngjyra, një meny e qartë e rregullimit në lidhje me teknologjinë e butonit të gjelbër e bëjnë operimin e pompës shumë komode.


Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Trup pompe prej inoksi, identifikim dhe mbështetje e dezinfektimit termik për higjienë maksimale në sistemin e ujit të ngrohtë shtëpiak​
  • Ushqim sipas nevojës, duke kursyer energji nëpërmjet mënyrës manuale të punës ose komandimit të temperaturës​
  • Ekran i madh me ngjyra, meny e qartë e rregullimit dhe teknologji e butonit të gjelbër për operim të thjeshtë​
  • Instalim elektrik i thjeshtë me Wilo-Connector​
  • Parametra aktualë si temperatura, prurja, fuqia e instaluar dhe kilovatorët e harxhuar në çdo kohë në vështrim​
  • Vënie në punë me 1 klikim nëpërmjet rregullimit të temperaturës si vendosje e vlerave të punës që në fabrikë​
  • Opsionale: Komunikim me ndihmë të moduleve të jashtme shtesë
Përshkrimi i serive
Wilo-Stratos PICO-Z

Konstruksioni

Pompë qarkullimi me rotor të lagur me bashkues të filetuar, motor EC me rrymë elektrike vetëmbrojtëse dhe rregullues elektronik fuqie.

Përdorimi

Sisteme të qarkullimit të ujit të pijshëm në automatizimin industrial dhe të ndërtesave.

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

Mënyrat e punës

  • T-const. për modalitetin me komandim nga temperatura
  • Δ p-c për diferencë konstante të presionit
  • Shpejtësi konstante (n-const.)

Funksionet manuale

  • Rregullimi i mënyrës së punës
  • Rregullimi i rendimentit të pompës (lartësia e dërgimit)
  • Rregullim i temperaturës minimale
  • Rregullim i prurjes minimale
  • Ajrimi i pompës
  • Rinisje manuale
  • Funksioni Reset për rivendosjen e matësit të energjisë
  • Funksioni Reset për rivendosjen e rregullimit që në fabrikë
  • Bllokim i butonave për bllokimin e rregullimeve

Funksionet automatike

  • Përshtatje e vazhdueshme e rendimentit në varësi të mënyrës së punës
  • Kontrollues temperature për mbajtjen e gjendjes konstante të temperaturës së kthimit në sistemin e qarkullimit të ujët të pijshëm
  • Dezinfektim termik (identifikimi dhe mbështetja e dezinfektimit termik të depozitës së ujit të pijshëm)
  • Funksioni i ajrimit automatik
  • Rinisje automatike

Funksione sinjalizimi dhe paraqitjeje

  • Tregues i ndryshueshëm:
    • Vëllimi aktual i rrjedhës Q [m³/h]
    • Lartësia aktuale e dërgimit H në [m]
    • Shpejtësia aktuale n [rrot/min]
    • Fuqia P [W]
    • Konsumi i energjisë W [kWh]
    • Temperatura aktuale T [°C]
  • Shfaqje e statusit për mesazhet paralajmëruese (ekran i verdhë) dhe mesazhet e gabimit (ekran i kuq) çdo herë me kodin dhe përshkrimin e gabimit me tekst të qartë
  • Afishim i statusit për treguesin e procesit (afishim blu):
    • Ajrimi i pompës
    • Rinisje manuale
  • LED i statusit:
    • LED jeshil: Funksionim pa të meta
    • LED blu: Komunikimi i pompave me modulin e jashtëm

Tërësia e pajisjeve

  • Pika e çelësit shtrëngues në trupin e pompës
  • Lidhje e shpejtë elektrike me Wilo-Connector
  • Motor me rrymë elektrike vetëmbrojtëse
  • Filtër grimcash
  • Izolim termik standard
  • Ndërfaqe Wilo-Connectivity për modulet e jashtme

Çelësi tip

Shembull:

Wilo-Stratos PICO-Z 20/0,5-4

Stratos PICO

Pompë me efektivitet të lartë (pompë me bashkues të filetuar), e rregulluar elektronikisht

-Z

Qarkullim për ujë të pijshëm

20/

Diametri nominal i lidhjes

0,5-4

Diapazoni i lartësive nominale të dërgimit [m]

Të dhënat teknike

  • Temperatura e lëngut +2°C deri +95°C
  • Linja ushqyese 1~230 V, 50 Hz
  • Klasa e mbrojtjes IPX4D
  • Bashkues i filetuar G1¼, G1½, G2
  • Presioni maks. i funksionimit 10 bar

Materiale

  • Trupi i pompës: Çelik inoks
  • Izolim termik: Polipropilen
  • Helika: Plastikë
  • Boshti: Qeramike oksidi
  • Kushineta: Karbon, e ngopur me rrëshirë të fortë

Dorëzim

  • Pompë
  • Izolimi termik
  • Wilo-Connector
  • Guarnicione
  • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Dokumente

Certifikata REACH

Rregullorja REACH

Botim 2021-05
Formati i faqeve 209.9 x 297.0 mm
Numri i faqeve 4
PDF (212 KB)
Lista e produkteve
Number of results: 4