Wilo-Yonos GIGA2.0-I
Pompim efikas i sasive të mëdha të ujit për përdorim në ngrohje, ajër të kondicionuar dhe ftohje në ndërtesa të mëdha.
Pompim efikas i sasive të mëdha të ujit për përdorim në ngrohje, ajër të kondicionuar dhe ftohje në ndërtesa të mëdha.
Wilo-Yonos GIGA2.0-I është një pompë me rotor të thatë e llojit në linjë e rregulluar elektronikisht, e cila është e përshtatshme për pompimin e sasive të mëdha të ujit në lartësi të mëdha. Në sajë të teknologjisë së motorit EC IE5 dhe të sistemit hidraulik të vërtetuar të pompës (MEI ≥0,4) ajo ofron gjithashtu efektivitet energjitik të lartë dhe besueshmëri të madhe. Ajo mund të përdoret shumë lehtë me ndihmën e teknologjisë tashmë të njohur të butonit të gjelbër, shfletimit të qartë të menysë dhe ekranit të qartë me ngjyra. Ndërfaqet analoge dhe dixhitale ofrojnë mundësinë e lidhjes në automatizimin e ndërtesave.
Shërbimet e rekomanduara
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Efektivitet energjetik i lartë në sajë të teknologjisë së motorit EC IE5 dhe të sistemit hidraulik të vërtetuar të pompës (MEI ≥0,4)
- Lehtësisht e përdorshme me shfletim të qartë të menysë në ekran me ngjyra dhe teknologji të butonit të gjelbër
- Besueshmëri e lartë falë teknologjisë së llojit të ri të motorit dhe sistemit hidraulik të provuar të pompës
- Gati për lidhje në automatizimin e ndërtesave nëpërmjet ndërfaqes analoge dhe dixhitale të lidhjes dhe modulit CIF
Konstruksioni
Pompë në linjë me efektivitet të lartë energjie me motor IE5 dhe përshtatje të fuqisë në mënyrë elektronike në llojin e konstruksionit me rotor të thatë. Versioni pompë centrifugale me një helikë e presionit të ulët me bashkues me flanxhë dhe bllokues mekanik.
Përdorimi
Pompimi i ujit të ngrohjes (sipas VDI 2035), e ujit të ftohtë dhe të përzierjeve ujë-glikol pa materiale gërryese në sistemet e ngrohjes, të ujit të ftohtë dhe në sistemet e ftohjes.
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
Mënyrat e kontrollit:
- Δp-v për diferencë të ndryshueshme të presionit
- Δp-c për diferencë konstante të presionit
- Shpejtësi konstante
- Rregullim PID të përcaktuar nga përdoruesi
Rregullimet manuale:
- Rregullim i mënyrës së kontrollit
- Vendosje e parametrave përkatës të punës
- Parametrizimi i hyrjeve analoge
- Parametrizimi i hyrjes dixhitale
- Parametrizimi i daljeve të relesë
- Funksion i pompës dyshe (në rastin e 2 pompave teke që duhet të operojnë si pompë dyshe)
- Bllokim i butonave për bllokimin e rregullimeve
- Funksion për rikthimin në vlerat e fabrikës
Funksionet automatike:
- Përshtatje e fuqisë me optimizim sipas nevojës për funksionim me efiçencë energjie, në varësi të mënyrës së kontrollit
- Kontrolle automatike rutinë për mënjanimin e gabimeve
- Mbrojtje e plotë e integruar e motorit
Hyrje dhe dalje të komandimit nga jashtë dhe funksionet e tyre
- 1x hyrje analoge:
- Llojet e sinjaleve: 0 ... 10 V, 2 ... 10 V, 0 ... 20 mA, 4 ... 20 mA
- Përdorimi: vetëm vlera e sensorit e sensorit matës të diferencës së presionit (instaluar në pompë në seri si standard)
- 1x hyrje analoge:
- Llojet e sinjaleve: 0 ... 10 V, 2 ... 10 V, 0 ... 20 mA, 4 ... 20 mA
- Përdorimi: vetëm sensori i jashtëm transmetues i vlerës së caktuar
- 1x hyrje dixhitale:
- Hyrje e komandimit me funksion "Ext. Off"
- 2x dalje rele:
- Sinjalizimi kolektiv i defekteve SSM (kontakte për shkëmbim pa tension)
- Sinjalizim kolektiv i punës SBM (kontakte për shkëmbim pa tension)
- Wilo Net
- Për komandimin e pompave dyshe prej 2 pompash teke
Funksione sinjalizimi dhe paraqitjeje
- Afishimi i statusit "Treguesit e funksionimit":
- Mënyra aktuale e kontrollit
- Vlera e vendosur
- Lartësia e dërgimit, vlera aktuale
- Shpejtësia aktuale
- Vëllimi i rrjedhës, vlera aktuale
- Fuqia elektrike
- Treguesit LED të statusit: Funksionim pa gabime (LED i gjelbër), komunikim i pompave (LED blu)
- Afishim i statusit "Treguesi i gabimit" (ngjyra e afishimit e kuqe):
- Kodet e gabimit
- Afishim i statusit "Treguesi Paralajmërim" (ngjyra e afishimit e verdhë):
- Kode paralajmëruese
- Afishim i statusit "Treguesi i procesit" (ngjyra e afishimit blu):
- Afishim i statusit "Komunikim i automatizimit të ndërtesave" (ngjyra e ekranit blu):
- Përmbledhje e parametrave aktivë të automatizimit të ndërtesave (shpejtësia e transmetimit të të dhënave, adresa,...)
- Sinjalizimi kolektiv i defekteve SSM (kontakte për shkëmbim pa tension)
- Sinjalizim kolektiv i punës SBM (kontakte për shkëmbim pa tension)
Shkëmbimi i të dhënave
- Mundësisht me aksesorët e modulit CIF WILO përkatës:
- Ndërfaqe dixhitale seriale Modbus RTU për lidhje në automatizimin e ndërtesave nëpërmjet sistemit magjistral RS485
- Ndërfaqe dixhitale seriale BACnet MS/TP për lidhje në automatizimin e ndërtesave nëpërmjet sistemit magjistral RS485
- Ndërfaqe dixhitale seriale për Ethernet Multiprotocol Modbus TCP, BACnet/IP për lidhje në automatizimin e ndërtesave nëpërmjet sistemit magjistral RJ45
- Ndërfaqe dixhitale seriale LON për lidhje në automatizimin e ndërtesave nëpërmjet sistemit magjistral LONWorks
- Ndërfaqe dixhitale seriale PLR për lidhje në GA nëpërmjet moduleve çiftuese specifike të firmave
- Ndërfaqe dixhitale seriale CANopen për lidhje në GA nëpërmjet moduleve çiftuese specifike të firmave
Komandim i pompave dyshe (pompë dyshe ose 2 x pompa teke me bashkues në formë Y)
- Funksion kryesor/rezervë (shkëmbim i pompave në varësi të kohës)
- Funksion kryesor/rezervë (shkëmbim automatik të pompave)
- Punim paralel (aktivizim/çaktivizim në pikun e ngarkesës për arritjen e rendimentit më të mirë)
Tërësia e pajisjeve
- Sistem hidraulik i pompave me indeks të efiçencës minimale hidraulike MEI ≥ 0,4
- Motor EC i klasës së efiçencës IE5 sipas IEC 60034-30-2
- Flanxhë PN 16 – sipas EN 1092-2
- Lidhje për matjen e presionit (R 1/8) për sensorin matës të montuar për diferencën e presionit (versioni ... R1 pa sensor matës i diferencës së presionit)
- Vrima për daljen e kondensatit si pajim standard në laterna dhe në trupin e motorit (vrimat janë të mbyllura në momentin e dorëzimit)
- Valvul për nxjerrjen e ajrit në tregues
- Ekran grafik me ngjyra, i rrotullueshëm (2 inç) me butonin e gjelbër dhe një buton
- 6 vende për futjen e kabllove për lidhjen e furnizimit me energji, si dhe hyrje analoge dhe binare (2 vendet për futjen e kabllove të pajisura nga fabrika me udhëzues kabllosh me filetim)
- Fole për modulin CIF që përdoret në mënyrë opsionale
Çelësi tip
Shembull | Wilo-Yonos GIGA2.0-I 65/1-20/M-4,0-xx |
Yonos GIGA | Emërtimi i pompës |
2.0 | Gjenerata e dytë |
-I | Pompë teke në linjë |
65 | Diametri nominal i flanxhës DN |
1-20 | Diapazoni i lartësive nominale të dërgimit [m] |
M- | Variant me ushqimin e rrjetit 1~230 V |
4,0 | Fuqia nominale e motorit në kW |
-xx | Varianti, p.sh. -R1 |
Të dhënat teknike
- Shkalla e lejuar e temperaturës së lëngut që pompohet -20°C deri në +120°C
- Temperatura e mjedisit deri në +50 °C
- Bllokues mekanik për pompimin e ujit deri në Tmax. = +120 °C. Deri në T ≤ +40 °C lejohet një përzierje glikoli nga 20% deri në 40% të vëllimit. Në përzierjet ujë-glikol me përqindje glikoli > 40% deri në maksimumi 50% të vëllimit dhe me temperaturë lëngu nga > +40 °C deri maksimumi në +120 °C apo në lëngje të tjera të ndryshme nga uji, duhet parashikuar një bllokues mekanik alternativ. Në rastin e përdorimit të përzierjeve ujë-glikol në përgjithësi rekomandohet përdorimi i variantit S1 me bllokuesin mekanik përkatës.
- Tensionet e linjës ushqyese:
- 3~440 V ±10%, 50/60 Hz, 3~400 V ±10%, 50/60 Hz, 3~380 V -5% +10%, 50/60 Hz
- Varianti M-: 1~220 V ... 240 V ±10%, 50/60 Hz
- Përmbushja e përputhshmërisë elektromagnetike pa masa shtesë:
- Interferenca e emetuar për sektorin e banimit sipas EN 61800-3:2018
- Rezistenca ndaj interferencës për sektorin e industrisë sipas EN 61800-3:2018
- Klasa e mbrojtjes IP55
- Diametër nominal i flanxhës DN 32 deri në DN 125
- Presioni maks. i funksionimit 16 bar deri në +120°C
Materiale
- Trupi i pompës dhe lanterni: EN-GJL-250;
- Karkasa e pompës dhe laterna/flanxha e motorit të trajtuara sipas standartit me veshje mbrojtëse kataforetike
- Helika (në varësi të llojit): PPO-GF30 (DN 32 ... DN 80) ose EN-GJL-200 (DN 100 ... DN 125)
- Boshti: 1.4057
- Bllokuesi mekanik: AQ1EGG; bllokues mekanikë të tjerë, me kërkesë
Konstruksioni
- Pompë në linjë me efektivitet të lartë energjie me motor të klasës së efiçencës së energjisë IE5 sipas IEC 60034-30-2, indeks të efiçencës minimale hidraulike MEI ≥ 0,4 dhe përshtatje të fuqisë në mënyrë elektronike në llojin e konstruksionit me rotor të thatë.
- Pompë centrifugale e presionit të ulët me një helikë me bosht njëtrupor në konstruksion monobllok
- Karkasë në formë spirale në konstruksion në linjë (porta thithëse dhe dalja e presionit me të njëjtat flanxha në një vijë)
- Ekran grafik me ngjyra i rrotullueshëm (2 inç), me operim nga nivel komandimi manual me një buton
- Mbrojtje e integruar e motorit
Dorëzim
- Pompë
- Manual i instalimit dhe mënyrës së punës dhe deklaratë konformiteti
Opsione
- Varianti ...-R1 pa sensor matës i diferences së presionit
- Varianti …-S1 me bllokues mekanikë të posaçëm
Aksesorë
- 3 mbështetëse me material fiksimi për ndërtimin e bazamentit
- Flanxha për lidhje hermetike për trupin e pompave dyshe
- Modul CIF PLR
- Modul CIF LON
- Modul CIF BACnet MS/TP
- Modul CIF Modbus RTU
- Modul CIF CANopen
- CIF-Modul Ethernet Multiprotocol (Modbus TCP, BACnet/ IP)
- Lidhje M12 RJ45 CIF-Ethernet
- Sensori matës i diferencës së presionit 2 ... 10 V
- Sensori i diferencës së presionit 4 ... 20 mA