Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
SiClean Comfort | Wilo
Avantazhet tuaja
Wilo-SiClean Comfort

Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Efikasitet i lartë nëpërmjet kombinimit të efekteve fizike: Forca centrifuge, efekt magnetoforez dhe shtjellor
  • I thjeshtë në përdorim falë funksionimit plotësisht automatik
  • Instalim i shpejtë dhe i thjeshtë falë versionit "Plug & Play"
  • Komfort i lartë falë largimit, plotësisht automatik dhe të rregullueshëm, të grimcave të grumbulluara në enët e heqjes së lymit
  • Funksionalitet i lartë falë largimit të të gjitha grimcave magnetike dhe jomagnetike, ajër i lirë dhe mikroflluska në lëng, si dhe mbështetje e procesit të largimit
Përshkrimi i serive

Konstruksioni

Veçues kompakt, plotësisht automatik, i dërguar si version "Plug & Play", i thjeshtë për t'u instaluar. Sistemi përbëhet nga komponentë mekanikë dhe hidraulikë: Pompa, veçuesi me dhomën e grumbullimit të grimcave, pajisje pastrimi automatik, njësia e ajrimit, paneli i komandimit SC për komandimin e pompës dhe të pajisjes së pastrimit. Sistemi vendoset në vendin e instalimit dhe shtrëngohet në tokë. Lidhje e thithjes dhe presionit dhe lidhja me rrjetin bëhen në vendin e montimit. Shkarkimi i sistemit bëhet automatikisht falë parametrizimit të panelit të komandimit.

Përdorimi

Wilo-SiClean Comfort largon grimcat nga sistemet ngrohës me anë të fenomeneve natyrale dhe fizike. Për instalim në objektet e biznesit (ndërtesat e administratës, hotele, spitale, qendra tregtare, shkolla, …) dhe në sistemet e ngrohjes qendrore të qytetit.

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

  • Lloji i pompës: Wilo-VeroLine-IPL 32…(SiClean Comfort 12/15/20), Wilo-VeroLine-IPL 40…(SiClean Comfort 25/30/40), Wilo-VeroLine-IPL 50…(SiClean Comfort 50), Wilo-VeroLine-IPL 65…(SiClean Comfort 65)
  • Komponent hidraulik prej inoksi, rezistues ndaj korrozionit
  • Zorra me material të përforcuar të lidhura në hyrje dhe në dalje të veçuesit të grimcave. Zorra të lidhura në tubin e kthimit në bajpas për lidhje të vogla dhe të leverdishme dhe me humbje të vogla presioni
  • Njësi ajrimi e montuar paraprakisht për largimin e mikroflluskave nëpërmjet ajrimit automatik
  • Pajisje pastrimi e montuar paraprakisht përfshirë valvulën e shkarkimit dhe valvulën shtesë të sigurisë me pajisjen e kërkimit të rrjedhjeve për të evituar rrjedhjet e lëngut
  • Shkarkim automatik të dhomës së grimcave
  • Paneli i komandimit SC për funksionimin plotësisht automatik të pompës dhe të pajisjes së pastrimit me parametra të rregullueshëm dhe lidhje për Modbus dhe BACnet
  • Veçues për largimin e grimcave magnetike dhe jomagentike me ndihmën e magneteve

Çelësi tip

Shembull:

Wilo-SiClean Comfort 12

SiClean Comfort

Version standard, i operuar automatikisht, me pompë në linjë në teknologjinë e pompë me rotor të thatë

12

Diametri nominal i ushqimit të veçuesit

Dorëzim

  • Veçuesi i grimcave Wilo-SiClean Comfort
  • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës Wilo-SiClean Comfort (përfshirë përshkrimin e panelit të komandimit)
  • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës të pompës Wilo-VeroLine-IPL…