Sinum Double


Presion konstant në sajë të daljes së vazhdueshme të gazit dhe rimbushjes.
Presion konstant në sajë të daljes së vazhdueshme të gazit dhe rimbushjes.
Wilo-Sinum është zgjidhja ideale për krijimin e presionit, ajrimin dhe rimbushjen në sistemet e mbyllura të ngrohjes, në të cilat pajisja standarde bashkohet në kufijtë e saj me një enë zgjerimi me membranë. Automati i zgjerimit të presionit për pompat përfshin një funksion të integruar për mbajtjen e presionit, daljen e gazit dhe rimbushjen në sistemet e mbyllura të ngrohjes dhe të ujit ftohës. Seria e madhe e përmasave të enëve të mbyllura mundëson përshtatjen në një numër të madh përdorimesh për të garantuar një presion konstant të sistemit. Impianti ofron një nxjerrje të vazhdueshme të gazit me tre mënyra pune me zgjedhje të lirë dhe falë hyrjeve dixhitale dhe analoge mund të integrohet në mënyrë optimale në një sistem ekzistues të kontrollit elektronik të ndërtesës.
Shërbimet e rekomanduara
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Instalim i thjeshtë falë operimit me intuitë, ekranit të madh dhe mikroprocesorit me vetëmësim
- Mënyrat e ndryshme të punës garantojnë një dalje të vazhdueshme të gazit
- Teknologjia e përparuar kujdeset për harxhimin e ulët të energjisë, jetëgjatësinë e madhe në shërbim dhe mirëmbajtjen e thjeshtë
- Komoditet më i lartë nëpërmjet kontrollit volumetrik dhe rimbushjes automatike gjatë kohës së cikleve të ngrohjes dhe të ftohjes
- Dizajni modular për fleksibilitet të lartë në instalim
- Opsionale: Integrimi në sistemin ekzistues të menaxhimit të ndërtesës nëpërmjet daljeve dixhitale dhe analoge
- Kalimi automatik ose mënyra e punës në varësi të ngarkesës për pompat dyshe
Konstruksioni
Sistemi i balancuar i zgjerimit të presionit.
Përdorimi
- Sistemet e mbyllura të ngrohjes (sipas EN 12828)
- Sistemet e ujit të ftohjes (ftohje)
Çelësi tip
Shembull | Pompë Wilo-Sinum M10 |
Sinum | Emërtimi i produktit Sistem i zgjerimit të presionit |
Pompë | Me pompë |
D | Komandimi i pompave teke |
10 | Klasa e fuqisë |
Të dhënat teknike
- Presioni maksimal i sistemit: 6, 10 dhe 16 bar
- Temperatura e funksionimit: 3°C / 70°C
- E përshtatshme për shtimin deri në 50% të antifrizës me bazë glikoli
- Në përputhje me direktivën për makineritë 2006/42/EC