Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
FLA-2 TRVB 1009/PN16 TRVB | Wilo

FLA-2 TRVB 1009/PN16 TRVB

Numri i artikullit: 2543491
Të dhënat teknike
Të dhëna hidraulike
Presioni i hyrjes 10 bar
Presioni maksimal i funksionimit PN 16 bar
Numri i pompave 2
Temperatura min. e lëngjeve Tmin 3 °C
Temperatura maks. e lëngjeve Tmax 50 °C
Temperatura min. e mjedisit Tmin 5 °C
Temperatura maks. e mjedisit Tmax 40 °C
Të dhënat e motorit
Linja ushqyese 3~400 V, 50 Hz
Fuqia nominale e motorit P2 4 kW
Rryma nominale IN 7,4 A
Faktori i fuqisë 0,87
Shpejtësia e dhënë n 2900 1/min
Mënyra e ndezjes Direkt në linjë (DOL)
Mënyra e mbrojtjes Motori IP55
Mënyra e mbrojtjes paneli i komandimit IP54
Materiale
Trupi i pompës Çelik inoks
Helika Çelik inoks
Boshti Çelik inoks
Materiali i guarnicionit EPDM
Materiali i tubit kryesor përmbledhës Çelik inoks
Përmasa e instalimit
Lidhja e tubit në pjesën thithëse DNs R 2½
Lidhja e tubit në anën e presionit DNd R 2½
Të dhënat e produktit
Marka Wilo
Emërtimi i produktit FLA-2 TRVB 1009/PN16 TRVB
Numri i artikullit 2543491
Numri EAN 4048482545035
Ngjyra jeshile/i/e zezë/argjend
Sasia minimale e porostijes 1
Disponueshmëria e tregut 2015-03-01
Paketimi
Lloji i paketimit Paletë e veçantë
Tipi i paketimit Paketim transporti
Numri për paletë 1
Sasia për shtresë 1
Përmasat dhe peshat
Masa e gjatësisë me ambalazhin 1300 mm
Gjatësia L 1200 mm
Masa e lartëtesisë me ambalazhin 2090 mm
Lartësia H 1885 mm
Masa e gjerësisë me ambalazhin 1050 mm
Gjerësia W 890 mm
Pesha bruto afërisht m 281 kg
Pesha neto afërisht m 245 kg
Përshkrimi tekstit

Impiantet për rritjen e presionit si pajisje kompakte me pompa teke, tërësisht automatike, për qëllime të fikjes së zjarrit, që përbëhet nga:

2 pompa centrifugale vertikale e presionit të lartë prej çeliku inoks, jo vetëthithëse dhe me shumë helika me elektromotor. Izolimi i boshtit nëpërmjet bllokuesit mekanik standard me fishekë (pompa Helix). Enë zgjerimi me membranë (vëllimi 8 l), me tuba kolektorë në anën e thithjes dhe të presionit për çdo pompë: me valvul moskthimi të integruar, valvula kontrolli në anën e thithjes dhe të presionit (e siguruar kundër aktivizimit të paautorizuar), tregues presioni dhe manometër për komandimin automatik të pajisjes. Me mbrojtje pompe sipas standardit nëpërmjet marrjes së sasisë minimale nëpërmjet bajpasit, pa energji ndihmëse dhe valvul ajri automatike.

Panel komandimi CC-FIRE për sisteme për mbrojtjen kundër zjarrit sipas TRVB128 S.

Automatik për 2 pompa duke u bazuar mbi një punim në kaskadë me ndërrim automatike dhe shtimit në punë të pompës tjetër gjatë pikut të ngarkesës. Për çdo panel komandimi të pompës, që përbëhet nga:

Panel komandimi i integruar në trup me llamarinë çeliku, e lyer me llak RAL 7035. Me mbrojte të integruar të motorit vetëm për sinjalizimin e defekteve. Çelësi elektrik për mënyrën e punës manuale-atomatike. Në mënyrë automatike të pompës nëpërmjet sensorit të presionit, me 1 deri në 3 vlera të caktuara dhe çelësa fundorë të jashtëm ndezur/fikur. Të gjitha sinjalet e sensorëve të presionit dhe çelësave fundorë janë të mbikëqyrura kundër këputjes së telit dhe qarkut të shkurtër.

Impiant me orë që mund të programohet për të kryer çdo ditë funksionin e provës dhe kohën e duhur për veprim që mund të programohet. Rele të mbrojtjes kundër punës pa ujë, p.sh. për lidhje të galexhantëve elektrikë për mungesën e ujit nga depozitat e ujit Wilo FLA ose elektroda të nivelit, etj. Gjendja e mungesës së ujit vetëm për sinjalizimin e defekteve.

Me ngjyrë të ekranit për gatishmërinë e punës, defektin (e kuqe), heqjen e defektit (e gjelbër) dhe vendin e ruajtjes për 200 mesazhet e fundit të defekteve.

Zugator në rast alarmi.

Impianti gati për lidhje, i lidhur me tela dhe me tuba dhe i montuar mbi skeletin bazë.

Tekst shtesë te impiantet me presion fundor maks. > 10 bar:

Nga ana e klientit duhet të merren masa për të siguruar që të mos tejkalohet presioni i prurjes 10 bar dhe presioni i qetësisë 12 bar në asnjë hidrant muri.

Panel komandimi/pajisje komandimi për sistemet e furnizimit me ujë për përdorim MKZ

Wilo-Control CC-Fire

Hardueri:

Njësi qendrore komandimi në version tërësisht automatik dhe e konceptuar në përputhshmëri me TRVB 128S-2012. Klasa e mbrojtjes IP54, çelës të mirëmbajtjes në brendësi, pajisje operimi dhe tregimi në pjesën e përparme të derës.

Karakteristika dhe funksione:

Struktura e panelit të komandimit varet nga fuqia e pompës që do të lidhet (nisje direkte), ajo përbëhet nga komponentët e mëposhtëm:

  • Çelës mirëmbajtjeje për çdo pompë: Ndezja dhe fikja e pompave individuale. Çelësat e mirëmbajtjes janë të vendosur në brendësi për të penguar ndezjen e paautorizuar të pompave. Çelësat e mirëmbajtjes shërbejnë njëkohësisht për linjën ushqyese të pompave individuale.
  • Çelës i mënyrës manuale/automatike për çdo pompë: Çelës në pjesën e përparme të derës për të përzgjedhur mënyrën e punës të çdo pompe. Në mënyrën manuale, pompa e zgjedhur ndizet në mënyrë të përhershme dhe në mënyrë të pavarur nga komandimi. Në mënyrën automatike, pompa e zgjedhur ndizet dhe fiket në varësi të nevojës nëpërmjet komandimit.
  • Ekrani me prekje: Paraqitja e të dhënave të punës dhe të gjendjes së punës nëpërmjet ndryshimit të ngjyrës së ndriçimit të sfondit. Mundësi e përzgjedhjes së menysë dhe futjes së parametrave nëpërmjet sipërfaqes të ndjeshme ndaj prekjes.
  • Komandim që mund të programet në memorie: PLC me strukturë modulare që përbëhet nga një njësi qendrore komandimi, modul analog dhe një rrjet ushqyes. Njësia e komandimit është e programuar që në fabrikë dhe realizon të gjitha detyrat, të tilla si mbikëqyrjen dhe komandimin e pompave, për mënyrën e punës tërësisht automatike.
  • Mbrojtja e motorit: Mbrojtja elektronike e motorit, sipas TRVB 128S, ka një efekt sinjalizues dhe nuk çon në fikjen e pompës.
  • Mbikëqyrja e rrjetit: Për të rritur sigurinë e funksionimit, të dy ushqimet e tensionit të rrjetit mbikëqyren lidhur me rendin e fazës, që të mos ketë rënie të fazës, mbitension, tension nën vlerën e caktuar dhe asimetri. Në rast gabimi, në ekran tregohet një defekt (p.sh. rënie e fazave) si mesazhe gabimesh dhe, nëpërmjet kontaktit pa tension, tregohet si defekt i kombinuar dhe si defekt individual i rrjetit të prekur. Mbikëqyrja nuk ndikon në punën e pompave. Mesazhi i gabimit duhet të konfirmohet.
  • Ushqimi me tension i panelit të komandimit: Për të rritur sigurinë e funksionimit, ushqimi i tensionit të qarkut komandues shkëmbehet midis rrjeteve të ushqimit të pompave në rastin e rënies të një prej rrjeteve të ushqimit.
  • Mbrojtje nga ulja e nivelit të ujit/rrjedhjeve në depozitën e ujit: Ekziston mundësia për lidhjen e një galexhanti elektrik ose të një instrumenti për vlerësimin e elektrodës së nivelit për t'i mbrojtur pompat e lidhura nga punimi në të thatë. Në rast gabimi, në ekran tregohet një defekt si mesazhe gabimesh dhe, nëpërmjet kontaktit pa tension, tregohet si defekt i kombinuar dhe si defekt individual. Mbikëqyrja nuk ndikon në punën e pompave. Mesazhi i gabimit duhet të konfirmohet.
  • Tejmbushja e depozitës së ujit: Ekziston mundësia për lidhjen e një galexhanti elektrik për mbikëqyrje e nivelit maksimal të mbushjes së një depozite uji. Në rast gabimi, në ekran tregohet një defekt si mesazhe gabimesh. Mbikëqyrja nuk ndikon në punën e pompave. Mesazhi i gabimit duhet të konfirmohet.
  • Mesazhet: Nga 2 kontakte për shkëmbim pa tension për mesazhet e kombinuara të punës dhe kolektorin i sinjaleve të defekteve, nga 1 kontakt për shkëmbim për mesazhet individuale të punës, gatishmërisë për punë dhe të defekteve të pompave, mbikëqyrje së rrjetit dhe mbrojtje nga ulja e nivelit të ujit.
  • Redundanca e sensorit: Dy sensorë presioni llogarisin presionin e sistemit dhe vlerësohen nga sistemi, mbikëqyren nëse ka këputje teli dhe kontrollohen për pajtueshmërinë. Në rastin e defektit të njërit sensor, përdoret sensori tjetër dhe në ekran tregohet një defekt si mesazh gabimesh. Kjo ndodh edhe kur cenohet pajtueshmëria. Mesazhi i gabimit duhet të konfirmohet.
  • Konfirmimi i jashtë i defektit: Mesazhet e gabimit mund të konfirmohen nga një takues i jashtëm.
  • Boria: Për të sinjalizuar një gabim, bashkë me ndriçimin me ngjyrë të kuqe të sfondit të ekranit, përdore një bori. Ajo mund të çaktivizohet në meny.

Softueri:

  • I programuar që në fabrikë për funksionimin tërësisht automatik. Parametra të rregullueshëm për vlerat e caktuara, kohët e duhura për veprim të pompave, vlerat kufi, kohët për lëvizjen e provës së pompave.
  • Mbikëqyrja e kohës së punës: Koha maksimale e punës së pompave mund të mbikëqyret për një diapazon të rregullueshëm midis 6 dhe 48 orëve. Në rast se tejkalohet koha e rregulluar e punës, në ekran tregohet një defekt si mesazh gabimi. Mbikëqyrja e kohës së punës nuk ndikon në punën e pompave. Mesazhi i gabimit duhet të konfirmohet.
  • Defekti dhe konfirmimi: Të gjitha gabimet e shfaqura tregohen në ekran si mesazh gabimi me vulën e datës dhe të kohës dhe nuk kanë asnjë ndikim në punën e impiantit, për shkak të një gabimi nuk fiket asnjë pompë. Të gjitha gabimet e treguara duhet të konfirmohen në ekran. Mund të ruhen deri në 200 mesazhe gabimesh dhe mund të thirren në ekran ose nëpërmjet kompjuterit ose magjistralit të fushës. Konfirmimi mund të bëhet edhe nga jashtë nëpërmjet një kontakti.
  • Shkëmbimi i pompave: Në rast se ka një specifikim të ri, pompa që mban ngarkesën kryesore shkëmbehet.
  • Funksioni i provës së pompave: Çdo 6 deri 336 orë kryhet funksioni i provës së një pompe të lidhur, i cili zgjat 10 – 60 s, në mënyrë që të evitohen kohë me gjendje qetësie të gjata dhe për të rritur gatishmërinë e funksionimit. Intervali i funksionit të provës së pompave mund të rregullohet individualisht. Funksioni i provës së pompave zhvillohet vetëm nëse gjatë intervalit të rregulluar nuk ka lëvizur asnjë pompë.
  • Redundanca e sensorit: Dy sensorë presioni llogarisin presionin e sistemit dhe vlerësohen dhe mbikëqyren nga sistemi dhe kontrollohen për pajtueshmërinë. Në rastin e defektit të njërit sensor, përdoret sensori tjetër dhe në ekran tregohet një defekt si mesazh gabimesh. Kjo ndodh edhe kur cenohet pajtueshmëria. Mesazhi i gabimit duhet të konfirmohet.
  • Mbikëqyrja e presionit maksimal dhe minimal: Presioni i sistemit mund të mbikëqyrët lidhur me presionin maksimal dhe minimal. Nëse presioni i sistemit bie poshtë ose tejkalon vlerën e rregulluar, në ekran tregohet një defekt si mesazh gabimi. Mbikëqyrja nuk ndikon në punën e pompave. Mesazhi i gabimit duhet të konfirmohet.
  • Mbikëqyrja e intervalit të mirëmbajtjes: Për panelin e komandimit mund të përcaktohet një interval mirëmbajtjeje midis 0 dhe 24 muajsh. Pasi të kalojë koha e rregulluar, në ekran tregohet një defekt si mesazh gabimi. Mbikëqyrja e intervalit të mirëmbajtjes nuk ndikon në punën e pompave. Mesazhi i gabimit duhet të konfirmohet.

Përputhet me standardet e mëposhtme:

  • EMC – Rezistenca ndaj interferencës për sektorët industrialë (EN 61000-6-2)
  • EMC – Interferenca e emetuar për sektorin e banimit, të biznesit dhe tregtisë dhe ndërmarrjeve të vogla (EN 61000-6-3)

Përshkrimi i funksionit:

Grupi i pompave për rritjen e presionit për mënyrën e fikjes së zjarrit sipas TRVB 128 S (Direktivat Teknike për Mbrojtje kundër Zjarrit) komandohet dhe mbikëqyret, në mënyrë tërësisht automatike, nëpërmjet një paneli komandimi për fikjen e zjarrit me PLC modulare si njësi qendrore komandimi në mënyrë të pavarur nga presioni i sistemit.

Sensorët redundantë të presionit llogarisin presionin e sistemit. Nëse presioni i caktuar, që është rregulluar, bie nën vlerën e presionit të sistemit, atëherë ndizet një pompë. Në varësi të kërkesës së ngarkesës ndizen automatikisht pompa të tjera. Në ekran tregohet presioni i sistemit, vlera e caktuar dhe gjendja e punës së pompave dhe komandimi. Komandimi dhe rregullim mund të bëhen për deri në 4 pompa. Pasi arrihet ose tejkalohet presioni i caktuar, pompat fiken njëra pas tjetrës pasi kohës së duhur për veprim, e cila është rregulluar. Pompat mund të nisen me detyrim edhe nëpërmjet një kontakti të jashtëm, nisja e detyruar bëhet në mënyrë të pavarur nga statusi i sistemit. Kontakti për nisjen e detyruar mbikëqyret nëse ka këputje teli.

Një këputje teli ose qark i shkurtër në përçuesin e sensorit çojnë në nisjen e pompave.

Të dhënat e funksionimit
Lartësia maks. e dërgimit Hmax 94,8 m
Numri i pompave 2
temperatura e lëngut T 3 °C
temperatura e mjedisit T 5 °C
Presioni maksimal i funksionimit PN 16 bar
Presioni i hyrjes 10 bar
Të dhënat e motorit
Linja ushqyese 3~400 V, 50 Hz
Fuqia nominale e motorit P2 4 kW
Rryma nominale IN 7,4 A
Faktori i fuqisë 0,87
Shpejtësia e dhënë n 2900 1/min
Mënyra e ndezjes Direkt në linjë (DOL)
Mënyra e mbrojtjes Motori IP55
Mënyra e mbrojtjes paneli i komandimit IP54
Materiale
Trupi i pompës Çelik inoks
Helika Çelik inoks
Boshti Çelik inoks
Bllokuesi mekanik Q1BE3GG
Materiali i guarnicionit EPDM
Materiali i tubit kryesor përmbledhës Çelik inoks
Përmasa e instalimit
Lidhja e tubit në pjesën thithëse DNs R 2½
Lidhja e tubit në anën e presionit DNd R 2½
Informacione për bërjen e porosisë
Marka Wilo
Emërtimi i produktit FLA-2 TRVB 1009/PN16 TRVB
Pesha neto afërisht m 245 kg
Numri i artikullit 2543491
Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-Helix V, .. FIRST V, ..2.0-VE 2-4-6-10-16

Numri i artikullit 4143727
Botim 2023-03
Numri i faqeve 24
Language en
PDF (5 MB)