Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
Wilo-Flumen EXCEL-RZPE 20 ... 40 | Wilo

Wilo-Flumen EXCEL-RZPE 20 ... 40

Transport më i sigurt në funksionim i ujërave të ndotura në impiantin për pastrimin e ujit kur ka vëllim të madh të rrjedhës dhe lartësi më të ulët.

Avantazhet tuaja
Wilo-Flumen EXCEL-RZPE 30

Transport më i sigurt në funksionim i ujërave të ndotura në impiantin për pastrimin e ujit kur ka vëllim të madh të rrjedhës dhe lartësi më të ulët.

Seria me efektivitet të lartë Wilo-Flumen EXCEL-RZPE kujdeset për një funksion të përhershëm të sigurt në operim dhe të pabllokueshëm gjatë pompimit të ujërave të ndotura duke i kthyer nga vaska e nitrifikimit në vaskën e denitrifikimit. Pompat riqarkulluese të Wilo janë të përshtatura më së miri me një ndryshues frekuence për një funksionim me shpejtësi të ndryshme, për të mbështetur një rregullim me efikasitet në energji dhe në varësi të ngarkesës.

Shërbimet e rekomanduara


Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Funksion i përhershëm më i sigurt në operim nëpërmjet turbinës me mirëmbajtje të lehtë dhe trupin e rrjedhës së pabllokueshme.
  • Siguri e lartë funksionimi falë përdorimit të turbinave prej çeliku inoks të derdhur
  • Reduktim i kostove të energjisë falë efektshmërisë së lartë të pompës dhe sipas standardit të motorit IE3
  • Konfigurim specifik sipas klientëve duke pasur parasysh diametrin e ndryshëm të tubave dhe rrymat e vëllimit
  • Përshtatje e thjeshtë në parametrat e impiantit nëpërmjet funksionimit me një ndryshues frekuence
  • Montim dhe çmontim i thjeshtë, edhe kur vaska është e mbyllur, nëpërmjet pajisjeve ulëse dhe lidhjeve pa vida
  • Zëvendësim i thjeshtë nëpërmjet përshtatjes në instalimet ekzistuese
Përshkrimi i serive
Wilo-Flumen EXCEL-RZPE

Konstruksioni

Pompa riqarkulluese: Përzierës i zhytur, me transmision direkt me trup të rrjedhjes të integruar.

Përdorimi

  • Riqarkullim ndërmjet nitrifikimit dhe denitrifikimit në trajtimin biologjik të ujërave të zeza
  • Rikthim i llumrave në depozitën e llumit aktiv ose për trajtimin e llumrave
  • Qarkullimi i ujit për akuakulturën (rritja e peshkut)
  • Përdorimet e veçanta

Lëngje

Për pompim në zonat tregtare të:

  • Ujëra të zeza me fekale
  • Rikthim i llumrave
  • Uji i procesit të punës

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

  • Monitorim termik i motorit me sensor bimetalik
  • Motor i zhytur IE3(në mbështetje të IEC 60034-30)
  • Trupi i rrjedhjes
  • Funksionimi i mundur me ndryshues frekuence

Çelësi tip

Shembull:

Wilo-Flumen EXCEL-RZPE 40-1.95-6/24Ex S8

Flumen

Përzierës i zhytur, horizontal

EXCEL-RZPE

Seria: Pompë riqarkulluese me motor asinkron IE3

40

x10 = diametri nominal i turbinës në mm

1

Modeli i konstruksionit

95

Shpejtësia nominale e turbinës në rrot/min

6

Numri i poleve

24

x10 = Gjatësia e paketës së statorit në mm

Ex

Me autorizim të sigurisë ndaj shpërthimit

S8

Kodi i turbinës për turbinën e posaçme (nuk vlen për turbinën standarde)

Të dhënat teknike

  • Lidhja elektrike: 3~400 V, 50 Hz
  • Temperatura e lëngjeve: 3 ... 40 °C (37 ... 104 °F)
  • Mënyra e punës, e zhytur: S1
  • Klasa e mbrojtjes: IP68
  • Klasa e izolimit: H
  • Frekuenca maksimale e takim-stakimeve: 15/h
  • Thellësia maksimale e zhytjes: 20 m (66 ft)

Materiale

  • Karkasa e motorit: 1.4408 (ASTM A 351) ose EN-GJL-250 (ASTM A48 Class 35/40B)
  • Guranicion: 1.4408 (ASTM A 351)
  • Permistopi:
    • Në anën e motorit: SiC/SiC ose NBR (Nitril)
    • Në anën e lëngjeve: SiC/SiC
  • Turbina: 1.4408 (ASTM A 351)

Konstruksioni

Sistemi hidraulik

Turbinë me material të plotë me gjeometri të turbinës që mënjanon pështjellimin. Trupi i rrjedhjes i pa-bllokueshëm me kllapa udhëzuese dhe dy kllapa për flanxhën. Kllapa udhëzuese siguron një funksionim pa fërkim gjatë ngritjes dhe uljes së pompës riqarkulluese. Kllapat e flanxhës janë me rregullim, garantojnë një qendërzim optimal në tubin e daljes së presionit dhe stabilizojnë pompën riqarkulluese në rastin e presionit të lartë në funksionim.

Version alternativ me lidhje me flanxhë për vidhosje direkt në tubin e daljes së presionit.

Motori

Motor i zhytur me ftohje sipërfaqësore në version me rrymë alternative trefazore me lubrifikim të përhershëm dhe kushineta me rule me dimensione të mëdha. Pështjella e motorit është e pajisur me monitorim të temperaturës. Nxehtësia e motorit transmetohet direkt në lëngun përreth nëpërmjet trupit të motorit. Kablloja e lidhjes është projektuar për ngarkesa të rënda mekanike, e izoluar në mënyrë të papërshkueshme nga uji kundrejt lëngut dhe është e derdhur për së gjati në mënyrë hermetike ndaj ujit. Si standard, kablloja e lidhjes ka skaje të lira dhe një gjatësi prej 10 m (33 ft).

Motori i zhytur plotëson klasën e efiçencës së motorit IE3 (në mbështetje të IEC 60034-30).

Permistopi

Fole e premistopit me vëllim të madh me izolim të dyfishtë të boshtit. Foleja e premistopit është e mbushur me vaj të bardhë dhe regjistron rrjedhjen e permistopit në anën e lëngut. Në anën e lëngut do të vendoset një bllokues mekanik rezistues ndaj korrozionit dhe kundër konsumimit. Në anën e motorit, izolimi kryhet me një premistop unazë boshti radial ose me një bllokues mekanik.

Dorëzim

  • Pompë riqarkulluese me trup të rrjedhjes të integruar dhe kabllo lidhjeje
  • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Opsione

  • Monitorim termik i motorit si rregullues ose kufizues i temperaturës
  • Monitorim termik i motorit me sensor PTC
  • Temperatura lëngu deri në 60 °C (140 °F), në varësi nga lloji i motorit dhe ngarkesa e motorit
  • Monitorim i folesë së premistopit
  • Klasifikim Ex i sigurisë ndaj shpërthimit sipas ATEX, FM dhe IEC-Ex
  • Veshje Ceram për pjesët e trupit prej gize të hirtë

Aksesorë

  • Pajisja ulëse
  • Pajisje ngritëse ndihmëse
  • Shtyllë fiksimi litari për sigurimin e litarit të ngritjes
  • Shtendosje shtesë e litarit
  • Fiksim me prixhioner shtrëngues
Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-Flumen OPTI-TR 20-1, 22, 28-1, 30-1, 40-1#Wilo-Flumen EXCEL-TRE 20, 30, 40

Numri i artikullit 6074737
Botim 2021-10
Numri i faqeve 88
Language en, zh
PDF (18 MB)

Wilo-Flumen OPTI-TR 20-1, 22, 28-1, 30-1, 40-1#Wilo-Flumen EXCEL-TRE 20, 30, 40

Numri i artikullit 6074709
Botim 2021-10
Numri i faqeve 48
Language en
PDF (17 MB)

Wilo-Flumen OPTI-RZP 20-1 ... 40-1#Wilo-Flumen EXCEL-RZPE 20-1 ... 40-1

Numri i artikullit 6088798
Botim 2021-10
Numri i faqeve 16
Language en
PDF (12 MB)

Wilo-Flumen OPTI-RZP 20-1 ... 40-1#Wilo-Flumen EXCEL-RZPE 20-1 ... 40-1

Numri i artikullit 6092600
Botim 2021-10
Numri i faqeve 32
Language en, zh
PDF (14 MB)

Broshura e certifikimit

Wilo-EMU RZP, Wilo-Flumen OPTI-RZP 20...40, Wilo-Flumen EXCEL-RZPE 20...40

Numri i artikullit 6074696
Botim 2022-05
Numri i faqeve 44
Language gjuhë neutrale
PDF (4 MB)

Broshura

Biological treatment with efficiency.

Numri i faqeve 20
Language en
PDF (12 MB)

Efficiency for your Treatment Processes

Numri i faqeve 20
Language en
PDF (6 MB)