Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
Wilo-Flumen EXCEL-TRE 20 … 40 | Wilo

Wilo-Flumen EXCEL-TRE 20 … 40

Zgjidhja më efektive për shkarkimin e enës mbledhëse të ujit të shiut dhe rezervuarëve të pompave.

Avantazhet tuaja
Wilo-Flumen EXCEL-TRE 20

Zgjidhja më efektive për shkarkimin e enës mbledhëse të ujit të shiut dhe rezervuarëve të pompave.

Wilo-Flumen EXCEL është zgjidhja e sigurt funksionale për shkarkimin e enës mbledhëse të ujit të shiut dhe rezervuarëve të pompave. Sepse jep siguri me përzierësin e zhytur të montuar në tokë dhe me lëvizje të shpejtë, prej çeliku inkos të cilësisë së lartë. Ato krijojnë gjithmonë një turbulencë të mjaftueshme dhe në këtë mënyrë parandalojnë depozitimin e lëndëve të ngurta. Dhe kjo minimizon mundin e pastrimit gjatë shkarkimit të enëve mbledhëse të ujit të shiut. Edhe kur ka reshje të shumta shiu dhe kohëzgjatje të mëdha pune, Wilo-Flumen EXCEL është e sigurt nga bllokimet dhe e besueshme në funksionim. Turbinat tuaja të reja prej çeliku inoks të derdhur parandalojnë thuajse plotësisht kavitacionet, në mënyrë që në çdo kohë të garantohet një funksionim jetëgjatë në përdorim.

Shërbimet e rekomanduara



Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Përpjekje të ulëta pastrimi duke shmangur depozitat gjatë zbrazjes së pellgut falë instalimit afër dyshemesë
  • Funksionim me mirëmbajtje të lehtë dhe i besueshëm falë sistemit hidraulik të optimizuar
  • Jetëgjatë në përdorim falë turbinave prej çeliku inoks të derdhur, me pjerrësi të ulët kavitacioni
  • Mundësi të shumëllojshme përdorimi në zbatimet nga më të ndryshmet, edhe në kohëzgjatje të mëdha të punës
  • Reduktim i konsumit të energjisë dhe kostove operative, falë motorëve standardë IE3, për një shifër sa më të mirë të fuqisë së shtytjes
  • Fleksibilitet i lartë falë mundësive të instalimit dhe aksesorëve të ndryshëm
Përshkrimi i serive

Konstruksioni

Përzierës i zhytur me lëvizje të shpejtë, me transmision direkt, me funksionim të vazhdueshëm ose me ndërprerje.

Përdorimi

  • Enë mbledhëse për ujin e shiut
  • Pusetë shkarkimi
  • Vaska e përzierjes dhe kompensimit
  • Përdorimet e veçanta

Lëngje

Për pezullimin dhe homogjenizimin në ambiente tregtare të:

  • Uji i procesit të punës
  • Ujëra të zeza me fekale
  • Ujë i ndotur (me sasi të pakta rëre dhe zhavorri)

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

  • Monitorim termik i motorit me sensor bimetalik
  • Motor i zhytur IE3(në mbështetje të IEC 60034-30)
  • Funksionimi i mundur me ndryshues frekuence

Çelësi tip

Shembull:

Wilo-Flumen EXCEL-TRE 30.145-4/16Ex S17

Flumen

Përzierës i zhytur, horizontal

EXCEL-TRE

Seria: Përzierës me motor asinkron IE3

30

x10 = diametri nominal i turbinës në mm

145

Shpejtësia nominale e turbinës në rrot/min

4

Numri i poleve

16

x10 = Gjatësia e paketës së statorit në mm

Ex

Me autorizim të sigurisë ndaj shpërthimit

S17

Kodi i turbinës për turbinën e posaçme (nuk vlen për turbinën standarde)

Të dhënat teknike

  • Lidhja elektrike: 3~400 V, 50 Hz
  • Temperatura e lëngjeve: 3 ... 40 °C (37 ... 104 °F)
  • Mënyra e punës, e zhytur: S1
  • Klasa e mbrojtjes: IP68
  • Klasa e izolimit: H
  • Frekuenca maksimale e takim-stakimeve: 15/h
  • Thellësia maksimale e zhytjes: 20 m (66 ft)

Materiale

  • Karkasa e motorit: 1.4408 (ASTM A 351) ose EN-GJL-250 (ASTM A48 Class 35/40B)
  • Guranicion: 1.4408 (ASTM A 351)
  • Permistopi:
    • Në anën e motorit: SiC/SiC ose NBR (Nitril)
    • Në anën e lëngjeve: SiC/SiC
  • Turbina: 1.4408 (ASTM A 351)

Konstruksioni

Turbinë

Turbinë me 2 ose 3 fletë prej materiali të plotë me një diametër nominal turbine prej 200 mm deri në 400 mm. Gjeometri e turbinës që mënjanon pështjellimin nëpërmjet cepit të lopatës që takon ujin i kthyer në të kundërt.

Motori

Motor i zhytur me ftohje sipërfaqësore në version me rrymë alternative trefazore me lubrifikim të përhershëm dhe kushineta me rule me dimensione të mëdha. Pështjella e motorit është e pajisur me monitorim të temperaturës. Nxehtësia e motorit transmetohet direkt në lëngun përreth nëpërmjet trupit të motorit. Kablloja e lidhjes është projektuar për ngarkesa të rënda mekanike, e izoluar në mënyrë të papërshkueshme nga uji kundrejt lëngut dhe është e derdhur për së gjati në mënyrë hermetike ndaj ujit. Si standard, kablloja e lidhjes ka skaje të lira dhe një gjatësi prej 10 m (33 ft).

Motori i zhytur plotëson klasën e efiçencës së motorit IE3 (në mbështetje të IEC 60034-30).

Permistopi

Fole e premistopit me vëllim të madh me izolim të dyfishtë të boshtit. Foleja e premistopit është e mbushur me vaj të bardhë dhe regjistron rrjedhjen e permistopit në anën e lëngut. Në anën e lëngut do të vendoset një bllokues mekanik rezistues ndaj korrozionit dhe kundër konsumimit. Në anën e motorit, izolimi kryhet me një premistop unazë boshti radial ose me një bllokues mekanik.

Dorëzim

  • Përzierës i zhytur me turbinë të montuar dhe kabllo lidhjeje
  • Aksesor i montuar, në varësi të mënyrës së instalimit
  • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Opsione

  • Monitorim termik i motorit si rregullues ose kufizues i temperaturës
  • Monitorim termik i motorit me sensor PTC
  • Temperatura lëngu deri në 60 °C (140 °F), në varësi nga lloji i motorit dhe ngarkesa e motorit
  • Monitorim i folesë së premistopit
  • Klasifikim Ex i sigurisë ndaj shpërthimit sipas ATEX, FM dhe IEC-Ex
  • Veshje Ceram për pjesët e trupit prej gize të hirtë

Aksesorë

  • Mbështetëse në mur për fiksim në mur dhe dysheme
  • Pajisja ulëse
  • Pajisje ngritëse ndihmëse
  • Shtyllë fiksimi litari për sigurimin e litarit të ngritjes
  • Ganxha e kapëses
  • Shtendosje shtesë e litarit
  • Fiksim me prixhioner shtrëngues
Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-Flumen OPTI-TR 20-1, 22, 28-1, 30-1, 40-1#Wilo-Flumen EXCEL-TRE 20, 30, 40

Numri i artikullit 6074709
Botim 2021-10
Numri i faqeve 48
Language en
PDF (17 MB)

Wilo-Flumen OPTI-TR 20-1, 22, 28-1, 30-1, 40-1#Wilo-Flumen EXCEL-TRE 20, 30, 40

Numri i artikullit 6074737
Botim 2021-10
Numri i faqeve 88
Language en, zh
PDF (18 MB)

Manuali i instalimit dhe përdorimit (dixhital)

Flumen OPTI-TR/EXCEL-TRE 20...40

Language bg, cs, da, de, el, en, es, et, fi, fr, hr, hu, it, lt, lv, mk, nl, no, pl, pt, ro, ru, sk, sl, sr, sv, tr, uk
HTML (22 MB)

Broshura e certifikimit

Wilo-EMU TR(E) / Wilo-Sevio MIX BG / Wilo-Sevio FLOW BG

Numri i artikullit 6074694
Botim 2019-02
Numri i faqeve 36
Language gjuhë neutrale
PDF (3 MB)

Wilo-Flumen OPTI-TR 20-1 ... 40-1, Wilo-Flumen EXCEL-TRE 20 ... 40, Wilo-Flumen OPTI-TR 50-3 ... 120-1, Wilo-Flumen EXCEL-TRE 50-3 ... 90-2, Wilo-EMU TR 50-2 ... 120-1, Wilo-EMU TRE 50-2 ... 90-2, Wilo-EMU TR/TRE 212 ... 326-3

Numri i artikullit 6074694
Botim 2023-10
Numri i faqeve 68
Language en
PDF (37 MB)

Broshura

Wilo-Flumen EXCEL and Wilo-Flumen OPTI

Numri i faqeve 4
Language en
PDF (933 KB)

Biological treatment with efficiency.

Numri i faqeve 20
Language en
PDF (12 MB)

Efficiency for your Treatment Processes

Numri i faqeve 20
Language en
PDF (6 MB)