Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
Wilo-Rexa NORM | Wilo
Avantazhet tuaja

Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Ndërrim më i lehtë i helikës falë dizajnit „Back-Pull-Out“ dhe distancuesit bashkues standard. Në këtë mënyrë mund të çmontohet helika, pa e çmontuar sistemin hidraulik nga tubacioni dhe motorin nga bazamenti.
  • Njësia e mbyllur „Back-Pull-Out“: Çmontimi është i mundur pa rrjedhje vaji në folenë e premistopit.
Përshkrimi i serive
Wilo-Rexa NORM

Konstruksioni

Pompë e ujërave të zeza për montim stacionar në të thatë në funksionim të përhershëm në dy versione:

  • Agregat: Pompë me sistem hidraulik, me motor standard, i lidhur me xhunto bashkuese, i montuar plotësisht mbi bazament
  • Bosht i zhveshur: Sistem hidraulik i montuar mbi bazament, xhunto bashkuese e montuar paraprakisht

Përdorimi

Pompim i

  • Ujëra të zeza
  • Ujëra të zeza me fekale
  • Uji i procesit të punës
  • Ujëra të ndotura

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

  • Monitorimi i temperaturës së pështjellës me sensor PTC ose Pt100 (në varësi të motorit)
  • Shufër e jashtme elektrode, opsionale, për mbikëqyrësin e folesë së permistopit

Çelësi tip

Shembull:

Wilo-Rexa NORM-E25.74-480DAH315S6

Rexa

Pompë e ujërave të zeza

NORM

Pompë me sistem hidraulik, me motor standard, i lidhur me xhunto bashkuese, i montuar plotësisht mbi bazament

E

Lloji i helikës:

  • E = helikë me një kanal
  • Z = helike me dy kanale
  • D = helikë me tre kanale
  • M = helikë disa-kanalëshe

25

Diametri nominal i bashkuesit me presion p.sh. DN 250

74

Kodi i fuqisë

480

Diametri i helikës

D

Versioni me flanxhë:

  • D = DIN
  • A = ANSI

A

Versioni i materialit standard

H

Mënyra e instalimit: Horizontal

315S

Madhësia e motorit standard

6

Numri i poleve (numri nominal i rrotullimeve të sistemit hidraulik)

Të dhënat teknike

Sistemi hidraulik:

  • Temperatura e lëngjeve: 3…70 °C
  • Temperatura e mjedisit: 3…40 °C

Motori:

  • Motor standard IEC, lidhje B3
  • Mënyra e punës: S1
  • Klasa e mbrojtjes: IP55
  • Klasa e izolimit: F
  • Klasa e efiçencës së motorit: deri në IE4

Materiale

  • Trupi i sistemit hidraulik: EN-GJL 250
  • Helika: EN-GJL 250
  • Boshti hidraulik: Çelik inoks 1.4021
  • Korpusi i kushinetës: EN-GJL-250
  • Guarnicione statike: NBR
  • Permistopi në anën e pompës: SiC/SiC
  • Permistopi në krahun e motorit: NBR
  • Xhunto bashkuese: Çelik inoks
  • Bazamenti: EN-GJL 250 ose çelik (në varësi të llojeve)

Konstruksioni

Sistemi hidraulik

Sistemi hidraulik me porta thithëse aksiale, dalje presioni radiale dhe korpus i kushinetave si njësi e mbyllur. Lidhjet janë zbatuar si lidhje me flanxhë.

Permistopi

Korpusi i kushinetës me folenë e permistopit dhe rrjedhjeve për kapjen e rrjedhjeve të lëngjeve nëpërmjet permistopit. Premistop në krahun e lëngjeve me bllokues mekanik të pavarur nga kahu i rrotullimit, izolim në anën e bashkueses, si bllokues mekanik radial. Foleja e premistopit është e mbushur me vaj të bardhë mjekësor, dhoma e humbjeve është e mbyllur nga xhuntoja bashkuese e tutje. Në mënyrë opsionale, foleja e permistopit mund të mbikëqyret me një elektrodë të jashtme të qëndrueshme.

Motori

Motor standard IEC në versionin B3, i lidhur fort me sistemin hidraulik përmes distancuesit bashkues. Motor me rrymë trefazore me mbikëqyrje termike të motorit dhe klasën e efiçencës së motorit deri në IE4.

Dorëzim

  • Pompë e ujërave të zeza si agregat:
    • Sistemi hidraulik
    • Motor standard në versionin me rrymë trefazore, pa kabllo lidhëse
    • I montuar plotësisht mbi bazament dhe i lidhur nëpërmjet një xhuntoje bashkuese
    • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

  • Pompë e ujërave të zeza si bosht i zhveshur:
    • Sistem hidraulik i montuar mbi bazament
    • Xhunto bashkuese e montuar plotësisht
    • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Opsione

  • Veshje Cerami për mjetet gërryese
  • Motor standard IEC në versionin përkatës
  • Version pa bosht

Aksesorë

  • Elektrodë e jashtme për mbikëqyrje të folesë së permistopit
  • Panele komandimi, rele dhe spinë
  • Fiksim me prixhioner shtrëngues

Vënia në punë

Pompat e kësaj serive nuk janë të sigurta ndaj përmbytjes. Nëse shpërthen uji, pompa duhet të fiket!

Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-Rexa NORM/RexaNorm RE

Numri i artikullit 6081510
Botim 2021-04
Numri i faqeve 32
Language en
PDF (5 MB)

Broshura e certifikimit

Wilo-RexaNorm RE, Wilo-Rexa NORM, Wilo-RexaNorm RE (Bare shaft), Wilo-Rexa NORM (Bare shaft)

Numri i artikullit 6074550
Botim 2022-11
Numri i faqeve 40
Language en
PDF (13 MB)

Broshura

Economical sewage transport in dry well installation

Numri i faqeve 4
Language en
PDF (512 KB)