Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
SiFire-Easy-32/200-200-11EJ | Wilo

SiFire-Easy-32/200-200-11EJ

Numri i artikullit: 4242060
Të dhënat teknike
Të dhëna hidraulike
Presioni i hyrjes 6 bar
Presioni maksimal i funksionimit PN 16 bar
Numri i pompave 2
Temperatura min. e lëngjeve Tmin 3 °C
Temperatura maks. e lëngjeve Tmax 25 °C
Temperatura min. e mjedisit Tmin 4 °C
Temperatura maks. e mjedisit Tmax 40 °C
Të dhënat e motorit
Linja ushqyese 3~400 V, 50 Hz
Fuqia nominale e motorit P2 11 kW
Rryma nominale IN 20 A
Faktori i fuqisë 0,87
Shpejtësia e dhënë n 2940 1/min
Mënyra e mbrojtjes paneli i komandimit IP54
Materiale
Trupi i pompës Gizë e hirtë
Helika
Boshti Çelik inoks
Materiali i guarnicionit EPDM
Materiali i tubit kryesor përmbledhës Çelik
Përmasa e instalimit
Lidhja e tubit në pjesën thithëse DNs DN 50
Lidhja e tubit në anën e presionit DNd DN 65
Të dhënat e produktit
Marka Wilo
Emërtimi i produktit SiFire-Easy-32/200-200-11EJ
Numri i artikullit 4242060
Numri EAN 4062679088068
Ngjyra i,e kuqe/i,e zezë/argjend
Sasia minimale e porostijes 1
Disponueshmëria e tregut 2020-09-20
Paketimi
Lloji i paketimit Paletë e veçantë
Tipi i paketimit Paketim për shitje
Numri për paletë 1
Sasia për shtresë 1
Përmasat dhe peshat
Masa e gjatësisë me ambalazhin 1226 mm
Gjatësia L 1026 mm
Masa e lartëtesisë me ambalazhin 1554 mm
Lartësia H 1424 mm
Masa e gjerësisë me ambalazhin 1948 mm
Gjerësia W 1748 mm
Pesha bruto afërisht m 612 kg
Pesha neto afërisht m 582 kg
Përshkrimi tekstit

Impiantet për rritjen e presionit si pajisje kompakte me pompa teke, tërësisht automatike, për qëllime të fikjes së zjarrit sipas EN 12845.

I përbërë nga një pompë kryesore me skelet bazamenti horizontal – EN 733 – me distancator bashkues, elektromotor dhe pompë elektrike, vertikale, me lëkundje dhe me shumë helika, enë zgjerimi me membranë (vëllimi: 20 l), si dhe një panel elektrik për çdo pompë, i fiksuar në një konstruksion të fortë mbajtës.

Modeli EC-Fire E për elektromotorin, i pajisur me Easy Controller, plus modeli EC-Fire J për pompën me lëkundje, konstruksion solid nga pjesë speciale profili me kanale për ngarkuesin me pirun dhe ganxhën, në mënyrë që të garantohet një transport i sigurt dhe pa probleme. Kllapë me lartësi të rregullueshme për shpërndarësin e daljes dhe skelet special bazamenti, nëpërmjet të cilit reduktohen në mënyrë të konsiderueshme transmetimi i dridhjeve dhe rriten besueshmëria dhe kohëzgjatja e shërbimit.

Një qark i mbyllur me çelës presioni të dyfishtë, manometër, valvul moskthimi, valvul (i siguruar nga operimi nga persona të paautorizuar) për pompën kryesore për nisjen automatike. Kabllot janë të fshehura në konstruksion dhe të mbrojtura nga tundjet dhe prerjet. I pajisur sipas standardit me membranë të instaluar direkt në trupin e pompës kryesore, për të evituar tejnxehjen e prurjes zero.

Panele komandimi EC-Fire E dhe EC-Fire J për sisteme për mbrojtjen kundër zjarrit sipas EN 12845.

Panele komandimi të integruara në trup me llamarinë çeliku sipas klasës së mbrojtjes IP54.

Saktësi maksimale dhe operim i lehtë nëpërmjet komandimit EC-Fire me paraqitje direkte të statusit të punës, ekran LC shumëgjuhësh, udhëzim i lehtë i përdoruesit me meny të qartë, butona për rregullimin e shpejtë të parametrave. Pajisje komandimi dhe rregulluese gati për komunikim për mbikëqyrjen e punës së impianteve.

Impianti gati për lidhje, i lidhur me tela dhe me tuba dhe i montuar mbi skeletin bazë.

Presioni i hyrjes:

Gjatë planifikimit të konfigurimit të sistemit duhet të merret parasysh presioni maksimal i hyrjes (shih Të dhënat teknike). Presioni maksimal i lejuar i hyrjes është i barabartë me diferencën nga presioni maksimal i funksionimit të sistemit, minus lartësinë maksimale të dërgimit të pompës që duhet të merret parasysh Q = 0. Te sistemet e spërkatjes MKZ, sipas EN 12845, presioni maksimal i ujit lejohet të jetë 12 bar. Te sistemet e spërkatjes MKZ me ngritje të fortë, te të cilat diferenca e lartësisë midis dhe spërkatësit më të lartë dhe më të ulët është më shumë se 45 m, presioni i ujit në dalje të pompës ose në tubacione lejohet të jetë më shumë se 12 bar, me kusht që të gjithë komponentët e sistemit të jenë konfiguruar për këtë nivel presioni.

Instalimi i pompës për rritjen e presionit në kushtet e thithjes.

Është e domosdoshme që për pompën kryesore të instalohet një depozitë hyrjeje e lidhur në daljen e presionit përmes pompës.

Vëllimi i rrjedhës

Deri në 350 m3/h (97 l/s) konfigurimi i sistemit të pompës kryesore.

Panele komandimi/pajisje komandimi për sistemet e furnizimit me ujë për përdorim MKZ

Wilo-Control EC-Fire E (pompë kryesore me elektromotor)

Hardueri:

Pajisje komandimi qendrore, plotësisht elektronike, e instaluar në një kuti çeliku të lyer, klasa e mbrojtjes IP54, pajisjet e komandimit dhe të ekranit në derën e përparme

Karakteristika dhe funksione:

Dizajni i pajisjes së komandimit varet nga fuqia e pompës së lidhur dhe numri i pompave të lidhura (nisja përmes DOL ose nisje yll-trekëndësh). Paneli përbëhet nga komponentët e mëposhtëm:

  • Çelësi kryesor: Për takimin dhe stakimin e panelit të komandimit. (Në rastin e përdorimit të paautorizuar në rast zjarri)
  • Ekrani: Ekran i instaluar në derën e panelit elektrik për operim të ekranit. Tregon, me simbole, të dhënat e punës dhe gjendje e punës së pompës dhe njësinë e komandimit dhe rregulluese. Përzgjedhja e menysë dhe futja e parametrave bëhen me butonat në derën e përparme
  • Mikroprocesori: Mikroprocesor me PLC të realizuar me programim teknik, rrjet ushqyes dhe lidhje I/O. Konfigurimi i programimit varet nga impianti dhe sistemi i spërkatjes MKZ
  • Indikatorët: Llamba sinjalizuese Longlife tregojnë gatishmërinë, punën e motorit dhe punën e pompës, aktivizimin e çelësit të presion dhe galexhantit elektrik, nisjen e dështuar, nisjen manuale dhe ndalimin manual
  • Butonat: Butonat për nisjen manuale dhe ndalimin manual, për testin e llambave dhe zgjedhjen e menysë
  • Siguresa mbrojtëse: Siguresa që tolerojnë një rrymë nisjeje prej të paktën 20 s
  • Lëshimi i motorit: Lëshues magnetik për ndezje direkte, deri 22 kW, te fuqitë më të larta, nisja bëhet nëpërmjet yll-trekëndësh
  • Mbrojtja e motorit: Vetëm për sinjalizimin
  • Mbikëqyrja e furnizimit me ujë: Nëpërmjet një galexhanti elektrik, në mënyrë që niveli i ujit të qëndrojë në minimumi sa 2/3 e depozitës së hyrjes
  • Mbikëqyrja e fuqisë: Ushqimi me rrymë dhe fuqia e pompës
  • Raport i përmbledhur i sinjaleve: Gabimet e të gjitha llojeve afishohen nëpërmjet një indikatori të përbashkët të gabimeve
  • Raport individual i sinjaleve: Nëpërmjet një indikatori individual të gabimeve afishohen mesazhet më të rëndësishme të gabimeve, të nisjes së dështuar
  • Mesazhet e gabimeve dhe konfirmimi: Të gjitha mesazhet e gabimeve afishohen përmes LED-ve, jepen në ekran si kod gabimi dhe duhet që të konfirmohen

Softueri:

  • I programuar që në fabrikë për funksionimin tërësisht automatik
  • Informacione lidhur me tensionin, intensitetin e rrymës dhe fuqinë e pompës
  • Navigimi i menysë me treguesin e tekstit të qartë

Përputhet me standardet e mëposhtme:

  • Sisteme fikse për fikjen e zjarrit - sisteme automatike të spërkatjes MKZ (EN 12845), pjesa për pompat me elektromotor
  • Pajisja elektrike e makinerive (EN 60204-1)
  • Kombinimet e paneleve të kontrollit me tension të ulët (EN 61439-1 dhe EN 61439-2)
  • EMC – Rezistenca ndaj interferencës për sektorët industrialë (EN 61000-6-2)
  • EMC – Interferenca e emetuar për sektorin e banimit, të biznesit dhe tregtisë dhe ndërmarrjeve të vogla (EN 61000-6-3)

Përshkrimi i funksionit:

Me pajisjet e komandimit Wilo EC-Fire E, mund të komandohen pompa me elektromotor, sensorë për komandimin e pompave, si dhe niveli informacionit. Paneli i komandimit, i komanduar nëpërmjet mikroprocesorit, shërben për komandimin dhe rregullimin e të gjitha funksioneve të nevojshme të një impianti për rritjen e presionit sipas EN 12845, për qëllime testimi ose për raste reale spërkatësi.

Logjika e funksionimit për njësinë e fikjes së zjarrit bazohet në kalibrimin në kaskadë të çelësave të presionit për nisjen e pompës.

Nëse, për shkak të një hapjes së një ose disa qarqeve të qarkullimit ose për shkak të një defekti të spërkatësit, kërkohet një sasi e madhe uji, presioni në impiant bie. Kjo bën që pompa kryesore të niset nëpërmjet panelit të komandimit. Nëse, te sistemet me shumë pompa, nuk niset pompa kryesore elektrike (për shembull, për shkak të problemeve të ushqimit me energji), atëherë aktivizohet rënia e presionit të çelësit të presionit të pompës rezervë, i cili nis këtë pompë. Në disa raste mund të përdoren edhe dy ose më shumë elektropompa.

Në momentin që mbyllet qarku i qarkullimit të spërkatësit ose të saraçineskës, nëpërmjet të cilëve bëhet ushqimi i kokave të spërkatësit, në impiant krijohet një presion mirëmbajtjeje. Pas kësaj duhet të shtypen butonat e ndalimit në derën e përparme për ta ndaluar pompën.

Wilo-Control EC-Fire J (pompë me lëkundje me elektromotor)

Hardueri:

Pajisje komandimi qendrore, plotësisht elektronike, e instaluar në një kuti çeliku të lyer, klasa e mbrojtjes IP54, pajisjet e komandimit dhe butonat në derën e përparme

Karakteristika dhe funksione:

Dizajni i pajisjes së komandimit varet nga fuqia e pompës së lidhur. Paneli përbëhet nga komponentët e mëposhtëm:

  • Çelësi kryesor: Për takimin dhe stakimin e panelit të komandimit
  • Indikatorët: Llamba sinjalizuese Longlife që tregojnë gatishmërinë e pompës, punën dhe gabimet e kombinuara
  • Çelësi elektrik: Çelës rrotullues për rregullimin e modalitetit manual ose të modalitetit automatik
  • Lëshimi i motorit: Mbrojtje direkte
  • Mbrojtja e motorit: Çelësa për mbrojtjen nga qarqet e shkurtra dhe mbingarkesat
  • Raport individual i sinjaleve: Mesazhet e gabimeve të motorit (qark i shkurtër, mbingarkesë)
  • Mesazhet e gabimeve dhe konfirmimi: Mesazhet e gabimit të motorit tregohen nëpërmjet LED-eve përkatëse. Konfirmimi kryhet pas rinisjes së relesë mbrojtëse të motorit

Përputhet me standardet e mëposhtme:

  • Sisteme fikse për fikjen e zjarrit - sisteme automatike të spërkatjes MKZ (EN 12845), pjesa për pompat me lëkundje
  • Pajisja elektrike e makinerive (EN 60204-1)
  • Kombinimet e paneleve të kontrollit me tension të ulët (EN 61439-1 dhe EN 61439-2)
  • EMC – Rezistenca ndaj interferencës për sektorët industrialë (EN 61000-6-2)
  • EMC – Interferenca e emetuar për sektorin e banimit, të biznesit dhe tregtisë dhe ndërmarrjeve të vogla (EN 61000-6-3)

Përshkrimi i funksionit:

Me njësitë Wilo-Control EC-Fire J, pompat me lëkundje mund të komandohen me elektromotor dhe sensorë në përputhje me EN 12845, dhe si për qëllime testimi, ashtu dhe gjatë funksionimit të sistemit të spërkatjes MKZ.

Logjika e funksionimit për njësinë e fikjes së zjarrit bazohet në kalibrimin në kaskadë të çelësave të presionit për nisjen e pompës.

Pompë me lëkundje që shërben për rritjen e presionit niset e para dhe kujdeset që sistemi të qëndrojë i mbushur me ujë dhe nën presion. Në rastin e rënies së presionit, ajo aktivizohet në sistem. Rregullimi i nisjes dhe ndalimit bëhet nëpërmjet një çelësi presionit të kalibruar sipas mënyrës së parashikuar.

Të dhënat e funksionimit
Lartësia maks. e dërgimit Hmax 53,9 m
Numri i pompave 2
temperatura e lëngut T 3 °C
temperatura e mjedisit T 4 °C
Presioni maksimal i funksionimit PN 16 bar
Presioni i hyrjes 6 bar
Të dhënat e motorit
Linja ushqyese 3~400 V, 50 Hz
Fuqia nominale e motorit P2 11 kW
Rryma nominale IN 20 A
Faktori i fuqisë 0,87
Shpejtësia e dhënë n 2940 1/min
Mënyra e mbrojtjes paneli i komandimit IP54
Materiale
Trupi i pompës Gizë e hirtë
Helika
Boshti Çelik inoks
Bllokuesi mekanik BVEGG
Materiali i guarnicionit EPDM
Materiali i tubit kryesor përmbledhës Çelik
Përmasa e instalimit
Lidhja e tubit në pjesën thithëse DNs DN 50
Lidhja e tubit në anën e presionit DNd DN 65
Informacione për bërjen e porosisë
Marka Wilo
Emërtimi i produktit SiFire-Easy-32/200-200-11EJ
Pesha neto afërisht m 582 kg
Numri i artikullit 4242060
Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-SiFire Easy

Numri i artikullit 4206362
Botim 1801
Numri i faqeve 116
Language de, en, fr
PDF (8 MB)

Wilo-Priming tank 500 L

Numri i artikullit 4228982
Botim 2019-05
Numri i faqeve 451
Language ar, bg, cs, da, de, el, en, es, et, fi, fr, hr, hu, it, lt, lv, nl, no, pl, pt, ro, ru, sk, sl, sr, sv, tr, uk
PDF (18 MB)

Wilo-SiFire Easy

Numri i artikullit 4206363
Botim 2019-12
Numri i faqeve 116
Language de, en, fr
PDF (4 MB)
Aksesor

Depozitë uji (1)

Rubinetat (10)

Mbrojtje nga zhurma (6)

Montim i tubit (8)

Rubinetat/aksesorët (1)

Sinjal alarmi (1)

Pajisje shërbimi/servisimi (1)

Mirëmbajtje/zëvëndësim (15)

Services

Bashkëpunimi i partneritetit me instaluesit dhe montuesit e impianteve është një traditë e gjatë te Wilo. Një pjesë e rëndësishme e filozofisë sonë të partneritetit është shërbimi për klientin pas shitjes i Wilo. Së bashku ne zhvillojmë një koncept shërbimi që përshtatet me kërkesat tuaja individuale – dhe me ekspertizën tonë dhe këshillimin personal ne kujdesemi që sistemet tuaja të punojnë me efikasitet energjetik, me siguri funksionimi dhe me kosto sa më të volitshme që të jetë e mundur. Për këtë qëllim, teknikët tanë kompetentë të Wilo-Service ju mbështesin në mënyrë të shpejtë, të besueshme dhe të përpiktë në afate.

Mëso më shumë

Shërbimet e rekomanduara

Mirëmbajtje
Mirëmbajtja COMFORT për SiFire EJ
    
2219503

Për të garantuar sigurinë e funksionimit të pompave/sistemeve, këshillohet që të kryeni inspektime dhe punime të mirëmbajtjes të rregullta në përputhje me DIN nga shërbimi për klientët i servisit Wilo. Detyrat zbatohen në përputhje me DIN 31051 / DIN EN 13306. Detyrat përfshijnë pikat e mëposhtme:

  • Kontrolli vizual i pompave/sistemeve
  • Kontrolli mekanik
  • Kontrolli elektrik
  • Kontrolli ose mbushja e mundshme e enëve nën presion që ndodhen në dispozicion
  • Kontrolli dhe, nëse kërkohet, përshtatja e parametrave të sistemit
  • Krijimi i një protokolli mirëmbajtje
  • Materialet e konsumit përfshihen në çmimin e kontratës
  • Nuk ka shpenzime pune dhe udhëtimi për misionet ndërmjet intervaleve të mirëmbajtjes (gjatë orarit normal të shërbimit)
  • Projektimi dhe organizimi kryhen nga WILO. Oferta të tjera individuale për mirëmbajtjen janë të mundura nëse kërkohen
Mirëmbajtja PREMIUM për SiFire EJ
    
2219556

Për të garantuar sigurinë e funksionimit të pompave/sistemeve, këshillohet që të kryeni inspektime dhe punime të mirëmbajtjes të rregullta në përputhje me DIN nga shërbimi për klientët i servisit Wilo. Detyrat zbatohen në përputhje me DIN 31051 / DIN EN 13306. Detyrat përfshijnë pikat e mëposhtme:

  • Kontrolli vizual i pompave/sistemeve
  • Kontrolli mekanik
  • Kontrolli elektrik
  • Kontrolli ose mbushja e mundshme e enëve nën presion që ndodhen në dispozicion
  • Kontrolli i parametrave të sistemit
  • Krijimi i një protokolli mirëmbajtje
  • Materialet e konsumit përfshihen në çmimin e kontratës
  • Nuk ka shpenzime pune dhe udhëtimi për misionet ndërmjet intervaleve të mirëmbajtjes (gjatë dhe jashtë orarit normal të shërbimit)
  • Aktualizimi i softuerit
  • Duke përfshirë pjesët e konsumit
  • Projektimi dhe organizimi kryhen nga WILO. Oferta të tjera individuale për mirëmbajtjen janë të mundura nëse kërkohen
Vënia në punë
Vënia në punë e SiFire EJ
    
2219401

Për një funksionim optimal të pompës(ave)/impiantit(eve) këshillohet që vënia në punë të realizohet nga vetë nga shërbimi për klientët i Wilo. Në këtë mënyrë garantohet një rregullim optimal dhe një funksionim efikas i sistemit. Vënia në punë përfshin pikat e mëposhtme:

  • Vënia në punë e impiantit(eve) sipas listës së kontrollit
  • Parametrizimi dhe konfigurimi i panelit të komandimit
  • Kontroll dhe përshtatje e presionit fillestar të enëve nën presion (duke përfshirë mbushjen deri në 80 litra)
  • Kontrolli i funksionit të sistemeve të montuara
  • Manuali i përdorimit i orientuar në praktikë
  • Protokoll Wilo për vënien në punë

Çmimi për vënien në punë vlen vetëm për impiante, të cilët janë instaluar në përputhje me manualin e instalimit dhe të përdorimit, si dhe në përputhje me standardet aktuale të teknologjisë. Nuk do të ketë kosto për materialet që mund të nevojiten eventualisht.

Shërbime të tjera

Paketat e shërbimit
Paketa e shërbimit M për SiFire EJ
    
2219482

Wilo-Service ofron paketa të paracaktuara shërbimi në tre madhësi, për të lehtësuar kombinimin e shërbimeve të veçanta.

Paketa M e Wilo-Service përfshin:

  • Kontrolli i instalimit
  • Mbështetje për projektin
  • Vënia në punë
  • Mirëmbajtje
  • WiloCare Comfort
  • Wilo-Live Assistant

Shërbimet opsionale shtesë:

  • Optimizim i impianteve
  • Energy Solutions
  • Riparimi
  • Garanci e zgjatur
Paketa e shërbimit S për SiFire EJ
    
2219477

Wilo-Service ofron paketa të paracaktuara shërbimi në tre madhësi, për të lehtësuar kombinimin e shërbimeve të veçanta.

Paketa S e Wilo-Service përfshin:

  • Kontrolli i instalimit
  • Vënia në punë
  • Mirëmbajtje
  • WiloCare Basic
  • Wilo-Live Assistant

Shërbimet opsionale shtesë:

  • Optimizim i impianteve
  • Energy Solutions
  • Mbështetje për projektin
  • Riparimi
  • Garanci e zgjatur
Asistenti direkt i Wilo
Shërbimi Wilo-Live Assistant
    
2216415

Wilo-Live Assistant ndodhet në dispozicionin tuaj gjatë shërbimit të pompës si këshillues teknik. Me Wilo-Live Assistant ju i mbështetni këshilluesit tanë të specializuar në sferën e kaldajave ose impianteve me anë të transmetimit video – direkt dhe në kohë reale. Ju tregoni me smartfonin tuaj konfigurimin e instalimit, ndërkohë që eksperti i Wilo ndjek çdo gjë në ekran. Ju mund të shihni si komponentët, ashtu edhe detajet e tjera dhe kështu ju përcaktoni se ku krijohet gabimi ose defekti. Ne parandalojmë kohët e defektit dhe kujdesemi për sigurinë e funksionimit të pompave dhe sistemeve tuaja!

Wilo-Live Assistant përfshin:

  • Mbështetje live interaktive përmes video-bisedës
  • Kontakt të drejtpërdrejtë me një ekspert
  • Zgjidhje në kohën e duhur, për të garantuar një siguri funksionimi maksimale për pompat dhe sistemet tuaja
Garanci e zgjatur
Garanci e zgjatur SiFire EJ
    
2219460

Në kombinim me një pompë të re ose me një sistem të ri, Wilo ofron një garanci të zgjeruar deri në pesë vjet në rastin e vënies në punë dhe mirëmbajtjen nga shërbimi i Wilo.

Garancia e zgjeruar përfshin:

  • Mbrojte e plotë dhe siguri e parashikueshme e shpenzimeve
  • Punime të rregullta mirëmbajtje nga shërbimi i Wilo
Mbështetje për projektin
Mbështetje për projektin për SiFire EJ
    
2219337

Wilo ju mbështet gjatë fazës së projektimit, për të garantuar cilësinë dhe kosto-efektivitetin. Shërbimi ynë profesional dhe i kualifikuar Wilo-Service ju mbështet me rekomandime dhe këshillim teknik gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit.

Mbështetja për projektin përfshin shërbimet e mëposhtme:

  • Vizita të rregullta në terren, për të siguruar cilësinë e informacioneve dhe të këshillimit
  • Këshillim teknik, i disponueshëm në terren
  • Raport për statusin me rekomandimet pas vizitës
  • Mbështetje e gjithanshme në projektim nëpërmjet ekspertëve të Wilo
Instalim
Instalimi i SiFire EJ
    
2219372

Wilo-Service ofron instalimin e pompave ose të sistemeve tona të pompimit. Ne ofrojmë një proces të plotë nga fillimi deri në fund, duke filluar nga mbledhja e informacioneve në terren deri në instalimin e produktit tonë në të gjithë fabrikën. Konfigurimi optimal i instalimit dhe bashkëveprimi i faktorëve të veçantë përbëjnë gurin themelor për një siguri funksionimi afatgjatë.

Instalimi përfshin:

  • Inspektimi profesional
  • Vënie në dispozicion e komponentëve/materialeve nga Wilo dhe palë të treta
  • Instalimi i tubacioneve dhe sistemit elektronik
  • Funksione prove
Optimizim i impianteve
Optimizimi i impianteve SiFire EJ
    
2219267

Wilo-Service ofron një optimizim proaktiv të sistemeve nëpërmjet optimizimit të rregullimeve dhe realizimit të përshtatjeve të vogla, për të garantuar sigurinë e funksionimit. Optimizimi i impianteve përfshin ndër të tjera:

  • Shërbimin e plotë të pompave/impianteve, për të rivendosur rendimentin e plotë
  • Modernizim i sistemeve të vjetra me teknologji ose me funksione të reja, për kursim të shpenzimeve kapitale (plotësim)
Energy Solutions
Energy Solutions SiFire EJ
    
2219302

Wilo-Service ofron një mbështetje proaktive në projektim, për të përcaktuar kursimet e mundshme të energjisë. Shërbimi ynë krijon një panoramë të pompave ose të sistemeve të instaluara, për t'ju treguar sesi mund zvogëlohet konsumi i energjisë. Ne ofrojmë një këshillim të posaçëm sipas qëllimit dhe analizën, duke përfshirë edhe integrimin e mjeteve dhe mbështetjen e gjithanshme në planifikim, për kalimin në teknologjitë me efiçencë të lartë. Wilo-Energy Solutions përmbajnë shërbimet e mëposhtme:

  • Vlerësim i detajuar i kostove të ciklit të jetëgjatësisë (analiza LCC)
  • Auditim energjetik, përfshirë informacionet për potencialin e kursimit të energjisë
  • Këshillim proaktiv i opsioneve të zëvendësimit
  • Përmirësim i bilancit ekologjik të impiantit tuaj
  • Mbështetje në projektimin për kalimin në pompat Wilo me efektivitet të lartë
Riparimi
Riparimi i SiFire EJ
    
2219472

Gjatë verifikimit në terren, shërbimi kompetent dhe me përvojë Wilo-Service vendos nëse pompa mund të riparohet në vend apo nëse ajo duhet çuar në ofiçinë për riparim. Wilo vendos gjithashtu në dispozicion edhe pjesë këmbimi ose një pompë zëvendësuese për të rivendosur sigurinë e funksionimit të sistemit.

Riparimi përfshin:

  • Verifikim dhe eliminim të shkaqeve të defekteve nga ekspertët me përvojë të Wilo
  • Propozim jo të detyrueshëm të kostove për riparimet
  • Provë funksionimi elektrik dhe hidraulik, për të siguruar të dhënat e sakta në lidhje me funksionalitetin, cilësinë dhe rendimentin e pompës ose impiantit
  • Veshje mbrojtëse të pjesëve të ndryshme të pompave ose të impiantit për optimizim të koeficientit të efiçencës
  • Përdorim vetëm të pjesëve origjinale të këmbimit
  • Dokumentim të riparimit në raportin e shërbimit