Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve

Shërbimet e mirëmbajtjes së ndërtesës - zgjidhje të lidhura në rrjet për një temperaturë ambienti optimale

Pompa dhe sisteme pompimi për ngrohje, ajër të kondicionuar, ftohje dhe ujë të pijshëm

Në qendër të tendencave të mëdha që e ndryshojnë rrënjësisht jetën tonë qëndrojnë progresi teknologjik dhe dixhitalizimi. Ato bëjnë të mundur integrimin e produkteve në sisteme me perfomarncë të lartë dhe efikase. Teknologji të sensorëve dhe të analizës, tepër të zhvilluara, vlerësojnë të gjitha të dhënat dhe i vendosin ato në përshtatjen përkatëse. Pompat janë një pjesë e këtyre infrastrukturave inteligjente: Ato luajnë një rol të rëndësishëm në menaxhimin e energjisë dhe ujit të pijshëm. Dhe këtë për të gjitha llojet e ndërtesave, që nga ndërtesa për një familje deri te kompleksi i madh industrial. Pompat Wilo punojnë me efektivitet të lartë, përshtaten në mënyrë individuale dhe integrohen në mënyrë optimale në automatizimin e ndërtesave. Pasi ne e dimë se komunikimi me sistemet e dhëna dhe përputhja me kërkesat e ndryshueshme për infrastrukturat inteligjente të së nesërmes është vendimtar.

Mëso më shumë

Ajër i kondicionuar efikas - Muzeu i futbollit gjerman në Dortmund

Sa më i madh të jetë një objekt dhe sa më i larmishëm të jetë shfrytëzimi i tij, aq më të larta janë kërkesat për teknikën dhe një lidhje inteligjente në rrjet. Një shembull i jashtëzakonshëm është muzeu i futbollit gjerman në Dortmund. Pranë sipërfaqeve të ekspozitës, në një sipërfaqe 7,700 metër katrorë, shtrihet një arenë multifunksionale, zona të ndryshme gastronomike dhe një kat për evenimente. Në vetratën disa metra e lartë luhet në mënyrë multimediale, prandaj në të nuk duhet të krijohet mjegull. Për një ajër të kondicionuar optimal kujdesen 21 pompa qarkullimi me efektivitet të lartë, të komanduara krejtësisht nga sistemi i kontrollit elektronik të ndërtesës. Pompa Wilo garantojnë një funksionim që ruan burimet dhe ofrojnë potencial maksimal kursimi.

Mëso më shumë

Larmi përdorimi

Me zgjidhjet tona, ju mund të furnizoni llojet e ndryshme të ndërtesave me një temperaturë të rehatshme të ambientit dhe me ujë të pijshëm. Gjerësia e bandës shtrihet që nga shtëpitë për një familje deri te ndërtesat me qira, të administrimit dhe ato komerciale, si dhe spitale, komplekse zyrash ose hotele.