Wilo-DrainLift SANI-S
Impianti më i vogël dhe më i lehtë i pompimit me një pompë për shtëpitë me një dhe dy familje.
Impianti më i vogël dhe më i lehtë i pompimit me një pompë për shtëpitë me një dhe dy familje.
Impianti kompakt tek për pompimin e fekaleve Wilo-DrainLift SANI-S është impianti më i vogël dhe më i lehtë pompues për fekalet sipas EN 12050-1 (pa helikë prerëse) dhe falë funksionimit të tij me pak zhurmë është ideal për përdorim në banesat me një dhe dy familje.
Në sajë të vëllimit të madh të pompave, të hyrjeve me zgjedhje të lirë dhe të versionit opsional për lëngje veçanërisht agresive, Wilo-DrainLift SANI-S ka përdorim fleksibël dhe është e lehtë për t’u instaluar. Një valvul moskthimi me sustë minimizon nivelin e zhurmës në fund të çdo cikli të pompës. Konstruksioni i lehtë për përdorim e bën mirëmbajtjen veçanërisht të thjeshtë.
Shërbimet e rekomanduara
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Montim dhe transport më i thjeshtë në sajë të konstruksionit kompakt që kursen hapësirë dhe peshës shumë të vogël
- Siguri funksionimi në sajë të numrit të madh të takim-stakimeve, mbrojtjes termike të motorit dhe alarmit të pavarur nga rrjeti
- Dizajni që nuk përson korrozion me plastika teknologjike dhe inoks ofron besueshmëri të lartë
- Lidhje me zgjedhje të lirë për fleksibilitet maksimal në montim
- Mirëmbajtje dhe pastrim i thjeshtë në sajë të kapakut transparent të depozitës dhe të vrimës së pastrimit të valvulës së moskthimit
- Valvul moskthimi me sustë me pak zhurmë të kapakut në përfundim të një cikli të pompës për një funksionim me zhurmë të ulët
Konstruksioni
Kompakt, gati për lidhje dhe me pajisje shkarkuese me pompë teke tërësisht të zhytur, për pompimin e ujërave të ndotura me përmbajtje fekalesh.
Përdorimi
Pompimi i ujërave të ndotura me përmbajtje fekalesh:
- Në rastet kur ujërat e zeza nuk mund të derdhen direkt në sistemin e ujërave të zeza nëpërmjet një pjerrësie zbritëse të natyrshme
- Për drenazhim rezistent ndaj lëngut kthyes në rastet kur pika e shkarkimit është nën nivelin e lëngut kthyes
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
- Panel komandimi me alarm të pavarur nga rrjeti elektrik dhe sinjalizim kolektiv të defekteve
- I gatshëm për përdorim
- Depozitë me dritare kontrolli dhe kapak transparent
- Matje analoge e nivelit (4 … 20 mA)
- Valvul moskthimi me dritare kontrolli
- Monitorim termik i motorit me sensor bimetalik
Çelësi tip
Shembull: | DrainLift SANI-S.11M/3C |
DrainLift | Familja e produkteve |
SANI | Sistemi i ngritjes së ujërave të zeza |
S | Madhësia |
11 | Lartësia maks. e pompimit |
M | Linja ushqyese elektrike:
|
3 | Versioni me motor dhe panel komandimi:
|
C | Versioni për lëngjet agresive |
Të dhënat teknike
- Linja ushqyese elektrike: 1~230 V, 50 Hz ose 3~400 V, 50 Hz
- Mënyra e punës: S3 10%
- Temperatura e lëngut: 3 ... 40 °C (37 ... 104 °F), maks. 65 °C (149 °F) për 5 min
- Temperatura maks. e mjedisit: 3 ... 40 °C (37 ... 104 °F)
- Vëllimi i depozitës: 47 l (12.5 galonë të lëngshëm amerikanë)
- Vëllimi maks. i përdorshëm në rezervuar sipas lartësisë së hyrjes*: 25 l/6.5 galonë të lëngshëm amerikanë (180 mm*)/32 l/8.5 galonë të lëngshëm amerikanë (250 mm*)
- Dalja e presionit: DN 80, PN 10
- Lidhja në hyrje: DN 100/150 (110/160 mm)
- Lidhja e ajrimit: DN 40 (50 mm)
- Klasa e mbrojtjes së panelit të komandimit: IP54
- Klasa e mbrojtjes së pajisjes shkarkuese: IP68 (2 mWG/7 d)
- Niveli i zhurmës: 70 dB(A)
Materiale
- Trupi i motorit: 1.4404 (AISI 316L)
- Sistemi hidraulik: PP-GF30
- Helika: PP-GF30
- Depozita: PE
- Valvula e moskthimit: PPS
Konstruksioni
Rezervuar mbledhës hermetik ndaj ujit dhe gazit, me dysheme të pjerrët në një kënd dhe dritare kontrolli me kapak transparent.Hyrje me zgjedhje sipas dëshirës brenda zonave të shënuara.Matja e nivelit kryhet me një sinjal daljeje analoge 4... 20 mA.Dalje presioni e montuar me valvul moskthimi, përfshirë edhe një dritare kontrolli.
Motor me ftohje sipërfaqësore me monitorim termik të motorit.
Panele komandimi të instaluar paraprakisht për funksionim automatik:
Wilo-Control MS-L
- Sinjalizim kolektiv i defekteve me kontakt pa tension
- Alarmi i integruar dhe i pavarur nga rrjeti elektrik
- Kohë e ndryshueshme veprimi
- 1,5 m kabllo elektrike me spinë të montuar
Wilo-Control EC-L
- Operim nëpërmjet ekranit dhe menysë alfanumerike të bazuar në ikona
- Sinjalizim kolektiv i defekteve me kontakt pa tension
- Sinjalizim individual i defekteve me kontakt pa tension
- Ndërfaqe ModBus
- Alarmi i integruar dhe i pavarur nga rrjeti elektrik
- Kohë e ndryshueshme veprimi
- 1,5 m kabllo elektrike me spinë të montuar
Dorëzim
- Pajisje shkarkuese me panel komandimi dhe kabllo elektrike me spinë
- Rakord flanxhë DN 80 (90 mm)/DN 100 (110 mm)
- Fasheta metalike DN 100 (110 mm) për tubin shkarkues
- Prizë e dyfishtë HT DN 40 (50 mm) për lidhjen e ajrimit
- Prizë e dyfishtë HT DN 40 (50 mm) për lidhjen e shkarkimit
- Komplet hyrjeje me sharrë rrethore për hapje vrimash 124 mm (5 in) dhe permistop DN 100 (110 mm)
- Komplet për montimin në dysheme
- Tapet izolues i zhurmës
- Bateri e rikarikueshme 9 V
- Manuali i instalimit dhe përdorimit
Opsione
- Versioni për lëngjet agresive me lidhje ModBus
Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Broshura e certifikimit
Wilo-DrainLift SANI-S#Wilo-DrainLift SANI-M#Wilo-DrainLift SANI-L#Wilo-DrainLift SANI-XL
Numri i artikullit | 6088777 |
Botim | 2020-06 |
Numri i faqeve | 40 |
Language | gjuhë neutrale |
Emërtimi i produktit | Mënyra e punës për pompë | Priza e rrjetit | Linja ushqyese | Numri i artikullit | |
---|---|---|---|---|---|
DrainLift SANI-S.11M/1 | S3-10%, 60 s | CEE7/7 (Schuko) | 1~230 V, 50 Hz | 2549900 | |
DrainLift SANI-S.11M/3C | S3-10%, 60 s | CEE7/7 (Schuko) | 1~230 V, 50 Hz | 2549917 | |
DrainLift SANI-S.11T/1 | S3-10%, 60 s | CEE 16A, 3P+N+PE, 6h | 3~400 V, 50 Hz | 2549901 | |
DrainLift SANI-S.11T/3C | S3-10%, 60 s | CEE 16A, 3P+N+PE, 6h | 3~400 V, 50 Hz | 2549918 |