Wilo-Padus UNI
Pompë fleksibël e drenazhimit të ujërave të ndotur për lëngje të ndryshëm për pompim.
Pompë fleksibël e drenazhimit të ujërave të ndotur për lëngje të ndryshëm për pompim.
Wilo-Padus UNI është modeli ideal për transportimin e ujërave të ndotur në godina të vogla me përdorim industrial. Pompa është e transportueshme ose e përdorshme në puse pompe në mënyrë fleksibël. Sistemi hidraulik prej materiali të përzier kundër korrozionit, ofron besueshmëri në përdorimin universal në lëngje të ndryshme për pompim. Për shkak të peshës së saj të vogël, një kondensatori të integruar dhe një bashkuesi të filetuar, instalimi i saj është tepër i lehtë. Bllokuesi i dyfishtë mekanik dhe foleja e premistopit mundësojnë intervale të gjata mirëmbajtjeje. Hyrjet e drejtpërdrejta tek përbërësit më të rëndësishëm, e bëjnë mirëmbajtjen shumë komode. Përmes paneleve të komandimit Wilo-Control, Wilo-Padus UNI mund të integrohet edhe në sistemet ekzistuese të kontrollit elektronik të ndërtesës.
Shërbimet e rekomanduara
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Besueshmëri e jashtëzakonshme në sajë të sistemit hidraulik pa korrozion për zbatime universale dhe lëndë të ndryshme
- Instalim i thjeshtë në sajë të peshës së lehtë, kondensatorit të integruar në motorin me rrymë alternative dhe lidhjes me filetë
- Mirëmbajtje e shpejtë falë aksesit direkt në folenë e permistopit dhe në trupin e pompës
- Intervale të gjata të shërbimit në sajë të bllokuesit mekanik të dyfishtë dhe folesë së premistopit me vëllim të madh
- I sigurtë ndaj bllokimeve falë rrjetës filtruese mbrojtëse të integruar
Konstruksioni
Pompë e zhytur për montim stacionar dhe të transportueshëm brenda në ujë në funksionim të përhershëm.
Lëngje
Për pompim në zonat tregtare të:
- Ujra të ndotura pa fekale
- Ujë i ndotur (me sasi të pakta rëre dhe zhavorri)
- Ujit të ndotur, acid të dobët me një vlerë pH >4,5
- Pompat me motor të zhytur Rexa UNI ... B/ dhe Rexa UNI ... K/ janë gjithashtu të përshtatshme për pompimin e:
- Ujit të liqenit dhe ujit të detitPërmbajtja e NaCl (kripë gatimi): maks. 30 g/l deri në 20 °C
- Ujit të pishinës, përmbajtja maks. e klorit: 400 mg/l
- Ujit të ndotur, acid të lehtë me një vlerë pH >3,5
Pompim i ujërave të zeza sipas (DIN) EN 12050
Pompat plotësojnë kërkesat sipas EN 12050-2.
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
- Monitorim termik i motorit me sensor bimetalik
- Motor njëfazor me rrymë alternative me monitorim termik të motorit, me vetëveprim automatik
- Motor njëfazor me rrymë alternative me kondensues të integruar
- Motor trefazor me rrymë alternative me rele mbrojtëse të motorit (versioni P dhe A)
- Galexhant elektrik i integruar (versioni A)
Çelësi tip
Shembull: | Wilo-Padus UNI M05B/T15-540/A |
Padus | Pompë drenazhi e zhytur për ujë të ndotur |
UNI | Seria |
M | Helikë e hapur disa kanaleshe |
05 | Diametri nominal i lidhjes së presionit |
B | Versioni:
|
T | Versioni i linjës ushqyese:
|
15 | /10 = Fuqia nominale e motorit P në kW |
5 | Frekuenca e linjës ushqyese: 5 = 50 Hz, 6 = 60 Hz |
40 | Çelësi për tensionin e matur |
A | Pajisje elektrike shtesë:
|
Të dhënat teknike
- Lidhja elektrike: 1~230 V, 50 Hz ose 3~400 V, 50 Hz
- Mënyra e punës, e zhytur: S1
- Mënyra e punës, jo e zhytur:
- Padus UNI ...: S2-15 min; S3 10 %
- Padus UNI ... B/ ...:S2-15 min; S3 10 %
- Padus UNI ... K/ ...:S1
- Klasa e mbrojtjes: IP68
- Klasa e izolimit: F
- Temperatura e lëngjeve: 3 ... 40 °C (37 ... 104 °F)
- Temperatura e lëngjeve, maks.: 60 °C (140 °F) për 3 min
Materiale
Wilo-Padus UNI M …
- Trupi i sistemit hidraulik: PP-GF30
- Helika: PP-GF30
- Trupi i motorit: 1.4301 (AISI 304)
- Këmisha ftohëse: −
- Skaji i boshtit: 1.4401 (AISI 316)
- Permistopi, në anën e pompës: SiC/SiC
- Permistopi, në anën e motorit: C/Cr
- Permistopi, statik: NBR (Nitril)
Wilo-Padus UNI M … B/ …
- Trupi i sistemit hidraulik: PP-GF30
- Helika: PP-GF30
- Trupi i motorit: 1.4401 (AISI 316)
- Këmisha ftohëse: −
- Skaji i boshtit: 1.4401 (AISI 316)
- Permistopi, në anën e pompës: SiC/SiC
- Permistopi, në anën e motorit: C/Cr
- Permistopi, statik: NBR (Nitril)
Wilo-Padus UNI M … K/ …
- Trupi i sistemit hidraulik: PP-GF30
- Helika: PP-GF30
- Trupi i motorit: 1.4401 (AISI 316)
- Këmisha ftohëse: 1.4401 (AISI 316)
- Skaji i boshtit: 1.4401 (AISI 316)
- Permistopi, në anën e pompës: SiC/SiC
- Permistopi, në anën e motorit: C/Cr
- Permistopi, statik: NBR (Nitril)
Konstruksioni
Padus UNI M ... /M .../P
Pompë drenazhimi me helikë të hapur disa-kanalëshe dhe lidhje të filetuar vertikale. Trupi i sistemit hidraulik dhe helika janë nga materiale kopolimere. Motor 1~ me ftohje të sipërfaqeve, me kondensator pune të integruar dhe monitorim termik të motorit, me vetëveprim automatik. Foleja e permistopit e mbushur me vaj me premistop të dyfishtë. Trupi i motorit prej çeliku inoks. Kabllo lidhjeje e çmontueshme, me spinë elektrike Schuko të integruar.
Padus UNI M ... /M .../A dhe Padus UNI M ... B/M .../A
Pompë drenazhimi me helikë të hapur disa-kanalëshe dhe lidhje të filetuar vertikale. Trupi i sistemit hidraulik dhe helika janë nga materiale kopolimere. Motor 1~ me ftohje të sipërfaqeve, me kondensator pune të integruar dhe monitorim termik të motorit, me vetëveprim automatik. Foleja e permistopit e mbushur me vaj me premistop të dyfishtë. Trupi i motorit prej çeliku inoks. Kabllo lidhjeje e çmontueshme, me galexhant elektrik dhe spinë elektrike Schuko të integruar.
Padus UNI M ... /M .../VA
Pompë drenazhimi me helikë të hapur disa-kanalëshe dhe lidhje të filetuar vertikale. Trupi i sistemit hidraulik dhe helika janë nga materiale kopolimere. Motor 1~ me ftohje të sipërfaqeve, me kondensator pune të integruar dhe monitorim termik të motorit, me vetëveprim automatik. Foleja e permistopit e mbushur me vaj me premistop të dyfishtë. Trupi i pompës prej çeliku inoks dhe galexhant elektrik vertikal të integruar. Kabllo lidhjeje e çmontueshme, me spinë elektrike Schuko të integruar.
Padus UNI M ... K/M .../A
Pompë drenazhimi me helikë të hapur disa-kanalëshe dhe lidhje të filetuar vertikale. Trupi i sistemit hidraulik dhe helika janë nga materiale kopolimere. Motor 1~ (me ftohje me këmishë) me kondensator pune të integruar dhe monitorim termik të motorit, me vetëveprim automatik. Foleja e permistopit e mbushur me vaj me premistop të dyfishtë. Trupi i motorit dhe këmisha e ftohjes prej çeliku inoks. Kabllo lidhjeje e çmontueshme, me galexhant elektrik dhe spinë elektrike Schuko të integruar.
Padus UNI M ... /T .../A
Pompë drenazhimi me helikë të hapur disa-kanalëshe dhe lidhje të filetuar vertikale. Trupi i sistemit hidraulik dhe helika janë nga materiale kopolimere. Motor 3~ me ftohje të sipërfaqeve, me monitorim termik të motorit. Foleja e permistopit e mbushur me vaj me premistop të dyfishtë. Trupi i motorit prej çeliku inoks. Kabllo lidhëse e çmontueshme me spinë CEE. Galexhant elektrik dhe monitorim termik i motorit e lidhur në spinën CEE.
Padus UNI M ... /T ... dhe Padus UNI M ... B/T ...
Pompë drenazhimi me helikë të hapur disa-kanalëshe dhe lidhje të filetuar vertikale. Trupi i sistemit hidraulik dhe helika janë nga materiale kopolimere. Motor 3~ me ftohje të sipërfaqeve, me monitorim termik të motorit. Foleja e permistopit e mbushur me vaj me premistop të dyfishtë. Trupi i motorit prej çeliku inoks. Kabllo e lidhjes, e çmontueshme me skaje kabllosh të lira.
Padus UNI M ... K/T ...
Pompë drenazhimi me helikë të hapur disa-kanalëshe dhe lidhje të filetuar vertikale. Trupi i sistemit hidraulik dhe helika janë nga materiale kopolimere. Motor 3~ (me ftohje me këmishë) me monitorim termik të motorit. Foleja e permistopit e mbushur me vaj me premistop të dyfishtë. Trupi i motorit dhe këmisha e ftohjes prej çeliku inoks. Kabllo e lidhjes, e çmontueshme me skaje kabllosh të lira.
Dorëzim
Padus UNI M ...
- Pompë
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Padus UNI M ... KIT
- Pompë
- Kiti përshtatës për instalimin e tubit 2½":
- Flanxhë e filetuar 2" (fileto e jashtme) në 2½" (fileto e brendshme)Për vidhosje në daljen e presionit. Dimensioni i lidhjes në daljen e presionit: +46 mm.
- Guarnicion gome për tub 2½"Diametri i brendshëm: 75 mm, me 2x fasheta për mbërthim tubi.
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Aksesorë
- Kabllo elektrike me gjatësi fikse të kabllos:
- Motori 1~: deri në maks. 30 m (98 ft).
- Motori 3~: deri në maks. 50 m (164 ft).
- Pajisje e varjes për montim brenda në ujë
- Kontrolle të nivelit
- Aksesorë fiksimi dhe zinxhir
- Panele komandimi, rele dhe spinë