Wilo-Rexa MINI3-S
Pompë zhytëse për ujërat e zeza efikase dhe e pabllokueshme me grirës për drenazhimin e truallit dhe të shtëpisë në banesat me një dhe dy familje.
Pompë zhytëse për ujërat e zeza efikase dhe e pabllokueshme me grirës për drenazhimin e truallit dhe të shtëpisë në banesat me një dhe dy familje.
Pompa me grirës Wilo-Rexa MINI3-S kujdeset për një drenazhim të sigurt të truallit dhe të shtëpisë. Konstruksioni kompakt dhe grirësi radial me efektin e teheve prerës të dyfishtë mundësojnë një shkarkim të sigurt të puseve të vogla të pompave, të tilla si pusetat septike ose puset grumbulluese. Përveç kësaj, kostot e instalimit ulen në sajë të përdorimit minimal të mundshëm të tubave. Motori i cilësisë së lartë ka një permistop të dyfishtë dhe mirëmbahet në mënyrë të lehtë. Trupi i motorit prej inoksi është rezistent ndaj korrozionit, edhe në rastin e funksionimit jo të zhytur. Instalimi i pompave njëfazore është fare i thjeshtë në sajë të peshës së vogël dhe të spinës së integruar: Thjesht lidheni në prizën ekzistuese. Në pompat me galexhant elektrik të integruar vënia në punë bëhet në mënyrë automatike. Pompat ndizen dhe fiken në varësi nga niveli i mbushjes.
Shërbimet e rekomanduara
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Siguri e jashtëzakonshme kundër bllokimit në sajë të një grirësi me efektin e teheve prerës të dyfishtë
- Optimizim i kombinimit sistem hidraulik-grirës për një mbulim të gjerë të lartësive të pompimit me kërkesën më të vogël të fuqisë, për lidhje në rrjetin elektrik të shtëpisë
- Kosto të ulëta të instalimit të përgjithshëm si rezultat i përdorimit minimal të mundshëm të tubave
- Përdorim i thjeshtë në sferën shtëpiake në sajë të peshës së vogël
- Jetëgjatësi e madhe në sajë të motorit të cilësisë së lartë me permistop të dyfishtë
- Qëndrueshmëri e lartë ndaj korrozionit, edhe me motorin jo të zhytur, në sajë të trupit të pompës prej inoksi
Konstruksioni
Pompë me mekanizëm grirës tërësisht e zhytur për montim stacionar dhe të transportueshëm brenda në ujë në funksionim me ndërprerje.
Lëngje
Për pompim në zonat shtëpiake të:
- Ujëra të zeza me fekale
- Ujë i ndotur (me sasi të vogël rëre)
Pompim i ujërave të zeza sipas (DIN) EN 12050
Pompat plotësojnë kërkesat sipas EN 12050-1.
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
- Grirës radial me efektin e teheve prerës të dyfishtë
- Monitorim termik i motorit me sensor bimetalik
- Motor njëfazor me rrymë alternative me monitorim termik të motorit, me vetëveprim automatik
- Kablloja elektrike në versione të ndryshme:
- Versioni "P": me spinë
- Versioni "A": me galexhant elektrik dhe spinë
- Versioni "O": me skaje të lira të kabllos
- Motor njëfazor me rrymë alternative me panel elektrik të ndarë të kondensatorit
Çelësi tip
Shembull: | Rexa MINI3-S03/M008-523/A |
Rexa | Pompë zhytëse për ujërat e zeza |
MINI3 | Seria |
S | Grirës |
03 | Diametri nominal i lidhjes së presionit: DN 32/40 |
M | Versioni i linjës ushqyese:
|
008 | Vlera/10 = Fuqia nominale e motorit P në kW |
- | Pa autorizim të sigurisë ndaj shpërthimit |
5 | Frekuenca e rrjetit: 5 = 50 Hz/6 = 60 Hz |
23 | Çelësi për tensionin e matur |
A | Pajisje elektrike shtesë:
|
Të dhënat teknike
- Lidhja elektrike: 1~230 V, 50 Hz ose 3~400 V, 50 Hz
- Mënyra e punës, e zhytur: S1
- Mënyra e punës, jo e zhytur: S3 10%
- Klasa e mbrojtjes: IP68
- Klasa e izolimit: F
- Temperatura e lëngjeve: 3 ... 40 °C (37 ... 104 °F)
Materiale
- Trupi i sistemit hidraulik: EN-GJL-250 (ASTM A48 Class 35/40B)
- Helika: EN-GJL-250 (ASTM A48 Class 35/40B)
- Grirësi: 1.4528/59 HRC (AISI 440B+Co)
- Trupi i motorit: 1.4301 (AISI 304)
- Permistopi:
- Në anën e pompës: SiC/SiC (QQPGG)
- Në anën e motorit: NBR
- Statike: NBR
- Skaji i boshtit: 1.4401 (AISI 316)
Konstruksioni
Rexa MINI3-S ... /M ... /P
Pompë e ujërave të zeza me grirës radial me efektin e teheve prerës të dyfishtë. Dalje horizontale e presionit me lidhje me flanxhë dhe lidhje ovale. Trup i sistemit hidraulik dhe helikë prej gize të hirtë, grirës prej çeliku prerës të kalitur. Motor 1~ me ftohje sipërfaqësore me mbikëqyrje termike të motorit me vetëveprim. Foleja e permistopit e mbushur me vaj me dy bllokues mekanikë. Trup i motorit prej inoksi. Kabllo elektrike e çmontueshme me kuti kondensatori dhe spinë (CEE 7/7).
Rexa MINI3-S ... /M ... /A
Pompë e ujërave të zeza me grirës radial me efektin e teheve prerës të dyfishtë. Dalje horizontale e presionit me lidhje me flanxhë dhe lidhje ovale. Trup i sistemit hidraulik dhe helikë prej gize të hirtë, grirës prej çeliku prerës të kalitur. Motor 1~ me ftohje sipërfaqësore me mbikëqyrje termike të motorit me vetëveprim. Foleja e permistopit e mbushur me vaj me dy bllokues mekanikë. Trup i motorit prej inoksi. Kabllo elektrike e çmontueshme me kuti kondensatori, galexhant elektrik dhe spinë (CEE 7/7).
Rexa MINI3-S ... /T ... /O
Pompë e ujërave të zeza me grirës radial me efektin e teheve prerës të dyfishtë. Dalje horizontale e presionit me lidhje me flanxhë dhe lidhje ovale. Trup i sistemit hidraulik dhe helikë prej gize të hirtë, grirës prej çeliku prerës të kalitur. Motor 3~ me ftohje të sipërfaqeve, me monitorim termik të motorit. Foleja e permistopit e mbushur me vaj me dy bllokues mekanikë. Trup i motorit prej inoksi. Kabllo e lidhjes, e çmontueshme me skaje kabllosh të lira.
Dorëzim
- Pompë
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Aksesorë
- Kabllo elektrike me gjatësi fikse të kabllos:
- Motori 1~: deri në maks. 30 m (98 ft).
- Motori 3~: deri në maks. 50 m (164 ft).
- Pajisje e varjes për montim brenda në ujë
- Aksesorë fiksimi dhe zinxhir
Emërtimi i produktit | Mënyra e punës (e thatë) | Dalja e presionit | Fuqia nominale e motorit P2 | Gjatësia e kabllos së lidhjes | Mbrojtja kundër shpërthimit | Numri i artikullit | |
---|---|---|---|---|---|---|---|
Rexa MINI3-S03/M008-523/A | S2-15 min. | DN 32/40 | 0,75 kW | 10 m | jo | 6093591 | |
Rexa MINI3-S03/M008-523/P | S2-15 min. | DN 32/40 | 0,75 kW | 10 m | jo | 6093590 | |
Rexa MINI3-S03/T008-540/O | S2-15 min. | DN 32/40 | 0,75 kW | 10 m | jo | 6093592 |