Wilo-Economy CO-1 Helix V.../EC
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Sistem i fortë në përputhje me të gjitha kërkesat e DIN 1988 (EN 806)
- Sistem hidraulik me efektivitet të lartë i serisë Helix V në lidhje me motorët standardë IEC IE3
- Distancator bashkues për zëvendësim të bllokuesit mekanik pa çmontuar motorin (duke filluar nga 11 kW)
- Të gjitha pjesët që janë në kontakt me lëngun janë rezistuese ndaj korrozionit
- Mund të rregullohet pa problem dhe me siguri funksionimi falë aparatit të komandimit EC
- Kontroll dhe rregullim paraprak që në fabrikë në diapazonin optimal të punës
Shërbimet e rekomanduara
Konstruksioni
Impiant i furnizimit me ujë me efektivitet të lartë, gati për lidhje. Pompë centrifugale e presionit të lartë, prej inoksi, vertikale, me shumë helika, në versionin me motor me ftohje me ajër, duke përfshirë rregullatorin EC (Easy Controller).
Përdorimi
- Furnizim me ujë plotësisht automatik dhe rritës presionit në mënyrën e thithjes nga rrjeti publik i ujësjellësit ose nga një depozitë për zbatime private, biznesi, industriale dhe komunale (p.sh. godina banimi, zyrash, administrative, hotele, spitale, punishte zejtarie, firma industriale, ndërmarrje të furnizimit me ujë).
- Pompim i ujit të pijshëm dhe ujit industrial, ujit të freskët, ujë për përdorim MKZ (përveç sistemeve për mbrojtjen kundër zjarrit sipas DIN 14462 dhe me leje të autoriteteve lokale të mbrojtjes kundër zjarrit) ose ujëra të tjera industriale ku lëngjet e lejuara janë ujëra që nuk i sulmojnë as kimikisht, as mekanikisht materialet e përdorura dhe që nuk përmbajnë përbërës gërryes ose me fibra
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
- 1 pompë e serisë Helix V me motorët standardë IE3, duke përfshirë nga 0,75 kW e lart (opsionale për fuqi më të vogla të motorit)
- Pjesët përbërëse në kontakt me lëngun e pompuar janë rezistente ndaj korrozionit
- Skeleti bazë me çelik të galvanizuar me zbutës të vibrimeve me lartësi të rregullueshme për veshje izoluese kundër zhurmave
- Saraçineskë bllokuese, në anën e presionit fundor
- Valvul moskthimi, në anën e presionit
- Enë zgjerimi me membranë 8 l, PN 16, në anën e presionit
- Transmetues presioni, në anën e presionit
- Manometër, në anën e presionit
- Opsionale, me pajisje mbrojtëse nga ulja e nivelit të ujit (WMS) me manometër, në anën e thithjes
- Rregullator EC me kasë plastike IP54, i përbërë prej ushqyesit të brendshëm elektrik, mikroprocesorit, moduleve analoge dhe dixhitale të hyrjse dhe të daljes
Çelësi tip
Shembull: | Wilo-Economy CO-1 Helix V 1608/K/EC |
Ekonomi | Familja e produktit të grupit të pompimit për rritjen e presionit |
CO | Emërtimi i serisë |
1 | Numri i pompave |
Helix | Emërtimi i serisë së pompës |
V | Konstruksioni i pompës, Vertikal |
16 | Vëllimi nominal i prurjes së pompës [m3/h] |
08 | Numri i shkallëve të pompës |
K | Me komplet permistopi (për Helix V 22.., V 36.. dhe V 52..) |
EC | Pajisje kontrolli (Economy Control) |
Të dhënat teknike
- Linja ushqyese 3~230/400 V ±10 %, 50 Hz (versione të tjera me kërkesë)
- Temperatura e lëngjeve: maks. 50 °C (70 °C opsionale)
- Temperatura e mjedisit: maks. 40 °C
- Presioni i funksionimit 16 bar
- Presioni i hyrjes 10 bar
- Shkallët presionit të ndërrimit 6/10/16 bar
- Diametrat nominal të lidhjes, në anën e dërgimit Rp 1 ¼" - DN 80
- Diametrat nominal të lidhjes, në anën e thithjes, (DN 32) Rp 1 ¼"- DN 80
- Shpejtësia nominale 2850 1/min
- Klasa e mbrojtjes IP54
- Fuqia maks. elektrike e panelit P2 në maks. 10 A = 4 kW (kur pjesa elektromekanike e lidhur më pas > 4 kW)
- Siguresat mbrojtëse AC 3 në anën e ushqimit në përputhje me fuqinë e motorit dhe rregulloret EVU
- Lëngje të lejuara (lëngje të tjera me kërkesë):Shënim për lëngjet e lejuar: Në përgjithësi, lëngje të lejuara janë ujëra që nuk i sulmojnë as kimikisht, as mekanikisht materialet e përdorura dhe që nuk përmbajnë përbërës gërryes ose me fibra.
- Uji i pastër pa llumra
- Ujë industrial, ujë i ftohtë, ujë i freskët dhe ujë shiu
- Ujë i pijshëm
- Ujë për përdorim MKZ
Materiale
Helix V 4 deri V 16
- Helikat, shpërndarësit, trupi i pompës prej inoksi 1.4307
- Trupi i pompës çelik inoks 1.4301
- Boshti prej inoksi 1.4057
- 1.4404 unazë mbrojtëse e permistopit
- Guarnicione rrethore prej EPDM (guarnicion FKM me kërkesë)
- Tubi kryesor përmbledhës prej inoksi 1.4571
Konstruksioni
- Skeleti bazë: Prej çelikut të galvanizuar me zbutës të vibrimeve me lartësi të rregullueshme për veshje izoluese gjithëpërfshirëse kundër zhurmave; versione të tjera me kërkesë
- Tubacioni kryesor përmbledhës: tubacion komplet prej inoksi, i përshtatur për lidhjen me të gjitha materialet e përdorura të tubave; tubacioni është dimensionuar në përputhje me fuqinë e përgjithshme hidraulike të sistemit për rritjen e presionit
- Pompat: 1 pompë e serisë Helix V 4 deri Helix V 16; të gjitha pjesët në kontakt me substancën e lëngshme janë prej inoksi; versione të tjera me kërkesë. Autorizim WRAS/KTW/ACS për të gjitha pjesët në kontakt me lëngun.
- Valvulat: secila pompë është e pajisur me një saraçineskë bllokimi ose me një valvul bllokimi me etiketën e kontrollit DVGW, në anën e thithjes dhe të presionit, dhe në anën e presionit me një valvul moskthimi me autorizim KTW
- Enë zgjerimi me membranë: 8 l/PN16 e montuar në anën e dërgimit me një membranë butil-kauçuk, me autorizim DVGW/KTW, e padëmshme në kuptimin e ligjit për mbrojtjen e artikujve ushqimorë për qëllime kontrolli dhe rishikimi, e pajisur me valvul bllokuese me sferë me valvul shkarkimi dhe valvul prurjeje me autorizim DVGW/KTW sipas DIN 4807
- Sensor presioni: 4 deri 20 mA, në anën e dërgimit për aktivizimin e rregulluesit qendror CE
- Paraqitja e presionit: Manometër (ø 63 mm) në anën e presionit fundor; tregim shtesë digjital i presionit fundor në ekranin alfanumerik të rregulluesit EC
- Rregullatori: impianti është i pajisur, si standard, me një rregullues EC
Dorëzim
- Sisteme të rritjes së presionit, gati për lidhje, i montuar që në fabrikë, me funksionim dhe hermecitet të kontrolluar
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Opsione
Linja të tjera ushqyese me kërkesë
Këshilla për projektim
Pajisje mbrojtëse nga ulja e nivelit të ujit
Easy Controller është menduar për lidhjen e sensorëve të sigurisë së mungesës së ujit, si çelësat e presionit ose galexhanti. Ashtu si dhe për këta, edhe për sensorët e montuar në anën e thithjes në mënyrë të zakonshme, është i mundur montimi në anën e presionit. Kontaktet e sensorëve të nevojshëm duhet të konfigurohen në aparatin kontrollues në konektorë bashkues. Sensori i pajisjes mbrojtëse nga ulja e nivelit të ujit duhet të porositet veçmas.
Presioni i hyrjes
Gjatë konfigurimit të impianteve, duhet të mbani parasysh presioni maks. të hyrjes (shih Të dhënat teknike). Presioni maks. në hyrje llogaritet nga presioni maks. i funksionimit të impiantit minus prurjen maks. të pompës me Q = 0
Reduktor presioni
Nëse ka një presion hyrjeje tepër të lartë ose me luhatje të tepërt, duhet instaluar një reduktor presioni, i cili e mban konstant presionin minimal të hyrjes. Luhatja e lejuar e presionit të hyrjes maks. 1,0 bar
Vetëm për impiantet për mbrojte kundër zjarrit
Versioni sipas DIN 1988 (EN 806), pjesa 6
Kjo nuk bazohet për impiantet e mbrojtjes kundër zjarrit sipas DIN 14462. Lutemi, pyetni në veçanti për këtë.
Për zbatimin dhe funksionimin e impiantit për rritjen e presionit, në përgjithësi, duhen marrë parasysh dispozitat e DIN 1988 (EN 806)!