Wilo-Medana CV1-L
Integrim efikas në sistem për zbatime në ujin e pijshëm.
Integrim efikas në sistem për zbatime në ujin e pijshëm.
Pompa Wilo-Medana CV1-L me shumë helika, jo vetëthithëse, mbulon nevojat bazë të klientëve dhe arrin një performancë të lartë hidraulike. Dizajni kompakt dhe i fortë me komponentë të qëndrueshëm ndaj gërryerjes mundëson përdorimin në aplikimet e ujit të pijshëm. Mund të përdoret në temperatura ambienti deri në 50°C dhe ofron një fushë të madhe zbatimi për integrimin e pompave në sisteme.
Shërbimet e rekomanduara
Veçoritë/avantazhet e produktit
- E përshtatshme për përdorimet për ujë të pijshëm dhe zbatime të posaçme falë konstruksionit prej çeliku inoks
- Dizajn i pompës së fortë, kompakte dhe që kursen hapësirë
- E përshtatshme për përdorim në temperatura ambienti deri në 50°C dhe fushë të zgjeruar zbatimi, në veçanti në integrimin e sistemit
Konstruksioni
Pompë centrifugale e presionit të lartë, jo vetëthithëse, në versionin vertikal me lidhje në linjë
Përdorimi
- Furnizimi me ujë dhe rritja e presionit
- Sisteme industriale të qarkullimit
- Uji i procesit të punës
- Qarqe ftohjeje të mbyllura
- Sisteme për fikjen e zjarrit
- Impiante larjeje
- Vaditje
- Përdorim i ujit të shiut
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
- Pompë në konstruksion në linjë me bosht pa ndërprerje të motorit/pompës
- Sistem hidraulik dhe trupi i pompës prej 1.4301 (AISI 304)
- Lidhje me flanxhë ovale
- Motori me rrymë alternative ose trefazore
- Motor me rrymë alternative i pajisur me kondensator me mbrojtje termike të motorit të integruar (duke përfshirë riaktivizimin automatik)
Çelësi tip
Shembull: | Wilo-Medana CV1-L.602-1/E/A/10O |
Medana | Familja e produktit |
CV | Commercial Vertical |
1 | Niveli i serisë (1 = bazë, 3 = standard, 5 = premium) |
L | Bosht i gjatë (me bosht pa ndërprerje të motorit/pompës) |
6 | Vëllimi nominal i rrjedhës [m3/h] së pompës teke |
2 | Numri i shkallëve të pompave teke |
1 | 1 = AISI 304 |
| 2 = AISI 316L |
E | E = EPDM, V= guarnicion FKM |
A | A = frekuenca 50 Hz / njëfazore /230 V |
| B = frekuenca 60 Hz / njëfazore /220 V |
| C = frekuenca 60 Hz / njëfazore /230 V |
| D = frekuenca 50 Hz / njëfazore /400 V |
| E = frekuenca 50 Hz / trefazore /230 – 400 V |
| F = frekuenca 60 Hz / trefazore /220 – 380 V |
| G = frekuenca 60 Hz / trefazore /265– 460 V |
| I = frekuenca 60 Hz / trefazore / 460 V |
10 | Presioni nominal (bar) |
O | O = lidhjet me flanxhë ovale |
F = lidhjet me flanxhë rrethore DIN | |
P = bashkues Victaulic |
Të dhënat teknike
- Linjë ushqyese 1~230 V (±10%), 50 Hz, me mbrojtje termike të montuar të motorit
- Linjë ushqyese deri në 4 kW 3~230 V (±10%), 50 Hz (Δ), 400 V (±10%), 50 Hz (Y)
- Linjë ushqyese deri në 4 kW 3~265 V (±10 %), 60 Hz (Δ), 460 V (±10 %), 60 Hz (Y)
- Linjë ushqyese deri në 4 kW 3~220 V (±10 %), 60 Hz (Δ), 380 V (±10 %), 60 Hz (Y)
- Linjë ushqyese deri në 5,5 kW 3~400 V (±10%), 50 Hz (Δ), 690 V (±10%), 50 Hz (Y)
- Linjë ushqyese deri në 5,5 kW 3~ 460 V (±10%), 60 Hz (Y)
- Linjë ushqyese deri në 5,5 kW 3~380 V (±10%), 60 Hz (Δ), 660 V (±10%), 60 Hz (Y)
- Mbrojtja e motorit është e disponueshme në mënyrë opsionale për motorët 3~. Ky opsion është i nevojshëm për përdorim me ndryshues frekuence të jashtëm.
- Klasa e mbrojtjes IP55
- Temperatura e lëngjeve nga -20 deri në +120°C
- Temperatura e mjedisit nga -15 deri në +50°C (shkallët e tjera të temperaturës me kërkesë)
- Presioni maks. i funksionimit 10 bar ose maks. 16 bar, në varësi të llojit
- Presioni maks. i hyrjes 6 bar ose maks. 10 bar, në varësi të llojit
- Diametri nominal i fundeve të tubit G1", G1¼", G1½" ose G2", në varësi të llojit
- Flanxha rrethore DIN ose bashkuesi Victaulic gjendet me kërkesë
- Aprovim për ujin e pijshëm për pompat me komponentë prej inoksi në kontakt me lëngun e pompuar (versioni EPDM)
Materiale
- Helikat 1.4301 (AISI 304) inoks
- Dhomat e shkallëve 1.4301 (AISI 304) inoks
- Bosht 1.4301 (AISI 304) inoks
- Trup i pompës 1.4301 (AISI 304) inoks
- Helikat e pompës, shkallët e dhomave, boshti dhe trupi i pompës prej 1.4404 (AISI316L) inoks me kërkesë. Trupi i pompës prej 1.4404 (AISI316L) disponohet vetëm me flanxhë rrethore DIN
- Bazamenti i pompës prej EN-GJL-250 (me veshje kataforetike)
- Guarnicion EPDM (opsionale FKM)
- Bllokues mekanik karbon-B/karbid silici
- Kushineta volfram-karbid/oksid alumini
Konstruksioni
Pompë centrifugale, vertikale, jo vetthithëse, me shumë helika, e presionit të lartë në konstruksion në linjë.
Dorëzim
- Pompë Wilo-Medana CV1-L vertikale, me shumë helika
- Kundërflanxhë ovale prej inoksi Rp 1 deri Rp 2" me vidat, dadot dhe guarnicionet përkatëse
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës