Wilo-Sub TWU 3 HS
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Presion konstant, i rregullueshëm falë ndryshuesit të jashtëm të frekuencës me komandim të integruar (TWU 3 HS-ECP)
- Instalim i lehtë pa sensorë në vendin e montimit për rregullimin e presionit (TWU 3 HS-ECP)
- Prurje e lartë nëpërmjet ndryshuesve të integruar të frekuencës me motor me xhiro të caktuara prej 8,400 U/min (TWU 3 HS-I)
- Reduktim i kostove të shpimit të pusit dhe instalimit nëpërmjet diametrit dhe vëllimit më të vogël
- Funksione gjithëpërfshirëse mbikëqyrjeje dhe mbrojtjeje për siguri absolute pune
Shërbimet e rekomanduara
Konstruksioni
Pompë me disa shkallë 3" me motor të zhytur dhe me frekuencë të rregulluar, në versionin e këmishës për instalim vertikal ose horizontal
Përdorimi
- Për furnizim me ujë privat nga puse, burime dhe cisterna
- Për furnizim me ujë privat, spërkatje në formë shiu dhe vaditje
- Për pompimin e ujit pa përbërës me fibra dhe abrazivë
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
- Pompë me motor që zhytet me shumë helika, me helika radiale
- Valvul moskthimi e integruar
- Përfshirë ndryshues frekuence (HS-E…: nga jashtë, HS-I…: i integruar)
- Mbrojtje motori termike e integruar me ndryshues frekuence
Çelësi tip
p. Sh. | Wilo-Sub TWU 3-0305-HS-E-CP |
TWU | Pompë me motor që zhytet |
3 | Diametri i sistemit hidraulik në inç ["] |
03 | Vëllimi nominal i rrjedhës [m3/h] |
05 | Numri i shkallëve të sistemit hidraulik |
HS | Versioni High Speed |
E | Versioni, ndryshues frekuence E = ndryshues frekuence i jashtëm I = ndryshues frekuence i brendshëm |
CP | Funksioni i rregulluesit CP = rregullimi i presionit konstant pa = numri i rrotullimeve me vlerë të caktuar deri 8400 1/min |
Të dhënat teknike
Pompë me motor të zhytur:
- Tensioni i ushqimit: HS-E…: 1~230 V, 50/60 Hz (Lidhja nëpërmjet ndryshuesit të frekuencës në rrjetin e rrymës alternative) HS-I…: 1~230 V, 50/60 Hz (lidhje direkte në rrjetin e rrymës alternative)
- Mënyra e punës, e zhytur: S1
- Temperatura e lëngjeve: 3-35 °C
- Shpejtësia min. e qarkullimit në motor: 0,08 m/s
- Përmbajtja maks. e rërës: 50 g/m3
- Proceset maks. të nisjes: 30/h
- Thellësia maks. e zhytjes: 150 m
- Klasa e mbrojtjes: IP 58
- Bashkuesi me presion: Rp 1/Rp !¼
Ndryshues frekuence për versionin "HS-E…":
- Linja ushqyese: 1~230 V, 50/60 Hz
- Dalja: 3~230 V/maks.140 Hz/maks.2,2 kW
- Temperatura e lëngjeve: 3-50 °C
- Presioni maks.: 8 bar
- Klasa e mbrojtjes: IP X5
- Lidhja: G 1¼
Materiale
- Trupi i sistemit hidraulik: Çelik inoks 1.4301
- Helikat: Polikarbonat
- Boshti i sistemit hidraulik: Çelik inoks 1.4104
- Karkasa e motorit: Çelik inoks 1.4301
- Boshti i motorit: Çelik inoks 1.4305
Konstruksioni
Pompë me motor të zhytur për instalim vertikal ose horizontal.
Sistemi hidraulik
Pompë me motor që zhytet me shumë helika, me helika radiale në pjesën e konstruksionit. Valvula e moskthimit e integruar. Të gjitha pjesët që janë në kontakt me lëngjet janë me materiale të qëndrueshme ndaj korrozionit.
Motori
Motor asinkron pa korrozion për nisje direkte dhe për lidhje në ndryshuesin e frekuencës të përfshirë në dorëzim (HS-E…) ose për lidhje direkte në rrjetin e energjisë (HS-I…). Motor me ri-pështjellim, i mbushur me vaj me kushineta vetëlubrifikuese, i konfiguruar për numër të lartë të rrotullimeve deri 8400 1/min.
Ndryshuesi i frekuencës
Ndryshuesi i frekuencës i jashtëm ose i integruar në motor për funksionimin e pompës me numra të rrotullimeve deri 8400 1/min, përfshirë funksionet e mëposhtme:
- Nisje e butë
- Mbrojtje nga tensioni nën vlerën e caktuar, mbitensioni dhe qarku i shkurtër
- Mbrojtja nga mbingarkesa termike e motorit dhe e ndryshuesit të frekuencës
Versioni "HS-E…" me ndryshues frekuence të jashtë ofron karakteristikat e mëposhtme të pajisjeve:
- Funksionin e rregulluesit "CP": Presion konstant
- Evitimin e cikleve të lartë të ndezjes nëpërmjet mbikëqyrjes së rrjedhjeve
- Mbrojtje kundër punës pa ujë me Reset automatik
- Ndryshimin e kahut të rrotullimit
- Rregullim për rrymën maks. dhe presionin e caktuar
- Paraqitja e presionit në ekran
- Rregullimet, gjendjet e punës dhe mesazhet e gabimeve paraqiten me LED-e ose në ekran
Ndryshuesi i frekuencës duhet të instalohet direkt në tubacion jashtë lëngut i sigurt ndaj tejmbushjes!
Funksionin e rregulluesit "CP": Presion konstant
Nëpërmjet punës së ndryshuesit të frekuencës, numri i rrotullimeve të agregatit përshtatet në nevojën momentale për ujë. Në këtë mënyrë, pompa me motor të zhytur dërgon gjithmonë një presion konstant.
Ftohja
Ftohja e motorit kryhet nëpërmjet lëngut. Motori duhet të vihet në punë gjithmonë i zhytur. Vlerat kufi për temperaturën maksimale të lëngut dhe shpejtësia minimale e rrjedhjes duhet të respektohen.
Te instalimi vertikal është parashikuar një këmishë ftohëse në varësi të diametrit të pusit. Instalimi horizontal duhet të kryhet gjithmonë i lidhur me një këmishë ftohëse.
Ftohja e ndryshuesit të frekuencës kryhet nëpërmjet lëngut. Këtu, ndryshuesi i frekuencës duhet të instalohet direkt në tubacion jashtë lëngut i sigurt ndaj tejmbushjes.
Dorëzim
- Sistemi hidraulik + motori i montuar i gatshëm
- Ndryshuesi i frekuencës
- 1,75 m kabllo elektrike me autorizim për ujin e pijshëm (seksioni: 4 x 1,5 mm2)
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Opsione
- Gjatësi të veçanta kabllosh me kërkesë
Aksesorë
- Tubi i këmishës ftohëse
- Enë zgjerimi me membranë
- Kite kabllosh për ujë të pijshëm dhe ujë të procesit të punës
- Galexhant elektrik
- Panele komandimi
- Material i lidhjes dhe instalimit