Wilo-Rexa PRO
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Jashtëzakonisht efektive në sajë të helikës me një kanal të optimizuar nga rendimenti
- Siguri pune nga helikat e lira pa bllokime
- Siguri e provuar. Sipas standardit me autorizim të sigurisë ndaj shpërthimit sipas ATEX
- Opsionale, disponohet me teknologji të motorëve IE3 me efiçencë energjetike
Shërbimet e rekomanduara
Konstruksioni
Pompë drenazhi e zhytur për ujëra të zeza për montim brenda në ujë, stacionar dhe i transportueshëm në funksion të përhershëm dhe për montim në të thatë stacionar.
Përdorimi
Pompim i
- Ujëra të zeza
- Ujëra të zeza me fekale
- Ujëra të ndotura
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
- Mbikëqyrësi i rrjedhjeve për dhomën e motorit
- Mbikëqyrja e temperaturës së pështjellës së motorit me sensor bimetalik
- Shufër e jashtme elektrode, opsionale, për mbikëqyrësin e folesë së permistopit
- Versioni me rrymë alternative me kuti kondensatori
Çelësi tip
Shembull: | Wilo-Rexa PRO V06DA-110/EAD1X2-T0015-540-O |
PRO | Emri i serive |
V | Lloji i helikës: V = Helikë me shtjellë C = Helikë me një kanal |
06 | Diametri nominal i lidhjes së presionit p.sh. DN 65 |
D | Versioni i sistemit hidraulik: D = ana e thithjes e shpuar sipas DIN N = ana e thithjes e shpuar sipas ANSI (North American Standard) |
A | Versioni i materialit, sistemi hidraulik |
110 | Përcaktimi i sistemit hidraulik |
E | Motor me ftohje sipërfaqësore |
A | Versioni i materialit, motori |
D | Izolim me dy bllokues mekanikë të pavarur |
1 | Klasa e efiçencës IE p.sh. 1 = IE1 (në mbështetje të IEC 60034-30) |
X | Autorizim-Ex: X = ATEX F = FM C = CSA |
2 | Numri i poleve |
T | Versioni i linjës ushqyese: M = 1~ T = 3~ |
0015 | Vlera/10 = Fuqia nominale e motorit P2 në kW |
5 | Frekuenca (5 = 50 Hz, 6 = 60 Hz) |
40 | Çelësi për tensionin e matur |
O | Pajisje elektrike shtesë: O = me skaje kabllosh të lira F = Galexhant elektrik me skaje kabllosh të lira A = Galexhant elektrik me spinë P = me spinë |
Të dhënat teknike
- Linja ushqyese: 1~230 V, 50 Hz ose 3~400 V, 50 Hz
- Mënyra e punës, e zhytur: S1
- Mënyra e punës, jo e zhytur: S2-30 min; S3 25 %
- Klasa e mbrojtjes: IP68
- Klasa e izolimit: F, opsionale H
- Temperatura e lëngjeve: 3…40 °C, maks. 60 °C për 3 min
- Thellësia maks. e zhytjes: 20 m
- Gjatësia e kabllos: 10 m
Materiale
- Karkasa e motorit: EN-GJL-250
- Trupi i sistemit hidraulik: EN-GJL 250
- Helika: EN-GJL 250 ose EN-GJS-500-7
- Guarnicione statike: NBR
- Permistopi në anën e pompës: SiC/SiC
- Permistopi në krahun e motorit: C/MgSiO4
- Skaji i boshtit: Çelik inoks 1.4021
Konstruksioni
Pompë zhytëse për ujërat e ndotura si monobllok, e zhytur për montim brenda në ujë, stacionar dhe i transportueshëm dhe montim në të thatë stacionar.
Sistemi hidraulik
Dalje në anën e presionit, e zbatuar si lidhje horizontale me fllanxhë. Substanca e thatë maksimale është 8 % (në varësi me sistemin hidraulik). Zbatohen helika me një kanal ose të lira.
Motori
Zbatohen motorë me ftohje sipërfaqësore në version rrymë alternative dhe trefazore. Te motorët me rrymë alternative kondensatori është i montuar në një panel komandimi veç. Në varësi të fuqisë, ndezja bëhet direk ose në nisje yll-trekëndësh.
Ftohja e motorit bëhet nga lëngu i dhënë (lëng ose ajër). Këtu nxehtësia del nga trupi i motorit.
Motorët mund të zbatohen të zhytur në funksion të përhershëm (S1). Në punimin jo të zhytur janë të mundshme llojet e funksionimit S1 (funksion i përhershëm), S2 (punim i shkurtës) ose S3 (funksionim periodik) në varësi të fuqisë së motorit.
Përveç kësaj, motorët janë të pajisur me pajisjet e mëposhtme të monitorimit:
- Mbikëqyrësi i rrjedhjeve në dhomën e motorit. Mbikëqyrësi i rrjedhjeve sinjalizon daljen e ujit në dhomën e motorit.
- Mbikëqyrja termike e motorit. Mbikëqyrja termike e motorit mbron pështjellën e motorit nga mbinxehja. Në mënyrë standarde, këtu zbatohen sensorë bimetalikë.
Motori mund të pajiset edhe me një elektrodë të jashtme për mbikëqyrje të folesë së permistopit. Ajo sinjalizon dalje të ujit në folenë e permistopit nëpërmjet bllokuesit mekanik në anën e lëngut.
Kablloja e lidhjes ka si standard skaje të lira dhe gjatësi 10 m, është e derdhur në anën gjatësore hermetikisht ndaj ujit.
Permistopi
Midis motorit dhe sistemit hidraulik gjendet foleja e permistopit me izolim në anën e lëngut dhe motorit. Foleja e permistopit e mbushur me vaj të bardhë mjekësor. Izolimi në anën e lëngut dhe motorit bëhet nëpërmjet dy bllokuesve mekanikë të pavarur nga kahu i rrotullimit.
Dorëzim
- Pompë zhytëse për ujëra të zeza me 10 m kabllo elektrike
- Manuali i punës dhe mirëmbajtjes
Opsione
- Motorë IE3
- Sensor temperature PTC për mbikëqyrje të pështjellës
- Guarnicion statike në FKM
- Veshje Ceram C0 për trup dhe helikë
- Tensione të veçanta
Aksesorë
- Pajisje varëse ose këmbë pompe
- Elektrodë e jashtme për mbikëqyrje të folesë së permistopit
- Panele komandimi, rele dhe spinë
- Fiksim me prixhioner shtrëngues
- Zinxhirë
Vënia në punë
Funksionim me montim brenda në ujë, me motor jo të zhytur:
Motori mund të vendoset jashtë ujit. Këtu, kohët e punës varen nga fuqia nominale e motorit dhe përcaktohen nga "Mënyra e punës për punën jo të zhytur". Të dhënat duhen respektuar rreptësisht!
- Shënim për funksionimin periodik S3: Koha maks. e punës, sipas standardit, është 2.5 min në funksionimin S3- (S3 25 %). Nëse motori përmbytet min. 1 minutë para rindezjes dhe sigurohet me këtë ftohja e nevojshme e motor, kohëzgjatja maksimale e punës mund të jetë 5 min në funksionim S3 (S3 50%)!
- Temperatura maks. e lëngut është 40 °C.
Montim në të thatë:
Është i mundshëm montimi në të thatë. Këtu, kohët e punës varen nga fuqia nominale e motorit dhe përcaktohen nga "Mënyra e punës për punën jo të zhytur". Të dhënat duhen respektuar rreptësisht!
- Temperatura maks. e lëngut është 40 °C.
- Temperatura maks. e mjedisit është 40 °C (sipas EN 60335-1). Temperatura më të larta të mjedisit disponohen me kërkesë.
Mbrojtje kundër punës pa ujë:
Foleja hidraulike duhet të qëndrojë gjithmonë i zhytur. Niveli luhatës duhet të shkaktojë një çaktivizim automatik në momentin që arrihet mbulimi minimal me ujë. Lutemi, t'i gjeni këto te skica e dimensioneve.
Instalimi horizontal:
Instalimi horizontal nuk është i mundur!