Wilo-Rexa FIT-S
Pompë zhytëse për ujërat e zeza efikase dhe e pabllokueshme me grirës, për një drenazhim të besueshëm nën presion në aplikimet në pasuritë e paluajtshme tregtare
Pompë zhytëse për ujërat e zeza efikase dhe e pabllokueshme me grirës, për një drenazhim të besueshëm nën presion në aplikimet në pasuritë e paluajtshme tregtare
Pompa me grirës Wilo-Rexa FIT-S03 kujdeset për një drenazhim të besueshëm nën presion sipas standardit EN 12050-1 në aplikimet në ambiente tregtare. Grirësi radial me efektin e teheve prerës të dyfishtë copëton lëndët e ngurta në mënyrë të sigurt. Bllokimet parandalohen dhe garantohet një funksionim i sigurt. Gjithashtu kostot e përgjithshme zvogëlohen ndjeshëm: Nga njëra anë, sistem hidraulik i optimizuar sjell një efektivitet të lartë në të njëjtën kohë me një lartësi pompimi më të madhe. Nga ana tjetër mund të lidhet sasia minimale e mundshme e tubave. Motori i cilësisë së lartë prej inoksi mirëmbahet në mënyrë të lehtë dhe të thjeshtë. Nga ana tjetër, motori është jashtëzakonisht rezistent ndaj korrozionit, edhe kur motori nuk është i zhytur. Permistopi i cilësisë së lartë me dy bllokues mekanikë siguron një jetëgjatësi të madhe.
Shërbimet e rekomanduara
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Siguri e jashtëzakonshme kundër bllokimit në sajë të një grirësi radial me efektin e teheve prerës të dyfishtë
- Optimizim i kombinimit sistem hidraulik-grirës për një mbulim të gjerë të lartësive të pompimit
- Kosto të ulëta të instalimit të përgjithshëm si rezultat i përdorimit minimal të mundshëm të tubave
- Zhvilluar për një zgjedhje të lehtë për kërkesat për llojet e ndryshme të ndërtesave
- Jetëgjatësi e madhe në sajë të një motori të cilësisë së lartë me dy bllokues mekanikë dhe monitorimit opsional të folesë së permistopit
- Qëndrueshmëri e lartë ndaj korrozionit, edhe me motorin jo të zhytur, në sajë të trupit të pompës prej inoksi
Konstruksioni
Pompë me mekanizëm grirës tërësisht e zhytur për montim stacionar dhe të transportueshëm brenda në ujë në funksionim me ndërprerje.
Lëngje
Për pompim në zonat tregtare të:
- Ujëra të zeza me fekale
- Ujë i ndotur (me sasi të vogël rëre)
Pompim i ujërave të zeza sipas (DIN) EN 12050
Pompat plotësojnë kërkesat sipas EN 12050-1.
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
- Grirës radial me efektin e teheve prerës të dyfishtë
- Monitorim termik i motorit me sensor bimetalik
- Motor njëfazor me rrymë alternative me monitorim termik të motorit, me vetëveprim automatik
- Kablloja elektrike në versione të ndryshme:
- Versioni "P": me spinë
- Versioni "A": me galexhant elektrik dhe spinë
- Versioni "O": me skaje të lira të kabllos
- Motor njëfazor me rrymë alternative me panel elektrik të ndarë të kondensatorit
Çelësi tip
Shembull: | Rexa FIT-S03-123A/21M015-523/P |
Rexa | Pompë zhytëse për ujërat e zeza |
FIT | Seria |
S | Grirës |
03 | Diametri nominal i lidhjes së presionit: DN 32/40 |
123 | Përcaktimi i sistemit hidraulik |
A | Versioni i materialit: Standard |
2 | Numri i poleve |
1 | Kategoria IE |
M | Versioni i linjës ushqyese:
|
15 | Vlera/10 = Fuqia nominale e motorit P në kW |
- | Pa autorizim të sigurisë ndaj shpërthimit |
5 | Frekuenca e rrjetit: 5 = 50 Hz/6 = 60 Hz |
23 | Çelësi për tensionin e matur |
P | Pajisje elektrike shtesë:
|
Të dhënat teknike
- Linja ushqyese: 1~230 V, 50 Hz ose 3~400 V, 50 Hz
- Mënyra e punës, e zhytur: S1
- Mënyra e punës, jo e zhytur: S2-15 min; S3 10 %
- Klasa e mbrojtjes: IP68
- Klasa e izolimit: F
- Temperatura e lëngjeve: 3 ... 40 °C (37 ... 104 °F)
- Temperatura e lëngut, maks.: 60 °C (140 °F) për 3 min
Materiale
- Trupi i pompës: EN-GJL-250 (ASTM A48 klasa 35/40B)
- Helika: EN-GJL-250 (ASTM A48 klasa 35/40B)
- Grirës: 1.4528/59 HRC (AISI 440B+Co)
- Karkasa e motorit: 1.4301 (AISI 304)
- Boshti: 1.4401 (AISI 316)
- Premistopi, në anën e motorit: C/MgSiO
- Premistopi, në anën e lëngut: SiC/SiC
- Premistopi, statik: NBR (Nitril)
Konstruksioni
Rexa FIT-S ... /M ... /P
Pompë e ujërave të zeza me grirës radial me efektin e teheve prerës të dyfishtë. Dalje horizontale e presionit me lidhje me flanxhë dhe lidhje ovale. Trup i sistemit hidraulik dhe helikë prej gize të hirtë, grirës prej çeliku prerës të kalitur. Motor 1~ me ftohje sipërfaqësore me mbikëqyrje termike të motorit me vetëveprim. Foleja e permistopit e mbushur me vaj me dy bllokues mekanikë. Trup i motorit prej inoksi. Kabllo elektrike e çmontueshme me kuti kondensatori dhe spinë (CEE 7/7).
Rexa FIT-S ... /M ... /A
Pompë e ujërave të zeza me grirës radial me efektin e teheve prerës të dyfishtë. Dalje horizontale e presionit me lidhje me flanxhë dhe lidhje ovale. Trup i sistemit hidraulik dhe helikë prej gize të hirtë, grirës prej çeliku prerës të kalitur. Motor 1~ me ftohje sipërfaqësore me mbikëqyrje termike të motorit me vetëveprim. Foleja e permistopit e mbushur me vaj me dy bllokues mekanikë. Trup i motorit prej inoksi. Kabllo elektrike e çmontueshme me kuti kondensatori, galexhant elektrik dhe spinë (CEE 7/7).
Rexa FIT-S ... /T ... /O
Pompë e ujërave të zeza me grirës radial me efektin e teheve prerës të dyfishtë. Dalje horizontale e presionit me lidhje me flanxhë dhe lidhje ovale. Trup i sistemit hidraulik dhe helikë prej gize të hirtë, grirës prej çeliku prerës të kalitur. Motor 3~ me ftohje të sipërfaqeve, me monitorim termik të motorit. Foleja e permistopit e mbushur me vaj me dy bllokues mekanikë. Trup i motorit prej inoksi. Kabllo e lidhjes, e çmontueshme me skaje kabllosh të lira.
Dorëzim
- Pompë
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Aksesorë
- Kabllo elektrike me gjatësi fikse të kabllos:
- Motori 1~: deri në maks. 30 m (98 ft).
- Motori 3~: deri në maks. 50 m (164 ft).
- Elektrodë e jashtme për mbikëqyrje të folesë së permistopit
- Pajisje e varjes për montim brenda në ujë
- Këmbë pompe për instalim të transportueshëm
- Kontrolle të nivelit
- Fiksim me prixhioner shtrëngues
- Aksesorë fiksimi dhe zinxhir
- Panele komandimi, rele dhe spinë
Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Broshura e certifikimit
Broshura
Wilo grinder pumps - Chopping solids for more operational reliability.
Numri i faqeve | 12 |
Language | en |
Emërtimi i produktit | Mënyra e punës (e thatë) | Dalja e presionit | Fuqia nominale e motorit P2 | Gjatësia e kabllos së lidhjes | Mbrojtja kundër shpërthimit | Numri i artikullit | |
---|---|---|---|---|---|---|---|
Rexa FIT-S03-112A/21M011-523/A | S2-15 min. | DN 32/40 | 1,1 kW | 10 m | jo | 6094356 | |
Rexa FIT-S03-112A/21M011-523/P | S2-15 min. | DN 32/40 | 1,1 kW | 10 m | jo | 6093111 | |
Rexa FIT-S03-112A/21T011-540/O | S2-15 min. | DN 32/40 | 1,1 kW | 10 m | jo | 6093112 | |
Rexa FIT-S03-123A/21M015-523/A | S2-15 min. | DN 32/40 | 1,5 kW | 10 m | jo | 6094355 | |
Rexa FIT-S03-123A/21M015-523/P | S2-15 min. | DN 32/40 | 1,5 kW | 10 m | jo | 6093109 | |
Rexa FIT-S03-123A/21T015-540/O | S2-15 min. | DN 32/40 | 1,5 kW | 10 m | jo | 6093110 | |
Rexa FIT-S03-224A/21T025-540/O | S2-15 min. | DN 32/40 | 2,5 kW | 10 m | jo | 6093108 |