Wilo-Atmos GIGA-NHT
Pompë ideale për ngrohjen qendrore dhe furnizimin industrial të ngrohjes.
Pompë ideale për ngrohjen qendrore dhe furnizimin industrial të ngrohjes.
Wilo-Atmos GIGA-NHT është një pompë normale për përdorim universal për transportin e lëngut të nxehtë falë përmasave të standardizuara, varianteve të ndryshme të motorit, helikave dhe guarnicioneve të rrëshqitshme. Konstruksioni i qëndrueshëm ndaj nxehtësisë dhe presionit është shumë i besueshëm gjatë transportimit të ujit me temperatura nga -20 deri në mbi 200°C si dhe të vajit me temperatura nga 0 deri në 350°C. Pompa e zhvilluar në mënyrë të veçantë për funksionin e përhershëm karakterizohet nga kostot e ulëta të kohëzgjatjes së punës, pasi nga vetëftohja e saj nuk nevojitet asnjë sistem ftohës shtesë dhe kushinetat e saj sferike përdoren me pak mirëmbajtje. Me një MEI > 0,4 dhe përdorimin e motorëve IE3/IE4 pompa ka një shkallë të lartë të efikasitetit të përgjithshëm. Konsumi i energjisë mund të reduktohet më tej nëpërmjet rregullimit të numrit të rrotullimeve me një Wilo-EFC të disponueshme në mënyrë opsionale. Në rastin e punimeve të mirëmbajtjes, falë distancatorit bashkues, bllokuesi mekanik mund të ndërrohet shumë shpejt. Wilo ofron edhe shërbimin shtesë për vënien në punë dhe të mirëmbajtjes dhe është e orientuar me paketën gjithëpërfshirëse WiloCare Shërbim i plotë për një siguri optimale funksionimi.
Shërbimet e rekomanduara
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Përdorim universal falë përmasave të standardizuara, varianteve të ndryshme të motorit dhe helikave si dhe bllokuesit mekanik të përshtatur në llojin e lëngut
- Siguri e lartë funksionimi nëpërmjet trupit të qëndrueshëm ndaj nxehtësisë prej gize duktile, folesë së permistopit me vëllim të madh dhe flanxhës të qëndrueshme ndaj presionit (PN 25)
- Shkallë e lartë e efikasitetit të përgjithshëm nga sistemi hidraulik i përmirësuar me MEI > 0,4; përdorimi i motorëve IE3/IE4 mundëson kursimet e larta të energjisë
- Instalim i thjeshtë falë bllokuesit mekanik me vetëftohje në vend të sistemeve ftohëse shtesë
- Mirëmbajtje e lehtë nëpërmjet distancatorit bashkues, i lehtë për përdorim në konstruksionin «Back-Pull-Out» (tërheq mbrapsht duke e nxjerrë)
- Qëndrueshmëri e lartë falë teknologjisë me vetëftohje në vend të sistemit ftohës me konsum shtesë të ujit
- Opsionale: Wilo-EFC për operim të thjeshtë dhe kursime të tjera të energjisë
Konstruksioni
Pompë centrifugale e presionit të ulët me një helikë me thithje aksiale, e montuar mbi bazament. Versioni standard me distancator bashkues.
Përdorimi
- Sisteme ngrohjeje për ujin e ngrohtë
- Qarqe ujit të freskët dhe të ftohtë
- Dërgim i ngrohjes qendrore deri në 200 °C
- Qarkullim i ujit industrial deri në 200 °C
- Sisteme të qarkullimit të vajit industrial, mbartës-transportues të nxehtësisë deri në 350 °C
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
Pompë centrifugale e presionit të ulët me një shkallë si pompë normale, me xhunto bashkuese, mbrojtje të xhuntos bashkuese, motor dhe bazament. Permistopi i pompës garantohen nga një bllokues mekanik.
Çelësi tip
Shembull: | Atmos GIGA-NHT 40/200-11/2 |
Atmos | Familja e produktit |
GIGA | Emërtimi i serisë |
NHT | Konstruksioni |
NHT = pompë normale për zbatimet e temperaturës së lartë | |
40 | DN për flanxhën e presionit |
200 | Diametri nominal i helikës [mm] |
11 | Fuqia nominale e motorit P2 [kW] |
2 | Numri i poleve |
Të dhënat teknike
- Shkalla e lejuar e temperaturës:
- -20 °C ... +350 °C (vaj mbartës-transportues i nxehtësisë)
- 0 ... +200 °C (ujë)
- Linja ushqyese 3~400 V, 50 Hz
- Klasa e mbrojtjes IP55
- Diametrat nominalë DN 32 deri në DN 150
- Presioni maks. i funksionimit 25 bar
Materiale
- Trupi i pompës dhe lanterni. Standardi: EN-GJS-400-15
- Helika: EN-GJL-250
- Boshti: 1.4021
- Bllokuesi mekanik:
- AQ7EGG (ujë)
- AQ1VGG (vaj mbartës-transportues i nxehtësisë)
Konstruksioni
- Pompë centrifugale e presionit të ulët me një helikë si pompë bazamenti me porta thithëse aksiale me fole kushinetash të kapur me flanxha dhe shtrëngim aksi për motor shtytës të lidhur në mënyrë fleksibël
- Një distancator bashkues (bashkues manikotë) është standard, dhe ai ofron mundësinë që motori të mos lëvizet nga pozicioni në rast të çmontimit të njësisë së rotorit
Dorëzim
- Pompë
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
- Pompë me fund të lirë boshti ose
- Pompë mbi bazament me xhunto bashkuese dhe mbrojtje të xhuntos bashkuese, pa motor ose
- pompë plotësisht e montuar mbi bazament me elektromotor