Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
FireSet-XXX-XXX-XXX/XXX D | Wilo

FireSet-XXX-XXX-XXX/XXX D

Numri i artikullit: on request
Të dhënat teknike
Të dhëna hidraulike
Presioni maksimal i funksionimit PN 16 bar
Temperatura min. e lëngjeve Tmin 0 °C
Temperatura maks. e lëngjeve Tmax 50 °C
Temperatura min. e mjedisit Tmin 4 °C
Temperatura maks. e mjedisit Tmax 40 °C
Materiale
Trupi i pompës Bronz
Helika Bronz
Të dhënat e produktit
Marka Wilo
Emërtimi i produktit FireSet-XXX-XXX-XXX/XXX D
Numri i artikullit on request
Disponueshmëria e tregut 2019-06-04
Përshkrimi tekstit

Impiant pompash për rritjen e presionit si sistem kompakt me pompa teke plotësisht automatike për fikjen e zjarrit sipas standardit NFPA dhe me certifikime UL dhe FM, i përbërë nga: Një pompë me bazament horizontal – pompë me trup të ndarë – me distancator bashkues, elektromotor ose motor me naftë dhe një pompë me një panel komandimi, të fiksuara mbi konstruksione të forta mbajtëse. Model E për motor elektrik dhe D për motor me naftë, që të dyja të pajisura me Tornatech Controller, strukturë solide nga pjesë profili të veçanta me kanxha për lehtësimin dhe sigurimin e transportit, opsion i veçantë bazamenti për motorin me naftë, i projektuar për pranimin e një vëllimi të madh betoni nëpërmjet të cilit zvogëlohet ndjeshëm transmetimi i dridhjeve dhe rritet ndjeshëm besueshmëria dhe jetëgjatësia e produktit, një qark i mbyllur me çelës presioni të dyfishtë, manometër, valvul moskthimi, valvul (e siguruar kundër vënies në punë nga personat e paautorizuar) për pompën kryesore dhe për pompën rezervë, për një ndezje automatike. Kabllot janë të shtruara në konstruksion dhe të mbrojtura nga tundjet dhe prerjet. Sipas standardit me një trup direkt të pompave kryesore të valvulës së instaluar të ajrimit vetëm për modelet me naftë: Ftohje e motorit me shkëmbyes nxehtësie me ujë/ujë, depozitë karburanti me sensor niveli dhe vëllim të mjaftueshëm për funksionim autonom prej 8 orësh dhe 2 bateri në bazament dhe karikues baterie në panelin e komandimit FireSet.

Panel komandimi për sistemet e fikjes së zjarrit në përputhje me specifikimet e paracaktuara NFPA20. FM globale e certifikuar (klasa 1321/1323). UL e certifikuar (UL218 dhe CSA C22.2 Nr. 14).

Trup me llamarinë çeliku IP54 i integruar në panelin e komandimit. Njësi komandimi me vlerë shumë të lartë dhe funksionim shumë i thjeshtë nëpërmjet rregulluesit "WiZiTouch" me ekran LCD 7", shfletimit jo të komplikuar të menysë me meny të thjeshtë, ekran me prekje dhe butona me shtypje për rregullimin e shpejtë të parametrave. Për komunikimin e gatshëm të sistemeve të mbikëqyrjes së rregulluesit dhe sistemeve të regjistrimit.

Impiant i pompave gati për lidhje, i lidhur me tela dhe i montuar mbi skeletin bazë.

Presioni i hyrjes

Gjatë planifikimit të konfigurimit të sistemit duhet të merret parasysh presioni maksimal i hyrjes (shih Të dhënat teknike). Presioni maksimal i lejuar në hyrje është i barabartë me diferencën nga presioni maksimal i funksionimit i sistemit, minus lartësinë maksimale të dërgimit të pompës në Q = 0.

Një impiant i rritjes së presionit i instaluar nën kushtet e thithjes nuk është i lejuar sipas normës së NFPA. Ai duhet të ketë një lartësi hyrjeje.

Vëllimi i rrjedhës: Konfigurim i sistemit deri në 3000 gpm (681 m3/h – 189 l/s) për çdo pompë kryesore.

Funksionimi

Logjika e funksionimit për njësinë e fikjes së zjarrit bazohet në kalibrimin e marrësit të presionit për ndezjen e pompës.

Sistemi mbahet nën presion me anë të pompës opsionale automatike me ndezje dhe fikje automatike nëpërmjet një çelësi presioni, i cili është dimensionuar në atë mënyrë që nuk furnizon as me rrymë dhe as me presion asnjë spërkatës individual, dhe në këtë mënyrë parandalon ndezjen e pompës kryesore. Në rastin e një vlere presioni të ulët e kushtëzuar nga kërkesa për ujë, e cila nuk është kompensuar nëpërmjet një pompe automatike, ndizet pompa kryesore. Pompa ndizet automatikisht dhe mund të fiket me dorë nëpërmjet çelësit në anën e përparme të panelit elektrik.

Panel komandimi/pajisje komandimi për sistemin e fikjes së zjarrit

Wilo-Control FireSet D (pompë kryesore me motor me naftë)

Hardueri:

Pajisje rregulluese qendrore plotësisht elektronike në ngjyrë të kuqe RAL 3002 me trup çeliku të lyer, klasa e mbrojtjes IP54, rregullim dhe ekran në anën e përparme.

Karakteristika dhe funksione:

Struktura e rregulluesit varet nga fuqia e pompës së lidhur. Pajisjet përbëhen nga disa komponentë:

  • Ekrani: Në derën e panelit elektrik ekran i instaluar WiZiTouch si Touchscreen me ngjyrë 7.0" për operimin e treguesit. Tregon të dhënat e funksionimit dhe gjendjet përkatëse të punës së pompave dhe të rregulluesit nëpërmjet kombinimit të simboleve dhe teksteve. Zgjedhja e menysë si dhe futja e parametrave bëhet nëpërmjet butonave intuitiv.
  • Mikroprocesori: Mikroprocesor me PLC të realizuar me programim teknik ("Soft-SPS"), rrjet ushqyes dhe instalime elektrike I/O. Konfigurimi përkatës i programimit varet nga sistemi dhe sistemi i spërkatjes MKZ.
  • Pajisja e karikimit të baterisë: Dy pajisje të pavarura plotësisht automatike - 10 A karikim i vazhdueshëm - 500 mA karikim mbajtës
  • Tension i nisjes: 12 V tension i vazhduar - 24 V tension i vazhduar
  • Funksionimi:
    • Çelësi përzgjedhës: Manualisht-Fikur-Auto, pas mbulesës së bllokueshme dhe të thyeshme
    • Nisja automatike: Nisje gjatë rënies së presionit, sinjali automatik i ndezjes në largësi
    • Nisjet manuale: Butoni i ndezjes së manivelës 1 dhe manivelës 2, butoni i funksionit të provës, ndezja e valvulës së ujit spërkatës, ndezje në largësi nga pajisje manuale
    • Cikli i manivelës: 6 prova të ciklit më njëra-tjetrën, 3 X 15s duke ndryshuar baterinë 1 ose 2, 15s pauza ndërmjet çdo prove të manivelës
    • Ndalo: Manualisht me butonin e ndalimit
    • Timer: Ndezja e Timer sekuencial (vonesa e aktivizimit), Timer për testin periodik
    • Vënia në lëvizje: Presion, pa presion
    • Modaliteti: Automatike, jo automatike
  • Vlera e matjes elektrike:
    • Tension i baterisë 1 dhe baterisë 2
    • Rrymë e karikimit të baterisë 1 dhe baterisë 2
    • Modaliteti i karikimit
  • Paraqitja e presionit:
    • Treguesi i presionit të përhershëm të sistemit
    • Rregullimet e ndezjes dhe fikjes së presionit
  • Regjistrim i ngjarjes dhe presionit:
    • Vlerat e presionit me vulë date
    • Regjistrimi i ngjarjes me vulë date
    • Në rastet e funksionimit normal ngjarjet për jetëgjatësinë e rregulluesit ruhen në memorie
    • Të dhënat janë të dukshme në ekranin e sipërfaqes së operimit
    • Të dhënat mund të shkarkohen nëpërmjet lidhjes USB në një pajisje të jashtme të memories
  • Matja e presionit:
    • Grup ndërtimi i marrësit të presionit dhe valvul selenoide e funksionit të provës për përdorimin e ujërave të pastra
    • Lidhje e tubacionit të matjes së presionit 1/2" fileto e brendshme NPT
    • Lidhja e shkarkimit 3/8"
    • Presion i punës i shtruar në 0 – 500 PSI (treguesi standard te 0 – 300 PSI)
    • E montuar nga jashtë me kapak mbrojtës
  • Udhëzim vizual: Puna e motorit - Çelësi kryesor AUTO - Çlësi kryesor te OFF - Çelësi kryesor te MANUAL - Testimi periodik - Cikli i manivelës - Prania e rrymës alternative - Temperatura e dhomë së pompave (°F ose °C)
  • Alarmet:
    • Vetëm vizualisht: Pompën me kërkesë - Mbipresionin - Nënpresionin - Shërbimin e nevojshëm - Humbjen e vazhdimësisë në lëshuesin magnetik 1 - Humbja e vazhdimësisë në lëshuesin magnetik 2 - Mosaktivizimin e testimeve javore - Paralajmërimin e ECM të motorit - Mbitensionin e baterisë 1 - Mbitensionin e baterisë 2 - Temperaturën e lartë të ujit të papërpunuar - Qarkullim e dobët të ujit të papërpunuar
    • Vizualisht dhe akustikisht: Shkëputja e rrymës alternative - Shkëputja e rrymës së vazhduar - Shkëputja e baterisë 1 - Shkëputja e baterisë 2 - Shkëputja e karikuesit 1 - Shkëputja e karikuesit 2 - Gabimi i motorit - Gabimi i hapësirës së pompave - Gabimi i rregulluesit - Bateria e rënë 1 Bateria e rënë 2 - Prishja e motorit gjatë punës - Prishja e motorit në nisje - Superxhirot e motorit - Temperatura e ulët e mjedisit - Depozita e ujit e ulët - Depozita e ujit e lartë - Rrjedhja e depozitës së karburantit - Niveli i ulët i karburantit - Niveli i lartë i karburantit - Motori ECM në pozicionin alternativ - Defekti i injektimit të karburantit - Temperatura e lartë e motorit - Temperatura e ulët e motorit - Gabimi i ECM të motorit - Presioni i ulët i vajit - Presioni i ulët në thithje
  • Kontaktet e alarmit në largësi: DPDT-8A-250V rrymë alternative për: Nisja e motorit - çelës përzgjedhës «Manualisht-Fikur-Auto» në pozicionin FIKUR ose MANUAL - gabim i përgjithshëm i rregulluesit për: Pajisja e karikimit numër 1 dhe pajisja e karikimit numër 2 - Gabim në tubin e dërgimit - Gabim i përgjithshëm i motorit për: Temperatura e lartë e motorit - Dështimi i ndezjes - Defekti i injektimit të karburantit - Çelësi përzgjedhës ECM në pozicion të ndërruar - Prishja e baterisë nr. 1 dhe baterisë nr. 2 - Shkëputja e rrymës së vazhduar - Humbja e vazhdimësisë (lëshuesi) nr. 1 dhe/ose nr. 2 - Alarm i përgjithshëm i dhomës së pompave (fusha mund të caktohet e re) për: Niveli i ulët i karburantit - Niveli i lartë i karburantit - Rrjedhja e depozitës së karburantit - Presioni i ulët në hyrje - Temperatura e ulët e dhomës së pompave - Temperatura e lartë e dhomës së pompave - Depozita e ujit e ulët - Depozita e ujit bosh - Shkëputja e rrymës alternative
  • Kambana e alarmit: 4"-kamabana e alarmit – 85 dB nga 10 ft. (3 m)
  • Komunikim: Protokoll: Modbus - lloji i lidhjes: Spinë RJ45 e mbrojtur - format i kornizave: TCP/IP

Përputhet me standardet e mëposhtme:

  • Ndërtuar sipas NFPA 20
  • Underwriters Laboratory (UL): Rregullatori i pompave UL218 për fikjen e zjarrit /CSA C22.2 Nr. 14 pajisje induestriale komandimi
  • FM globale: Klasa 1321/1323
  • Klasifikimi CE: Direktiva dhe norma të ndryshme EN, IEC dhe CEE

Përshkrimi i funksionit:

Me Wilo FireSet Control D mund të komandohen pompat me motor me naftë dhe sensorë për komandimin e pompave ose niveli i informacionit. Rregulluesi komandohet nëpërmjet një mikroprocesori me "Soft-SPS", shërben për komandimin dhe rregullimin e të gjitha funksioneve të nevojshme të sistemit të pompave për rritjen e presionit për fikjen e zjarrit sipas specifikimeve të paracaktuara në NFPA 20, për qëllime testimi dhe gjatë funksionimit të vërtetë të sistemit të spërkatjes MKZ.

Logjika e funksionimit për njësinë e fikjes së zjarrit bazohet në kalibrimin e marrësit të presionit për ndezjen e pompës.

Nëse, për shkak të një hapjes së një ose disa qarqeve të qarkullimit ose për shkak të një defekti të spërkatësit, kërkohet një sasi e madhe uji, presioni në impiant bie. Në këtë rast ndezja e pompës kryesore aktivizohet nëpërmjet rregulluesit FireSet.

Në momentin që mbyllet qarku i qarkullimit të spërkatësit ose të saraçineskës, nëpërmjet të cilëve bëhet ushqimi i kokave të spërkatësit, në impiant krijohet një presion mirëmbajtjeje. Pas kësaj duhet të shtypen butonat e ndalimit në fushën e operimit për ta ndaluar pompën kryesore dhe pompën rezervë.

Informacionet shtesë:

Memorie e zgjeruar, me disa gjuhë, softuer i zgjeruar, i mbrojtur nga fjalëkalimi

Të dhënat e funksionimit
temperatura e lëngut T 0 °C
temperatura e mjedisit T 4 °C
Presioni maksimal i funksionimit PN 16 bar
Materiale
Trupi i pompës Bronz
Helika Bronz
Informacione për bërjen e porosisë
Marka Wilo
Emërtimi i produktit FireSet-XXX-XXX-XXX/XXX D
Numri i artikullit on request
Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-FireSet UL FM

Numri i artikullit 4236078
Botim 2019-08
Numri i faqeve 913
Language ar, bg, cs, da, de, el, en, es, et, fi, fr, hr, hu, it, lt, lv, nl, no, pl, pt, ro, ru, sk, sl, sr, sv, uk
PDF (85 MB)