Wilo-Isar MODH1-E-1
Impiant i rritjes së presionit me cilësi të lartë në dizajnin kompakt
Impiant i rritjes së presionit me cilësi të lartë në dizajnin kompakt
Wilo-Isar MODH1E siguron në çdo kohë një furnizim të besueshëm me ujë në zbatime të ndryshme falë funksioneve mbrojtëse të integruara. Ndër to numërohen ndër të tjera mbrojtja nga mbingarkesa, mbrojtja kundër punës pa ujë dhe pajisja mbrojtëse ndaj mungesës së ujit me çaktivizim automatik.
Përveç kësaj, sistemi hidraulik i optimizuar për humbjet e presionit si dhe rregullimi optimal i ngarkesës synohet nga një kursim i lartë i energjisë.
Ekrani me ngjyra ofron një komoditet optimal të përdorimit, duke shfaqur tekstet e qarta.
Shërbimet e rekomanduara
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Sistem kompakt me një pompë centrifugale me presion të lartë me disa helika prej inoksi të serisë Medana CH3-LE me ndryshues frekuence të integruar me ajër të ftohtë me diapazon të madh kontrolli
- Me efektivitet të lartë falë klasës së efiçencës së energjisë IE5 dhe diferencës së ndryshueshme të presionit Δp-v
- Instalim i thjeshtë dhe operim nëpërmjet ekranit me ngjyra me tekst të qartë, navigim i lehtë dhe rregullim me anë të butonit rrotullues
- Siguri e lartë funksionimi nëpërmjet funksioneve të integruara të sigurisë, si identifikimi i mungesës së ujit (WMS)
- Integrim i shpejtë në automatizimin e ndërtesave me modulet opsionale CIF
- Pjesët që janë në kontakt me lëngun janë të përshtatshme për përdorimet për ujë të pijshëm.
Konstruksioni
Impiant për rritjen e presionit me 1 pompë centrifugale të presionit të lartë prej inoksi, jo vetëthithëse
Përdorimi
- Furnizim me ujë plotësisht automatik dhe me rritës presioni, ose nga rrjeti i ujësjellësit komunal ose nga një depozitë për përdorime private, biznesi, industriale dhe komunale (p.sh. banesa, zyra, ndërtesa administrative, hotele, spitale, punishte, industriale, ndërmarrje ujësjellësi).
- Pompim i ujit të pijshëm, ujit të proceseve të punës, ujit ftohës apo ujërave të tjera industriale, të cilat nuk kanë efekt mbi materialet e përdorura as kimikisht, as mekanikisht dhe që nuk përmbajnë përbërës gërryes ose me fibra të gjata.
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
- 1 pompë CH3-LE Medana për çdo impiant
- Pjesët përbërëse në kontakt me lëngun e pompuar janë rezistente ndaj korrozionit
- Bazament i zinkuar me galvanizim me zbutës të vibrimeve me lartësi të rregullueshme për izolim të zhurmës nga trupi
- Valvul bllokuese në çdo pompë në anën e thithjes dhe të presionit
- Valvul moskthimi, në anën e presionit
- Sensor presioni, në anën e presionit fundor
- Manometër, opsional, në anën e thithjes
- Manometër, në anën e presionit fundor
- Pajisje mbrojtëse ndaj mungesës së ujit
- Rregullim nëpërmjet ndryshuesit të integruar të frekunecave
Çelësi tip
Shembull: | Wilo-Isar MODH1-E-1-CH3-LE-204-EM-HS |
Isar | Impiant i rritjes së presionit me shumë helika |
MOD | Seria komerciale |
H | Grup pompimi për rritjen e presionit me pompë horizontale |
1 | Niveli i produktit (1 = bazë, 3 = standard, 5 = premium) |
E | Rregullim elektronik i frekuencave |
1 | Numri i pompave |
CH3-L | Seria e pompave |
2 | Kapaciteti nominal i prurjes [m3/h] i pompës teke |
04 | Numri i shkallëve të pompave teke |
EM | Versioni njëfazor |
HS | Me çelësin kryesor |
Të dhënat teknike
- Lidhjet me rrjetin:
- 3~400 V ± 10%, 50 Hz;
- 3~380/440 V ±10%, 60 Hz;
- në varësi të llojit, edhe 1~230V, 50/60Hz (versione të mëtejshme me kërkesë)
- Temperatura maks. e lëngjeve: +50 °C (+70 °C opsionale)
- Temperatura maks. e mjedisit: 40 °C
- Presioni i funksionimit: 10 bar
- Presioni i hyrjes: 6 bar
- Diametri nominal i lidhjes, ana e dërgimit: R 2"/DN 100
- Diametri nominal i lidhjes, ana e hyrjes: R 2"/DN 100
- Klasa e mbrojtjes: IP54
- Siguresat mbrojtëse në anën e ushqimit: A, AC 3 në përputhje me fuqinë e motorit dhe rregulloret EVU
- Lëngje të lejuara (lëngje të tjera me kërkesë): Në përgjithësi, lëngje të lejuara janë ujëra që nuk i sulmojnë as kimikisht, as mekanikisht materialet e përdorura dhe që nuk përmbajnë përbërës gërryes ose me fibra.
- Uji i ftohtë
- Uji i pijshëm dhe uji i procesit të punës
Materiale
Pompa teke:
- Helikat, dhomat e shkallëve dhe trupi i pompës prej inoksi 1.4301/1.4404
- Boshti prej inoksi 1.4404
- Guarnicion EPDM (EP851)/FKM (Viton)
- Bllokues mekanik prej karbiti volframi/karboni
- Kushineta volfram-karbid
- Këmba e pompës prej alumini
Konstruksioni
- Bazamenti: i zinkuar me galvanizim dhe me zbutës të vibrimeve me lartësi të rregullueshme, për izolim të plotë të zhurmës nga trupi; versionet e tjera me kërkesë
- Tubacioni: komplet tubacion prej inoksi, i përshtatshëm për lidhje me të gjitha materialet e tubacioneve që përdoren zakonisht në administrimin e ndërtesave; përmasat e tubacionit duhet të përkojnë me të gjithë fuqinë hidraulike të impiantit të rritjes së presionit.
- Pompë: 1 pompë e serisë CH3-LE 2.., 4.., 6.., 10.., 16.. Medana; të gjitha pjesët përbërëse të pompës në kontakt me lëngun që pompohet janë të prodhuara prej inoksi 1.4301/1.4404.
- Rubinetat: secila pompë është e pajisur me një valvul bllokuese ose valvul mbyllëse rrethore dhe me një valvul moskthimi në anën e thithjes dhe të presionit.
- Enë zgjerimi me membranë: 8 l/PN 10 në anën e dërgimit me membranë kauçuk butili, tërësisht e sigurt sipas rregulloreve për sigurinë ushqimore; për qëllime testimi dhe inspektimi, me valvul bllokuese me sferë, si dhe shkarkim dhe saraçineskë prurjeje sipas DIN 4807
- Sensorë presioni: 4 deri 20 mA, nga një në anën e thithjes dhe të dërgimit për kontrollin e presionit nëpërmjet ndryshuesit të integruar të frekuencave.
- Paraqitja e presionit: Manometër (ø 63 mm) në anën e presionit fundor; tregim shtesë digjital i presionit fundor në ekranin grafik të pompës
- Rregulluesi: rregullimi i impiantit realizohet nëpërmjet ndryshuesit të frekuencave të integruar në pompë
Dorëzim
- sisteme të rritjes së presionit, gati për lidhje, i montuar që në fabrikë, me funksionim dhe hermecitet të kontrolluar
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
- Protokolli i inspektimit në fabrikë
Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Wilo-Isar MODH1, Wilo-Isar MODV1
Numri i artikullit | 2552079 |
Botim | 2023-09 |
Numri i faqeve | 72 |
Language | en |