Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
Wilo-SiBoost Smart MVISE | Wilo
Avantazhet tuaja
Wilo-SiBoost Smart 2-4 MVISE

Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Rregullim optimal i ngarkesës së pompës me anë të mënyrës së ndryshueshme të kontrollit të presionit (pv), dhe rregullimit paralel të sinkronizuar të shpejtësisë për kursime të larta të energjisë
  • Funksionim me deri në 20 dB[A] më pak zhurmë sesa sistemet konvencionale me kapacitet hidraulik të krahasueshëm
  • Diapazon jashtëzakonisht i madh rregullimi i ndryshuesit të frekuencës, nga 20 Hz deri në maksimumi 50 Hz
  • Konstruksion pompe që s'ka nevojë për mirëmbajtje, pa bllokues mekanik
  • Besueshmëri e lartë falë funksioneve të ndryshme të mbrojtjes duke përfshirë mbrojtjen nga mbingarkesa, mbrojtjen kundër punës pa ujë dhe çaktivizimin automatik
  • Rregullimi dhe përdorimi janë jashtëzakonisht të thjeshta me panelin e komandimit SCe falë ekranit LC dhe butonit jeshil të rregullimit
  • Aprovim për ujin e pijshëm për të gjitha pjesët në kontakt me lëngun e pompuar
  • Gati për lidhje në automatizimin e ndërtesave me panelin e komandimit SCe nëpërmjet ndërlidhjes seriale Modbus RTU

Shërbimet e rekomanduara

Përshkrimi i serive
Wilo-SiBooost Smart 2-4 MVISE

Konstruksioni

Impiant i furnizimit me ujë që bën pak zhurmë dhe gati për lidhje, me 2 deri në 4 pompa centrifugale të presionit të lartë prej inoksi, të pozicionuara vertikalisht dhe me montim paralel, jo vetëthithëse, të serisë MVISE, në versionin e pompës me rotor të lagur. Çdo pompë është e pajisur me një ndryshues frekuence të integruar me ftohje me ujë. Impiant i pajisur me Smart Controller SCe.

Përdorimi

Furnizim me ujë plotësisht automatik dhe me rritje të presionit në regjimin e furnizimit nëpërmjet pompës nga rrjeti publik i ujësjellësit ose nga një depozitë në një lartësi të paktën 0,5 m, për përdorime private, biznesi, industriale dhe komunale (p.sh. godina banimi, zyra, ndërtesa administrative, hotele, spitale, punishte, firma industriale, ndërmarrje ujësjellësi). Ka pompë rezervë sipas DIN 1988 dhe DIN EN 806.

Në përgjithësi, fluidet e lejuara që pompohen janë ujërat, të cilat nuk i sulmojnë as kimikisht, as mekanikisht materialet e përdorura dhe që nuk përmbajnë përbërës gërryes ose me fibra të gjata, si:

  • Ujë i pijshëm
  • Uji i ftohtë
  • Uji i procesit të punës
  • Ujë për përdorim MKZ (përveç sistemeve për fikjen e zjarrit sipas DIN 14462 dhe me autorizim të autoriteteve lokale për mbrojtjen nga zjarri).

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

Për çdo impiant, 2-4 pompa të serisë MVISE me motor me rotor të lagur dhe rregullim të shpejtësisë nëpërmjet ndryshuesit të frekuencës të integruar në çdo pompë.

Paneli i komandimit SCe siguron rregullimin dhe komandimin automatik të impiantit për rritjen e presionit.

E montuar plotësisht mbi një bazament çeliku të galvanizuar me rregullim të lartësisë.

Të gjitha pjesët që janë në kontakt me lëngun e pompuar janë të qëndrueshme kundër korrozionit.

në anën e presionit:

  • Saraçineskë bllokuese
  • Valvul moskthimi
  • Valvul moskthimi në çdo pompë
  • Enë zgjerimi me membranë 8 l, PN 16
  • Sensor presioni 4..20 mA
  • Manometër

në anën e thithjes:

  • Saraçineskë bllokuese
  • Sensor presioni 4..20 mA
  • Manometër

Çelësi tip

Shembull:

Wilo-SiBoost Smart 3 MVISE 406

SiBoost Smart

Impiant kompakt për rritjen e presionit me rregullim të integruar të numrit të rrotullimeve

3

Numri i pompave

MVISE

Seria e pompave

4

Kapaciteti nominal i prurjes [m3/h] së pompës teke

06

Numri i shkallëve të pompave teke

Të dhënat teknike

  • Linja ushqyese 3~400 ±10 %, 50 Hz
  • Temperatura maks. e lëngjeve: +50°C
  • Temperatura e mjedisit maks. +40 °C
  • Presioni i funksionimit 16 bar
  • Presioni i hyrjes 6 bar
  • Diametrat nominalë të lidhjes:
    • Në anën e dërgimit R 2" - R 3"
    • në anën e hyrjes R 2" - R 3"
  • Diapazoni i numrit të rrotullimeve 1100 – 2750 1/min
  • Klasa e mbrojtjes IP44
  • Siguresat mbrojtëse [AC 3] në anën e ushqimit në përputhje me fuqinë e motorit dhe rregulloret EVU

Materiale

MVISE 2-8 m3/h

  • Trupi i pompës në 1.4301 [AISI 304]
  • Sistem hidraulik në 1.4301 [AISI 304]
  • Guarnicion EPDM

Konstruksioni

Skeleti bazë: Çelik i galvanizuar, me zbutës të vibrimeve me rregullim të lartësisë për izolimin gjithëpërfshirës kundër zhurmave, si dhe me pika për ngritje të integruara dhe hyrjet e kabllove.

Tubacioni: komplet tubacion prej inoksi, i përshtatshëm për lidhje me të gjitha materialet e tubacioneve që përdoren zakonisht në administrimin e ndërtesave; përmasat e tubacionit duhet të përkojnë me fuqinë hidraulike gjithsej të impiantit të rritjes së presionit

Pompat: Përdoren 2 deri 4 pompa të serive MVISE 2, 4, 8, me montim paralel.

Ndryshuesit e frekuencës me ftohje me ujë të montuar në motorin e pompës bëjnë të mundur funksionin e kontrollit të vazhdueshëm për të gjitha pompat e këtyre serive, midis 20 Hz dhe maks. 50 Hz. Të gjitha pjesët e pompës në kontakt me lëngun janë prej inoksi.

Valvulat: secila pompë është e pajisur me një saraçineskë bllokimi me etiketën e kontrollit DVGW në anën e thithjes dhe të presionit, dhe në anën e presionit me një valvul moskthimi me miratimin DVGW.

Enë zgjerimi me membranë: 8 l/PN 16 e montuar në anën e dërgimit me një membranë gome butili, me miratim DVGW/KTW, e sigurt në kuptimin e ligjit për mbrojtjen e produkteve ushqimore; për qëllimet e testimit dhe të kontrollit ka të integruar një valvul bllokuese me sferë me shkarkim dhe saraçineskë prurjeje me miratim DVGW/KTW sipas DIN 4807.

Mbikëqyrja e presionit: 2 sensorë presioni: 4..20 mA, vendosur në anën e presionit dhe të thithjes.

Paraqitja e presionit: Manometër i rregulluar në anën e thithjes dhe në anën e dërgimit.

Paneli i komandimit: Smart Controller SCe sipas standardit me ekran LC.

Versione të tjera me kërkesë

Dorëzim

  • Sisteme të rritjes së presionit, gati për lidhje, i montuar në vendin e montimit, me funksionim dhe hermecitet të kontrolluar
  • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Opsione

Linja të tjera ushqyese me kërkesë

Këshilla për projektim

Presioni i hyrjes

Gjatë konfigurimit të impianteve, duhet të mbani parasysh presioni maks. të hyrjes (shih Të dhënat teknike). Presioni maks. i lejuar në hyrje llogaritet nga presioni maks. i funksionimit të impiantit minus prurjen maks. të pompës me Q = 0

Reduktor presioni

Luhatja e presionit të hyrjes kompensohet nëpërmjet rregullimit të shpejtësisë të integruar në çdo pompë teke, nëse luhatja e presionit nuk është më e madhe se diferenca midis presionit të vlerës së caktuar dhe prurjes në nivelin zero të pompës teke në shpejtësi minimale (funksionimi 20 Hz ose 25 Hz). Nëse luhatja e presionit është më e madhe, atëherë para impiantit duhet të instalohet një valvul reduktuese e presionit.

Sasia e dërgimit

Deri në 240 m3/h (66 l/s) konfigurimi i impianteve sipas DIN 1988 (EN 806); me pompë rezervë deri në 320 m3/h (88 l/s), me funksionim të pompës rezervë si agregat shtesë gjatë pikut të ngarkesës

Rele mbrojtëse diferenciale

Gjatë instalimit të çelësave mbrojtës diferencialë në lidhje me ndryshuesit e frekuencave duhet të mbahet parasysh që të parashikohen vetëm çelësa mbrojtës diferencialë të ndjeshëm ndaj të gjitha rrymave sipas DIN/VDE 0664.

Pajisje mbrojtëse nga ulja e nivelit të ujit Wilo-WMS

Pompa e përdorur e serisë Helix VE është e pajisur paraprakisht me identifikues të punimit në të thatë si pajisje sigurie e pompës. Nevojitet instalimi i pajisjes mbrojtëse ndaj mungesës së ujit, kur impiantet për rritjen e presionit janë të lidhura direkt në rrjetin publik të furnizimit; në këtë mënyrë parandalohet një ulje e mundshme e presionit të hyrjes në tubacionin e furnizimit në vlera nën 1,0 bar. Lutemi, së bashku me porosinë, jepni impiantet për rritjen e presionit. WMS-ja montohet dhe lidhet nga Wilo në impiantet për rritjen e presionit, dhe gjithashtu provohet funksioni gjatë kontrollit përfundimtar të funksionit.

Standarde/direktiva

I gjithë sistemi përputhet, në tërësi, me kërkesat e

  • DIN 1988, pjesa 5
  • DIN 1988, pjesa 6* (**)

* Duhen marrë parasysh udhëzimet e DIN 1988 (EN 806) dhe të ndërmarrjeve të ujësjellësit. Lidhur me komponentët elektrikë, impianti përputhet me kërkesat e

  • VDE 0100 pjesa 430/pjesa 540
  • VDE 0110 pjesa 1/pjesa 2
  • VDE 0660 pjesa 101/pjesa 107 dhe
  • DIN 40719/IEC 754

Për zbatimin dhe funksionimin e impiantit për rritjen e presionit, në përgjithësi, duhen marrë parasysh dispozitat e DIN 1988 (EN 806). (**) Kjo nuk zbatohet për sistemet e mbrojtjes kundër zjarrit sipas DIN 14462. Lutemi, pyetni në veçanti për këtë!

Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-SiBoost Smart (FC) ... Helix V/... Helix VE/... Helix EXCEL

Numri i artikullit 2535460
Botim 1809
Numri i faqeve 1795
Language ar, bg, cs, da, de, el, en, es, et, fi, fr, hr, hu, it, lt, lv, nl, no, pl, pt, ro, ru, sk, sl, sr, sv, tr, uk, zh
PDF (44 MB)

Wilo-MVISE-3G

Numri i artikullit 4230106
Botim 2020-04
Numri i faqeve 258
Language de, en, es, fr, nl, ru, tr, uk
PDF (15 MB)

Wilo-SiBoost Smart..., Wilo-SiBoost2.0 Smart...

Numri i artikullit 2535457
Botim 2023-09
Numri i faqeve 64
Language en
PDF (25 MB)

Broshura e certifikimit

Wilo-SiBoost Smart (FC) ... Helix V/... Helix VE/... Helix EXCEL

Numri i artikullit 2550649
Botim 1905
Numri i faqeve 16
Language bg, cs, da, de, el, en, es, et, fi, fr, hr, hu, it, lt, lv, nl, no, pl, pt, ro, ru, sk, sl, sr, sv, tr, uk
PDF (6 MB)

Wilo-SiBoost Smart (FC) ... Helix V/... Helix VE/... Helix EXCEL

Numri i artikullit 2550530
Botim 1811
Numri i faqeve 8
Language bg, cs, da, de, el, en, es, et, fi, fr, hr, hu, it, lt, lv, nl, no, pl, pt, ro, ru, sk, sl, sr, sv, tr, uk
PDF (2 MB)

Certifikata

AH_ZESTAWY SiBoost Smart FC MVISE EXCEL HELIX VE COE-2 EMHIL

Numri i faqeve 1
Language gjuhë neutrale
PDF (483 KB)