Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
SiFire FIRST 32/200-172-5,5E | Wilo

SiFire FIRST 32/200-172-5,5E

Numri i artikullit: 4240703
Të dhënat teknike
Të dhëna hidraulike
Presioni maksimal i funksionimit PN 16 bar
Numri i pompave 1
Temperatura min. e lëngjeve Tmin 4 °C
Temperatura maks. e lëngjeve Tmax 25 °C
Temperatura min. e mjedisit Tmin 4 °C
Temperatura maks. e mjedisit Tmax 40 °C
Të dhënat e motorit
Linja ushqyese 3~400 V, 50 Hz
Fuqia nominale e motorit P2 5,5 kW
Rryma nominale IN 10 A
Faktori i fuqisë 0,88
Shpejtësia e dhënë n 2900 1/min
Mënyra e mbrojtjes paneli i komandimit IP54
Materiale
Trupi i pompës 5.1301/EN-GJL-250, veshje mbrojtëse kataforetike
Helika Bronz
Boshti Çelik inoks
Materiali i guarnicionit EPDM
Materiali i tubit kryesor përmbledhës Çelik
Përmasa e instalimit
Lidhja e tubit në pjesën thithëse DNs DN 50
Lidhja e tubit në anën e presionit DNd DN 50
Të dhënat e produktit
Marka Wilo
Emërtimi i produktit SiFire FIRST 32/200-172-5,5E
Numri i artikullit 4240703
Numri EAN 4062679048079
Ngjyra i,e kuqe/i,e zezë/argjend
Sasia minimale e porostijes 1
Disponueshmëria e tregut 2020-09-01
Paketimi
Lloji i paketimit Paleta njëpërdorimshe
Tipi i paketimit Paketim për shitje
Numri për paletë 1
Sasia për shtresë 1
Përmasat dhe peshat
Masa e gjatësisë me ambalazhin 768 mm
Gjatësia L 568 mm
Masa e lartëtesisë me ambalazhin 1602 mm
Lartësia H 1472 mm
Masa e gjerësisë me ambalazhin 1748 mm
Gjerësia W 1548 mm
Pesha bruto afërisht m 332 kg
Pesha neto afërisht m 292 kg
Përshkrimi tekstit

Impiant i rritjes së presionit si pajisje kompakte tërësisht automatik për fikjen e zjarrit në përputhje me EN 12845.

Përbëhet nga një pompë me bazament horizontal – EN 733 – me distancator bashkues, elektromotor dhe një panel elektrik, montuar mbi një strukturë mbajtëse solide.

Modeli E për motorin me elektrik, me rregullator të përshtatshëm për fikjen e zjarrit, konstruksion solid prej profilesh të veçanta me prerje për vinç pirun dhe kanxhë, për të garantuar një transport të sigurt dhe pa probleme.

Një qark me çelës presioni të dyfishtë, manometër, valvul moskthimi, valvul për pompën kryesore për ndezjen automatike (e siguruar kundër vënies në punë nga personat e paautorizuar). Me membranë të instaluar në seri direkt në trupin e pompës kryesore, për të evituar tejnxehjen në prurjen zero.

Panel komandimi Control E për sistemet për mbrojtjen kundër zjarrit sipas EN 12845.

Panel komandimi i integruar në një kasë llamarine çeliku në përputhje me klasën e mbrojtjes IP54. Njësi komandimi e cilësisë shumë të lartë dhe me funksionim shumë të thjeshtë në sajë të rregullatorit të përshtatshëm për furnizimin me ujë për fikjen e zjarrit me afishim në shumë gjuhë, shfletim jo i komplikuar i menysë me meny të thjeshtë dhe butona me shtypje, plus status të menjëhershëm të funksionimit me simbole. Rregullator i gatshëm për komunikim për monitorimin e funksionimit të impiantit.

Impianti është i montuar mbi një skelet bazë dhe i pajisur me kabllo dhe tubacione gati për lidhje.

Presioni i hyrjes:

Gjatë planifikimit të konfigurimit të sistemit duhet të merret parasysh presioni maksimal i hyrjes (shih Të dhënat teknike). Presioni maksimal i lejuar në hyrje është i barabartë me diferencën nga presioni maksimal i punës së sistemit, minus lartësinë maksimale të pompimit të pompës në Q = 0. Te sistemet e spërkatjes MKZ, sipas EN 12845, presioni maksimal i ujit lejohet të jetë 12 bar. Te sistemet e spërkatjes MKZ me një pjerrësi të theksuar, tek të cilat diferenca e lartësisë midis dhe spërkatësit më të lartë dhe më të ulët është më shumë se 45 m, presioni i ujit në dalje të pompës ose në tubacione nuk duhet të jetë më shumë se 12 bar, për sa kohë që të gjithë komponentët e sistemit janë të projektuar për këtë nivel presioni.

Instalimi i pompës për rritjen e presionit në kushtet e thithjes.

Është e domosdoshme që për pompën kryesore të instalohet një depozitë furnizimi me lidhje në tubin kryesor në anën e presionit, mbi pompë.

Sasia e transportuar

Konfigurim i sistemit deri 320 m³/h (89 l/s) sistemit për pompën kryesore.

Panel komandimi/pajisje kontrolli për sistemet e furnizimit me ujë MKZ

Wilo-Control E (pompa kryesore me elektromotor)

Hardueri:

Njësi qendrore rregulluese plotësisht elektronike dhe pjesë elektromekanike në kasë çeliku të lyer, klasa e mbrojtjes IP54, rregullimi dhe ekrani në pjesën e përparme.

Karakteristika dhe funksione:

Ndërtimi i rregullatorit është i përshtatshëm për fuqinë e çdo kombinimi motor-pompë. Pajisja përbëhet nga pjesët e mëposhtme:

Çelësi kryesor: Ndezja/fikja e panelit të komandimit. (Veprim i ndaluar në rast zjarri).

Ekrani: Ekran LCD me ndriçim në sfond për operimin dhe shfaqjen e treguesve, i integruar në derën e panelit elektrik. Tregon të dhënat e funksionimit dhe gjendjet përkatëse të ndezjes së pompës dhe të rregullatorit. Përzgjedhja e menysë dhe futja e parametrave kryhet nëpërmjet butonave me shtypje në derën e përparme.

Mikroprocesori: Kontrollues logjik PLC i integruar me vlerë prag, numërues, alarme, status; ushqim me tension alternativ 24 V; funksione H/D moderne të lidhura me kabllo. Konfigurimi përkatës i programimit varet në mënyrë strikte nga sistemi dhe nga impianti i spërkatjes MKZ.

Indikatorët: Dritat treguese me jetëgjatësi të madhe tregojnë statusin e furnizimit me energji elektrike, funksionimin e pompës, statusin e motorit, çelësin e ndezur të presionit, regjimin e përjashtuar automatik, resetimin manual, ndalimin e alarmit.

Butona me shtypje: Buton me shtypje për komandimin e nisjes ose ndalimit manual, të resetimit të alarmit dhe të përzgjedhjes së menysë.

Siguresa mbrojtëse: Siguresat tolerojnë një rrymë nisjeje të paktën për 20 s.

Lëshimi i motorit: Lëshues magnetik për nisje të drejtpërdrejtë deri 55 kW.

Mbrojtja e motorit: Vetëm për sinjalizimin.

Monitorimi dhe i depozitës së hyrjes: Nëpërmjet një galexhanti elektrik, në mënyrë që niveli i ujit të jetë gjithmonë të paktën në 2/3 e depozitës së furnizimit.

Mbikëqyrja e fuqisë: Rryma, tensioni, fazat, cos phi dhe fuqia e pompës.

Monitorimi dhe komandimi: Temperatura e mjedisit e pompës, orët e punës së pompës, statusi i pompës, statistikat e pompës dhe numrii nisjeve të pompës, programi i mirëmbajtjes.

Mesazhet e defekteve dhe konfirmimi: Të gjitha sinjalet e alarmeve tregohen nëpërmjet treguesve LED ose nëpërmjet ekranit grafik LCD. Ngjyra e treguesve LED dhe kodi i alarmit duhen konfirmuar.

Softueri:

  • I programuar që në fabrikë për funksionimin tërësisht automatik
  • Informacione mbi tensionin, rrymën dhe fuqinë e pompës

Shfletim i menysë me tekst dhe simbole

Komunikim:

  • Ndërfaqe komunikimi RS485 e izoluar dhe e integruar në protokollin Modbus RTU.
  • Ndërfaqe optike programimi e shpejtësisë së lartë në pjesën ballore, e përputhshme me USB dhe Wi-Fi, instalim pa kabllo me teknologjinë NFC.

I nënshtrohet standardeve dhe direktivave të mëposhtme:

  • Impiantet fikse për fikjen e zjarrit - Sistemet automatike të spërkatjes MKZ – (EN 12845), pjesa për pompat me motor elektrik
  • Pajisja elektrike e makinerive (EN 60204-1)
  • Kombinimet e paneleve të kontrollit me tension të ulët (EN 61439-1 dhe EN 61439-2)
  • Përputhshmëria elektromagnetike (EMC) – Imuniteti ndaj interferencave për mjediset industriale (EN 61000-6-2)
  • Përputhshmëria elektromagnetike (EMC) – Standardet për emetimet në mjedise banimi, tregtare dhe të industrisë së lehtë (EN 61000-6-3)

Përshkrimi i funksionit:

Pajisjet e kontrollit Wilo E mund të përdoren për rregullimin e pompave me një motor elektrik, të sensorëve për menaxhimin e pompave dhe nivelin e informacionit. Paneli i komandimit i kontrolluar me mikroprocesor përdoret për komandimin dhe rregullimin e të gjitha funksioneve të impiantit të rritjes së presionit në përputhje me EN 12845 për qëllime testimi dhe për ngjarjet reale të sistemit të spërkatjes.

Logjika e funksionimit për sistemin për mbrojtjen kundër zjarrit bazohet në kalibrimin në kaskadë të çelësave të presionit për nisjen e pompës.

Nëse, për shkak të një hapjes së një ose disa qarqeve të qarkullimit ose për shkak të një defekti të spërkatësit, kërkohet një sasi e madhe uji, presioni në impiant bie. Si pasojë niset pompa kryesore me ndihmën e pajisjes së komandimit. Nëse pompa kryesore elektrike në impiantet me shumë pompa nuk ndizet (p.sh. për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike), rënia e presionit aktivizon çelësin e presionit të pompës rezervë, i cili e nis atë pompë. Në disa raste mund të përdoren edhe dy ose më shumë pompa me motor elektrik.

Në sistem krijohet presion, sapo qarku i spërkatësve ose valvula kryesore në hyrje mbyllet, me anën e të cilit furnizohen kokat e spërkatësve. Për ndalimin e pompës duhet që të shtypen butonat e ndalimit/stop në derën e përparme.

Të dhënat e funksionimit
Lartësia maks. e dërgimit Hmax 38,7 m
Numri i pompave 1
temperatura e lëngut T 4 °C
temperatura e mjedisit T 4 °C
Presioni maksimal i funksionimit PN 16 bar
Të dhënat e motorit
Linja ushqyese 3~400 V, 50 Hz
Fuqia nominale e motorit P2 5,5 kW
Rryma nominale IN 10 A
Faktori i fuqisë 0,88
Shpejtësia e dhënë n 2900 1/min
Mënyra e mbrojtjes paneli i komandimit IP54
Materiale
Trupi i pompës 5.1301/EN-GJL-250, veshje mbrojtëse kataforetike
Helika Bronz
Boshti Çelik inoks
Materiali i guarnicionit EPDM
Materiali i tubit kryesor përmbledhës Çelik
Përmasa e instalimit
Lidhja e tubit në pjesën thithëse DNs DN 50
Lidhja e tubit në anën e presionit DNd DN 50
Informacione për bërjen e porosisë
Marka Wilo
Emërtimi i produktit SiFire FIRST 32/200-172-5,5E
Pesha neto afërisht m 292 kg
Numri i artikullit 4240703
Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-SiFire FIRST

Numri i artikullit 4243594
Botim 2020-12
Numri i faqeve 84
Language en
PDF (12 MB)
Aksesor

Depozitë uji (1)

Rubinetat (8)

Mbrojtje nga zhurma (6)

Montim i tubit (8)

Rubinetat/aksesorët (1)

Sinjal alarmi (1)

Pajisje shërbimi/servisimi (1)

Mirëmbajtje/zëvëndësim (15)

Services

Bashkëpunimi i partneritetit me instaluesit dhe montuesit e impianteve është një traditë e gjatë te Wilo. Një pjesë e rëndësishme e filozofisë sonë të partneritetit është shërbimi për klientin pas shitjes i Wilo. Së bashku ne zhvillojmë një koncept shërbimi që përshtatet me kërkesat tuaja individuale – dhe me ekspertizën tonë dhe këshillimin personal ne kujdesemi që sistemet tuaja të punojnë me efikasitet energjetik, me siguri funksionimi dhe me kosto sa më të volitshme që të jetë e mundur. Për këtë qëllim, teknikët tanë kompetentë të Wilo-Service ju mbështesin në mënyrë të shpejtë, të besueshme dhe të përpiktë në afate.

Mëso më shumë

Shërbimet e rekomanduara

Mirëmbajtje
Mirëmbajtja COMFORT për SiFire E
    
2219502

Për të garantuar sigurinë e funksionimit të pompave/sistemeve, këshillohet që të kryeni inspektime dhe punime të mirëmbajtjes të rregullta në përputhje me DIN nga shërbimi për klientët i servisit Wilo. Detyrat zbatohen në përputhje me DIN 31051 / DIN EN 13306. Detyrat përfshijnë pikat e mëposhtme:

  • Kontrolli vizual i pompave/sistemeve
  • Kontrolli mekanik
  • Kontrolli elektrik
  • Kontrolli ose mbushja e mundshme e enëve nën presion që ndodhen në dispozicion
  • Kontrolli dhe, nëse kërkohet, përshtatja e parametrave të sistemit
  • Krijimi i një protokolli mirëmbajtje
  • Materialet e konsumit përfshihen në çmimin e kontratës
  • Nuk ka shpenzime pune dhe udhëtimi për misionet ndërmjet intervaleve të mirëmbajtjes (gjatë orarit normal të shërbimit)
  • Projektimi dhe organizimi kryhen nga WILO. Oferta të tjera individuale për mirëmbajtjen janë të mundura nëse kërkohen
Mirëmbajtja PREMIUM për SiFire E
    
2219555

Për të garantuar sigurinë e funksionimit të pompave/sistemeve, këshillohet që të kryeni inspektime dhe punime të mirëmbajtjes të rregullta në përputhje me DIN nga shërbimi për klientët i servisit Wilo. Detyrat zbatohen në përputhje me DIN 31051 / DIN EN 13306. Detyrat përfshijnë pikat e mëposhtme:

  • Kontrolli vizual i pompave/sistemeve
  • Kontrolli mekanik
  • Kontrolli elektrik
  • Kontrolli ose mbushja e mundshme e enëve nën presion që ndodhen në dispozicion
  • Kontrolli i parametrave të sistemit
  • Krijimi i një protokolli mirëmbajtje
  • Materialet e konsumit përfshihen në çmimin e kontratës
  • Nuk ka shpenzime pune dhe udhëtimi për misionet ndërmjet intervaleve të mirëmbajtjes (gjatë dhe jashtë orarit normal të shërbimit)
  • Aktualizimi i softuerit
  • Duke përfshirë pjesët e konsumit
  • Projektimi dhe organizimi kryhen nga WILO. Oferta të tjera individuale për mirëmbajtjen janë të mundura nëse kërkohen
Vënia në punë
Vënia në punë e SiFire E
    
2219400

Për një funksionim optimal të pompës(ave)/impiantit(eve) këshillohet që vënia në punë të realizohet nga vetë nga shërbimi për klientët i Wilo. Në këtë mënyrë garantohet një rregullim optimal dhe një funksionim efikas i sistemit. Vënia në punë përfshin pikat e mëposhtme:

  • Vënia në punë e impiantit(eve) sipas listës së kontrollit
  • Parametrizimi dhe konfigurimi i panelit të komandimit
  • Kontroll dhe përshtatje e presionit fillestar të enëve nën presion (duke përfshirë mbushjen deri në 80 litra)
  • Kontrolli i funksionit të sistemeve të montuara
  • Manuali i përdorimit i orientuar në praktikë
  • Protokoll Wilo për vënien në punë

Çmimi për vënien në punë vlen vetëm për impiante, të cilët janë instaluar në përputhje me manualin e instalimit dhe të përdorimit, si dhe në përputhje me standardet aktuale të teknologjisë. Nuk do të ketë kosto për materialet që mund të nevojiten eventualisht.

Shërbime të tjera

Paketat e shërbimit
Paketa e shërbimit L për SiFire E
    
2219712

Wilo-Service ofron paketa të paracaktuara shërbimi në tre madhësi, për të lehtësuar kombinimin e shërbimeve të veçanta.

Paketa L e Wilo-Service përfshin:

  • Kontrolli i instalimit
  • Mbështetje për projektin
  • Vënia në punë
  • Mirëmbajtje
  • Energy Solutions
  • WiloCare Premium
  • Wilo-Live Assistant

Shërbimet opsionale shtesë:

  • Optimizim i impianteve
  • Riparimi
  • Garanci e zgjatur
Paketa e shërbimit M për SiFire E
    
2219683

Wilo-Service ofron paketa të paracaktuara shërbimi në tre madhësi, për të lehtësuar kombinimin e shërbimeve të veçanta.

Paketa M e Wilo-Service përfshin:

  • Kontrolli i instalimit
  • Mbështetje për projektin
  • Vënia në punë
  • Mirëmbajtje
  • WiloCare Comfort
  • Wilo-Live Assistant

Shërbimet opsionale shtesë:

  • Optimizim i impianteve
  • Energy Solutions
  • Riparimi
  • Garanci e zgjatur
Paketa e shërbimit S për SiFire E
    
2219654

Wilo-Service ofron paketa të paracaktuara shërbimi në tre madhësi, për të lehtësuar kombinimin e shërbimeve të veçanta.

Paketa S e Wilo-Service përfshin:

  • Kontrolli i instalimit
  • Vënia në punë
  • Mirëmbajtje
  • WiloCare Basic
  • Wilo-Live Assistant

Shërbimet opsionale shtesë:

  • Optimizim i impianteve
  • Energy Solutions
  • Mbështetje për projektin
  • Riparimi
  • Garanci e zgjatur
Asistenti direkt i Wilo
Shërbimi Wilo-Live Assistant
    
2216415

Wilo-Live Assistant ndodhet në dispozicionin tuaj gjatë shërbimit të pompës si këshillues teknik. Me Wilo-Live Assistant ju i mbështetni këshilluesit tanë të specializuar në sferën e kaldajave ose impianteve me anë të transmetimit video – direkt dhe në kohë reale. Ju tregoni me smartfonin tuaj konfigurimin e instalimit, ndërkohë që eksperti i Wilo ndjek çdo gjë në ekran. Ju mund të shihni si komponentët, ashtu edhe detajet e tjera dhe kështu ju përcaktoni se ku krijohet gabimi ose defekti. Ne parandalojmë kohët e defektit dhe kujdesemi për sigurinë e funksionimit të pompave dhe sistemeve tuaja!

Wilo-Live Assistant përfshin:

  • Mbështetje live interaktive përmes video-bisedës
  • Kontakt të drejtpërdrejtë me një ekspert
  • Zgjidhje në kohën e duhur, për të garantuar një siguri funksionimi maksimale për pompat dhe sistemet tuaja
Garanci e zgjatur
Garanci e zgjatur SiFire E
    
2219602

Në kombinim me një pompë të re ose me një sistem të ri, Wilo ofron një garanci të zgjeruar deri në pesë vjet në rastin e vënies në punë dhe mirëmbajtjen nga shërbimi i Wilo.

Garancia e zgjeruar përfshin:

  • Mbrojte e plotë dhe siguri e parashikueshme e shpenzimeve
  • Punime të rregullta mirëmbajtje nga shërbimi i Wilo
Mbështetje për projektin
Mbështetje për projektin për SiFire E
    
2219336

Wilo ju mbështet gjatë fazës së projektimit, për të garantuar cilësinë dhe kosto-efektivitetin. Shërbimi ynë profesional dhe i kualifikuar Wilo-Service ju mbështet me rekomandime dhe këshillim teknik gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit.

Mbështetja për projektin përfshin shërbimet e mëposhtme:

  • Vizita të rregullta në terren, për të siguruar cilësinë e informacioneve dhe të këshillimit
  • Këshillim teknik, i disponueshëm në terren
  • Raport për statusin me rekomandimet pas vizitës
  • Mbështetje e gjithanshme në projektim nëpërmjet ekspertëve të Wilo
Instalim
Instalimi i SiFire E
    
2219371

Wilo-Service ofron instalimin e pompave ose të sistemeve tona të pompimit. Ne ofrojmë një proces të plotë nga fillimi deri në fund, duke filluar nga mbledhja e informacioneve në terren deri në instalimin e produktit tonë në të gjithë fabrikën. Konfigurimi optimal i instalimit dhe bashkëveprimi i faktorëve të veçantë përbëjnë gurin themelor për një siguri funksionimi afatgjatë.

Instalimi përfshin:

  • Inspektimi profesional
  • Vënie në dispozicion e komponentëve/materialeve nga Wilo dhe palë të treta
  • Instalimi i tubacioneve dhe sistemit elektronik
  • Funksione prove
Optimizim i impianteve
Optimizimi i impianteve SiFire E
    
2219266

Wilo-Service ofron një optimizim proaktiv të sistemeve nëpërmjet optimizimit të rregullimeve dhe realizimit të përshtatjeve të vogla, për të garantuar sigurinë e funksionimit. Optimizimi i impianteve përfshin ndër të tjera:

  • Shërbimin e plotë të pompave/impianteve, për të rivendosur rendimentin e plotë
  • Modernizim i sistemeve të vjetra me teknologji ose me funksione të reja, për kursim të shpenzimeve kapitale (plotësim)
Energy Solutions
Energy Solutions SiFire E
    
2219301

Wilo-Service ofron një mbështetje proaktive në projektim, për të përcaktuar kursimet e mundshme të energjisë. Shërbimi ynë krijon një panoramë të pompave ose të sistemeve të instaluara, për t'ju treguar sesi mund zvogëlohet konsumi i energjisë. Ne ofrojmë një këshillim të posaçëm sipas qëllimit dhe analizën, duke përfshirë edhe integrimin e mjeteve dhe mbështetjen e gjithanshme në planifikim, për kalimin në teknologjitë me efiçencë të lartë. Wilo-Energy Solutions përmbajnë shërbimet e mëposhtme:

  • Vlerësim i detajuar i kostove të ciklit të jetëgjatësisë (analiza LCC)
  • Auditim energjetik, përfshirë informacionet për potencialin e kursimit të energjisë
  • Këshillim proaktiv i opsioneve të zëvendësimit
  • Përmirësim i bilancit ekologjik të impiantit tuaj
  • Mbështetje në projektimin për kalimin në pompat Wilo me efektivitet të lartë
Riparimi
Riparimi i SiFire E
    
2219625

Gjatë verifikimit në terren, shërbimi kompetent dhe me përvojë Wilo-Service vendos nëse pompa mund të riparohet në vend apo nëse ajo duhet çuar në ofiçinë për riparim. Wilo vendos gjithashtu në dispozicion edhe pjesë këmbimi ose një pompë zëvendësuese për të rivendosur sigurinë e funksionimit të sistemit.

Riparimi përfshin:

  • Verifikim dhe eliminim të shkaqeve të defekteve nga ekspertët me përvojë të Wilo
  • Propozim jo të detyrueshëm të kostove për riparimet
  • Provë funksionimi elektrik dhe hidraulik, për të siguruar të dhënat e sakta në lidhje me funksionalitetin, cilësinë dhe rendimentin e pompës ose impiantit
  • Veshje mbrojtëse të pjesëve të ndryshme të pompave ose të impiantit për optimizim të koeficientit të efiçencës
  • Përdorim vetëm të pjesëve origjinale të këmbimit
  • Dokumentim të riparimit në raportin e shërbimit